• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kur duhet të na shqetësojë temperatura e fëmijëve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Temperatura e lartë është simptomë e shpeshtë në fëmijëri, e cila te prindër pa edukatë mjekësore dhe pa eksperiencë të mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reaksion paniku. Prandaj, lexojeni me kujdes këtë tekst! Cila temperaturë llogaritet si normale kur fëmija është e shëndoshë?
Temperatura trupore normale tek fëmijët është 37 gradë C. Gjatë ditës mund të ulet nga 36.10 C në mëngjes deri 38 gradë C vonë pasdite, por fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është aktiv.

-Si matet temperatura?

Me prekje të zakonshme të ballit, fytyrës dhe stomakut, nënat mund të orientohen se a ka fëmija temperaturë të lartë. Megjithatë, mënyra e vetme e sigurt, që të vërtetohet se fëmija ka temperaturë të lartë është që të matet ajo. Temperatura trupore mund të matet në zorrën e trashë (rektum), në gojë dhe nën sqetulla (aksilë). Mos përdorni shirita që vendosen në ballin e fëmijës ose termometra që nuk duken të sigurtë.

-Cila temperaturë llogaritet si e lartë?

Në përgjithësi, llogaritet se temperatura është e lartë, nëse temperatura rektale (në pasdalje) është mbi 38°C, orale (në gojë) mbi 37.8°C ose aksilare (nën sqetulla) mbi 37.2°C.

-A është e rrezikshme për fëmijën temperatura e lartë?

Zakonisht temperatura nuk është e rrezikshme, as që mund ti bëj keq fëmijës, me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit.
Në fakt, temperatura e lartë gjatë infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë, mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak produkte toksike. Temperatura i zmadhon aftësitë e organizmit të luftojë me infeksionet dhe e zmadhon efikasitetin e antibiotikëve.

-Si e rregullon organizmi temperaturën trupore?

Temperatura trupore rregullohet përmes qendrës që është e vendosur në pjesën e trurit e quajtur Hipotalamus. Temperatura shfaqet kur ky “termostat” është i zhvendosur, në vlera më të larta se normalja.

-Cilat janë shkaqet më të shpeshta për ngritje të temperaturës?

Ngritja e temperaturës mund të shkaktohet nga substanca që lirohen në organizëm, si përgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sëmundjeve joinfektive (p.sh..artriti reumatoid juvenil), disa barëra dhe vaksina.
Afatshkurt, temperatura mund të ngritet gjatë lodhjes, nëse temperatura e jashtme është shumë e lartë ose nëse fëmija pranon ushqim të nxehtë dhe pije të nxehta. Në këta raste nuk bëhet fjalë për temperaturë të vërtetë. Organizmi orvatet që me djersitje ta ul temperaturën drejt normales. Përkundrazi nga mendimi i përhapur, dalja e dhëmbëve nuk shkakton temperaturë. Më shpesh temperatura e lartë është simptomë, e cila shfaqet në suazat e ndonjë sëmundjeje infektive. Zakonisht bëhet fjalë për infeksione virale, temperatura nuk është më e lartë se 38.3-40 C dhe zgjat 2-3 ditë.

-Si të hetoj që fëmija im ka temperaturë?

Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma që janë të lidhura me sëmundjen ekzistuese, që ka sjell deri te ngritja e temperaturës (p.sh. kruarje te ethet, kollitje te infeksionet respiratore, dhembje te infeksionet e veshit). Vetë ngritja e temperaturës shkakton përshpejtim të frymëmarrjes, të pulsit, ethe dhe djersitje. Ethet janë shenjë se organizmi mundohet ta risë temperaturën; djersitja tregon se organizmi mundohet ta ulë temperaturën. Si efekte anësore mund të shfaqen plogështi, dehidrim i lehtë, ndonjëherë çrregullim i vetëdijes dhe konvulsione febrile.

-A korrespondon lartësia e temperaturës me seriozitetin e sëmundjes?

Jo çdo herë. Pamja dhe gjendja e përgjithshme e fëmijës sugjerojnë më shumë për seriozitetin e sëmundjes, se sa lartësia e temperaturës.

-A mund të sjellë temperatura e lartë komplikime?

