Kronikë e njëqintvjetori të deshtuar ala-turk

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Alban Dega

Mbrapsht edhe per se vdekuri

Njemij qingja e njemij desh...
Sali Berisha shkoi per lesh!


- Kremtim ala-turka i njeqintvjetorit te pavaresise se Shqiperise nga Turqia me qingja e desh te blere sa frengu pulen nga nga nje ish-pushtues tjeter i saj… Edhe kenga eshte gati!

Ka nje thenie filozofike vendlindja e Sali Berishes dhe i imja, Malesia e Gjakoves…. Berishsin edhe kur mbytet ne lume kerkojeni perpjete e jo pjetposhte (teposhte). Mesazhi filozofik eshte se jo vetem per se gjalli por edhe per se vdekuri berishsi shkon mbrapsht...
A ka shembull me te qarte e me te gjalle te kesaj prirrjeje te berishsit se simboli i tyre me makaber ne historine e Shqiperise, kryeministri Sali Berisha dora vete.
As programi i tij per festimin e njeqintvjetorin e pavaresise se Shqiperise nuk mudn te bente perjashtim. Perkundrazi e perforcoi edhe me tej kete filozofi popullore te Malesise se Gjakoves kesaj perle te natyres dhe mendjes shqiptare….
Në mbledhjen e 14 nëntorit kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, që të merrte masat dhe të siguronte një mijë qingja dhe një mijë deshë, të cilët më 28 nëntor do të vihen në radhë dhe do të bëhen kurban, si një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë.
“Ju gazetarët e shihni me habi pasjen e deshve, por ju garantoj se nuk është origjinale. Kjo është një praktike e ndjekur edhe nga lartësitë më të mëdha shtetërore…” theksoi Berisha para kamerave te verbiara dhe syve te zgurdulluar te gazetareve nga marria e kryeministrit shqiptar.

Menuja ala - turka e nje kryeministri ala- turk

Per cfare lartesish shteterore e ka fjalen kryeministri shqiptar… Si lartesia maksimale shteterore ne Boten e sotme mbahet nena e demokracise boterore- Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Me ka rastisur te marr pjese ne disa ceremoni festive amerikane ne keto gati njezet vjet ne Amerike dhe ne meuute e tyre kishte gjithcka pervec mishit te qingjit e aq me pak te desheve, qe amerikanet nuk i perdorin as per qente.
Aresyeja eshte madhore, Yndyra, kolesteroli teper e larte vdekjeprures!
E dyta lartesi shteterore bashkekohore eshte ajo evropiane, ku kemi si synim paresor integrimin si shtet e si komb, qe akoma nuk kemi plotesuar as kriteret e as standartet minimale demokratike per tu bere kandidat ne saje te politikes se gabuar e bolshevike te kryeministrit Berisha dhe katrahurave te tij te njepasnjeshme! As menuja e saj nuk permban nje zgjedhje te tille.
E treta dhe me e lashta eshte ajo kineze, pa dyshim me e pasura ne Bote …. Larg qofte!
Ruset kane derrin…

Duam Baben edhe njeqint vjet pas pavaresise

Askush me mire se nje doktor , sidomos zemre si Sali berisha nuk e di me mire se cfare perfaqeson qingji e sidomos dashi ne menune e nje feste….
Atehere pse e zgjodhi pikerisht nje menu te tille !?
Atehere pse e lartoi ate ne majen e lartesive shteterore te manuve!
Sepse ora e mendjes se kryeministrit shqiptar eshte ala- turka. Akrepat e saj kane mbetur tek shprehja makaber “ ne kofsh turk !“ apo tek thirrja haxhiqanmilse “Duam Baben!”
E nje kryeminister ala turka nuk mund te zgjedhe vecse nje menu ala- turka edhe per kremtimin e njeqintvjetorit te pavaresise se popullit e shtetit te cunguar te tij nga pushtuesi peseqintvjecar Turqia.
Gjysma e se keqes!
E keqja e madhe eshte se ai jo vetem ben zgjedhjen e gabuar si ne cdo hap te sundimit te tij ala- turk e anadollak gati njezetvjecar, por orvatet ta shese ate si majen e lartesive shteterore , sigurisht dhe vetem sipas ores se tij politike ala- turka e anadollake. Eshte pikerisht kjo mendesi prej skllavi qe e afron Berishen aq shume me Ahmet Zogun saqe e katapultoi ne majat me te larta politike ne kete njeqintvjetor ashtu si qingjat e deshte qe mungonin ne haurin ekonomik te”mrekullise ekonomike” te shtetit te tij, sipas gjuhes e mendesise se tij po aq ala turka!
A ka ku te shkoje me tutje marria e marrezia e nje kryeministri te nje populli, me properendimori e me proamerikani ne Bote , sic jemi ne shqiptaret!?

