Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Gjatë viteve të fundit, unë kam debatuar shpesh me ateistë nëpër dhoma diskutimesh, në forumet e diskutimeve dhe në programin radiofonik Besimi dhe Arsyeja. 1 nuk e di si është problemi me ta, por kam zbuluar se shumicës së tyre nuk u pëlqen të bëjnë detyrat e shtëpisë. Ata e sulmojnë krishterimin, shpesh edhe e keqinterpretojnë dhe nuk arrijnë të mësojnë kur i korrigjon. Dua të them, kjo gjë është vërtetë e habitshme. Duket sikur atyre nuk u intereson saktësia për sa kohë që mund të mohojnë Perëndinë. Nën dritën e kësaj, unë kam ormuluar listën e sugjerimeve të mëposhtme për ateistët me shpresën se ata do ta përmirësojnë përqasjene tyre.

Shumë atesitë do të tallen me këtë listë, do ta përqeshin atë, do të thonë se edhe unë jam ajtor për të njëjtën gje, etj. Këtë e pres, pasi ata mohojnë Perëndinë e vërtetë e të gjallë dhe duket sikur duhet të debatojnë e të vënë në dyshim pothuajse çdo gjë. Për shkak të ngacmimit të tyre të vazhdueshëm dhe qëndrimit kundërshtues që duket se dominon në çdo gjë që thonë, unë jam bërë gjithnjë e më ngurrues për të debatuar me ta pasi duket sikur ata thjesht nuk duan ta studiojnë atë që kritikojnë dhe nuk duan t’i paraqesin argumentat e tyre në një mënyrë bindëse dhe jo të paqëndrueshme. Ata përdorin shumë shpesh terma përbuzës, fraza poshtëruese dhe refuzojnë të mësojnë. Megjithatë, po e lë këtë temë. Në vijim jepet lista e sugjerimeve që kam për ateistët.

1. Kuptojeni atë që sulmoni- Kjo është një gjë e stërmadhe për ateistët. Ata e sulmojnë krishterimin dhe, sipas opinionit tim, vazhdimisht nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë po kritikojnë.

2. Mësoni teologjinë biblike- Shumë përgjigje ndaj kundërshtimeve mund të gjenden në teologjinë bazë të krishterë. Për shembull, Trinia nuk do të thotë tre perëndi. Jezusi ka dy natyra: hyjnore dhe njerëzore. Shfajësimi është një akt ligjor dhe mëkati është një problem ligjor.

3. Mësoni nga korrigjimi- Kur u korrigjohet një kuptim i gabuar i krishterimit ata shumë shpesh e mohojnë korrigjimin dhe mbrojnë gabimin e tyre.

4. Mos jini budallenj- E fortë kjo për ta. Por mund ta bëni nëse mundoheni pak.

5. Mos përdorni deklarata zjarrvënëse- Si ajo që përdora unë te pika 4. Ajo ishte një shembull se çfarë të mos bëni pasi kjo gjë ngre blloqe emocionale që pengojnë diskutimin racional. (Më duhet ta pranoj se kjo është diçka së cilës mezi i rezistoj kur merrem me ateistët. Ndoshta ju mund të thoni se jam lodhur së tepërmi pas gjithë dialogjeve që kam pasur me ta, por kjo është diçka me të cilën dueht të punoj.)

6. Mos përdorni terminologji me ngarkesa emocionale- Kjo vetëm sa ju shpërqendron nga argumenti. Për shembull, ateistët përdorin terma si magjia, perëndia magjik i qiellit, fantazia e krishterë, mitologjia e krishterë, etj, kur sulmojnë krishterimin. Terma të tillë vetëm ju mbyllin dyert e komunikimit.

7. Tregoni respekt për çfarë ne besojmë- Nuk është nevoja të bini dakrod me krishterimin. Por duhet të kuptoni se nëse ju, për shembull, fyeni Jezusin që ëshët Shpëtimtari ynë, gjithçka që bëni është se nxirrni keq veten tuaj, i vini njerëzit në pozitë mbrojtëse dhe i bëni ateistët, në përgjithësi, të duken si tallës të potershëm.

