Kush ben moral eshte me i pamoral.

Desa

Felix - Culpa
Kush ben moral eshte me i pamoral.
E shkeputa kete fraze nga nje postim qe kishte bere Tiku tek nje teme dhe mendova ta parashtroj si debat dhe te flasim te gjithe ne lidhje me temen.
Personalisht dhe nga ckam pare nga jeta e perditshme eshte e qarte se te "Moralshmit" jane me te Pa"moralshmit" sepse gjykojne arsyetojne dhe moralizojne ato qe edhe vete nuk i besojne ose nuk i kane perqafuar ne "jeten e tyre te shendetshme dhe te moralshme".
Persa kohe njeriu ieshte i paqtuar me veten e vet pranon pa paragjykim dhe nuk behet gjykates i mendimeve te te tjereve qe i duken te pa'moralshem' e ka fituar sfiden nga kujdo moralizuesi te pamoral

Këta të "moralshmit" e pamoralshëm gjykojnë të tjerët jo nga etiketat morale, por nga vetë rrenëbesimi i të qenurit dikush dhe mungesa e vetëbesimit. Është për të ardhur keq për këtë grup njerëzish dhe të qëndruarit e vazhdimshëm të tyre në rrethin vicioz.
 
Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Moral varet se cfare cilesohet njehere.Besoj se dikur morali lidhej drejteperdrejte me nderin e personit dhe me virgjerine e femrave (sidomos).
Por te moralshmit qe jepnin mendimet e tyre mbi moralin ishin te paret qe gabonin sepse pothuajse deri ne ditet e sotme nese nje burre ka 3 dashnore,njihet si bosi i lagjes,ndersa nese ishte nje zonje ne kete rast ajo do cilesohej ‘Rrugaçë e lagjes’.
U si e thashe une kete fjale?! Tani do na dal ndonje i moralshem dhe do me gjykoj mua te pamoralshmen.Ketu fillohet dhe perkufizohet morali si nje sjellje brenda cdo etike te sjelluri hijshem dhe me edukate.
Se di sa me kuptuat,por morali cilesohet sipas parimeve te gjithsecilit.Ne jemi nje shoqeri e pamoralshme pergjithesisht ...
 
Morali eshte ceshtje e rend per tu konceptuar nga shume njerez , e mos te flasim te shprehin dhe tregojne ata vepra morale ne perditshmerine e jetes se tyre edhe ne jeten virtuale .
Eshte e vertet sot imoraliteti eshte ne gjendjen me te ulet te mundeshme , dhe po keta imoralet sot mundohen te na tregojne moral !
Ne si njerez jemi te obliguar ti keshillojme imoralet ne menyren me te qelluar qe veprat edhe po te behen permes telefonit quhen imoralitet .
Nuk eshte thene kote kur nuk ke moral beje cte duash !
 
Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL

Vetem do te korigjoja fjalin e fundit nese me lejon eshte thene: kur nuk ke turp bej cte duash.
 
Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL
E kam shkruar gabim pra athere , ashtu eshte e sakte . Po turpi nenkupton moralin , se ai qe ka turp ka moral te forte . Se ai qe ska turp krejt rrafsh eshte per te ?
Ashtu eshte, dhe ai qe ka moralin e fort nuk paragjykon . :)
 
Desa

Felix - Culpa
Moral varet se cfare cilesohet njehere.Besoj se dikur morali lidhej drejteperdrejte me nderin e personit dhe me virgjerine e femrave (sidomos).
Por te moralshmit qe jepnin mendimet e tyre mbi moralin ishin te paret qe gabonin sepse pothuajse deri ne ditet e sotme nese nje burre ka 3 dashnore,njihet si bosi i lagjes,ndersa nese ishte nje zonje ne kete rast ajo do cilesohej ‘Rrugaçë e lagjes’.
U si e thashe une kete fjale?! Tani do na dal ndonje i moralshem dhe do me gjykoj mua te pamoralshmen.Ketu fillohet dhe perkufizohet morali si nje sjellje brenda cdo etike te sjelluri hijshem dhe me edukate.
Se di sa me kuptuat,por morali cilesohet sipas parimeve te gjithsecilit.Ne jemi nje shoqeri e pamoralshme pergjithesisht ...

Nuk erdha të të gjykoj :emoji_wink: përkundrazi jam dakord me fjalinë e fundit, nga që Morali = rregullore konkrete, kulturore të përcaktuara. Dhe ne e kemi përjetuar së paku një herë në jetë kundërshtimin e kësaj rregulloreje.....
 
Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL
Te paragjykojme nuk na lejohet , por te keshillojme na lejohet dhe kerkohet nese eshte nevoja !
Keshillo aty ku mendon se keshilla jote pranohet. Kshu kan then te moçmit.
 
Nuk dua te paragjykoj asnjeri ketu
por ne qoftese dikush i permbahet temes
atehere nuk duhet paragjykuar
hapni nje teme me vete dhe i beni gjyqin!
keshtu ngeleni te gjithe te kenaqur
te gjithe te fituar, te gjithe nga kuçi!!
 
Redaktimi i fundit:

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Nuk dua te paragjykoj asnjeri ketu
por ne qoftese dikush i permbahet temes
atehere nuk duhet paragjykuar
hapni nje teme me vete dhe i beni gjyqin!
keshtu ngeleninte gjithe te kenaqur
te gjithe te fituar te gjithe nga kuçi
Ky rreshti i fundit ishte ‘Perleeee’ lollollol
 
Desa

Felix - Culpa
Ne paragjykojmë, ne gjykojmë, ne kemi parakuptimin dhe kuptimin hermeneutik. Faza identiteti gjatë rritjes.
Sipas H.G.Gadamer, domethënia e parakuptimit përqëndrohet në kuptimin e të kuptuarit si një paragjykim ose paragjykim i pashmangshëm dhe pak a shumë i vetëdijshëm, duke formuar bazën për një kuptim aktual të një çështjeje. Në këtë mënyrë, vetëkuptimi ynë bëhet një element aktiv në të kuptuarit e një dukurie të caktuar. Përmes perceptimit njeriu mund të tejkalojë kuptimin e mëparshëm të vetes, d.m.th. të arrihet bashkimi i horizontit me fenomenin që po hetohet. Kjo bën të mundur marrjen/pranimin e një njohjeje/perceptimi të ri.
Ky proces u mungon të "moralshmëve" të pamoralshëm.
 
Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit

SI nuk pertove qe e shkrujte gjithe kete
mire ti ske pertu se ndoshta copy paste i ke ba
po si spertova une qe e lexova

Oj @Desa
A njef ndonji shqiptare ti qe nuk meret m e punet e te tjereve e nuk paragjykon te tjeret ???
 
Nuk bëj copy paste. Është thjesht filozofi im i preferuar (pas Immanuel Kant) dhe teorinë e tij e kam përdorur gjatë punës, poashtu edhe në projekte... :emoji_wink:

Po njoh - VETEN :)
 
Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Nuk bëj copy paste. Është thjesht filozofi im i preferuar (pas Immanuel Kant) dhe teorinë e tij e kam përdorur gjatë punës, poashtu edhe në projekte... :emoji_wink:

Po njoh - VETEN :)
Ki me mi ba tfala shume ktij filozofit tend nga une mos harro
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

kitrra 123

plak gjufurrak
Une jam mekatar per te mos thene i pamoralshem.
 
Top