Te fëmijët normalë, temperatura e lartë rrallë shkakton komplikime. Nëse fëmija është tepër i nxehtë dhe nuk ka mënyrë që ta eliminojë nxehtësinë mund të shfaqet pika e diellit. Kjo mund të ndodh nëse fëmijë febril vishet shumë ose nëse vendoset në afërsi të burrimit të ngrohtësisë ose nëse lihet në veturë në diell direkt, pa ventilim adekuat. Humbja e tepërt e lëngjeve që ndodh përmes djersitjes ose përmes frymëmarrjes të përshpejtuar, mund të sjell deri te dehidratimi. Në atë rast, nëna vëren se pelenat që zakonisht janë tepër të lagura, tani janë të thata (urinim i pakët), ndërsa urina është shumë e koncentruar dhe ka erë të fortë. Fëmija i dehidruar është më shumë i prirur ndaj pikës së diellit.

-A mund të sjellë temperatura e lartë konvulsione febrile dhe cili është rreziku?

Me këtë emër emërtohen ngërçet të shkatuara nga temperatura e lartë. Vetë ataku duket shumë dramatik. Fëmija përnjëherë e humb vetëdijen, sytë janë të ngulitura lart dhe fillon të dridhet. Edhe pse sulmet e tilla ngjasojnë me ato epileptiket, konvulsionet febrile të pakomplikuara janë të të parrezikshme. Ata mund të përsëriten gjatë një situate tjetër me temperaturë të lartë, por zakonisht nuk sjellin deri te epilepsia, dhe tepër rrallë shkaktojnë dëmtim të trurit. Shfaqen te rreth 4% e fëmijëve, më shpesh në moshë prej 1-3 vjet. Zakonisht zgjasin më pak se 15 minuta. Kujdes! Ndonjëherë konvulsionet e shoqëruara me temperaturë sinjalizojnë inflamacion të cipave të trurit (meningjit) dhe prandaj fëmijët me konvulsione febrile duhet të dërgohen te mjeku.

-Kur të drejtoheni te mjeku?

Dërgojeni fëmijën tuaj urgjent te mjeku në situatat që vijojnë: nëse fëmija është më i vogël se 2 muaj, nëse temperatura është më e lartë 40.40 C, nëse zgjohet rëndë, nëse është konfuz ose me vetëdije të çrregulluar, nëse qan dhembshëm, nëse duket shumë i sëmurë, nëse është prezent rreziku për infeksion serioz (p.sh. fëmijë me abnormalitet të imunitetit), nëse ka konvulsione, nëse e ka qafën e shtangur, nëse në lëkurë janë prezente njolla të kuqe (pika), nëse merr frymë vështirë, dhe kjo nuk korigjohet edhe pasi ia pastroni hundën. Në situatat që vijojnë edhe pse nuk është urgjente, prapë se prapë duhet të kosultoni pediatrin. Nëse fëmija është i moshës prej 2-4 muaj, nëse temperatura është e lartë (400 gradë C) sidomos nëse fëmija është më i vogël se 2 vjet, nëse gjatë urinimit ndjen djegie ose dhembje, nëse i dhemb veshi, nëse çalon gjatë të ecurit (paraprakisht ka ecur normalisht), nëse ankohet për dhembje barku, nëse temperatura zgjat më shumë se 72 orë, nëse ka temperaturë më shumë se 24 orë pa arsye të qartë, nëse temperatura është ulur më gjatë se 24 orë dhe pastaj është shfaqur sërish.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Kur duhet të na shqetësojë temperatura e fëmijëve

