Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

cent

...Lontano
[video=youtube;d-boyINCsUo]https://www.youtube.com/watch?v=d-boyINCsUo[/video]
Dhjetra familje, qindra fëmijë rrinë mes katër mureve 24 orë në 24, të burgosur nga fenomeni i gjakmarrjes. Emisioni “Shqip” i kësaj jave u zhvendos në një shtëpi në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pikërisht në një familje të prekur nga ky fenomen.

Në panelin e zhvendosur të emisionit, me gazetaren Rudina Xhunga ishte prezantuesja e Top Channel, Arbana Osmani, njëkohësisht autore e librit “Receta për njerëzit që duam”, të ardhurat në shitja e të cilit vetë prezantuesja i ka dhuruar për bamirësi pikërisht për familjet e ngujuara.
i2lkea.jpg
E ftuar ishte edhe mësuesja e rrethit të Shkodrës, Liljana Luani e cila rrëfeu shkurtimisht historinë e ngujimit të familjes, që kërkoi të mos i bëhej publik emri. “Kjo familje ka vite që është prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Imagjinoni vajza e kësaj familjeje është sot 20 vjec dhe ka që kur ishte 5 muajshe që është e ngujuar”, thotë Liljana.

Nga ana e tij, drejtori i Policisë, Shaban Neçi tha: “ثshtë një fenomen që ndodh dhe për ca kohë do të ndodhë. Policia sot ka detyrë kryesore sigurimin e jetës dhe pasurisë së personave. Sot duhet të drejtohemi ndaj këtij fenomeni. Kemi arritur të nxjerrim disa të dhëna, që në fakt nuk janë alarmante, janë përmirësuar thonë të tjerët, por mua më duken alarmante. 208 familje në gjithë Qarkun e Shkodrës janë në hasmëri, 59 prej tyre janë të ngujuara. Problem më i madh është mungesa e arsimimit për fëmijët. Përvec kësaj, kemi edhe dy studentë që kanë ndërprerë studimet e tyre. ثshtë një problem i madh. Ne nëpërmjet strukturave tona kemi diskutuar dhe po mundohemi që të paktën këtë nismë t’i sajojmë dhe respektojmë qoftë edhe me një kartolinë. Vrasja mbetet vrasje dhe për këtë do të dënohen të gjithë, s’ka më gjakmarrje apo hakmarrje”, tha ai.

Por Arbana Osmani ngriti shqetësimin e nënës së familjes. “Një nga shqetësimet e nënës tha se këtu nuk është e sigurtë dhe tani që do të marrin vesh që unë kam disa të mira materiale është që tani jam akoma më e pasigurtë”.

Kreu i policisë garantoi se policia do të jetë gjithnjë e më shumë prezente në zona të tilla, sidomos në periudha të tilla festive ku kthehen nga emigrimi qindra vetë dhe ku risqet për krime rriten.

Ndërkohë, aktorja Sindi Laçej foli për eksperiencën e saj në rolin në filmin “Falja e gjakut” ku luan rolin e një vajze të ngujuar. “Pranova rolin nga dëshira e madhe që kisha që të transmetoja se si jetonin ato vajza të reja që më besuan mua të fshehtat e tyre. Ishte një rol me përgjegjësi të lartë për të mos i zhgënjyer ato vajza përpara një audience shumë të madhe”, tha ajo.

Pjesës së dytë të “Shqip” iu bashkua botuesja Arlinda Dudaj e cila iu bashkua nismës në ndihmë të familjeve të ngujuara duke dërguar libra për fëmijë, bashkë me librin e Arbana Osmanit. “Mendova lodra dhe gjëra të tjera, por më pas nuk dija a u kishte sjellë njeri libra këtyre fëmijëve, sepse në fakt këta kanë shumë nevojë për të”, tha zonja Dudaj.

Prezantuesja e Top Channel, Arbana Osmani tha se synimi i bërjes të gjithckaje publike ishte ndërgjegjësimi i njerëzve për këtë fenomen, për këtë pjesë të shoqërisë që ka nevojë për gjithcka dhe ku gjithkush ftohet të japë kontributin e tij modest.

Pjesën e tretë panelit të improvizuar të “Shqip” iu bashkua edhe korespondenti i Top Channel në Shkodër, Ardi Hoti.

