Kualifikueset e Botërorit, Reja merr sinjale force nga 3 legjionarët e Serisë A

Shqipëria do të luajë brenda vitit 2021 të gjitha sfidat e vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”. Përballë do të jenë kundërshtarë si Anglia dhe Polonia, por gjithashtu Hungaria, Adorra dhe San Marino.ardian_ismajli_ibrahimovic_feb2021.png

E teksa në këto rivalë gjenden në vijën e parë të sulmit emra si Robert Levandovski i Polonisë, apo Herri Kejn & Co me Anglinë, pesha kryesore për përballimin e tyre do të bjerë mbi repartin e prapavijës. Në vigjilje të edicionit kualifikues, për Rejan Seria A po jep nota dhe sinjale force të jashtëzakonshme. Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli kanë treguar së fundmi një rritje të jashtëzakonshme.

GJIMSHITI.jpg

Mbrojtësi i Atalantës është bërë njeriu kyç i prapavijës me Gasperinin, teksa i bën mrekullisht të tria pozicionet e mbrojtjes me skemën 3-5-2, duke luajtur në qendër dhe në të dy krahët e prapavijës, si i majtë dhe si i djathtë në qendër. Gjimshiti, jo vetëm me paraqitjet në Serinë A, por edhe me eksperiencën që ka fituar këto dy sezone në Ligën e Kampionëve, i vjen trajnerit Reja si një qendërmbrojtës i jashtëzakonshëm, pikë referimi. Për Ismajlin, prova si ajo ndaj Ibrës dhe sulmit të Milanit, janë tregues së në Serinë A ka fituar garanci të rëndësishme, tipare të përmirësuara dhe përforcuara krahas atyre që shfaqi në Kroaci.

Marash-Kumbulla-ROma-1.png

KUMBULLA – Një tjetër djalosh, 21-vjeçar, shumë i fortë dhe premtues është gjithashtu Marash Kumbulla. Edhe pse me Romën nuk e ka pasur së fundmi shkëlqimin e dikurshëm si me Veronën, diktuar edhe nga pushimi prej COVID-it, Kumbulla i ka dhënë provat se është shumë i talentuar, shumë i fortë dhe një e ardhme e ndritur për prapavijën kuqezi. Së fundmi, Kumbulla ka pësuar një dëmtim që e la dje jashtë Romës për Udinezen dhe rrezikon edhe sfidën në Europa Ligë ndaj Bragës.

PANORAMASPORT.AL
 
Me kto te rijt duhet një trajner më me vizion jo " ca bo oj ruk? - buk " vetem 3 5 2 duke i pershtat skemen lojtarit jo lojtarit skemen.
Spese ka shum talente te reja por osht dhe Duka i krimit 😂(cit S.B ) që ste le me bo hajer lool
 
Top