Ku eshte vendi jon?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ne radhe te pare kush jemi NE? NE jemi te gjithe ata shqiptar qe kemi ikur nga vendlindja se kemi dashur, se na kan detyruar, se ashu ka qen situata...ose per motive te ndryshme...
Duke ikur nga vendlindja, do sdo lidhjet me vendin ftofen, njerzit ndryshojne....dhe asgje nuk eshte me njelloj nqs kthehesh...
Ne vendin e ri ku vete do sdo do akomodohesh...edhe pse asnjhere sdo jesh komplet VENDAS... seshte puna e shtetise...por e ndjenjes qe sje si tA....ose per vec faktin qe ne nje evenimen( si psh dasem) t ti ske mundesi te flasesh tere fisin sepse sndodhet aty ....

Nqs mer vendimin te kthehesh ne Shqiperi, prap do ndihesh i huaj...sepse jan ndryshuar shume gjera....plus qe ke ndryshuar dhe ti si njeri....ke "fituar" tjeter pikpamje jetje...dhe mbase tjeter komoditet...

Nqs ngel jashtetit ...prap je i huaj...

Nuk e di a eshte "fat" apo jo te jesh Jashteshqiperise...
Mua sinqerisht me lind shpeshhere pyetja...si do ishte nqs ne 97 sdo kish ndodhur ca ndodhi ( me siguri prindrit e mi sdo kishin ikur nga Shqipria nqs sdo kishte plasur lufta ), e poashtu pyetem dhe nqs SHQIPERIA DO MUND TI MBLEDHI ABSOLUTISHT TERE SHQIPTARET NGA TERE CEPAT E BOTES NE VENDIN MEME.... te jet Shqipria e mbipopulluar....te jemi ne SHTEPI!

Edhe pse spara shof noj shance qe te kthehen te gjithe....mbase nje dite do "dali djelli" dhe ne Shqiperi...e do kemi mundesine te jemi nje SHTET NORMAL...pa "detyruar" njeri te iki nga shtepia per te pasur nje jete me te mire!
 
Urroj te krijohen kushte te atilla qe t'ju terheqin si nje magnet qe te ktheheni ne Shqiperi :)...Nuk di te them dicka me shume rreth kesaj, sepse une po jetoj ne vendin ku kam lindur po dhe une dhe gjithe populli shqiptar ndihemi sikur te jemi te dores/rendit te dyte :(...Edhe neve na rrin te tjere mbi koke dhe them ndonjehere se ndjehem e huaj ne vendlindje time :(..
 
Nga shume sondazhe qe jane bere nje pjese e madhe e shqiptareve qe jetojne jashte shtetit shprehen se nuk mund te kthehen ne Shqiperi,,,,kjo nuk eshte nje zgjedhje por nje zgjidhje e tyre qe lidhet me kushtet apo rrethanat qe egzistojne ne Shqiperi.
Shume shprehen se nuk kthehemi per arsye te nivelit te jeteses ,per shkak te kushteve ekonomike,per shkak te mentalitetit dhe botekuptimit te njerezve.
I mer malli per Shqiperine dhe duan te vine por vec per pushime jo per te jetuar.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
ne fakt shum gjera do sihin dnryshe sikur mos te kishte aq shum emigrante...dhe niveli i jeteses do ishte me i larte,sepse e tille do te ishte kerkesa e llogarise ndaj shtetit...
 
Top