Kuriozitete nga jeta e shkrimtareve!

"Saga" e çmendur e Bukovskit me Linda King, dashnorja që i hodhi në rrugë makinën e shkrimit dhe librat.
("S'ishte vetëm tradhëtia, por edhe tundimi i tij për të më treguar me detaje marrëdhëniet me gratë e tjera").

Ai ka patur shumë dashnore, por asnjërën si Linda King.
Sepse ajo s'ishte vetëm personi që i sugjeroi të shkruante "Femrat", romanin që e bëri atë të njohur në gjithë botën, por edhe kryeneçe dhe rebele përgjatë gjithë lidhjes së tyre 3 vjeçare. Linda King, poete dhe skulptore amerikane, e lodhur nga tradhëtitë e vazhdueshme të tij, i ka hedhur Bukovskit nga dritarja makinën e shkrimit, librat, si dhe të gjithë dorëshkrimet e veprave që ai kishte në shtëpi.
Skandal, që ajo e bëri kur ishte e dehur xurxull në një argëtim të përbashkët përgjatë gjithë një nate, e cila do të ishte dhe nata e fundit dhe e ndarjes mes tyre. "Nuk ishte shkaku vetëm se shkonte me gra të tjera. Por ai donte gjithmonë që unë të dija për to, duke më rrëfyer deri në detajet më intime marrëdhënien me secilën"- është shprehur kohë më pas në një intervistë, King. Veprim ky, që të kujton të njëjtën gjë që ka bërë dhe Tolstoi me gruan e tij, Sofia Andrejeva, natën e parë të martesës. Mirëpo, duket që dy dashnorët kishin prirje të njëllojta. Ashtu si Bukovski, që e kishte tipar të karakterit të shkonte me shumë gra, edhe Linda "vuante" po nga ato maniera me burrat. Ajo sapo ishte divorcuar nga një italian kur u njoh me Bukovskin në fund të vitit 1971, dhe pas tij, u martua sërish dhe sërish u divorcua, ndërkohë që janë mjaft të njohura lidhjet e saj pasionante të mëpasme me burra të tjerë emra të njohur, kryesisht poetë dhe artistë.

Megjithatë, jeta e Linda King pëson në të ardhmen një kurbë rënieje, duke e detyruar të bëjë dhe punë të rëndomta, si kameriere dhe kujdestare fëmijësh.
Gjatë raportit me Bukovskin, ajo kish realizuar në skulpturë një bust të tij, të cilin më pas e shumëfishoi duke shitur disa kopje në bronx, me shumën prej 5 mijë $ secilën. Po ashtu, në vitin 2009, ajo shiti në ankand për rreth 70 mijë $, rreth 60 letra origjinale dashurie të shkrimtarit, ndarë nga jeta në vitin 1994. Linda King, është autore e 6 librave, vëllime me poezi dhe drama, si edhe një sërë skulpturash. Sakaq, mes grave të jetës së tij të deriatëhershme, Çarl Bukovski, e ka vendosur Linda King në romanin autobiografik "Femrat", në personazhin kryesor të veprës.

(Foto : Linda King dhe Bukovski, në vitin 1974)
May be a black-and-white image of 2 people
 
Top