Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?

Bilderberg

Anëtar i ri
Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
Partia komuniste shqiptare u krijua me ndihmën e dy agjentëve jugosllavë: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, të cilët ishin dërguar nga partia komuniste jugosllave (PKJ) për të organizuar komunistët shqiptarë që ishin të përçarë në disa grupthe të vegjël. Pjesëmarrjen e tyre në themelimin e PKSH-së komunistët shqiptarë nuk e kanë mohuar kurrë, por deri se në cfarë pike ata vareshin nga shokët jugosllavë të cilët i adhuronin si perëndi, e tregon më qartë korrespondenca e mëposhtëme e botuar në librin "Gjaku i tradhëtuar" (botuar nga vetë jugosllavët pas prishjes me komunistët shqiptarë). Duke lexuar këtë korrespondencë kuptohet fare qartë përse u prish marrëveshja e Mukjes e cila caktonte si objektiv Shqipërinë Etnike.

1. Letër e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës



Shok i dashur Dushan Mugosha ( ?) Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qënkësh më i fortë nga ne, sidoqë sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë ?kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?.
Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, i poshter Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanë ardh ¤¤¤1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj.. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema.
  • Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë.
  • Partia në Ushtri.
  • Organizimi i pushtetit.
  • Lufta Nacional-çlirimtare.
Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të ¤¤¤. Urdhëra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t'i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm.
Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë.
Të përqafoj me shumë mall
Taras




EH_2.gif




2. Letër e Nexhmije Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës





I dashur shoku Dushan.
Me keqardhje të madhe mora vesht largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t'iknje. Me gjithë se kemi ndenjur pak kohë bashkë e ndjej mungesën t'ënde në mes t'onë ashtu si edhe shokët më t'afërt.
Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm shokët që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e mâ, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet e fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që u pive dhallën. A po jo ?
Jo vetëm ne, por gjithë populli Shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin t'onë, do të shohësh se me punë do të të shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij.
Sigurojmë me bindje të plotë që do të shtojmë gjithnjë hovin e punës që të forcojmë e të naltësojmë Partinë t'onë dhe ti sigurojmë dhe popullit t'onë pushtetin e tij. Se vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën t'uaj të vlefshme.
Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë, se shokët Shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kërkojnë emra që të ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populli Shqiptar ndjenë për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqërore. Mos na harro. Po të mundësh na kujto dhe me ndonjë cop letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. ?Vdekje fashizmit - Liri popullit?.
Të fala shoqërore Nexhmija







NH_1.gif
 

Bilderberg

Anëtar i ri
3. Letër e Tuk Jakovës drejtuar Dushan Mugoshës



I dashur Shok Salë !

Në kohët e fundit nuk të kam shkruar se kujtonja të takohem, kur erdha në bazë mora vesh se 5-6 orë përpara ishe nisë në drejtim të P.K.J. për të mos u kthye ma ktu. Më ka ardhë shumë keq që hike nga ne e na len si jetimë në këto çaste fatlume për Partinë t'onë që ti e deshe aq shumë e punove aq shumë për të. Nga ana tjetër më ardhi keq që nuk u takuem të paktën ditën e fundit që u nise e të çmadheshim.
Si do qoftë ti do të jeshë ma i lumtur që jep frutin e punës t'ande në Partinë Heroike e famëmadhe Jugosllave. Tash nuk dijë çfarë të them tjetër vetëm të siguroj se do të përpiqemi me të gjitha fuqitë të ecim në rrugën që na tregove.
U pafshim në realizimin e qëllimeve t'ona të shpejta.
Të puth me madhë
Tuku
V.F.L.P.
7.4.944




TUKU.gif


. Letër e Bedri Spahiut drejtuar Dushan Mugoshës




I dashuri Salë


U ndamë pa u parë. Për dreq mu ngatërrue puna dhe nuk erdha dot një ditë më parë. Shpresoj se do të bëç gjithëçka që të vish prapë mbasi ti duhet ta çmosh nevojën që kemi ne dhe fundi i fundit u mësuam o Salë me njëri tjetrin. Do të ishte e nevojshme të paktën të gjindesh këtu deri në mbarim të luftës.
Ne mësuam nga ti o Salë atë ç'ka asht e nevojëshme dhe e domosdoshme që të mendojmë e të ndjejmë vehten si komunista e prandaj unë për vehten e besoj të gjithë ne, na duket sikur kemi diçka nga qënia e jote. Jeta e jonë si komunist ësht lidhur me ty. Këtej rjedh boshllëku që unë ndjeva kur nuk të gjeta.
E di Salë, që edhe ty të ka ardhë keq që je ndarë prej nesh dhe detyra që e ke kryer plotësisht do të jetë një ngushëllim për ti e unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qënë e mundur.
Jepi përshëndetjet e mija shokëve trima Jugosllavë.
Përqafime e u pafshim për së shpejti
Bedri
7/5/44
V.F.L.P.




DEDRI_1.gif
 

Bilderberg

Anëtar i ri
5. Letër e Hysni Kapos drejtuar Dushan Mugoshës




I dashur shok Salë.


