Krijimet Letrare~Tetor-21

Krijimet Letrare~Tetor-21


  • Totali i votuesve
    28
  • Poll closed .
PErshendetje te gjitheve!
Ja ku arriti dhe momenti i `kafes` sone letrare, momenti ku per pak caste mund te shijojme vargjet spontane te krijimdashesve tane!

Krijimet Letrare~Tetor-21
Tema;
Vjeshte e praruar! Plus teme e lire si gjithnje!

1-Rrugen kam humbur per te ti, e di….


Mu desh kohe I dashur vetes t’ia pranoja se nuk je me ti
Se syte s’do puliten me ne pranine tende
Buzet s’do skuqen me nen kafshimin tend te embel
Duart sdo djersin nga shtrengimi yt
Trupi sdo kete me vibrime ekstaze nga prekjet e tua
Ne kete vjeshte te praruar… veshtire , por vetes ia pranova se ti s’je me ti!

2-kjo stine eshte kujtesa jone

Vjeshtake,
E njome,
Prek dheun sikur ti lekuren time.
Fluturon,
ne ajrin me avuj vese.
E une, leviz doren per te ndjere,
ate prekje tenden.
Dritherime shikimesh,
ne drite-erresiren e ndjenjes sone.
Bota eshte kaq e embel,
Kur shihet me syte e dashurise!
Me mbart ne krahe!
Si ne nje enderr perjetesie
ku fund nuk ka!
Nese pranvera ka lule,
Vjeshta na ka ne te dy!

3-Vetja...

Sa e pashprese te duket vetja kur mundohesh me mijra menyra te ndryshme te justifikosh ate perpara nje deshtimi qe nk e ke ne dore ti.
Mundohesh te bindesh te pamunduren por a mund te bindet e pamundura valle?! Me force mundohesh qe ta besh te arseytoje indiferentizmin, por smundesh ti thuash te shikoje me syte e ty. Sy qe rrin zgjuar naten dhe mbyllen nga lodhja gjate dites.
Mundohesh te besh budallain dhe vendos qorrazisht mos te kuptosh ate qe po te lihet te nenkuptohet. Per te vetmen arsye qe zemra dhe truri behen bashke dhe si cuditerisht vendosin te te percjellin nje mesazh te bukur, nje peisazh qe ndodh aq rralle ta shikosh...Mundohesh, mundohesh, e stermundohesh.
Dorzohesh dhe jepesh , buzeqesh, gezohesh, pritja qe te hidheron e syte qe nk i ndahen telefonit...po prap syte qe mbyllen e sduan te shikojn nje inbox bosh.
Mundohesh te zgjedhesh fjalet, e prap fjalet dalin gabim duke keqkuptuar ate qe do doje vertet ti thoje. Ka momente qe duket sikur dhe fjalet mbarojne, sikur ske me cthua...e sikur me force e di qe nga shkronjat do dale ndonje budallallik dhe stopohesh. Stopohesh sepse sdo te humbasesh ate "respekt" qe te ka mbetur per veten sepse te dhimbset. Thua cdreqin pati...pse nuk ndodhi?! Pse do duhet gjithmon te zgjoj e rizgjoj veten plage mbas plage. Po kush do ta sheroj kesaj rradhe plagen? Do mundesh me vete me dhemb e thua, apo do ja lesh kohes, qe ta rizgjoj me vone...

