• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kultura dhe arti ilir

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
KULTURA DHE ARTI ILIR

pellazget-iliret-shqiptaret.jpg

9f988cb4-2c14-4625-8ac0-b38f29f862c8---0.jpg


arti-ilir.jpg

Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes.Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.
Gjatë periudhës së parahistorisë, ilirët kishin të zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Arti figurativ ka qenë pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës.Motivet gjeometrike që zbukuronin qeramikën punoheshin me tekniken e gërvishtjes dhe të mbushjes së figurave me ngjyrë të bardhë. Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës.

Figurat gjeometrike më të pëlqyeshme kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin. Parimet estetike të zbatimit të artit dekorativ ilir janë simetria dhe harmonia e kompozimit të motive, përshtatja e kompozimit me formën e objektit dhe hijeshimi i pjesëve më të dukshme të sendeve. Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve, që, së bashku me parimet e tij bazë, i kanë dhënë artit deokrativ ilir një bukuri të veçantë, shumë të pëlqyeshme edhe për artëdashësit e kohëve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.

Image result for arti dekorativ ilir

Kultura e ilirëve karakterizohet për lashtësinë e traditave të saj dhe për veçoritë etnike që ka. Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V p.K., kur një sërë objektesh morën forma të përkthyera, tipike ilire, me një art dekorativ të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Kjo kulturë u formua në sajë të marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkrahinore ilire, në kushtet e fuqizimit të artizanatit vendës dhe të këmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjë. Në bazën e kulturës ilire qëndron niveli i lartë i punimit të qeramikës dhe veçanërisht i punimit të objekteve prej argjendi e prej ari, veçanërisht në Dardani. Ilirët përdornin forma të ndryshme enësh tryeze, enë për mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enë rituale.

Karakteristike për ilirët janë enët me dy vegla të ngritura lart mbi buzë, që përdoreshin për të pirë. Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdoreshin për veshjen dhe zbukurimin e trupit, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari. Me shumicë punoheshin armët e sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndër to ka forma që janë tipike ilire, siç janë hanxhari me kurriz të përkulur dhe përkrenarja ilire. Po kështu të ndryshme janë edhe veglat e punës prej hekuri.

Gjatë shek. V-II p.K. kultura ilire arriti një nivel të ri lulëzimi, me zhvillimin e kulturës qytetare. Karakteristikë dhe meritë e ilirëve është se ata nuk qëndruan të izoluar vetëm me kulturën e tyre tradicionale, por ditën të huazonin çdo gjë përparimtare, bashkëkohore, si në ekonomi, në organizimin politik, ashtu edhe në fushën kulturore. Zhvillimi i kulturës qytetare u shoqërua me përhapjen e ndikimit helen në Iliri, ashtu si në të gjithë Mesdheun. Një sëre qendrash prehistorike u kthyen në qytete dhe përkrah tyre lindën shumë qytete të reja. Këto qytete ishin të rrethuara me mure të fuqishme mbrojtëse, të pajisura me porta e kulla të shumta.

Image result for arti dekorativ ilir

Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit të qyteteve bashkëkohore të Greqisë, që në atë kohë u përhap në gjithë pellgun e Mesdheut. Banesat një-e dykatëshe ishin të ngritura me gur të punuar, me planimetri të njëjtë me banesat helene. Qytetet u pajisën me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetëm teatri i Bylisit, i ngritur në shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesë e jetës së kulturuar ishin edhe shëtitoret e portikët ku njerëzit, veçanërisht aristrokraciam, duke shëtitur, zhvillonin biseda shoqërore, filozofike e politike. Në këto vende, gjatë shëtitjes, jepeshin edhe mësime. Monumente të këtilla kulturore janë zbuluar në gërmimet erkeologjike në Bylis e në Nikaja të Fierit si dhe në Dimal (në rrethin e Beratit). Në Bylis, pranë teatrit ishte ndërtuar stadiumi, gjimnazi dhe shëtitorja. Një teatër është zbuluar në Nikaja,
 

Vvetoni

Larguar
Po e paramendoj pas 1 mijë viteve qysh kemi me i mashtru pasardhësit me Tunën edhe zogun e saj si definicion të "artit".
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
LUGINA E MBRETثRVE ILIRث, gurët më se 2000 vjeçarë të gdhendur nga dora e një kulture pak të njohur në ditët e sotme

Selce-cove-640x480.jpg


Edmond Prifti/.-

Në se do të flasim për vendndodhjet arkeologjike e vendbanimet e lashta me vlera trashëgimore dhe kulturore, Shqipëria Juglindore ‘strehon’ në territorin e saj me qindra të tilla, por fatkeqësisht pjesa më e madhe e siteve arkeologjike janë lënë në mëshirë të fatit.

