• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kur është koha më e përshtatshme për qethje të parë flokësh

PiNkY

Anëtar i Nderuar


Nuk ka ndonjë rregull të veçantë se kur është koha e vërtetë për qethje e parë të flokëve. Nëse fëmija ka flokë të gjatë, të cilat e pengojnë, mund t’ia qethni edhe para se t’i mbushë një vit.

Si ta bindni fëmijën?
Mund ta merrni me vete te floktari në sallon kur ju shkoni për t’i qethur flokët. Në këtë mënyrë më mirë do të njihet me ambientin, do të shohë se si bëhet qethja e flokëve dhe si duhet të qëndrojë ulur derisa zgjat qethja. Luajeni rolin e floktarit në ambientin e banimit tuaj. Vendoseni ulur në karrige dhe vërjani një peshqir rreth qafe sikur e bën floktari. Përdoreni krehër dhe gërshërë plastike.

Bisedoni me fëmijën – tregoni se si do të shkojë në sallon te floktari për t’u qethur, se si do të bëhet i bukur dhe se do të argëtohet shumë. Varësisht nga mosha, fëmijën mund ta lini të qëndrojë vetë ulur apo ta mbani në prehër para pasqyrës, mirëpo nëse konsideroni se fëmija do të frikësohet, më mirë është t’ia ktheni shpinën pasqyrës. Ngadalë vërjani mbështjellësen që të mos frikësohet. Nëse refuzon, provoni t’ia vini vetëm një peshqir. Në vend se t’i lahen flokët, më mirë është që t’i spërkatën me ujë. Pas qethjes zhvishjani kanotierën që të mos e irritojnë qimet. Patjetër fotografohuni, sapo të përfundojë qethja. Kjo do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme për ju dhe për fëmijën tuaj.



اfarë duhet të bëni, nëse fëmija juaj akoma refuzon të qethet?
Nuk bën të insistohet më shumë, për të mos e përjetuar qethjen si diçka shumë të keqe. Merreni në prehër dhe luani me të, derisa floktari e qeth. Merrni me vete ndonjë libër me fotografi për fëmijë që ta shikoni bashkë.

Cila është koha më e mirë për të caktuar qethjen?
Koha më e mirë për qethje është pas të ketë ngrënë fëmija racionin e vet të ushqimit, që fëmija të mos jetë i uritur dhe të mos bëhet nervoz. Nëse keni kohë të mjaftueshme gjatë ditës, zgjidhni kohën kur fëmija është më i qetë.

/Telegrafi/
 
Top