5-Zemra e ftohtë

Një person me zemër të ftohtë, e kupton kur një person tjetër me zemër të ftohtë është lënduar. Të tillët janë ushqyer vazhdimisht me "TË DUA", me "Une kurrë nuk do të lë", me "Ne do jemi përgjithmonë së bashku", aq shumë, saqë kur dikush vjen apo shfaqet në jetën e tyre dhe ua thotë këtë, ata nuk do ta besojnë.
Nuk është fakti që ata nuk ju duan, e as që ata nuk kujdesen për ju. Fakti është se ata e dinë, ose se paku mendojnë se edhe ju do t'ua bëni të njëjtën gje sikurse të tjerët në të kaluaren e tyre. Me fjalë tjera, kur dikush vjen në jetën e tyre dhe largohet pastaj, ata nuk kanë ndjenja, nuk mund të ndjejnë asgjë, janë bërë imun ndaj tyre. Është sikurse punë e dytë për ta.
Ta dashurosh një person me zemër të ftohtë, duhet të kesh mendje të fortë dhe një zemër të fortë, sepse nevojitet shumë kohë për ta rregulluar apo shëruar atë. Të tillët u lënduan vazhdimisht, ndaj zemrat e tyre u bënë të ftohta si akulli.
E unë jam pikërisht në këtë grup të njerëzve. Jam bërë sikurse dëbora, e bukur por e ftohtë. Tani di si
ta përdori zemrën më mirë, edhe pse njerëzit më thonë se nuk ke zemër, nuk ke ndjenja. Që ta mbrojë zemren në vazhdim, më duhet të aktrojë kinse s'kam një të tillë, në mënyrë që të mos lëndohem prap.

6-Qe pa gdhire.

E premtja sapo zbardhi
Ne pm dikush trokiti
Nem ca vargje per letersine
Shkruaj dicka per dashurine
Ne moment sapo lexova
Nisa gishtat i leshova
Trak e truk vargjet bilbil
U be kohe qe s’jam fragil
Leme o leme e mos me nga
E kam mendjen per tallava
Ti po deshe publikoje
Por ne fund emrin harroje.

7-Mirë se erdhe Vjeshtë

Vjeshtë,o stinë e trishtë e vitit !Perëndimi, gjethet ,ngjyrat e tua,qe shkruhen ne peisazhin tend,duket sikur tregojne fundin e ç`do fillimi ,me shpresën per nje fillim tjeter.Vjeshtë...sa e trishtueshëme tingëllon! Shumë prej shkrimtarëve , të simbolizojne si një person drejte plakjes ,të konsiderojne si stinë të fortë, që sjell ndenja të dhimbshme , trishtim.Ashtu si gjethet e tua,dhe ne butësishte lëshojmë atë që nuk është më e nevojshme, duke pritur një rilindje të re. Sa energji të fortë që mbarte ,ti simbolizon shpresën .Me ty ne mësojmë se si ti lëm gjërat të shkojnë ,dhe të rrjedhim bashkë me to , ashtu si pemët qe më pas presim të rilindin në pranverë.Vjeshtë e di ,ditët në stinën tënde jane kaq të adhurueshme, piktoreske dhe frymëzuese. Në mesditët e tua, dielli mbledh tërë rrezet për ti shpërndarë furishëm , për të ndriçuar natyrën, në mbrëmje kur mirësia shpërndahet , çdo gjë shkëlqen. Dielli prehet për të rilindur përseri nje dite te re. Vjeshtë,e di çfarë më pëlqen tek ti tjetër...qielli, ai qiell që pasi ka braktisur mantelin blu, vishet nga drita e artë, duke përthithur rrezatimin e shpirtit të madh ,që e ka dominuar në tërësi...atë të diellit.Vjeshtë sa e trishtë që je ,tamam si pranverë dimri ,por përsëri i dua ditët e tua me qiellin veshur plote ngjyra ...e kuqe si dashuria, e verdhë si dielli, portokall gjatë perëndimit ,njelloj si ikja jote qe shuhet ne dimer.
Ashtu ëmbël , përhumbur tek sa më përkëdhel me erën, duke më shpupuritur flokët vështrojë njerëzit tek ecin , pa zhurmë dhe të heshtur....asgjë nuk arrije të dëgjojë ,veç `hapave` të gjetheve dhe simfonin e flladit të erës . Pemët, sa të lodhura dhe të etura duken ,"të shuara" por plote shprese...ehhh psherëtim ,psherëtim melankolike ,që lehtëson disi frymëmarrjen .
Më dridhet zemra sa dëgjoj një tring,ose kërcitje gjethesh nga hapat ecjake ....sikur të jete zilja e derës së kujtimeve, ashtu e trishtuar shkëputem nga realitet ,ashtu si gjethet e shkëputura nga pema ,dhe më duket sikur prehem në prehërin e ngrohte të nënës. Ashtu siç gjethet prehen në prehërin e tokës mëmë.Kam ftohtë ,dhe po atë çast një zjarm seç më kaplon ,ja ashtu si ty "Vjeshtë" e ftohte plote emocione....e ftohte nga kujtimet .
Sa ngjajmë unë dhe ti ,rrebeshet tona i mbajmë në gji ,si une edhe ti.,pastaj plote ngjyra shpirtin e veshur, shpresojmë.Ndiej paqen në shpirt,dhe jam gati ...gati ti lë të ikin gjethet e mija,jam gati të prehem për të rilindur. Vjeshtë ti mi trazon kujtimet, por më sjell paqen e munguar ,duke ma mbushur shpirtin plote .Mirë se erdhe Vjeshtë ,po të prisjaa....