Emra, qytete të sotme e ‘dashuri sezonale’ kanë zhgarravitur gurët më se 2000 vjeçarë të gdhendur nga dora e një kulture pak të njohur në ditët e sotme.

Po flasim për një zonë të lënë nën pluhurin e kohës dhe harresës, si ajo e Selcës së Poshtme, vendndodhja e lashtë ilire e fisit të Dasaretëve, që daton nga shekulli i IV-të dhe III-të p.e.sonë. Pesë varret monumentale, të vjedhura fillimisht që nga antikiteti, e më tej nga ekspeditat e huaja, por të gërryera ende sot ato shkëmbinj shtufi nga individë të papërgjegjshëm, me emra qytetesh që i gjen rëndom të shkruara mbi sarkofagët e lashtë apo brendësinë e varreve, tregojnë se sa vëmendje i japim kulturës sonë. Shumëkush në një ekspeditë të quajtur mbase kulturoro-turistike do të pyeste se ku janë gërmimet në këtë “Luginë të Mbretërve”, siç i vunë emrin disa prej nesh, marrë shkas nga magjia e ndërtimit të lashtë ilir, krahasuar me emërtimin e ngjashëm në Egjipin e Lashtë, apo atë “Cep të Ilirisë së Poshtme”, që përshkruan Kuteli.

Ne, e gjetëm atë në kodrinën sipër Selcës së Poshtme, pothuajse të harruar krejt. Ura e Golikut, vijimi i së famshmes “Egnatia” Ndërsa mikrobuzët plot me të rinj nga Tirana dhe Elbasani, pjesë e “High Albania Mountain Club” dhe të klubit “Alpinizmi, Ski & Turizëm Malor” i qytetit të Elbasanit, duke ecur në autokolonë, marrin në të djathtë të rrugës kombëtare drejt Proptishtit, atje ku ka filluar tashmë të hapet rruga e re, e cila pritet të çojë vijimin e lotit Tiranë-Elbasan, drejt Qafës së Plloçës në Korçë. Veçse disa kilometra nga rruga e paasfaltuar ende ku punon kompania “Salillari”, na shfaqet ura e lashtë e Golikut, vijimi i së famshmes veprës së artit të lashtësisë Egnatia, apo siç njihet ndryshe Via Egnatia. Kjo urë, e ndërtuar në shekullin e XVII-të, ndodhet veçse 40 kilometra larg nga qyteti i Pogradecit. ثshtë e gjatë 17 metra, 3 metra e gjerë dhe 10 metra e lartë. Funksionimi i kësaj rruge të lashtë çoi edhe në zhdukjen përfundimtare të qytetërimit të hershëm të Pelonit, apo vendndodhjes sonë finale “Varret e Lashta Ilire të Selcës së Poshtme”.

Drejt kodrinës ‘së pazbuluar’ të varreve mbretërore ilire Pas gati 20 kilometrash nga rruga nacionale Elbasan-Pogradec, arrijmë në Selcën e Poshtme. Në godinën më të madhe të fshatit, Igli, 10-vjeçar, i biri i një prej banorëve të komunës, nuk është aspak i çuditur për ardhjen tonë, por na ndjek përgjatë gjithë rrugëtimit deri në kodrën ku ndodhen varret e lashta, madje kur e pyet na thotë se kryesisht janë të huajt ata që hasen më shpesh në këtë zonë, madje që flenë pranë varreve të lashta ilire. Në pjesën e sipërme të këtij fshati të harruar prej vitesh, gjenden edhe rrënojat më të lashta të vendbanimeve ilire, të vetmet varre të punuara në shkëmb, të cilat datojnë nga shekulli IV-të dhe i III-të p.e.sonë.

Në fillim të shekullit III-të p.e.sonë ajo u bë kryeqendra e rajonit ilir të Dasaretias. Varret monumentale të Selcës së Poshtme, por edhe zbulimet e tjera arkeologjike, flasin për një rajon tejet të zhvilluar në lashtësi, një vend, ku jetoi dhe u varros edhe mbreti ilir Klit. Rrënojat e këtij vendbanimi, të ish-Pelionit të lashtë, u zbuluan rastësisht nga një banor në vitin 1967, duke e rilidhur këtë zonë me prijësit e shquar ilirë, si dhe betejat e Filipit e më pas të Aleksandrit të Maqedonisë në këtë zonë. Fshati në pjesën e sipërme është pothuajse i braktisur.