Feste gabelesh e nje qeverie gabele

E keqja edhe me e madhe eshte se as njemije qingja e as njemije desh nuk u gjten ne ahurin e munguar te ekonomise se sakatuar te Shqiperise se Sali Berishes nga marrezia e tij qe ai e ka quajtur deri edhe nga tribuna e OKB-se se “mrekullia ekonomike shqiptare..“
Eshte fakt qe beri e c’nuk beri ministri i tij i Bujqesise Genc Ruli per te siguruar me urgjence njemije qingja e nje mije desh. As ai as kryetari i Bashkise se vjedhur ala - turka te Tiranes Lulezim Basha nuk i gjeten gjekundi.
Shkurt e bukur qeveria dhe ekonomia e Shqiperise berishiste kapitulloi teresisht ne orvajtjet per te sigurar ziafetet e festes se njeqinvjetorit te pavaresise. Pavaresia njeqintvjecare e Shqiperise ala- Berisha nuk siguroi dot as mishin e pavarur te festes se vet ne nje shtet ku populli per ditelindje ka si urim te pare: Edhe njeqint!
As njeqint vjetorin e pavaresise se shtetit te vet kjo qeverie nuk po e feston me mishin e trojeve te veta njeqint vjet te pavarura.
Shqiptaret po e festojne njeqintvjetorin e pavaresise nga Turqia me nje menu tipike ala- turka te nje kryeministri me shpirt e mendesi tipike ala turka ose anadollake me qingja e desh nga nje ish- pishtues tjeter i saj Italia mike!
A nuk e deklaroi me krenari te cmendur vellazerine me ish- pushtuesin peseqintvjecar dhe debulesen e vellezerve te tij turq per femrat shqiptare pikerisht ne prag te ketij njeqintvjetori!
Tamam nje feste ala turka ! Tamam nje feste gabelesh e nje qeverie gabele !

Cfare do te benin qingjat e Naimit po te degjonin kete te shastisur?!

Valle cfare do te benin qingjat e “Bageti e Bujqesi“ te Naim Frasherit po te degjonin keto deklarata te shastisura te kryeministrit shqiptar….!?

Me siguri e me e pakta do te lebetiteshin nga syte kembet e sa me larg kopese se munguar te ketij kryeministri e te qeverise se tij gabele qe u detyrua te dilte neper Bote per te siguruar njenije qingjat e njemije deshte e munguar te Berishes dhe te mrekullise se tij ekonomike !!!
U desh te merreshin rruget e Italise dhe kamionet e Estonise per te siguruar qingjat dhe deshte e munguar te qeverisjes sa te munguar aq edhe te korruptuar te Shqiperise.
Vendi i mirenjohur per blegtorine e tij ne mbare Ballkanin e Evropen qe kishte numrin me te madh te dhenve, dhive e lopeve per fryme te popullisise ne kontinent deri ne vitet 50 kur filloi kooperativizimi “vulnerary” me qyke te zorit i bujqesise e i blebgtorise keto 20 vjet i rrenoi keto dege jetike te ekonomise shqiptare por ne mos edhe me keq se tufezimi genocidal i paraardhesit dhe idhullit shpirteror e ideologjik te Sali Berishes, Enver Hoxha.

Nje deshtim spektakular i nje kryeministrit lakuriq!

Reganomia e tij deshtoi! Modeli e mrekullise ekonomike berishiane pesoi disfate te turpshme ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve. Kryeministri shqiptar doli lakuriq i deshtuar ne syte e shqiptareve dhe te Botes.
E vetmja gje qe mund te mburret tani ne syte e shqiptareve dhe te Botes mbare jane Aple e djalit te Enverit dhe kurset e tij te reganomise neper transhete e Partise, kur urdheronte student e petagoget zboriste te Fakuktetit te Mjekesise se Universitetit “Enver Hoxha” te hapnin zjarr mbi silueten e ish- Presidenttit amerikan Regan
Mrekullia reganomike e Berishes e rrenoi bujqesine e blegotrine shqiptare deri ne ate shkalle sa nuk siguroi dot as njemije qingja e njemije desh ne hapesiren kombetare shqiptare .

Pse !? Cfare pritet nga nje bujqesi e blegtori e nje shteti si Shqiperia qe ne keto njezet vjet demokracie e lirie ka investuar me pak se 6 per qind te buxhetit te saj per keto dege jetike te ekonomise se saj… E vartesia ekonomike eshte edhe vartesi politike….
Deri ne ate shkalle sa edhe ne festen me te madhe historike te shqiptareve kudo ndodhen ne Bote u detyrua ti marre qingjat e deshte nga nga nje ish- pushtues tjeter i saj si Italia, qe dikur i blente ata nga Shqiperia .

Nje fabrike parash pa asnje grosh ne humbetirat e saj

Pse!? Sepse investimet jetike e fitimpruresese ne nje fushe tradicionale si blegtoria e bujqesia organike shqiptare i ka henger e mbuluar zifti i zi i korrupsionit ne rruge qe nuk jane ne gjendje te mbledhin as njemije qingja e njemije deshte e kryeministrit ala turk shqiptar per festen ala turke te pavaresise nga Turqia!
Nga nje fabrike parash bujqesia dhe blegtoria shqiptare jane kthyer ne nje humbetire pa asnje grosh. Ne saje te politikes “ kuota zero” e Sali Berishes, bujqit e blegtoret shqiptare, pasi i prene e bene zjarr agrumet e frutoret shqiptare sot rrisin blegtorine dhe agrumet maqedone, greke e italiane qe ua blejme ne sa frengu pulen!

E ku !? Ne nje vend ku vetem nje bari si Zmajl Avdia i Deges se Tropojes, per te mos folur per treva te tjera shqiptare i ka pasur deri ne pese mije krere qingja, dele e desh.
Po sot !? Viva Italia e deri edhe Brazili per furnizimin me mish te shqiptareve.
Shkurt e bukur : faktet lakuriqe e nxorren lakuriq ne syte jo vetem te shqiptareve por edhe te mbare Evropes e Botes kryeministrin dritshkurter e anadollak te Shqiperise , Sali Berishen dhe “recline” e deshtuar “reganomike” te tij
E cfare na ngelet te bejme ne bashkekombasve te tij vecse ne kete njeqint vjetor t’ia marrim ne kor kenges me te re qe askush si ai nuk e meriton:
Nje mije qingja e nje mije desh
Sali Berisha shkoi per lesh!
 
Top