8-Pa fjalë!
....................................
Fjalë pa fjalë,
Fjalë të pathëna,
Fjalë boshe,
Fjalë kote,
Fjalë të lehta,
Fjalë të rënda,
Fjalë të ëmbla,
Fjalë të zeza,
Fjalë të mira,
Fjalë të kuqe,
Fjalë pa tinguj,
Fjalë pa fjalë.
Pa fjalë,
Si oqean i heshtur dallgësh,
Si stuhi memece erërash,
Si jehonë pa eko tingujsh,
Si vershim pa ujë lumenjsh.
Pa fjalë,
Si një dritare e mbyllur , e kalbur,
Si një llambë e fikur, e djegur,
Si një rrugë qorre, e prishur,
Si një lule e tharë, e vyshkur,
Si nje top i shpuar, i shfryrë,
Si nje gjethe e rënë, e thatë.
Nuk kam fjalë,
I mbytur e i zhytur
Në një univers fjalësh!



10-Vjeshta, stina që më kthen pas në kohë.

Ndonëse kujtimet,janë ato që më kthejnë pas në kohë.Ku më mëndjen endesh dhe lundron nëpër cepat e të kaluarës, ku në të njëjtën kohë kërkon momente të lumtura që të ngjallin emocione brenda vetës. Ulësh, strukesh nëpër divanet e shtëpisë, dhe e ndjen erën e specave të bluara që po përgatiten për ditët e gjata të dimrit. I kujtoj hapat ë shpejta që po i bëja si fëmijë drejte sobës së druve, me buke në dorë, dhe me mzi po prisja të ngji bukën në fundin e tepsisë.Ishte diçka që ma mbushte plote shpirtin, dhe më bënte shumë të lumtur. Fillonte të bie shi, dhe rrinim nën streh, era e lehtë na sillte ndonjë gjethe.Ahhh sa bukur! Do e marrim e do të ngjisim tek fletorja e artit, me siguri mësuesja do ta pëlqejë shumë.(thonim mes vete)
Mamin e dëgjoja tek thoshte t'i bëjmë të gjitha gjërat e dimrit, se vine e shtrenjtohen dita ditës . Ndërkohë babi na sillte me paketa nga perimet, dhe bashke me mamin I lanim që mos kalben nga e ndejtura. Duart na bëheshin të kuqe nga uji ftohtë, me padurim prisnim t'i mbaronim dhe ti ngrohnim duart afër zjarrit. Dita e premte ishte pazari tek fshati jonë, vinin mallra nga te gjitha rrethinat e qytetit. Zgjohesha shumë herët, bashke me motren dhe vëllezërit e mi, shkonim dhe blinim lapsa dhe fletore, ishin më lirë. Ahh i bleja dhe ngjyrat me ujë, që shpesh motra ime më tërhiqte veshin se shumë shpejt po i harxhoja, sepse lekët nuk na mjaftojnin, ndihesha keq, por prape vazhdoja njëjtë dhe përsëri i harxhoja shpejtë.Mami më vishte me një pallto rozë në ditët më shi, që unë e quaja "Shushkavec",sepse sa herë që e vishja bënte një zhurmë, por unë e dashuroja, ishte e imja, e vetmja gjë që nuk e ndaja me asnjë! Vjeshta është e bukur nën klimën tonë, në rajonin tonë të mbushur me bukuri natyrore. Unë e dua atë. E dua me ngjyrat që sjell këtë kohë të vitit: e verdha që derdhet mbi pemët gjetherënëse si ari dhe shkëlqen si dielli i artë nga dardhat e pjekura, ose e kuqja si ngjyra e gjakut e mollëve të pjekura. Unë e dua fshatin dhe idilin e fshatit në këtë kohë të vitit,sepse më kthejnë pas në kohë!