Me gjith se Koçi më tha se do largoheshe menduam se do të takohemi para se të ikje, mbritëm në ¤¤¤ ditën që tinë jeshje larguar.
Mbas pesë muajsh që ishim ndarë bashkë në ramicë, mendoja se do çmalleshim për herën e fundit që tinë largohesh, do dëgjoja ndonjë këshillë tënden që për mua kanë qënë të vlefshme për të qënë një antar i Partisë, atë që unë dëshëroja nuk u realizua. Puna, vuajtjet dhe jeta që kemi kaluar bashk gjat këtyre dy vjetve nuk janë jo vetëm një kujtim yti për neve por dhe një model që e përfytyrojm. Dushani i cili për nevej quhet si notari që ka shpëtuar shokët nga valët e detit.
Sigurisht tashti që u largove nuk ka mundësi takimi veçse të shpresojmë kur nevej të ja mbrrijm qëllimit, kur të paraqitet rasti, një letër jotja jo vetëm do të jetë si shenjë kujtimi por edhe e vlefshme për të shkuar nëpër mend gjithë këshillat dhe udhëzimet për të na vënë në rrugën e drejtë.
Kur u ndava prej Brigadës shokët më ngarkuan të jap të fala juve dhe ata pandehnin se do të ishje këtu.
Brigada e V ësht duke shkuar përpara nga çdo pikpamje, dita ditës po shtohet ¤¤¤ të Brigadës së VI. ¤¤¤ e ¤¤¤ zjarr e flakë e duan, tash brigada asht në qarkun e Përmetit :
Dëshiroj kudo që të shkosh të gëzosh shëndet të mirë me gjithë shokë.
Me gjithë shokët e Brigadës të bëjnë të fala ty dhe shokëvet të luftës të zonavet ku tinë do të shkosh.
Të përqafoj me mall
BesnikuHYSNI.gif
V.F.L.P.
7/4/44