8. Përdorni logjikën dhe provën- kur përpiqeni të refuzoni krishterimin.

9. Lexojini pasazhet biblike sipas kontekstit- Duket sikur ateistët nuk pranojnë ta bëjnë këtë dhe thjesht hidhen në një seri “kundërshtishë” standarte pa hetuar kontekstin.

10. Mos bëni copy paste prej faqeve anti të krishtera në internet- Shumë shpesh ateistët lejojnë që të tjerët të mendojnë në vend të tyre dhe të bëjnë kërkime në vend të tyre, kështu që bëjnë një copy paste shumë të keq duke dhënë materiale të kërkuara keqas nga faqe të tjera.

Jam i sigurt se do ta modifikoj këtë listë me kalimin e kohës dhe jam i sigurt se ateistët do të më sulmojnë për këtë listë, do të thonë se jam hipokrit, i paarsyeshëm, etj. Siç thashë edhe më parë, ata debatojnë për gjithçka.

1. Në debatet formale publike që kam pasur me Eddie Tabash, Edward Kagin dhe Dan Barker kam parë se ata janë shumë më të sjellshëm se ata që konsiderohen “ateistë interneti” tipikë, por edhe ata kanë nevojë ta studiojnë më në imtësi atë që kritikojnë.

2. Fjala i potershëm i referohet nja personi që nuk ka vetëkontroll, që është i pashtruar, i zhurmshëm dhe i vështirë.

Burimi: Jezusi/org
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Ferri Krishter, Ferri Pajan, Ferri Islamik, Ferri Hindu, gjithkund vetem zjarr. Ti besosh fese, Zoti qenka mishpjeks.
(Victor Hugo)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Ti besosh fese

Para se t'i besosh fese, duhet besuar Zotin si Krijues, pastaj te ndjekesh parimet e Tij. Ne kete menyre s'ke per t'pare kurre zjarr :D
 
Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë debatime paqësore midis këtyre palëve :) gjithsecili do këmbënguli në idetë e veta dhe besimet e veta kështu që gjithmonë do ketë acarime, kontradita dhe ndonjëherë dhe të ashpra ..
 
xhebrail

Mangup me Licenc

Jam i nje mendje me ty po si ja ka nis ketu ka mu bo si ne PALESTIN ja ne IRAK
 
Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

10. Mos bëni copy paste prej faqeve anti të krishtera në internet- Shumë shpesh ateistët lejojnë që të tjerët të mendojnë në vend të tyre dhe të bëjnë kërkime në vend të tyre, kështu që bëjnë një copy paste shumë të keq duke dhënë materiale të kërkuara keqas nga faqe të tjera.

Për këtë pikë jam shumë dakord por përderisa edhe vetë besimtarët bëjnë më së shumti copy-paste kjo nuk mund të quhet një këshillë e dobishme.Ne i kemi këtu,i pyet për ndonjë gjë dhe të sjellin citate të tëra ,të thuash se ne të tjerët nuk dimë ta përdorim internetin.Nejse mirë e ka thënë ky cilido qoftë,veç duhet të pranojë dhe kuptojë që më parë duhet ta nisë nga vetja.
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë debatime paqësore midis këtyre palëve :) gjithsecili do këmbënguli në idetë e veta dhe besimet e veta kështu që gjithmonë do ketë acarime, kontradita dhe ndonjëherë dhe të ashpra ..

Do kete gjithmone kontradita kur tjetri kerkon te mbushe mendjen tende me mbeturinat qe ka i vete ne koke. Te gjithe thone qe feja eshte diçka personale, por bejne llap e llap gjithe diten me ligjerime fetare per te skllaverizuar mentalisht sa me shume njerez.
 
ricky_ch

******
Pe: Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

10. Mos bëni copy paste prej faqeve anti të krishtera në internet- Shumë shpesh ateistët lejojnë që të tjerët të mendojnë në vend të tyre dhe të bëjnë kërkime në vend të tyre, kështu që bëjnë një copy paste shumë të keq duke dhënë materiale të kërkuara keqas nga faqe të tjera.