11-Cudi!

Mengjes, bie shi,gjethe te lagura ,ashtu si ti!
Cudi!Se si ky mengjes i vrejtur me kujton vetem ty!
Ka shira ,shtrengate ,muzg i vrazhde. Cudi! Se si perseri ,kjo ftohtesi me kujton ty!
Shfletoj gjethet e lagura,kerkoj ty.
Cudi! nuk gjendesh ne asnjeren ,per habi!


Te nderuar lexuese te FV-se,keto ishin krijimet qe trokiten ne posten time keto dite vjeshte!!
Ju fln perzemrsisht!

Duke qene se ne ketu jemi dashamires te letersise me shume se sa te fushes letrsise apo gjuhe-letersise,do na falni per ndonje mos redaktim,apo gabime ortografike,pasi shume nga anetaret tane,gjenden jashte trevave te shqiperise,dhe une si drejtuese s`jam e fushes gjuhesore qe te marre persiper kete pejse te krijimeve!

Prandaj perqendrohi sa me shume tek ndjesia e vargjeve,emocioni dhe spontaniteti i tyre neper komentet tuaja!
Duke ju fln perseri ju uroj nje fundjave te mire ne vazhdim!
Lexohemi ! :))
 
Redaktimi i fundit:
1-Rrugen kam humbur per te ti, e di….

Mu desh kohe I dashur vetes t’ia pranoja se nuk je me ti
Se syte s’do puliten me ne pranine tende
Buzet s’do skuqen me nen kafshimin tend te embel
Duart sdo djersin nga shtrengimi yt
Trupi sdo kete me vibrime ekstaze nga prekjet e tua
Ne kete vjeshte te praruar… veshtire , por vetes ia pranova se ti s’je me ti!
Ndarjet dhembin , por per aq kohe sa ka kujtime , cdo gje e bukur jeton me ne...
shkruar rrembithmi ,shprehin shume pak nga sa brenda vetes ka ajo qe ka shkruar
 
Redaktimi i fundit:
2-kjo stine eshte kujtesa jone

Vjeshtake,
E njome,
Prek dheun sikur ti lekuren time.
Fluturon,
ne ajrin me avuj vese.
E une, leviz doren per te ndjere,
ate prekje tenden.
Dritherime shikimesh,
ne drite-erresiren e ndjenjes sone.
Bota eshte kaq e embel,
Kur shihet me syte e dashurise!
Me mbart ne krahe!
Si ne nje enderr perjetesie
ku fund nuk ka!
Nese pranvera ka lule,
Vjeshta na ka ne te dy!
e ngjashme me te paren, por me e detajuar
bashke do kishin bere nje te tere ...
me pelqen dhe deri tani eshte e preferuara ime
 
3-Vetja...

