Kukësi pranë kualifikimit

cent

...Lontano
2dqqdyw.jpg
Kukësi ledhaton Europën. Nënkampionët e Shqipërisë vazhdojnë ëndrrën në Europa League duke siguruar një sukses që ndoshta mund t’i garantojë një vend në histori. Blutë e Cungut kaluan 3-2 në një ndeshje rokamboleske kundërshtarët e Sarajevos në “Qemal Stafa” duke e mbajtur të hapur llogarinë e kualifikimit për në raundin e tretë paraeliminator. Të mbështetur nga mijëra tifozë dhe euforia e ëndrrës evropiane, kuksianët arritën të mos binin pre e tensionit pas disavantazhit të përkohshëm që u sigurua brenda pak sekondave nga skuadran boshnjake. Shkëndijën e parë të ndeshjes e dha Kukësi me sulmuesin serb, Popoviç në minutën e 7 por e djathta e tij rezultoi e pafuqishme për të shqetësuar portën kundërshtare. Miqtë nga Sarajeva u shfaqën kërcënuas disa minuta më pas me një tranversë, ndërsa mesfushori i majtë, Ylli Hoxha përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes kundërshtare duke vjedhur topin që zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t. Ne minutat në vazhdim, frenat e lojës i morën miqtë që pas presionit të vazhdueshëm në zonën e Halilit, përfituan nga gabimi i Popovic, i cili e ndali në rrjetën e skuadrës së tij goditjen e dënimit të ekzekutuar në minutën e 32-të.

Ky gol rezultoi një goditje e madhe për ekipin e Armando Cungut që disa sekonda më vonë mori edhe goditjen e dytë pas një aksioni model të boshnjakëve që u finalizua nga Todoroviç. Por pjesa e parë ka kohë edhe për një gol sepse, Popoviç shlyen gabimin duke shtyrë në rrjetë mes rrëmujës, topin e ekzekutuar në goditjen e këndit nga Karabeci. Fraksioni i dytë i lojës zgjoi kuksianët që rriten presionin dhe e dominuan kundërshtarin fizikisht duke mos i lënë shumë hapësira. Gerhard Progni nuk u tregua i saktë pasi u gjend i vetëm në të djathtën e sulmit duke e çuar topin pak metra larg shtyllës së djathtë pingule të portierit Bandoviç, por është pikërisht ky i fundit që bën një gafë të në minutën e 58-të, duke i falur një top kapitenit Igli Allmuça, i cili bëri detyrën duke rivendosur sërish avantazhin për skuadrën e Cungut. Minutat në vijim rrodhën më te qeta ku të dyja skuadrat nuk rrezikuan e ulën ritmin, duke bërë paqe me këtë rezultat që gjithsesi mbetet i hapur për sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në Sarajevë.
/S.Sport
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Kukësi pranë kualifikimit

Bravo ,cunat e kuksit me te mire se kombetarja jone lol
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Kukësi pranë kualifikimit

Veshtire shume do te jete ne Bosnje
Shpresoj qe Kukes te shkoj me perpara te paren gol e dha futbollisti kosovar yll hoxha
 

BuRreLsss

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kukësi pranë kualifikimit

Ca mora vesh une qe qarkullonte 1 video online te sherrit midis tifozave shqiptar dhe boshnjak ?!?!?! :p
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Kukësi pranë kualifikimit


Golat ne kete ndeshje
 
Top