Kur dëshiron të ikë nga jeta jote, “hapi portat” dhe lëre të shkojë


Kur dikush dëshiron të dalë nga jeta juaj, lëreni të shkojë.
Le t’u hapë vend, atyre që do të vijnë.
Mos i mbani ata që nuk duan të qëndrojnë në jetën tuaj
Natyrisht nostalgjia është e fortë, por shumë shpejt ai person nuk do t’ju mungojë më.
Nëse dikush kërcënon të largohet, le të shkojë njëherë e përgjithmonë.
Është mirë që vetëm ata që duan të qëndrojnë të mbeten pranë jush.
Kur dikush ju thotë: “Ka mbaruar!” Mirë, mos e lutni të qëndrojë, mos e lini derën hapur, me shpresë se një ditë do të kthehet tek ju. Pranoni se dashuria mund të përfundojë.
Por vendosni një shenjë në hyrjen e zemrës suaj: “Kushdo që ikën me dëshirën e vet, nuk hyn më. Firmosur, dashuria për veten”.
Kur një ditë, dikujt i vjen keq që është larguar dhe dëshiron të kthehet, do të jetë tepër vonë.
Kur dikush largohet, mos jetoni duke pritur që të kthehet dhe të kërkojë një mundësi tjetër.
Ai tashmë kishte shansin e madh për të qëndruar në jetën tuaj, por zgjodhi të largohej.
Mos prisni dikë që ka zgjedhur të takojë njerëz të tjerë. Nëse një ditë ai do të kuptojë se askush nuk është më mirë se ju dhe do të trokasë në derën tuaj me një fytyrë të penduar … mos e hapni!
Mos prisni dikë që në kohët e fundit dinte të tregonte vetëm gënjeshtra, që lexonte mesazhet tuaja me vonesë, që gjente justifikime patetike për të kompensuar mangësitë e veta.
Mos prisni dikë që ju ka përdorur si një opsion. Nëse ai duhet të kthehet duke thënë se ju jeni të rëndësishëm … mos e besoni! Nëse ai do t’ju telefonojë … mos u përgjigjni!
Sepse mos harroni, dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për pauzë për reflektim, ajo nuk është kurrë konfuze, nuk kërkon shfajësime. Kurrë.
Mos harroni se dashuria nuk i ikën vështirësive të para. As edhe të dyta, të dhjeta, të njëqindta. Dashuria e vërtetë nuk ikën, por shkon me ju.
Mos harroni se një person që kujdeset për ju nuk do të dëshirojë kurrë t’i luteni.
Nuk do t’ju lejojë të luteni për dashuri, por do t’ju ofrojë gjithçka që ka, pa ia kërkuar. Kurrë.
Mos harroni se dashuria e vërtetë mbetet. Gjithmonë.

Bota.al
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Edhe ai qe ke sjell ne jete,nese kerkon kete gje;
Nëse dikush kërcënon të largohet, le të shkojë njëherë e përgjithmonë.
Duhet ti japesh bekimin tende dhe ti hapesh deren ta lesh te lire.
Pa le me dikuj tjeter.
C`do kush duhet te qendroje afer teje,sepse ndihet i lire dhe mire sikur era qe fryne ne pranvere.
Ne te kundert,jepi mundesine dhe gjeja formen te fluteroj large teje.
energjia e dikuj qe rrine afer nesh eshte shume e rendesishme.
Dhe nese ajo nuk eshte pozitive,atehere ajo lidhje cilado qofte behet toksike per te dy anet.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Jo vetem per çeshtje ndjenjash por edhe ne jeten e perditshme e ndjek kete praktike.

Kur dikush vjen e me thote qe dua te largohem, nuk bej as perpjekjen me te vogel per ti ndryshuar mendjen. Ne fillim te jap pershtypjen e nje mosmirenjohesi, por me vone e kuptojne qe ne momentin qe ti e ke marre ate vendim, nuk ka perse te lutem, kur ti nuk erdhe edhe ta diskutonim, keshtuqe une e respektoj.

Njerezit duhet te peshojne vendimet e tyre shume mire, duke i llogaritur pasojat e tij.
 
Top