Sa e pashprese te duket vetja kur mundohesh me mijra menyra te ndryshme te justifikosh ate perpara nje deshtimi qe nk e ke ne dore ti.
Mundohesh te bindesh te pamunduren por a mund te bindet e pamundura valle?! Me force mundohesh qe ta besh te arseytoje indiferentizmin, por smundesh ti thuash te shikoje me syte e ty. Sy qe rrin zgjuar naten dhe mbyllen nga lodhja gjate dites.
Mundohesh te besh budallain dhe vendos qorrazisht mos te kuptosh ate qe po te lihet te nenkuptohet. Per te vetmen arsye qe zemra dhe truri behen bashke dhe si cuditerisht vendosin te te percjellin nje mesazh te bukur, nje peisazh qe ndodh aq rralle ta shikosh...Mundohesh, mundohesh, e stermundohesh.
Dorzohesh dhe jepesh , buzeqesh, gezohesh, pritja qe te hidheron e syte qe nk i ndahen telefonit...po prap syte qe mbyllen e sduan te shikojn nje inbox bosh.
Mundohesh te zgjedhesh fjalet, e prap fjalet dalin gabim duke keqkuptuar ate qe do doje vertet ti thoje. Ka momente qe duket sikur dhe fjalet mbarojne, sikur ske me cthua...e sikur me force e di qe nga shkronjat do dale ndonje budallallik dhe stopohesh. Stopohesh sepse sdo te humbasesh ate "respekt" qe te ka mbetur per veten sepse te dhimbset. Thua cdreqin pati...pse nuk ndodhi?! Pse do duhet gjithmon te zgjoj e rizgjoj veten plage mbas plage. Po kush do ta sheroj kesaj rradhe plagen? Do mundesh me vete me dhemb e thua, apo do ja lesh kohes, qe ta rizgjoj me vone...
nje shfryrje e asgje me shume
me duket si shpjegim i procesi zinxhir , vajta ne dyqan te bleja speca , cmimi ishte x lek, doja jeshil jo te kuq, pyeta shitesin
dhe perfundimi...speca nuk kishte , bleva patellxhon
ndjese por asgje qe mund te pershkruaj veten
 
4-Vjeshta

Ti e dashur je vjeshta
Vjeshta? Po po vjeshta
Me vjeshtove mua si njeri
Vjeshtove ndjenjat e mia
Ajrin e fresket te vjeshtes e bere te duket i rende
Njerezit qe shikoj rruges me duken te vjeshtosur
Te zymte
Te ashper
Te hallakatur
Eh kshu e dashur e gjitha kjo nga ty
Vjeshten tende e percolle me se miri tek mua
e vjeshtes , prej vjeshtes, nga vjeshta, i/e vjeshtes
mhb vjeshte e asgje me shume .... sme ngjiti
 
Shume krijime te bukur, bravo per te gjithe.


Temes se vjeshtes natyrore e shpirterore, i afrohet 9, per mendimin tim. Kot nuk eshte 9 dita e lindjes time. ???
 
5-Zemra e ftohtë

Një person me zemër të ftohtë, e kupton kur një person tjetër me zemër të ftohtë është lënduar. Të tillët janë ushqyer vazhdimisht me "TË DUA", me "Une kurrë nuk do të lë", me "Ne do jemi përgjithmonë së bashku", aq shumë, saqë kur dikush vjen apo shfaqet në jetën e tyre dhe ua thotë këtë, ata nuk do ta besojnë.
Nuk është fakti që ata nuk ju duan, e as që ata nuk kujdesen për ju. Fakti është se ata e dinë, ose se paku mendojnë se edhe ju do t'ua bëni të njëjtën gje sikurse të tjerët në të kaluaren e tyre. Me fjalë tjera, kur dikush vjen në jetën e tyre dhe largohet pastaj, ata nuk kanë ndjenja, nuk mund të ndjejnë asgjë, janë bërë imun ndaj tyre. Është sikurse punë e dytë për ta.
Ta dashurosh një person me zemër të ftohtë, duhet të kesh mendje të fortë dhe një zemër të fortë, sepse nevojitet shumë kohë për ta rregulluar apo shëruar atë. Të tillët u lënduan vazhdimisht, ndaj zemrat e tyre u bënë të ftohta si akulli.
E unë jam pikërisht në këtë grup të njerëzve. Jam bërë sikurse dëbora, e bukur por e ftohtë. Tani di si
ta përdori zemrën më mirë, edhe pse njerëzit më thonë se nuk ke zemër, nuk ke ndjenja. Që ta mbrojë zemren në vazhdim, më duhet të aktrojë kinse s'kam një të tillë, në mënyrë që të mos lëndohem prap.
me shume se krijim , eshte keshilla drejtuar nje grupi njerezish nga dikush i lenduar dhe i zhgenjyer
Por duhet te dish qe askush nuk te do me shume se veten, dhe fiksoje - Dashuria ka skadencen me te shkurter...nuk eshte e perjetshme
Kush beson te kunderten eshte ose delirant , ose viktime e idealizimeve te tij
 
