Kukësi në histori. Kualifikohet në play-off e E. League

cent

...Lontano
Kukësi është në histori. Ekipi që pakkush besonte se do të kishte një histori kaq të shpejtë suksesi, jo vetëm që arriti të realizojë ëndrrën e tij por brenda të parit sezon në Europë mundi të shkruajë dhe historinë e të gjithë futbollit shqiptar, duke ngritur një mur në lindjen e largët, duke mbrojtur me mish e me shpirt fitoren e shtatë ditëve më parë në “Qemal Stafa”.
2gu03tx.jpg
Në Donetsk skuadra e Armando Cungut pëson humbjen më të ëmbël, atë që e çon në play-off-in e Europa League. Mundet 1-0 nga Metalurhu pas një 90-minutëshi epik në rezistencë, me 10 veta për më tepër në 20 minutat e fundit, duke besuar gjithmonë se e pamundura mund të arrihet dhe se ëndrrat mund të bëhen realitet dhe për ne shqiptarët. Me një formacion dukshëm të prirur për të bërë një ndeshje të zgjuar, kuksianët luajnë me dinakëri në fillimin e ndeshjes, me Metalurhun që nuk e asfikson në gjysmëfushën e tij, e verilindorët që bëjnë presion nga larg.

Për më tepër dhe fati duket se i buzëqesh, kur në minutën e 18-të, një top i devijuar përfundon në traversën e Halilajt. Gjithsesi vendasit arrijnë të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 26-të, me Dimitrov që finalizon një aksion kryevepër. Deri në fund duhen dhe 75 minuta dhe Kukësi duket se frikësohet e tërhiqet pas por duke ngritur një mur para sulmeve të ukrainasve. Halilaj është i pakalueshëm, ndërsa hapësirat e veprimit në zonën e kuksianëve janë me pikatore, aq sa ukrainasit e kanë të vështirë të gjejnë rrugën e rrjetës. Kukësi dhe në kampionat ka treguar se mbrojtjen e ka pikën e tij të fortë, dhe mbrojtja do të vihet në provë serioze në gjithë fraksionin e dytë, kur të gjithë me radhë nga Laziç, e deri te Dimitrov do të provojnë të gjejnë golin që do të çojë sfidën në shtesë, por nënkampionët e Shqipërisë rezistojnë. Në 15 minutat e fundit, Malindi lë ekipin me 10 vetë duke dalë nga fusha me karton të kuq. Për Kukësin tani nevojitet 15 minuta prej heronjsh dhe në fakt ekipi i Cungut përpiqet të mbërthehet pas çdo minute. Tetë minutat e fundit, ato të shtesës janë dhe minutat e historisë, të cilat Kukësi I luan me forcën e ëndrrës së tij deri në vërshëllimën e fundit, që çliron mbi tapetin e stadiumit “Metalurh” shpërthimin e festës kuksiane. Kukësi e bëri realitet ëndrrën, sepse besoi në mrekulli.
/S.Sport
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Kukësi në histori. Kualifikohet në play-off e E. League

1006029_152229084982059_98684564_n.jpg

Ec aty djemt e malsis
 
Redaktimi i fundit:

rapboy

Antar Aktiv
Titulli: Kukësi në histori. Kualifikohet në play-off e E. League

perpararrypat
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kukësi në histori. Kualifikohet në play-off e E. League

Po u thashe une se do ece ky ekip :p .......te shohim sot shorteun me ke do jet ne play off urime per rekordin e pare ne histori te futbollit shqiptar
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Kukësi në histori. Kualifikohet në play-off e E. League

Bar Sport
Këta janë rivalët me të cilët mund të ndeshen skuadrat shqiptare :

Skëndërbeu do të luajë me njërën nga: Stuttgart (Gjermani), Betis (Spanjë), Spartak Moskë (Rusi), PAOK (Greqi), Chernomorets Odesa (Ukrainë)

Kukësi do të luajë me njërën nga: Fiorentina (Itali), St-Etien (Francë), Rubin Kazan (Rusi), Trabzonspor (Turqi), Sherif Tiraspol

Shorti LIVE ne SS1 dhe SS1HD, ora 12:00
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Kukësi në histori. Kualifikohet në play-off e E. League

Urime Kukesit per suksesin e arrijtur.

Nese dhe me tutje besojne ne mrekulli dhe me pak fat ne shortin qe do te hidhet edhe mund te bej edhe nje hap shtese, por edhe nese nuk e ben, keta djelmosha kane treguar se dine te luajn futboll...kjo ka rendesi.

Suksese te metutjeshme Kukesit dhe Skenderbeut
 

rapboy

Antar Aktiv
Titulli: Kukësi në histori. Kualifikohet në play-off e E. League

drini i bardhe drini i zi sk ma mirese sekuksanali
 
Top