6. Letër e Mehmet Shehut drejtuar Dushan Mugoshës




MEHMET.gif


7. Letër e Mehmet dhe Fiqirete Shehut drejtuar Dushan Mugoshës





FSH.gif
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Parti komuniste apo parti terroriste
Akuza
Partia Komuniste ka ca ditë që na nxori edhe një gazetë tjetër "Bashkimi", fotografi e gjallë e rivistës së riorganizuar " Zëri i Popullit". Ishte e natyrshme, pra, që edhe "Bashkimi" të ndiqte programin e ri : "Luftë të pa prerë Ballit Kombëtar", armikut nr. 1 të Partisë Komuniste.
S'ka lënë pa mërrë në gojë edhe disa emra të antarëve të Ballit. Por neve pikërisht këtu e gjejmë më tepër vogëlsinë, meksinërinë sa dhe Makjavelizmin e tyre. Sha njerin sha tjetrin; diskredito djathtas, diskredito majtas; krijo të pa qëna dhe të pa thëna lart e posht. Nga të gjitha këto diçka do të mbetet. Pa dyshim do të ketë ndonjë sylesh që t'i besojë, ose ndonjë tregtar, kapitalist, dallkauk a hipokrit, që t'i a përsërisi sekretarit, arkëtarit dhe shërbëtorit të tij, dhe këta ndonjë tjetri, dhe kështu të formohet opinioni publik në favor të nacional-Clirimtarëve.
Po ajo që ne s'kuptojmë dot ësht: pse gjithë kjo luftë nasionalizmit shqiptar? A nuk janë nasionalistat që i kanë ndihmuar komunistat dhe i kanë mbrojtur përherë me rrezik të vetin dhe të fëmijës së tyre? Ku janë strehosur komunistat t'onë të persekutuar nga fashizmi dhe Mustafa Krujë krimineli? Kush i ka ndihmuar materialisht dhe moralisht?
Që në numrin e parë të rivistës së tij kryesore, Balli Kombëtar u ka zgjatur dorën komunistëve, duke lajmëruar bishën e tërbuar të Krujës se neve jemi të gjithë vëllezër - nacionalista dhe komunista - dhe kot mundohet Mustafai të ndajë. Dhe kjo dashamirësi, ky qëndrim sa i urtë dhe i sinqertë, ka vzhduar deri sot. Nga ana tjetër komunistët s'kanë lenë në asnjë trakt të tyren pa u hedhur shigjeta nacionalistëve.
Neve i kemi këshilluar se si të përmirësonin veprimtarin'e tyre, kaq e kaq antarë t'onë u thoshnin komunistave që në traktet - sidomos n'ata të parët - të mos thoshin 10 herë më parë "Rroftë Rusija, Komunizmi, Timoshenkua, krahinat e lulëzuara të Ukrainës, etj. etj." dhe pastaj më në fund, ashtu si për të bërë qejfin, "Rroftë Shqipërija!". Jemi neve ata që u thoshnim që s'ka lezet të qajnë aq tepër tokën e bekuar ruse, kurse s'kishin derdhur asnjë lot për krahinat t'ona të begatëshme të Korçës e të Gjirokastrës që i shkretoi furtuna e luftës së pa dashur dhe të pa provokuar nga Shqiptari.
Prova që komunistat t'anë nuk i dëgjuan fare këto këshilla, na i jep fakti i grisjes së lajmërimeve të vdekjes në fushën e nderit të Heroit Kombëtar Hysni Lepenica, që neve relatuem në traktin t'onë më datë 4 tetor. Po e përsërisim edhe këtu sepse kjo punë ka indinjuar dhe zëmëruar gjithë nacionalistat shqiptarë.
Neve po luftojmë; e kemi thënë gjithmonë, përbri Aleatëve t'onë të mëdhenj, dhe kemi admirimin më të madh për ushtrinë kombëtare ruse, gëzohemi shumë që u shlirua Smolensku, por si do që të jetë, Atdheu ësht Atdhe dhe aleati aleat. Duhet që më parë të nderojmë kujtimin e Heroit t'onë kombëtar Hysni Lepenica, që ra për Shpëtimin e Shqipërisë, dhe pastaj të çfaqim kënaqësin t'onë për shlirimin e Smolenskut. Rusija vetë do të kundërshtonte këtë gjest t'uaj kaq të shëmtuar. Dhe prap në këtë rast u përsërisim dhe një herë se neve si demokratë dhe pra të lirë të çfaqim të tëra idetë t'ona, po u themi se jemi kundra çdo diktature, e çfardo ngjyre qoftë. Diktatura staliniane mund të jetë shum e frytëshme për popullin rus, gjë që u provua, por jo për popullin shqiptar.
Në se komunistët dëgjojnë lart e poshtë ndonjë akuzë kundër tyre, s'jemi neve ata që i kemi thënë. Janë vetë komunistat e Gjormit, ata që dikur ishin pionierët e parë të Ndërkombëtares së Tretë në Shqipëri.
Janë komunistat e Gjormit ata që, faqe 1000 burrave të mbledhur në Mesaplik, me rastin e lirimit të Ali Këlcyrës nga çetat komuniste, deklaruan se ishin ndarë nga partija sepse nuk donin që kryetarët e komunizmit në Shqipëri të ishin serbët Dushan dhe Milodin. Janë ata që banë se u ndanë nga partija se thoshnin që në një vend tradicional si Shqipëria, me zakone të rrepta dhe konservatore, nuk ishte me vend që vajzat të delnin maleve. Janë komunistat e Gjormit ata që thanë se u ndanë nga partija sepse kjo, mbasi i shtyri për t'a vrarë Sezai Qemalin, spiun e bir spiuni i Vlorës, erdhi në marëveshje me të dhe e futi ne parti. Janë komunistat e Gjormit - dhe jo Kryeveterani i Shqipërisë Lumo Skëndua - që thanë se disa vajza kishin pjellë malit.
Jo komunista t'anë të dashur, të gjitha këto të palara, këto bakëre, nuk jemi neve që u a zbuluam, por juve vetë. Byrekut komunist në Shqipëri i hoqnë petët vetë adeptët tuaj. Jeni ju vetë, me veprimtarinë t'uaj shkaketarët e fjalëve që dëgjoni lart e posht. Jeni juve vetë që keni deklaruar që në krye se duke luftuar Italjanët në Shqipëri juve, si komunista e pra internasionalista, ndihmonit ushtrinë ruse. Programi i luftës s'uaj qe luftë (natyrisht pa front) në të tëra anët, në mënyrë që fuqitë e Boshtit të shpërndaheshin në viset e tjera dhe kështu të lehtësohej fronti rus.
Jeni juve që mbyllët shkollat në Tiranë në shenjë zije sepse fashizmi vari disa sërbër në Tiranë. Dhe një antarit t'onënjë i juaji i spjegoi konfidencialisht: «per neve çdo komunist është vëlla; ne duam më tepër një komunist sërb, gjerman, italjanë, çinez a neozelandez, se sa një Shqiptar që nuk ësht komunist".
S'jemi neve ata që në të vetmen ditë të shenjtë që kemi së bashku, ditën e 28 Nëndorit, të kemi përshëndetur me grusht gjatë rrugëve, duke thirur Rroftë Rusija, Timoshenkua, etj.
S'jemi neve ata që mbas aq e aq zhurmësh mbasi u hoqën sëpatat nga flamuri i ynë, i zëvëndësuan me yll të kuq.
Jeni juve që të thoshnit, së paku atëhere, se nuk mund të flisnit dot për Kosovën, sepse Rusija kishte njohur statu quo-n e shtetit mozaik jugosllav të para kësaj lufte, e pra nuk mund të flisnit dot, mbasi ju kishit letër njoftimet Shqiptare. Kosovën, në se ësht Shqiptare (dhe këtë dyshim në se Ajo ësht apo jo shqiptare juve e keni akoma, ndonse ndonjë nga juve ka vajtur dhe ka parë e pra konstatuar se atje janë minimum 90% shqiptarë), po thoshnim, pra, juve afirmonit që në se Kosova ësht shqiptare, do të na e japin vetë... komunistat serbë.
Neve nuk do të pushojmë së lodhuri, për t'a thënë dhe përsëritur, se Ajo ësht Shqiptare, se e banuar prej shekujsh prej Shqiptarësh. Juve s'e thoni se s'jeni independentë. Dikush u ndalon. Dhe në fletën t'uaj të fundit vinit rreth e rrotull mbi emrin Kosovë, por nuk thatë se ësht shqiptare. Do të fitojë lirinë Kosova ? Po ç'liri ? Ndofta lirinë për t'u vënë rishtas nën thundrën e Sllavëve ? Për ç'liri kosovare flisni juve ? Pse s'i a u thotë goja?
Neve s'e kërkojmë Kosovën për t'a shitur - se për t'a shitur atë e keni bërë juve, që kur i keni njohur serbit të drejtën mbi të - por për t'a bashkuar me pjesën tjetër shqiptare, në mënyrë që edhe ajo t'a heqi zgjedhën sërbe dhe neve të mos mbetemi aq mikroskopikë sa të detyrohemi t'i zgjatim dorën një fuqije extra-ballkanike. Neve luftojmë për indipendencën shqiptare totale dhe integrale, dhe eksperienca e njëzet e ca vjetëve na mësoi se një Shqipëri pa Kosovë s'rron dot e pamvarur. Jo, nuk na trubullon aspak thënija e juej se kështu si flasim neve ka folur edhe Mustafai i Mer Likës a ndonjë anëtar i Komitetit të tanishëm. Neve s'jemi imperialista dhe s'kërkojmë të pushtojmë Beligradin dhe Cetinjën. Ne duam vetëm vëndet t'ona, s'duam ato të të tjerëve. Por, nuk lejojmë që vëndet t'ona të na i marrin të tjerët. Neve nuk bëjmë politikë antiballkanike; përkundrazi. Duam drejtësi, se kështu do të mbretërojë harmonija midis Ballkansve dhe shtetet e Mëdhenj ziliqarë s'do të mundin të na ndërsejnë më njeri kundra tjetrit. Kërkojmë drejtësi në bazë të Kartës së Atlantikut. Një nen i saj thotë: "Tokat e një shteti nuk mund t'i jepen një shteti tjetër" : tamam, edhe neve pikërisht atë duam, vetëm drejtësi. E gjithë bota e di, bile edhe vetë sërbët, (vetëm ju s'doni t'a dini) se Kosova ësht shqiptare. Na e grabiti sërbi për gati 30 vjet, por s'mundi t'a sërbëzonte. Neve i kemi mbështetur shpresat t'ona te Aleatët që ashtu siç janë betuar përpara njerëzisë dhe historisë, kanë për të bërë një paqë të drejtë dhe të ndershme që të mos provokohen me luftat shkatërronjëse.
Juve komunistat që hiqeni si idealista më të mëdhenj, pse nuk i ipni Qezarit ç'ësht e Qezarit? Jeni të bindur a jo se Kosova banohet nga Shqiptarë? Atëherë Kosova ësht Shqipëri. Po pse s'e thoni ?​
* * *