6-Qe pa gdhire.

E premtja sapo zbardhi
Ne pm dikush trokiti
Nem ca vargje per letersine
Shkruaj dicka per dashurine
Ne moment sapo lexova
Nisa gishtat i leshova
Trak e truk vargjet bilbil
U be kohe qe s’jam fragil
Leme o leme e mos me nga
E kam mendjen per tallava
Ti po deshe publikoje
Por ne fund emrin harroje.
Bejte hesapi lool
 
3-Vetja...

Sa e pashprese te duket vetja kur mundohesh me mijera menyra te ndryshme te justifikosh ate perpara nje deshtimi qe nuk e ke ne dore ti.
Mundohesh te bindesh te pamunduren, por a mund te bindet e pamundura valle?! Me force mundohesh qe ta besh te arseytoje indiferentizmin, por smundesh ti thuash te shikoje me syte e ty. Sy qe rrine zgjuar naten dhe mbyllen nga lodhja gjate dites.
Mundohesh te besh budallain dhe vendos qorrazisht mos te kuptosh ate qe po te lihet te nenkuptohet. Per te vetmen arsye qe zemra dhe truri behen bashke dhe si cuditerisht vendosin te te percjellin nje mesazh te bukur, nje peisazh qe ndodh aq rralle ta shikosh...Mundohesh, mundohesh, e stermundohesh.
Dorezohesh dhe jepesh , buzeqesh, gezohesh, pritja qe te hidheron e syte qe nk i ndahen telefonit...po prap syte qe mbyllen e sduan te shikojne nje inbox bosh.
Mundohesh te zgjedhesh fjalet, e prap fjalet dalin gabim duke keqkuptuar ate qe do doje vertet ti thoje. Ka momente qe duket sikur dhe fjalet mbarojne, sikur ske me cthua...e sikur me force e di qe nga shkronjat do dale ndonje budallallik dhe stopohesh. Stopohesh sepse sdo te humbasesh ate "respekt" qe te ka mbetur per veten sepse te dhimbset. Thua cdreqin pati...pse nuk ndodhi?! Pse do duhet gjithmone te zgjoj e rizgjoj veten plage mbas plage. Po kush do ta sheroj kesaj rradhe plagen? Do mundesh me vete me dhemb e thua, apo do ja lesh kohes, qe ta rizgjoj me vone...


E editova pak, stili i Leo Buscaglia. Analize mendimi letrar por i pafinalizuar ne kontent dhe perfundim abstrakt, ndoshta per te bere te ditur lexuesit sa konfuz apo sa ne "lufte" eshte zemra me trurin. Me pelqeu!
 
Do i rilexoj me vemendje, me shikim te pare tre mu duken interesante.
Voten sonte deri ne mesnate do e hedh patjeter se e kam me nxitim?
 
1-Rrugen kam humbur per te ti, e di….

Mu desh kohe I dashur vetes t’ia pranoja se nuk je me ti
Se syte s’do puliten me ne pranine tende
Buzet s’do skuqen me nen kafshimin tend te embel
Duart sdo djersin nga shtrengimi yt
Trupi sdo kete me vibrime ekstaze nga prekjet e tua
Ne kete vjeshte te praruar… veshtire , por vetes ia pranova se ti s’je me ti!