Për këtë pikë jam shumë dakord por përderisa edhe vetë besimtarët bëjnë më së shumti copy-paste kjo nuk mund të quhet një këshillë e dobishme.Ne i kemi këtu,i pyet për ndonjë gjë dhe të sjellin citate të tëra ,të thuash se ne të tjerët nuk dimë ta përdorim internetin.Nejse mirë e ka thënë ky cilido qoftë,veç duhet të pranojë dhe kuptojë që më parë duhet ta nisë nga vetja.

E ti nuk bëre copy-paste?

Ti edhe Lauri me kompaninë u lodhët duke hulumtur internetin
për të gjetur faqe kundër Islamit...

Ti e din shumë mirë kush të përqeshë!
 
ricky_ch

******
Pe: Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Do kete gjithmone kontradita kur tjetri kerkon te mbushe mendjen tende me mbeturinat qe ka i vete ne koke. Te gjithe thone qe feja eshte diçka personale, por bejne llap e llap gjithe diten me ligjerime fetare per te skllaverizuar mentalisht sa me shume njerez.

Po e si thu, të durojmë ty e shokët e tu duke tentuar të na shisni mbeturina?

Në pazar ka lloj-lloj malli, por askush nuk të detyron të blesh.
Nuk të pëlqen, anshkalon! Shumë thjesht. Flej shlirë!
 
Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Pe: Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

E ti nuk bëre copy-paste?

Ti edhe Lauri me kompaninë u lodhët duke hulumtur internetin
për të gjetur faqe kundër Islamit...

Ti e din shumë mirë kush të përqeshë!

Po Ricky e di mirë kush të përqesh.Për pjesën tjetër po të përgjigjem thjesht ty edhe ç'do islamisti tjetër këtu,nuk ma ndjen fare për islamin dhe as për krishtërimin.Nëse sjell gjëra kundër fesë islame.. e ke shumë gabim,nganjëherë nuk është nevoja.I kemi parë tashmë kapacitetet e tyre prandaj nuk ja vlen më.Të paktën unë edhe ndonjë arsyetim timin e bëj nuk përgjigjem me sure edhe me gjeagjëza copy-paste.Nëse të duket sikur sulmoj islamin edhe ç'do fe tjetër përsëri e ke gabim.Por nuk lejoj që njerëz me lavazh në tru të më thonë që osmanët nuk ishin pushtues,nuk lejoj që të predikojnë mjekrrat që Skënderbeu ishte kryqtar.Nuk lejoj që të tentojnë ta shpallin armik të kombit ç'do gjë që nuk kishte mjekërr.Sot flasin nëpër faqe neti, nesër dalin në rrugë,pasnesër bëhen xhihadistë si 3 vëllezërit e tyre që u vranë në Siri.Gjykoj në përgjithësi që propaganda fetare e lejuar në faqe neti kështu si bëhet edhe këtu është një gabim i madh që do i sjellë pasojat më vonë.Nëse besimi është individual,atëherë i tillë duhet të mbetet,nuk ka pse mbushen faqet e netit se si u konvertua në islam ,prostitua,narkomania,apo ç'do gjë tjetër.Nuk ka pse dalin përralla fëmijësh ku kastravecat shkruajnë allah dhe trupat e fëmijëve të porsalidur lyen që të shkruajnë allah,është injorante dhe irrituese e gjitha kjo.Në përgjithësi ju nuk kuptoni një gjë të thjeshtë,me moton tuaj propagandistike mendoni se do këtheni në islam të paudhë,ndërkohë që bëni të kundërtën,edhe ata që janë të dyzuar i hidhni kundrra vetes.Nuk sulmoj islamin nëse nuk më sulmon ai mua.Bëni një mbledhje islamiste edhe rrini rehat ndonjë javë,dmth pa propagandë.Ke për të parë që askush nuk do merret dhe askush nuk do ofendojë, as islamin dhe as dreqin me brirë.
 
ricky_ch

******
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Po të përgjigjem shkurt, se po e shoh se e ke humbur rrugën në temë.

