Kupa e Shqiperise, Vllaznia kalon pengesen durrsake

alfonci

Veri investigatio
Kupa e Shqiperise, Vllaznia kalon pengesen durrsake
Ne takimin me delikat te dites, Vllaznia-Teuta, shkodranet fituan 3-1 duke prere edhe bileten e kualifikimit pasi ne ndeshjen e pare u munden 1-0.

Kupa e Shqiperise ne futboll ka hyre ne nje faze interesante pasi jane luajtur sot edhe ndeshjet e kthimit per turin e dyte.

Keshtu, ne takimin me delikat te dites, Vllaznia-Teuta, shkodranet fituan 3-1 duke prere edhe bileten e kualifikimit pasi ne ndeshjen e pare u munden 1-0.

Fitore te thelle ka arritur Partizani qe mundi Burrelin me rezultatin 5-0, ndersa Tirana shkaterroi Lushnjen me te njejtin rezultat. Gjate ketij takimi ra ne sy forma e mire e korcarit Memelli, i cili shenoi 4 gola. Nuk ngelet pas as Dinamo qe mundi 4-0 Skenderbeun dhe preu bileten per me tej.

Ne perplasjen Flamurtari-Bylis, fitues kane dale vlonjatet, te cilet fituan 2-1 dhe u kualifikuan, ndersa Besa beri formalitetin ndaj Kastriotit duke fituar 2-0. Ne turin tjeter eshte kualifikuar edhe Shkumbini pasi mundi 2-0 Apolonine.

Ndeshjet cerekfinale te Kupes se Shqiperise do te jene; Tirana-Elbasani, Vllaznia-Dinamo, Flamurtari-Partizani dhe Shkumbini-Besa.

top-channel.tv
 

fc bayern

Anëtar i ri
Titulli: Kupa e Shqiperise, Vllaznia kalon pengesen durrsake

forca vllaznia
dhe kupen dhe kampionatin
 
Top