Si veprohet kur fëmija “digjet” nga temperatura
Mos vendosni kompresa të lagura me alkool, depërtimi përmes lëkurës mund ti shkaktojë helmim
Tek shumica e fëmijëve me temperaturë të lartë, në pyetje është infeksion viral banal, për të cilin më shpesh nuk është e nevojshme konsultë mjekësore. Prindërit duhet të dijnë tia japin fëmijës ndihmën e parë të vërtetë dhe më tutje të vendosin a është e nevojshme ta dërgojnë te pediatri. Masat që duhet ti ndërmarrë prindi ndahen në të suportive – pa përdorim të barnave dhe ulje të temperaturës me përdorim të barnave. Nëse fëmija ka temperaturë, por është aktiv, ha, pi ose luan, nuk ka nevojë për barëra. Visheni me veshje të lehtë ose ia hiqni teshat, që të lejoni që ngrohtësia të eliminohet përmes lëkurës. Nëse ka ftohtë ose ka ethe e mbuloni me mbulesë ose batanije të hollë. Mundohuni ta bëni të pushojë. Aktiviteti e rrit temperaturën. I jepni lëngje plotësuese, që ta pengoni dehidratimin (ujë, pije të ftohta, lëngje frutash ose çfarëdo tjetër që do të pijë). Metodë e njohur është vendosja e kompresave të ftohta nga alkooli ose masazh i trupit me alkool. Prindërit duhet të dinë se alkooli, sidomos te fëmija i vogël (foshnja) mund të shkaktojë helmim përmes inhalimit të avullit të alkoolit ose përmes lëkurës.
Barnat që jepen për uljen e temperaturës nuk shërojnë, por vetëm i ndihmojnë fëmijës të ndjehet më mirë. Jepni Acetaminophen (emra komercial Panadon, Paracet, Febricet, Paracetamol etj.) Doza fillestare është 15 mg/kg e pastaj në çdo 6 orë në dozë prej 10 mg/kg, por asnjëherë më shpesh se 5 herë për 24 orë (pra, sasia varet mnga pesha trupore e fëmijës). Nëse gjatë natës lëshohet një dozë, në mëngjes doza fillestare është sërish 15 mg/kg. Nëse vendoseni për Ibuprofen (Brufen), e jepni në çdo 6-8 orë. Doza është 7 mg/kg në çdo 8 orë. Mos përdorni aspirinë për temperaturë, pasi mund të shkaktojë sëmundje serioze siç është sindromi i Rejit. Zakonisht me barnat antipiretike, temperatura do të ulet, por nuk do të normalizohet. Në rrjedhën e mëtejshme të sëmundjes, temperatura zakonisht varion dhe më shpesh barnat do të duhet të përsëriten. Por jini të kujdesshëm! Pa konsultë me mjekun, mos jepni vetë antipiretikë më gjatë se 3 ditë. Në qoftë se jepen gjatë në kohë ose në doza më të mëdha, këta barna janë toksike. I ruani larg nga fëmijët. Nëse temperatura është mbi 40 gradë C, edhe pse ka kaluar gjysmë ore pasi i keni dhënë antipiretik, mos i jepni sërish barna, por lajeni fëmijën me ujë të vakët. Mos pritni që temperatura të bjerë nën 38°C. Mos shtoni alkool në ujë, pasi nëse thithet alkooli, mund të shkaktojë helmim. Asnjëherë mos e lini fëmijën vetëm na vaskë, aksidente mund të ndodhin edhe kur priten më së paktu.


Udhëzime speciale për fëmijët me konvulsione febrile

Nëse fëmija juaj ka histori të mëparshme për konvulsione febrile, atëherë barërat për uljen e temperaturës duhet të jepen menjëherë pas çdo ngritje të temperaturës. Jepni acetaminofen ose ibuprufen sipas dozave të rekomanduara për 48 orë (ose më gjatë nëse perziston temperatura).
Nëse fëmija fiton konvulsione uleni temperaturën sa më shpejtë që mundeni, me atë shkurtohen konvulsionet. Zhvisheni fëmijën dhe vendosni lecka të lagura në fytyrë dhe në qafë. Me pjesën tjetër të ujit të ftohtë lageni barkun. Pasi që njëherë temperatura do të bie nën pragun për ngër?e, ata do të ndalen.
Kur do të zgjohet fëmija, ia jepni dozën përgjegjëse të acetaminofenës dhe të ibuprufenës. E lini të pushojë. Mos u frikësoni, përskaj konvulsioneve, fëmija nuk është në rrezik derisa nuk është e kompromituar frymëmarrja dhe derisa ngjyra e lëkurës është rozë (te fëmijë me ten të errët të lëkurës orientohemi nga ngjyra e buzëve dhe shuplakave). Nëse ngërçet zgjasin më shumë se 5 minuta ose nëse fëmija është më i vogël se 1 vjet ose nëse ngërçet shfaqen për herë të parë, menjëherë e dërgoni fëmijën te mjeku.


Kujdes nga dehidratimi, që kërcënon sidomos jetën e bebeve
Edhe qumështi i lopës mund të japë të vjella dhe diarre

-Cilat janë shkaqet më të shpeshta?