Po pastaj? Mbaruan germat? Cfare ndodhi me ate po me ty?
 
5-Zemra e ftohtë

Një person me zemër të ftohtë, e kupton kur një person tjetër me zemër të ftohtë është lënduar.
Të tillët janë ushqyer vazhdimisht me "TË DUA", me "Une kurrë nuk do të lë", me "Ne do jemi përgjithmonë së bashku", aq shumë, saqë kur dikush vjen apo shfaqet në jetën e tyre dhe ua thotë këtë, ata nuk do ta besojnë.
Nuk është fakti që ata nuk ju duan, e as që ata nuk kujdesen për ju. Fakti është se ata e dinë, ose se paku mendojnë se edhe ju do t'ua bëni të njëjtën gje sikurse të tjerët në të kaluaren e tyre. Me fjalë tjera, kur dikush vjen në jetën e tyre dhe largohet pastaj, ata nuk kanë ndjenja, nuk mund të ndjejnë asgjë, janë bërë imun ndaj tyre. Është sikurse punë e dytë për ta.
Ta dashurosh një person me zemër të ftohtë, duhet të kesh mendje të fortë dhe një zemër të fortë, sepse nevojitet shumë kohë për ta rregulluar apo shëruar atë. Të tillët u lënduan vazhdimisht, ndaj zemrat e tyre u bënë të ftohta si akulli.
E unë jam pikërisht në këtë grup të njerëzve. Jam bërë sikurse dëbora, e bukur por e ftohtë. Tani di si
ta përdori zemrën më mirë, edhe pse njerëzit më thonë se nuk ke zemër, nuk ke ndjenja. Që ta mbrojë zemren në vazhdim, më duhet të aktrojë kinse s'kam një të tillë, në mënyrë që të mos lëndohem prap.

Keto rreshtat me bold me pelqyen. Pjesa tjeter zhargone shabllon.
 
Kto qe jane shkrimi te gjate nuk i kam lexu dhe isha per 8 dhe 11 dhe ne fund vendosa 11.
P.s @NeVertiti kjo asht hera e funit qe shkruj se nuk du as te nervozohem as tja bezdis kujt me shkrimet….
 
11-Cudi!

Mengjes, bie shi,gjethe te lagura ,ashtu si ti!
Cudi!Se si ky mengjes i vrejtur me kujton vetem ty!
Ka shira ,shtrengate ,muzg i vrazhde. Cudi! Se si perseri ,kjo ftohtesi me kujton ty!
Shfletoj gjethet e lagura,kerkoj ty.
Cudi! nuk gjendesh ne asnjeren ,per habi!
Leximet I fillova nga poshtë.

E bukur, e përmbledhur mirë dhe më përngjan me autorin e dy gisht mjaltë!
 
10-Vjeshta, stina që më kthen pas në kohë.