Si duket puna, po pregatitet opinioni publik për vëllavrasje. Duhet të ndriçohen pra të gjithë Shqiptarët, të mësojnë se cilët janë shkaqet që na ndajnë dhe kështu të dijmë se cilin të akuzojnë nesër për vëllavrasje. S'jemi neve provokatorët, bile me atë farë soj pasiviteti t'onë u keq kuptuam. Na pandehën të dobët, të frikshëm. Po s'ësht ashtu. Në se kemi heshtur, në se nuk jemi përgjigjur, shkaku ësht se nuk na pëlqen grindja. Dhe shkaku i shkaqeve ësht se neve nuk duam të vërtetohet ajo që na ka ngjethur mishtë e na ka ngrirë gjakun: v ë ll a v r a s j a !
Po, o vëllezër të gabuar - dëgjoni? Ju themi akoma vëllezër - ejani në vehte. Kujtohuni se jemi të gjithë Shqiptarë dhe kemi të gjithë një hall. Duam të gjithë një Shqipëri të vërtetë, të lirë dhe demokratikë; ku bujku dhe beu të kenë një soj të drejtë, ku patroni dhë shërbëtori i tij të jenë baras përpara ligjit. Pse të grindemi? Pse të dehemi nga ideologjitë e pa asimiluara. Këto hesape i gjejmë më vonë. Ejani të bashkohemi, të gjejmë dhe të kuptojmë njeri tjetrin. Flasim të gjithë, bashkë me Kosovarët, shqip. Kemi të gjithë një Atdhe. Sot për sot të përpiqemi të zbërthejmë problemin numur 1: të ekzistencës së Shqipërisë.
Ndryshe kënaqim armiqtë dhe lumi që na mori!
Tiranë 7 tetor 1943