Edhe ti mbaje Skenderbeun për vete, nëse Skenderbeu të duket
se ka bëre mirë,, nuk lejoj të më imponohet jo ai po as dreqi i mallkuar.
Të pëlqeftë mbaje edhe në rrs me to.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

hahahahaha..Sa kot keshillat,,me ngjajn me ato keshillat ne Cerdhe,,kur i thau nje femije,,:meso te sillesh,,te ushqehesh,,dhe te flasesh,,,
Keshtu qe ne ate nivel llogjike me duken.
Gjithesesi per copy-past veq fetaret nuk duht te flasin..sepse jane te vetmit qe jetojn ne baze te nje copy past qe nga lashtesia njerzore..imagjino se mbi cfare mbeshetesin jeten,parimet,besimin e ecjen perpara,,,
gjithesesi kush do me besu e drejta e tij/saj...ama kurre sesi s"me pelqejn idet e mbeshtetura mbi filozofi teologjike,,,me duken perralla teper feminore per te qene drejtues ne nje jete njerzore te nje individi.
Gjithesesi mendimi i im.
 
Nuk ështe se nuk sjellin copy-paste, por shihe
njëhrerë kush tha.
Askund nuk shkruan se është e ndaluar nëse
sillet diçka që veç është e argumentuar dhe vërtetuar.
 
Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Po të përgjigjem shkurt, se po e shoh se e ke humbur rrugën në temë.

Edhe ti mbaje Skenderbeun për vete, nëse Skenderbeu të duket
se ka bëre mirë,, nuk lejoj të më imponohet jo ai po as dreqi i mallkuar.
Të pëlqeftë mbaje edhe në rrs me to.
Po kjo RRS çfarë ishte se nuk e kuptova? E pra meqënse u përgjigje shkurt po të përgjigjem edhe unë shkurt.Në RRS ta mbani edhe ju bashkë me propagandën tuaj.Nëse mendoni se shqiptarët vdiqën dhe erdhën devetë e shkrretëtirës harrojeni,nuk j'u lejon njeri të përdhosni historinë tonë.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Kur zdrukthtari i flet doktorit per terapi, per barna, per metoda t'sherimit, si duhet trajtuar pacientet e te ngjajshme, padyshim se doktorit do t'i duhej t'ja tregoje vendin ku e ka zdrukthtari. Keshtu eshte puna e jo-besimtareve (ateisteve), dhe atyre qe s'ja kane fare haberin fese. Futen aty ku s'kane lidhje fare, vetem per t'shkaktuar huti tek te tjeret, percarje ne mesin e te tjereve, duke u vetquajtur "Patriot", e ne realitet jane vetem patriot virtual, qe llomotitin vetem prane nje monitori. Ndaj, une e shoh te arsyeshme qe personat e tille, t'i trajtojme me terapi speciale, sepse si te tille konsiderohen shume te rrezikshem per kombin shqiptar, sic ishte xhaxhi Enver !:zjarr:
 
ricky_ch

******
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kur ateistët debatojnë me të krishterët

Po kjo RRS çfarë ishte se nuk e kuptova? E pra meqënse u përgjigje shkurt po të përgjigjem edhe unë shkurt.Në RRS ta mbani edhe ju bashkë me propagandën tuaj.Nëse mendoni se shqiptarët vdiqën dhe erdhën devetë e shkrretëtirës harrojeni,nuk j'u lejon njeri të përdhosni historinë tonë.

Tek propagada jonë qëndron e vërteta, tek e juaja
vetëm rrena e trillime sillni. Ky ështe dallimi.
 
Top