Shumë prej shtëpive janë në atë gjendje siç u ndërtuan shumë vite më parë. Varret e lashta ilire Pesë varret e ndërtuara në shkëmb, disa qindra metra nga zona e banuar, apo më saktë ato forma guvash të gdhendura në pjesët shkëmbore të kodrinës, shoqërohen me pjesë fasade, ndërsa dyert e mëdha shkëmbore që ekzistonin dikur si portat që të çonin në jetën e përtejme, nuk ekzistojnë më, por gjurmët e tyre shihen ende të thella, e të lëna në dyshemenë hyrëse. Sipas të dhënave arkeologjike, ndërtimi i varreve ka vazhduar gjatë gjithë shekullit të III-të p.e.sonë, që përkon me periudhën e lulëzimit ekonomik të këtij qyteti më të rëndësishëm të Shqipërisë Juglindore në vijim të rrugës antike Egnatia, në luginën e Shkumbinit.

Varri më i hershëm i fillimit të shekullit III. p.e.sonë ka ruajtur skemën e zakonshme të varrit me qemer me dhomën e varrimit 3.80 X 3.50 metra, të gdhendura në shkëmb dhe me një paradhomë të hapur. Gjysmës së I-rë të shekullit të III-të p.e.sonë, i takon një varr tjetër, i vendosur disa metra pranë të parit. Dhoma e varrimit ruan planimetrinë katërkëndëshe, me tavan të punuar në formë qemeri, ndërsa fasada e varrimit është trajtuar me pamjen e një portiku të ordrit jonik, me gjatësi 6.50 metra e lartësi 3 metra. Pjesa qëndrore në formë eksedre ka një hyrje monumentale që të çon në një kenotaf të punuar në shkëmb.

Dy pjesët anësore të drejta janë zbukuruar me relieve të punuara në hapësirën midis pilastrave jonike, që zbukurojnë fasadën. Varri i katërt, më i madhi për nga përmasat, por i realizuar më dobët nga ana artistike, i takon gjysmës së II-të të shekullit të III-të para erës sonë. Ai ka qenë punuar me një fasadë 70 metra të gjatë dhe 5-6 metra të lartë në një zonë të re të të njëjtit brez shkëmbor, ku gjenden edhe varret e tjera. Dhoma e varrimit është e vendosur në pjesën solide të shkëmbit. Ajo ka formë katërkëndeshe 3.5 x 3.1 metra, me tavanin e punuar në formë qemeri dhe me një sarkofag, të vetëm në krahun e majtë të hyrjes. Dhoma ka qenë e zbukuruar me afreske, të cilat janë shkatërruar më vonë nga grabitësit, ndërsa fasada e varrit ka qenë e trajtuar me pamjen e një tempulli me dy pilastra jonike në anët e hyrjes, që mbanin një fronton të punuar veçmas. Nga libri “Arkeologjia” përmendet se “të gjitha varret monumentale të Selcës kanë qenë grabitur që në kohërat antike.

Varri me fasadë në formë portiku ka qenë përdorur për herë të dytë në fund të shekullit III-të p.e. sonë për të varrosur anëtarët e një familjeje të pasur”. Prof. as. dr. Skënder Aliu përmend në një studim të tij se “Peloni është kryeqendra e shtetit të parë Ilir që prej neolitit të vonë dhe origjina e nënës së Aleksandrit të Madh. Kufijtë e shtrirjes së Dasaretisë antike, ndonëse ende nuk dihen me saktësi, por ajo që dihet është se shtrihej mbi pellgun e Korçës, mbi fushën e Devollit, mbi pllajën e Kolonjës, e shkonte tutje në zonën e liqeneve të Prespës, madje deri në ujërat e liqenit të Ohrit, për të vijuar më pas drejt kodrave të Grabovicës, por sigurisht shumë më gjerë se kaq… Në gjithë këtë hapësirë janë gjetur dëshmi arkeologjike”.

Nga studimet e plota të arkeologut Neritan Ceka në botimin “Qyteti Ilir i Selcës së Poshtme”, përshkruhet gjithashtu edhe për pjesët e kalasë, rrënojat e së cilës gjenden në pjesën e sipërme të kodrës, si dhe gjetjeve të pasura arkeologjike që përfshijnë vitet 2700-2100 para Krishtit, duke vijuar deri në vitet 480-570 para Krishtit”. /s.s/


Selce-cove12.jpg
 
Top