• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kujdes me mbipeshen te femijet!

braziljania

Anëtar i Nderuar
John Presley është një fëmijë 4 vjeç, të cilit i pëlqejnë shumë lojrat në kompjuter dhe deti. Por me peshën 35 kg ai e ka shumë të vështirë lëvizjen dhe pothuaj peshon sa një fëmijë 11 vjeç. Ky është me të vërtetë një problem shëndetësor.

Fëmijët obezë në moshë të vogël janë të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut dhe nga diabeti. “Më shqetëson pesha e tij pasi diskriminohet edhe nga shumë gjëra që bëjnë fëmijët e kësaj moshe” – tha nëna e tij, Theresa Presley.


John hyn në një kategori që doktorët e kanë quajtur “super obezë”.

Kur John ishte 3 vjeç, mamaja e tij mori pjesë në një program trajnimi për të mësuar me çfarë ta ushqente.
Drejtorët e programit thanë se s’kishin parë asnjëherë më parë kaq shumë fëmijë obezë më parë.

Fëmijët mbi peshë janë dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit. Prindërt kanë gjithmonë maninë ti shohin fëmijët nga ana pozitive dhe shprehen se: “fëmija im është kaq i bukur, pak i shëndoshë por shumë i bukur”. ثshtë koha që prindërit të shohin me seriozitet peshën e fëmijëve të tyre.

“Ata duhet të ndërgjegjësohen se edhe fëmijët mund të kenë probleme të presionit të gjakut, ose të diabetit” – tha Carolyn Landis, profesore pediatre në një universitet ne SHBA.

Sipas saj niveli i lartë i kolisterolit dhe tensioni i lartë i gjakut mendoheshin të ishin probleme vetëm të personave të rritur por nuk është tamam kështu. Këto sëmundje godasin edhe fëmijët shumë të shëndoshë të cilët hanë pa rregull ushqime jo të shëndetshme.

“Duke folur me fëmijët që në fillim të jetës së tyre mund ti edukosh ata nga çrregullimet edhe më vonë kur të rriten”- tha dietologu Stacey Schulman.

Prindërit duhet të kenë kujdes që të mos diskutojnë me fëmijët por mbi peshë ose obesitet dhe ti ushqejnë ata ndryshe nga të tjerët. Ata duhet të kujdesen që e gjithë familja të hajë ushqime të shëndetshme duke i dhënë edhe fëmijës një edukatë të ngrëni, pasi ata nuk duhet të ndihen se janë të veçuar në asnjë gjë.


Femra Shqiptare Kujdes me mbipeshen te femijet!
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
e di si eshte puna? Aq kohe sa femija nuk ben me levizje, rri ter diten para pc ose tv normal qe do trasheet....aq me shume nqs ha dhe fast-food e pi coka cola...
Ketu eshte responsabiliteti i prindritqe duhet ta aktivizoj sa me shume, ta coj ne park te lozi me femite te moshes tij, ti japi nje ushqim sa me te shendecmen, tv+pc sa me pak 1-2 h max ne dite i arrine...dhe pse jo, ta vejne te bej sporte te ndryshme te pershtatcme me seksin e femijes
 
Top