Në nisje të fjalës së tij ai tha se gjatë punës së tij përballet me problematikën e gjërë dhe komplekse të gjakmarrjes. “Por ajo që dua të them unë është që gjakmarrja është shumë e ndërlikuar, është më e ndërlikuar nga sa prezantohet në media. Ne kemi raste kur personi është dënuar me burg të përjetshëm dhe jashtë atij i vriten të afërmit, kemi raste kur gjykata ka dhënë dënime qesharake dhe personi ka dalë nga burg dhe është vrarë. Kemi situata kur familjet pajtohen, kemi situata kur edhe pse janë vrarë një me një, familjet vazhdojnë të hakmerren. Ndaj mendoj që është shumë më e ndërlikuar dhe akoma më e frikshme mendoj, është situata e moderuar e gjakmarrjes që po ndodh tani, e cila sic thotë një studiues i sjelljeve kriminale, “krimi po vepron me heshtje”, edhe gjakmarrja tani po vepron me heshtje. Tani familja kur i vritet personi, familja e autorit dërgon të moshuarit tek shtëpia e viktimës për t’u marrë vesh. Ata u thonë që mos u ngujo, e di ti se cfarë duhet të bësh. Për ne në daç dil, në daç mos dil. Ky mesazh është shumë i rëndë, është një kodim që përcillet që: ne do të vrasim”, thotë gazetari i TCH.

Më tej ai sqaron se e gjithë kjo fjali, edhe pse është kërcënuese, por në momentin kur vjen policia në familjen e ngujuar ata u thonë që nuk i ka ngujuar njeri, por prap kanë frikë të dalin.

“Pasoja e gjithë kësaj është se strukturat shtetërore dalin jashtë loje. Pra jemi në një rreth vicioz, që flitet për takime prokurorie dhe gjykatat e të tjera me radhë. Unë dhashë një shembull shumë të thjeshtë për të treguar se strukturat shtetërore dalin jashtë loje dhe është e mira që këtu të luajë një rol më të fortë pajtimi dhe duhet duke patur parasysh edhe mentalitetin të jetë një ekip me figura me emër sepse kështu vlerësohet nga familjet. Nëse tek familjet e ngujuara japim arsim, tek familja që ka për të marrë gjakun duhet të japim kulturë, nëse këtu japim siguri, tek ato familje duhet të japim vlerësim dhe respekt sepse ato familje kërkojnë respekt dhe vlerësim”, tha Ardi Hoti.

Gazetarja Rudina Xhunga u ndal tek thelbi dhe i emisionit të sotëm, ai i përcimit të mesazhit për ndërgjegjësimin, pa bërë fajtor askënd, por vetëm fenomenin që ngujon dhjetra familje e qindra fëmijë.

Si njohës më i mirë i fenomenit, Ardi Hoti tha se rol të madh luan edhe shoqëria. “Pjesa më e madhe e personave që sot duan të marrin gjak, pjesa më e madhe e tyre e kanë për të rikuperuar nderin dhe për të cuar autoritetin dhe respektin në vend përballë perceptimit të shoqërisë, se sa për cështje të atij të vrarit. Jemi shoqëri e dhunshme”, tha ai.

“Nëse nuk ka një nismë mbarëkombëtare që ky problem të zgjidhet që në themel, që në rrënjë, kjo fatkeqësisht cdo ditë e më tepër po merr përmasa të frikshme dhe kjo është bërë një këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë”, thotë mësuese Liljana.

“Të jenë të gjithë të lirë. Të jenë të gjitha familjet që janë në gjak të lira!”, kjo ishte dëshira për Krishtlindje e njërit prej vogëlushëve të ngujuar për shkak të fenomenit.

“Kërkoj nga të gjithë, ju lutem nga zemra që të falet gjaku gjithë familjeve që janë në gjak. T’i lënë të gjithë të lirë dhe të fillojnë një jetë të re si gjithë të tjerët”, ishte dëshira e Marselës, gjithashtu e ngujuar.

*Nث NDIHMث Tث FAMILJEVE Tث NGUJUARA MUND Tث NDIHMONI Nث NUMRIN E LLOGARISث PRANث UNION BANK, 112100438020115-TOP CHANNEL SH.A – NDIHMث PثR FAMILJET E NGUJUARA IBAN AL63214112090112100438020115

/Top Channel
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

...ah sikur te kete Krishtelindje cdo dite..:)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Eshte e turpshme dhe e pa-falshme, njekohesisht jo humane mungesa e njerzillekut dhe shtetit ne kete drejtim. Cfare lidhje ka hasmeria, kanuni me ngujimin e femres dhe femijes. E kam thene dhe e perserise se kjo ceshtje nuk ka te beje asigje me Kanunin, perkundrazi me Kanunin femra dhe femijet ishin te paprekur.