Partia Komuniste në luftë me Ballin Kombëtar
اثSHTJE Tث DITثS
Edukata Politike e Nacionalistëve të tërhequr nga Partia e Kuqe Me rastin e krizës kombëtaro-shoqërore që vuan Shqipëria për shkak të turbullimevet politikë, vihen re ca fenomene me rëndësi, që duhen vënë në dukje. Sot po shënojmë këta të dy që janë më të rëndësishmit: Mungesa e mirëgjykimit dhe ajo e edukatës politike. Prej këtyre dy të metave, sot që rasti ishte më i mirë, një pjesë e nacionalistëvet Shqiptarë i është shmangur detyrës sepse një shumicë e të rinjve u-hoth në komunizmë. Ky fakt ka ngjarë në të gjithë shtetet Ballkanikë. Prandaj nuk duhet të na dëshpërojë edhe aq shumë sepse kjo gjë ka ndodhur jo vetëm në popujt e vegjël si ata të Ballkanit, por edhe në Spanjë. Ajo që na dëshpëron më shumë është mungesa e dy sendeve që përmendëm më lart, domethënë e edukatës politike dhe e mirë-gjykimit që mbretëron në një pjesë intelektualësh që vetë-quhen nacionalistë, të cilët janë mbrapa-reshtuar në radhët e të ashtu-quajturës Nacional-Clirimtare.
ثshtë e ditur botërisht se ç'është Nacional-Clirimtarja, kush e drejton dhe që këta nacionalistë që bëjnë pjesë në të nuk janë veç se jallan shahitë.
Si të vetë-thënurvet nacionalistë, ashtu dhe pjesës më të madhe të komunistëvet t'anë u mungon bon sens-i politik (mirë-gjykimi), sa nuk e ndjejnë helmin që u ka hedhur komunizmi internacional me sloganët e tij të njohur në tërë shtypin botës.
Shtypi komunist shqiptar ka ca veçorira të përsosura, të cilat janë: Shpifja, diskretitimi, dinakëria, hypokrizia, trathëtia, keq-përdorim besimi dhe sidomos terrori. Të gjitha këto të trumbetuara dhe të futura në kallëp të stilizuar të propagandës komuniste.
Të hypnotizuar këta nacionalistë si edhe neofitët (besimtarët e rij) komunistë shkojnë si turmë me sy mbyllur mbas karros komuniste, pa ditur se ku venë dhe se ku do të mbarojnë.
Systemet Komuniste. -- Duke analizuar mirë taktikën djallëzore, shohim se komunizmi në Shqipëri mbassi dështoi me propagandën e ditëvet të tij, me trakte në favor të Timoshenko-s, të Stalinit, të Ushtëris së kuqe dhe të Komisarëvet Politikë, filloi me një propagandë të fortë nacionaliste për të ekzaltuar ndjenjat kombëtare në zëmrat e të rinjvet, duke vënë kështu në gjumë nasionalisitët e vërtetë dhe të nderëshmë. Mbassi hodhi mirë në dorë forcën e rinisë si dhe sympathinë e nacionalistëvet, Partia e Kuqe me një herë ndërroi fletë dhe u fut në propagandën e sajë komuniste.
Për të shëmbur nacionalizmin e vërtetë që një ditë o tjetrën munt t'a pengonte, hodhi farën e përçarjes në radhën e forcavet kombëtare duke përdorur si vegël diskretitimin dhe shpifjen.
Ay element nacionalist që kishte një kulturë të shëndoshë si edhe një edukatë politike të mirë, qëndroi i patundur përpara këtij sulmi dhe me një herë, sa e pa rrezikun që e kërcënonte, i vuri gjoksin dallgës së kuqe duke ia prerë hovin e tërbuar që kishte marrë. Nga ana tjetër, ajo pjesë e shqiptarëvet e pa formuar mirë në gjërat politike, ajo pjesë e të rinjvet pa eksperiencë dhe ata njerës me një kulture të cektë, ranë në këthetrat e komunizmit. Këta të mjerë u-krodhnë gjër në fyt në baltën e kuqe pa patur mundësinë të shpëtojnë për arësye të shumta, njëra prej të cilave është edhe mungesa e kurajos ose frika e terrorit komunist. Këta Shqiptarë janë kaq të mpirë dhe të morfinizuar sa nuk janë më në gjendje të mbrojnë thezën e tyre, përsëritin si papagallo të gjitha pretendimet e përdorura prej propagandës komuniste. Në këtë mënyrë këta të verbër vënë në shërbim të komunizmit të tëra energjitë e tyre duke patur si shkak se gjoja në Organizatën Nacionaliste BALLI KOMBثTAR bën pjesë ndonjë njeri që atyre nuk u pëlqen ; pa menduar se vetë ata janë gati të bashkohen jo vetëm me ata njerëz që janë ndodhur në pozita të këqija më 1940, por edhe me qelbësirat e 1943-së. Ay pretekst pra është pa themel dhe foshnjarak.
Disa anëtarë të Nacional-اlirimtares. -- Me këtë rast ata atakojnë Isa Manastirlinë dhe Hamit Matjanin. Deklarojmë kategorikisht se këta dy burra jo vetëm që s'kanë berë kurrë ndonjë trathëti, por kanë qëndruar të patundur në ftesat e ndryshme që i bënte herë pas here Gjenerali d'Agostino i Fierit dhe Partia Komuniste vetë; por edhe sikur të kishin gabuar rrugë gjithënjë mundet që një analfabet t' i gjykojë sendet politike në mënyrë të përciptë dhe të bjerë në grackë, por s'i lejohet kur një intelektuali si major, doktor, profesor të bëjnë politikë oportunizmi dhe të hidhet nga një parti në tjetrën.
Ne nuk begendisim t'i krahasojmë kurrësesi me aventurjerë kamaleonta, pleshta akrobatë si doktor Ymer Nishani, si spiuni tradhëtar Myqerem Hamzaraj si avokat Sulo Bogdua, që kanë qenë gjithënjë në shërbim të Kuesturës së Romës e të Barit, ( a po jo vallë, Zoti doktor Ymer Nishani, drejtor i gazetës "Liria Kombëtare" ? C'thua zotrote ? Në se s'ke ndonjë gjë për të thënë, t'a themi ne : kësaj pune i thonë "bir Selman i nënës, ç'të të qaj më parë !" ) ; si këshillëtari fashist, pioner i sotmë i komunizmit në Berat Pasho Bej Hysi Vërzhezha, që priti sa u-mbyll Dhoma Fashiste gjer sa mori rrogën e fundit për të ndërruar me një herë shënjat e liktorit me yllin sovietik. Jo, Isa Manastirlinë dhe Hamit Matjanin që kanë gjetur rrugën e drejtë, nuk munt t'i krahasojmë kurrë me një vagabondë hypokrit si profesor Myrteza Krasta që ka derdhur aq lotë për ushtarët e Duçes së thyer nga Grekërit, dhe që hyri në Partinë Komuniste sepse "Balli" ia mbylli dyert. Partia Komuniste ka si kryetar të Shtabit Spiro Mojsinë. Për ata që s'e dinë, po iu themi ne se, ky zambak i kuq ka qënë komandant i burgjevet në Fier gjatë shtypjes së lëvizjes më 1935. Gjithë bota revolucionare e atëherëshme e di se në ç'mënyrë është sjellur Spirua gjatë atij shërbimi. Ay ka qënë xhelati i burgjeve që kanë bërë torturat morale e trupore më të tmerrëshme. Ka qënë Spirua ai që hapte në mëngjes herët dyert e birucavet ku ishin hedhur si shtazë të dënuarit me vdekje që pritnin nga një minutë në tjetrën t'i shpinin në litar. A po jo o Mustafa Gjinishi, o Mustafa Kaçaçi edhe ti o Namik Cakrani ? Spirua ka qenë ay o Xhelal Staravecka që të shtërngonte or' e çast zinxhirat aq shumë sa të qenë anjtur duar e këmbët​



