Ku ndodhet Gjallica e Lumës?

Qafa-e-Rosit-scaled-1-905x395.jpeg
Gjallica e Lumës është mal në vargun malor të Korabit, në rrethin e Kukësit, me lartësinë më të madhe 2486 m.

Shtrihet në skajin verilindor të këtij vargu midis pellgut të Kukësit në veriperëndim dhe pllajës së Shishtavecit në juglindje.

Në verilindje gryka e lumit të Lumës e ndan nga mali i Koritnikut, kurse kanioni i Bicajt në jugperëndim e ndan nga mali i Kolesianit.

Ka formë vezake dhe shpate shumë të pjerrëta, që bien thikë mbi pellgun e Kukësit dhe pllajën e Shishtavecit. Bimësia e Gjallicës është e rrallë.


Dita
 
Top