Ky ngujim eshte idiotlleku me i madhe qe ka mundur te ndodhe ne Shqiperi. Nese je burre dhe ke vendosur me marre gjakun atehere prit momentin dhe kerko vrasesin dhe jo te merresh me gjera koti sic eshte ngujimi i femres dhe femijeve. :nerv::nerv::nerv:
 

Kejla

Anëtar Aktiv
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

abuzohet ne emer te Kanunit dhe vrasin andej e ketej pa marre parasysh asgje " ..........nje bebe femer e ngujuar qe prej 20 vjetesh....???" ska kanun , ska moral e ska arsye qe te degjohet kjo .
eshte nje plage qe po e marrim me vete pas .......per te ardhur keq qe sbehet asgje
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Aty ku nuk vepron ligji, vepron kanuni, prandaj edhe ne akoma pas edhe shume e shume vitesh bartim plaget e vjetra me vehte. Kanuni ishte ligj atehere kur nuk kishte shtet. Tani pas 101 vjet te shtetformimit akoma kanuni eshte me i fuqishem se ligjet shteterore. Me gjase duket te kemi ne shqiptaret nje armik mbi koke qe te mbushemi mend dhe te vrasim armikun dhe jo njeri-tjetrin (sa budallenj jemi aman aman).
Ne kohen e para luftes se fundit ne Kosove, pleqnare te menqur, me iniciativen e nje grupi te rinjesh, u mblodhen dhe pajtuan me qindra familje te gjaksuara, liruan mijera te ngujuar...por atehere ne ne Kosove nuk kishim shtet. Eshte e dhembshme kur kemi shtetin, kemi logjin, por askush nuk e respekton! Dhe pasojat i vuajn si zakonisht dhe gjithenje-te pafajshmit!
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Mendoj se problemi me i madh nuk eshte Kanuni, sesa fakti qe ato qe e zbatojne as nuk e njohin kanunin. Nqs e ndjek ashtu dhe sic eshte nuk do kishte familje te ngujuar, e per me teper femije...
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Mendoj se problemi me i madh nuk eshte Kanuni, sesa fakti qe ato qe e zbatojne as nuk e njohin kanunin. Nqs e ndjek ashtu dhe sic eshte nuk do kishte familje te ngujuar, e per me teper femije...

pajtohem me ty Soul, sepse kanuni thote te nxirret hak ndaj vrasesit apo mashkujve te rritur te familjes, jo grate, jo femijet....jo ngujim i tere familjes....
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Fatkeqsisht me se shumti pesojne keta femije qe skan aspak faj... po fajet i kan per kete kanun te felliqur po keta te krishter qe keto dite festojne krishtlindjet ! sepse jan po keta prifta e njerez te ndryshem qe e kan formulu nje gje te tille , dhe sot e asaj dite ky kanun zbatohet ende ne ato treva e zona te mbyllura qe i perkasin fes krishtere sepse vet kanuni ka shum gjana te krishtere ne te...
 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Fatkeqsisht me se shumti pesojne keta femije qe skan aspak faj... po fajet i kan per kete kanun te felliqur po keta te krishter qe keto dite festojne krishtlindjet ! sepse jan po keta prifta e njerez te ndryshem qe e kan formulu nje gje te tille , dhe sot e asaj dite ky kanun zbatohet ende ne ato treva e zona te mbyllura qe i perkasin fes krishtere sepse vet kanuni ka shum gjana te krishtere ne te...