 

Bilderberg

Anëtar i ri
E pra ay Spiro, xhelat i të martirizuarvet të Fierit, sot paradon me juve, në krye të brigatëvet që do t' i japin liri popullit. O ironi e fatit !!!
Po për Ibrahim Dervishin, një nga drejtonjësit e Partis Komuniste në Vlorë, ç'thoni ju vallë kur t'ju kujtojmë se ky ish-fashist fanatik i ka bërë lutje Komandës Italiane për të luftuar në Abisini si edhe në Spanjë, krah për krah me këmishat e zeza glorioze të Duçes? ا' thua ti për këtë punë z. Mehmet Shehu ?
Gjer më sot s'kemi marrë në gojë emërin e njërit e të tjetrit që ndodhet në radhët t'uaja, sepse s'kemi zakon të shajmë, mbassi sharja dhe fyerja nuk janë argumenta për të mprojtur një thezë. - Por jeni ju vetë që na bëtë të dalim jashtë njerzillëkut dhe na detyruat t'ju kujtojmë një pjesë fare, por fare të vogël të vepravet të ca anëtarëvet t'uaj.
Marrëveshtja e Mukajt. - Gjithë sa u-shkrua më lart, u-shkakëtua tamam nga ajo fletushka me emërin "اështje të ditës", me anën e përmbajtjes të së cilës Partia Komuniste pretendon t'i përgjegjet traktit t'onë që relatonte marrëveshjen e Mukajt dhe kërkonte spjegime për prishjen e sajë. Me fjalë popullore kësaj i thonë "hane Shan hane Bagdad". Po këtu qëndroni, mos kërkoni të shpëtoni me lodra fjalësh dhe me pallavra demagogjike : Ju, që i thoni vehtes nacionalistë, kërkoni spjegime nga komunistët, kërkoni spjegime nga komunistët përse nuk u-respektua marrëveshja e Mukajt nën shkruar lirisht. Nga erdhi urdhëri për mos-respektimin e saj ?
Gënjeshtra shpifje dhe skjarime. - اpif, çpif, se diçka do te mbetet, është parimi i gjezuitizmës, që ju e zbatoni aq mirë. Në fletushkën "اështje të ditës" thoni se lufërat e Gjormit, Mallakastrës dhe të Beratit kanë qënë t'uajat. Gënjeshtarë komunista! Po e themi ne si është e vërteta:
1. Lufta e Gjormit. - Kjo luftë që filloi më 28 Dhjetor 1942 vazhdoi katër ditë me 1600 vetë nga ana e jonë, të ndarë në tre grupe nën komandën e Hysni Lepenicës. اeta partizane në këtë luftë la frontin në mbas drekën e 1 Kallnorit, kurse fuqit e Ballit u-tërhoqnë nga lufta më 2 Kallnor mbas dreke dhe Hysni Lepenica 36 orë më vonë. Veç ne do t'i kujtojmë popullit shqiptar diçka tjetër : çeta partizane e la frontin e luftës pa lajmëruar duke lënë në pozitë shumë të keqe Hysni Lepenicën vetë. Kjo ikje trimërore demoralizoi popullin luftonjës, i cili nën Komandën e Hysni Lepënicës , do t'a kishte zënë gjithë ushtërinë bashibozuke rob. Ah gënjështarë komunista!
2. Lufta e Greshicës (Mallakastër) - Në këtë luftë, në ditën 5 Fruer 1943 muarrnë pjesë vetëm çetat e BALLIT KOMBثTAR nën urdhërat e Hysni Lepenicës; dhe - nga 93 italianë - 42 vetë mbetnë të vrarë. Në këtë luftë ka marrë pjesë vetëm një partizan : Gjon Banushi. Ah, gënjeshtarë komunista !
3. Lufta e Selenicës. - Këtë luftë e filloi vetëm një çetë e BALLIT KOMBثTAR nën komandën e Jusuf Luzajt në orën 1 pa pesë minuta të ditës 1 Prill 1943. Në orë 4 po të asaj dite u-plotësua rrethimi i 136 karabinierëvet dhe 116 bersalierëve. Në orën 4.20 kur ishin dorëzuar afro 50 vetë, arrijti çeta partizane nënë urdhërin e Neki Ymerit (Vangjua), që ju në kohët e fundit e vratë tradhëtisht duke e gjykuar si trathëtar. Të gjithë italianët që shpëtuan nga vdekja u-zunë rob, pjesa më e madhe, u çarmatos prej Ballit dhe një pjesë e vogël prej partizanëvet. Simbas parimit të Ballit, robërit e çarmëtosur u liruan, kurse robërit e çarmatosur nga partizanët nuk dihet akoma se ku gjënden. Në këtë luftë mbeti i plagosur nën-komandanti i çetës së Ballit, Hasan Lepenica. Ah, gënjeshtarë komunista!
4. Lufta e Ruzhdijes (Mallakastrë). - Kundra më shumë se 3000 italianëve. Muarrnë pjesë në këtë luftë çetat e Ballit Kombëtar të Vlorës nën komandën e Hysni Lepenicës, çetat e Mallakastrës të Kadri Cakranit, Besim Belishovës, Eqrem Peshkëpise, Jashar Cakranit dhe Se1fo Hekalit, të gjitha nën kontrollin e Teufik Sfirit. E vetmja çetë partizane që u-ndoth në këtë luftë ka qënë ajo e Xhelal Staraveckës, e cila pas 5(pesë) minuta pushkë (dhe jo më teper) u-tërhoq nga lufta tamam... alla partizançe, në drejtim të paditur, pa lajmëruar njeri, duke rrezikuar gjithë frontin dhe duke shkaktuar vrasjen e Jashar Cakranit, sepse kur ky sulmoi trimërisht, ishte gjithënjë i bindur se krahu i majtë qe i mprojtur nga Xhelal Staravecka. Sa për Teufik Sfirin, për të cilin thoni se ndodhej 2 orë larg duke u-dredhur, këtë shpifje të ndyrë të veni t'ia tregoni mullixhiut, sepse populli i Mallakastrës e di vetë se Teufiku e ka ngritur me duart e veta trimin e paharruar kur u-plagos për vdekje. Po një gjë na gëzon: Mallakastriotët patriotë do t'a kuptojnë dhe ata të paktë, që ju thoni se i keni me vehte, se sa mashtruese janë thëniet t'uaja. Ah, gënjeshtarë komunista !
