Ku shkuan endrrat tona?

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Duke lexuar diku Dostoevsky pata nje moment refleksioni dhe flashback
pyetje qe na mundojne te gjithe besoj

jetuam?
ne cilen kohe dhame gjithcka?
si iken vitet?
ia ndjeme peshen?
cfare beme me to?



“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Dhe përsëri pyet veten:
Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë?
Ke jetuar apo jo?
Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë.
Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja.
Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…”
 
Me shume se ku shkuan endrrat besoj se eshte e rendesishme pyetja-A 'jetojme'-'jetuam'?

Dhe e vetmja gje qe me vjen ndermend e me ben te buzeqesh eshte dashuria, respekti, miresia e atyre qe me kane njohur.
Eshte e vetmja gje qe me ben krenar.
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Fiks edhe unë atë mendoj si Lev' në fund gjithçka marrim janë kujtimet, edhe po atë lëmë si trashëgimi më të çmuar. Asnjëherë koha nuk do ishte mjaftueshëm.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Endrrat i kemi cdo dite me vete. .mjafton te zgjohesh cdo mengjes me deshiren per tja dal dhe endrrat kthehen ne nje tablo e gatshme per te lejuar qe te vendosur ngjyrat qe ti do
 

jana80

Super Moderator
Une kur kthej koken pas them me bindje...
Jetova e shume vite per dy mundesisht.
E jap cdo dite ne cdo aspekt mundohem me ndergjegje te jap maximumin tim
Vitet ikin si edhe minutat nuk ndihen kur jetohen e kjo eshte nje gje e mire per mua.
Nuk ndjej peshe ndjej deshire te permiresoj dhe me shume se peshe ndjej nostalgji per te kaluaren ngaqe e di si ishte e si e kam ndertuar dhe ngaqe nuk njoh te nesermen mundohem qe e sotmja ime te jete koshiente dhe pa pengje...
Cfare kam bere me 40 vitet e mia ... kur jam bere zot e vetvetes( pasi kam mbushur moshen e maxhorenes) kam studjuar,punuar, martuar ... kam arritur pikat me teblarta qe kisha brenda mundesive.. asgje skam peng ne jete dhe per asgje nuk e kthej koken mbrapa me pendese apo e zhgenjyer.. i kam rezistuar jetes dhe fatit me menyren me te mire te mundeshme...
Flitej per enderrat ... ne fakt ne moshen me te bukur skam krijuar enderra por kam vendosur veyes objektive afatshkurter... sot ja vendos vetes afat gjate se mundem tja lejoj ..
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Kam jetuar mire dhe me shije sipas ciklit te mendimeve te mia,do jem ne permirsim te shijes se jetes ndaj vetvetes dhe atyre qe kam afer.
Jeta jone eshte nje moment ne kohen e univesrit,si i tille le ta shijoj kafen time sipas shijes sime,me te mirat dhe te idhurat e ati momenti.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk e mundoj veten me pyetje te tilla. E jetoj te tashmen, eci perpara dhe mendoj per te ardhmen, pyetjet per te ardhmen, sepse e shkuara mbetet e shkuar. As pyetjet per pleqeri nuk i mendoj, sepse vdekja eshte me afer se sa damari ne qafe qe na rrah, andaj nuk i dihet kush e arrin kush jo. Thjeshte cdo gjeje mundohem t'ja beje hyzmetin, pjesen tjeter ia le Zotit.
 
Top