Nuk e di nese e ke lexu kanunin Ado, po është i perberë nga 12 libra dhe vetëm i pari flet për Kishen të tjerat janë rregulla që flasin prej nderit e deri te familja. Kanuni i Lekë Dukagjinit ka qenë kushtetutë në bazë të mendimit tim për kohen dhe epokat kur ka vepruar, e drejta zakonore i është kunderven legjislacionit të pushtuesit. ثshtë për keqardhje që sot e drejta zakonore është në zbatim, sidomos te rasti i hakmarrjes, por nuk duhet të harrojmë se edhe martesa sot, respekti, nderi për të tjeret janë gjera të trashegueshme nga e kaluara e cila u perserit brezë pas brezi e u bë ligj për mendjet e njerëzve:)
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Nuk e di nese e ke lexu kanunin Ado, po është i perberë nga 12 libra dhe vetëm i pari flet për Kishen të tjerat janë rregulla që flasin prej nderit e deri te familja. Kanuni i Lekë Dukagjinit ka qenë kushtetutë në bazë të mendimit tim për kohen dhe epokat kur ka vepruar, e drejta zakonore i është kunderven legjislacionit të pushtuesit. ثshtë për keqardhje që sot e drejta zakonore është në zbatim, sidomos te rasti i hakmarrjes, por nuk duhet të harrojmë se edhe martesa sot, respekti, nderi për të tjeret janë gjera të trashegueshme nga e kaluara e cila u perserit brezë pas brezi e u bë ligj për mendjet e njerëzve:)

Une nuk e kom lexu krejt kanunin po diqka prei tij kam lexu ! as une nuk thash qe kanuni osht bibla po thash qe ky liber eshte me shum i shkruajtur nga priftat edhe nga njerez te rendomt po me fe krishterizmin dhe me tradita te tyre ! dhe aty flitet per kishen etj etj... pra eshte nje liber i keq qe i ka sjell deme popullit , perderi sa therret per GJAK MARRJE .
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Shteti shqiptar ka instrumentat ligjor, pasi, vrasja apo edhe vetem kanosja me vrajse denohet, ka instrumentat logjistik, ka instrumentat e struktures policore, dmth, i ka te gjitha instrumentat e nevojshem per te parandaluar kete fenomen, por ama, mungon vullneti poltiko-qeverises.

Kanuni eshte nje justifikim per ata njerez qe duan te rrenojne edhe ato pak vlera qe kemi trashiguar nga e kaluara, ne ate kohe kur kanuni denonte prekjen apo gjymtimin e kufomes ne vendet perendimore ekzistone gijotina.

Pa paragjykuar asnjeri por eshte afer mendjes te mendohet se kanuni ka vepruar ne krahina ku nuk ka shkel kembe armiku (per meriten e ktyre malsoreve) dhe kesisoj shqiptari ishte totalisht shqiptar, prandaj te gjithe ne duhet te perulemi perpara ketyre "zotnive" qe mbajten gjalle me shume se askush tjeter endrren e shqiptarise.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Un nuk i kuptoj keta njerz sikur jetojn jasht keti planeti! mir se mund te ndodhin hakmarrjet cdo zon ,, jo vetem te ato te malsis ,por te ta nuk po ndalen asesi .Eshte per keqardhje per grat dhe femijet e atyre zonave ne ket shekull dhe akoma te punojn me ligjet e kanunit gjynaf.
 

domenika

Antar Aktiv
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Uhhh pika qe su bie ktyre dhe kanuni i ktyre..... Ku eshte shteti ku!??? Duan dhe europe shqipot..
Ehhh ore Xhaxhiii, ne kohen tende me te mirat e budallalleqe ja arrite te zhdukje kete mentalitet arkaik, nuk egzistonte gjakemarrja, por jà qe pas vdekjes kta morravecat mazokist.. rifilluan kte "loj" jetese!!
Sa me dhemb zemra per keta femije! Turp edhe kush pretendon se ato dhurata arrine ti bejne te lumtur, eshte si te mbulosh .... (..) , ne kete menyre nuk i ndihmojme, perkundrazi u japim me shume shkas qe te rrine mbyllur e mos te ngopen me ajer lirie, ajrin e jetes! Po kta prinder.... qe bejne femije ne pafundesi duke denuar jeten e tyre perjetesisht o ne shpi o sa te dalin nga shpia me plum, u duket normale?
Nuk jam politikane, dhe sinqerisht nuk di si mund te ket nje zgjidhje per kete, porrrr..... thelle intuites ndjej qe nje rrugezgjidhje ka!!
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Krishtlindje me fëmijët e ngujuar

Eh shqiperia e mjer,,eh Rilindasit i kan pas pershkruar mire ca gjera neper ca vargje.
No koment ketu.
Ne fund te fundit si do arrije shteti te shtrije doren e tij legjislative,ne i "pellemb gjografike" qe eshte e gjithe Shqiperia,eh karriget duan pune te jene te ngrohta,si do levizin ata qofte dhe per tu informuar me TURPeSIT dhe KRIMET C"NJERZORE qe u ndodhin para syve te tyre.
 
Top