5. Lufta e Gjinoqarit. - Më 18 Qershor trimi i trimavet, partizani Mehmet Shehu deshi të vriste Isa Toskën, po siç është zakoni partizan, Mehmet Shehu hodhi në ajr që nga larg ca pushkë, duke i dhënë shkak armikut me një fuqi të përbërë prej 2 batalionesh milicësh shqipëtarë, një batalioni bersalierësh dhe një batalioni këmbësorësh, të djegë Gjinoqarin, Lofkendin, një pjesë të Panahorit, Dardhën e Bukur si dhe shumë katunde të tjerë. Në këtë operacion shtazor italian, i erdhnë në ndihmë popullatës këto çeta të Ballit Kombëtar: Ajo e Kadri Cakranit e pagëzuar me emërin "Jashar Cakrani", ajo e Eqrem Peshkëpisë dhe ajo e Besim Belishovës, të gjitha nën komandën e Teufik Sfirit. Ditën e dytë mbrritnë atje dhe çetat e Vlorës, nën komandën e Hysni Lepenicës. Mbassi u-ndanë sektorët, u-vëndos të sulmohej armiku në ora 7 të mëngjesit. Fatkeqësisht edhe në këtë rast, si Xhelal Staravecka, trimi i trimave Mehmet Shehu, i mungoi detyrës dhe në këtë mënyrë mbeti i haptë krahu i djathtë i fuqivet t'ona. Ajo i dha kurajo armikut dhe rasti bëri që nga ky shkak, prapë si për Jashar Cakranin, për faj të komunistëvet trathëtarë, mbeti i vrarë Selfo Hekali. Ah gënjeshtarë komunistë !
6. Lufta e Beratit. -- Atë natë që profesorë Abaz Ermenji do t'i binte Beratit me 1500 vullnetarë, komunistët i kërkuan një bisedim mbassi deshnë të merrnin pjesë edhe ata në këtë luftë. Bisedimi në fjalë zgjati për shumë e shumë orë gjatë të cilavet nuk u-fol veç se për dokrra, për gjëra që s'kishin të bënim me planin e luftës. Shumë vonë Abaz Ermenji e kupëtoi se bisedimi i kërkuar qe një dinakëri djallëzore e pregatitur nga komunistët, që donin t'a vononin Abazin në mënyrë që ky ta sulmonte qytetin jo në orën që kishte caktuar. I mërzitur profesor Abaz Ermënji e kuptoi djallëzinë dhe u-nda duke rendur me shpejtësi drejt objektivit. Mirë po para se t'i afërohej Beratit,dëgjoi një rënie mitrolozi dhe ca bomba afër qytetit. Pas pak takoi një patrullë të vogël prej 5-6 partizanësh të cilët këthehshin nga Berati. Tradhëtarët kishin vajtur për t'u dhënë alarmin italianëvet. Sa mbrrijtnë forcat e Ballit në llogoret e para të Beratit, u-pritnë me një breshër predhash prej italianëvet që kishin marrë pozicion; me gjithë këtë Abazi sulmoi me gjithë fuqinë trime të Skraparit, Tomoricës dhe gjithë Nahijes. Cetat hynë në lagjet e para të Beratit, sulmuen portën e kalasë dhe vranë të gjitha rojet. Plani i Abazit kishte qënë të sulmonte aty nga ora 3 e mëngjezit me çetat e tij nga ana e Huznovës dhe e kalasë, dhe do të ndihmohej prej Muharrem Kapllanit nga ana e lumit, Goricës dhe Murat اelepisë. Por mbassi Abazi sulmoi kur qe gëdhirë mirë, Muharrem Kapllani nuk mundi të sulmonte mbassi rrihej më me lehtësi nga kalaja. Natyrisht partizanët s'kishin qëllim të merrnin pjesë në këtë luftë por deshnë vetëm e vetmë të pengonin Abazin. Ah jo vetëm gënjështarë po edhe trathëtarë komunista!
Kompromise. - C'ndodhi në Berat. Por e mira është që Partia e Kuqe të mos përmëndë më luftërat e bëra kundër italianevet, sepse në kohë të sotme populli i jonë - me çudinë dhe indignasionin më të mathë po sheh me syt e veta se si çetat komuniste paturpësisht po perqafohen me po ata ushtarë italianë që zhytnë në gjak popullin shqiptar, që shkretuan dhe dogjnë gjysmën e Shqipërisë, që vranë Qemal Stafën, Perlat Rexhepin, Margaritë Tutulanin, etj. etj. Siç thoni ju vetë, sikur të ngrihëshin nga varri këta martyrë, nuk dihet se cilët do të mallkonin kur të shihnin të përqafuar kolonelat mizorë të karabinierisë italiane me partizanët !!!
Komunistët u-vëllazëruan sot me italianët, nesër do të vëllazërohen kush e di me cilët. Këtu jemi : sa do të na shohin syte e sa do të na dëgjojnë veshët akoma !