Ndonëse kujtimet,janë ato që më kthejnë pas në kohë.Ku më mëndjen endesh dhe lundron nëpër cepat e të kaluarës, ku në të njëjtën kohë kërkon momente të lumtura që të ngjallin emocione brenda vetës. Ulësh, strukesh nëpër divanet e shtëpisë, dhe e ndjen erën e specave të bluara që po përgatiten për ditët e gjata të dimrit. I kujtoj hapat ë shpejta që po i bëja si fëmijë drejte sobës së druve, me buke në dorë, dhe me mzi po prisja të ngji bukën në fundin e tepsisë.Ishte diçka që ma mbushte plote shpirtin, dhe më bënte shumë të lumtur. Fillonte të bie shi, dhe rrinim nën streh, era e lehtë na sillte ndonjë gjethe.Ahhh sa bukur! Do e marrim e do të ngjisim tek fletorja e artit, me siguri mësuesja do ta pëlqejë shumë.(thonim mes vete)
Mamin e dëgjoja tek thoshte t'i bëjmë të gjitha gjërat e dimrit, se vine e shtrenjtohen dita ditës . Ndërkohë babi na sillte me paketa nga perimet, dhe bashke me mamin I lanim që mos kalben nga e ndejtura. Duart na bëheshin të kuqe nga uji ftohtë, me padurim prisnim t'i mbaronim dhe ti ngrohnim duart afër zjarrit. Dita e premte ishte pazari tek fshati jonë, vinin mallra nga te gjitha rrethinat e qytetit. Zgjohesha shumë herët, bashke me motren dhe vëllezërit e mi, shkonim dhe blinim lapsa dhe fletore, ishin më lirë. Ahh i bleja dhe ngjyrat me ujë, që shpesh motra ime më tërhiqte veshin se shumë shpejt po i harxhoja, sepse lekët nuk na mjaftojnin, ndihesha keq, por prape vazhdoja njëjtë dhe përsëri i harxhoja shpejtë.Mami më vishte me një pallto rozë në ditët më shi, që unë e quaja "Shushkavec",sepse sa herë që e vishja bënte një zhurmë, por unë e dashuroja, ishte e imja, e vetmja gjë që nuk e ndaja me asnjë! Vjeshta është e bukur nën klimën tonë, në rajonin tonë të mbushur me bukuri natyrore. Unë e dua atë. E dua me ngjyrat që sjell këtë kohë të vitit: e verdha që derdhet mbi pemët gjetherënëse si ari dhe shkëlqen si dielli i artë nga dardhat e pjekura, ose e kuqja si ngjyra e gjakut e mollëve të pjekura. Unë e dua fshatin dhe idilin e fshatit në këtë kohë të vitit,sepse më kthejnë pas në kohë!
Ka rrjedhje të bukur, por që nuk më dha at impactin për të votuar.
 
9-Prolog jete

E di ceshte vjeshta?
E bukura pas stuhive se pranveres e te nxehtit te veres..
Eshte pragu i shtepise se prinderve kur si gje me aty..vare kane ngele vetem kujtimet.
Aroma e druve te ndezura jashte para se dimri te na mbyll brenda.
Vjeshta eshte ankthi i grave te bukura qe u kujton plakjen.
Eshte ai djaloshi qe humbi dashurine e jetes..dhe zemres nje varr i beri mes gjethesh.
Po vjeshta eshte mendimi i fundit i femijes qe perton te rritet duke menduar te ftohtin e dimrit.
Eshte mushti i kokrrave te rrushit qe vasha i shtypte vit per vit.
Ah vjeshta.... sojnikja qe merr e jep.
Më duket shumë dëshpëruese, sidomos që vjeshta na qenka ankthi I grave në kujtimin e plakjes...
Smë ngjit
 
Pa fjalë,
Si oqean i heshtur dallgësh,
Si stuhi memece erërash,
Si jehonë pa eko tingujsh,
Si vershim pa ujë lumenjsh.
Pa fjalë,
Si një dritare e mbyllur , e kalbur,
Si një llambë e fikur, e djegur,
Si një rrugë qorre, e prishur,
Si një lule e tharë, e vyshkur,
Si nje top i shpuar, i shfryrë,
Si nje gjethe e rënë, e thatë.
Nuk kam fjalë,
I mbytur e i zhytur
Në një univers fjalësh!
Nga këtu do më pëlqente të fillonte, pjesa lart është shumë e pa nevojshme.
 
jo re sjemi kritik, thjesht themi cna percjellin, pe ndonje kritike artistike vargerore?

apo nuk lejohet?
e vjeshtes , prej vjeshtes, nga vjeshta, i/e vjeshtes
mhb vjeshte e asgje me shume .... sme ngjiti

Nuk te pelqen beji skip ose ban koment vec sme ngjit e kaq…se e keni kthy ne monopol forumin ca bani ju te vjetrit keni drejte kurse ne tjeret e kena gjithmone gabim dhe kur revoltohena
 
Top