Vjellja dhe diarreja janë simptoma të shpeshta të cilat mund të shfaqen në suaza të më shumë sëmundjeve. Shkaku më i shpeshtë janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim. Zvjerdhja e hershme ose kalimi ne ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre. Në disa raste vjellja është si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës. Dhënia e ushqimit që nuk përgjigjet për moshën, ushqim i yndyrshëm ose i infektuar gjithashtu mund të jetë shkak për vjellje e ndjekur me diarre. Kjo ndodh më shpesh gjatë muajve të verës. Infeksionet akute të zorrëve, të shkaktuara nga bakteret dhe viruset gjithashtu shkaktojnë vjellje dhe diarre, të cilat transmetohen lehtë nga fëmija në fëmijë. Në raste të tilla është e rëndësishme të izolohen të sëmurët. Vjellje dhe diarre mund të paraqitet si fenomen shoqërues gjatë infeksionit të veshit, infeksion urinar ose gjatë problemeve tjera.
Vjellje karakteristike haset te stenoza e pilorit (anomali e lindur, te e cila është prezent ngushtim te dalja nga lukthi). Paraqitet më shpesh te foshnjat meshkuj diku pas ditës së 15-20 pas lindjes. Vjellja ndodh menjëherë pas pirjes gji, dhe ka karakterin e “shadervanit”, nga dita në ditë përforcohet ndërsa fëmija mbetet i uritur dhe humb në peshë. Jashtëqitjet janë të pakta dhe të errta. Kjo sëmundje sot përcaktohet me ekzanimim ultrasonografik dhe shërohet me operacion. Duhet të bëhet dallim mes vjelljes së vërtetë dhe gromësirës që shfaqet te foshnjat pas pirjes gji. Kjo mund të jetë e shoqëruar me vjelljen e sasisë së vogël të qumështit. Kjo është dukuri normale.
-A janë ngjitëse vjellja dhe diarreja?

Ndonjëherë mund të jenë ngjitëse, në varshmëri nga sëmundja që i ka shkaktuar.

-A tregojnë vjellja dhe diarreja se bëhet fjalë për sëmundje serioze?

Më shpesh shfaqen si fenomen kalues dhe nuk bëhet fjalë për sëmundje serioze. Më rrallë mund të ndodhë dehidratim, i cili kërcënon jetën e fëmijës, sidomos te foshnjat e vogla. Në disa raste vjellja dhe diarreja sugjerojnë për prezencë të sëmundjes serioze, e cila duhet të diagnostikohet dhe të shërohet shpejt. Shumica e sëmundjeve që manifestohen me vjellje dhe diarre janë të lehta dhe reagojnë mirë në terapi të rëndomtë.

-Cilat janë shenjat që ka ndodhur dehidratimi?

Rreziku më i madh gjatë diarresë së rëndë dhe të prolonguar dhe/ose vjelljes është dehidrimi – humbje e ujit nga organizmi. Foshnjat e vogla mund të dehidrojnë shpejtë. Shenjat për dehidrim janë: Etje ekstreme dhe letargji. Kur ka etje, fëmija urinon pak (rrallë dhe me sasi të vogla të urinës). Normal, shumica e foshnjave janë “të lagura deri në fyt” gjatë çdo ndërrimi (më së paku 6 herë gjatë ditës).
Ndërsa gjendja e letargjisë dhe e plogështisë manifestohet tek sytë që janë të gropëzuar, buzët janë të thata, nuk ka lot, lëkura duket e rrudhur.


Të vjellat e zgjatura, filloni tretjet elektrolite

Shumica e të vjellave, nëse trajtohen siç duhet, ndërpriten pas 8-12 orësh. Nëse fëmija vjell, duhet të jepet tretje elektrolite në sasi të vogla, një lugë kafeje në çdo pesë minuta. Sasia zmadhohet gradualisht në varshmëri nga toleranca. Nëse fëmija nuk vjell pas 8-12 orë futet ushqim solid. Foshnjave u jepet ujë orizi. Fëmijëve më të mëdhenj oriz pilaf, krekera ose bukë të rreshkur. Qumështi futet nëse foshnja nuk vjell 12-24 orë.

Në rast diareje, lëngje por jo të ëmbla

Nëse fëmija ka diarre, menjëherë duhet filluar me dhënjen e lëngjeve. Për këtë sëmundje, më e rëndësishme është sa do të pijë, se sa do të ha. Më së miri është ti jepet tretje orale elektrolite (siç është Neliti), i cili është special i formuluar për foshnja dhe fëmijë të vegjël. Nuk duhet të jepen lëngje frutash ose pije të ëmbla, sidomos foshnjave të vogla. Fëmijëve më të mëdhënj që pranojnë ushqim solid u jepen banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier. Duhet të vazhdohet me dhënien gji ose me qumështin nga formula (nëse është në ushqim artificial), me përjashtim nëse e ndalon mjeku. Mes ushqimeve duhet të jepen lëngje të kthjellëta.


Kur të drejtoheni te mjeku?

Kontaktoni me mjekun tuaj nëse është prezente një nga situatat që vijon:
-Diarre dhe vjellje që nuk reagojnë në terapi
-Nëse janë prezente shenjat e dehidratimit
-Nëse bëhet fjalë për inflamacion të veshit ose fëmija ankohet në vështirësi gjatë urinimit.
-Nëse jashtëqitjet janë me gjak
-Nëse temperatura perziston ose nëse është prezent shqetësim ekstrem.
 
Top