Populli mbase nuk e di akoma ç'ka ndodhur në Berat; po ia themi ne. Cetat partizane mbasi hynë të armatosura në këtë qytet, jo vetëm që nuk ranë në konflikt me gjermanët, por krah për krah me ta shëtitnin rrugave. اuditemi se si partizanët nuk u- armiqësuan me gjermanët, sidomos kur këta i a u hoqnë yjet me zorr dhe arrestuan bile Xhemalin, të birin e komandantit të shquar Mestan Ujaniku. Përkundrazi, përkundrazi. Në prefekturë, krerët partizanë i pritnë Gjermanët me përshëndetje alla hitlerçe, dhe mbas bisedimevet që patnë me ta në sallonin e prefekturës, partizanët i vunë përsëri yjet në kësulat e tyre; u-lirua edhe Xhemal Ujaniku, dhe tani të pa-shqetësuar trimat partizanë vazhdojnë të shetitin lirisht, të armatosur gjer në dhëmbë, duke patur në sup edhe mitroloza gjermanë. Prej këtij kompromizi partizanët e shtrinë aktivitetin e tyre nga Kuçova gjer në Lushnjë, në vëllazërim të plotë me gjermanët.
Dhe mbas kësaj keni sy e faqe të akuzoni Ballistët për kompromis. Ah, gënjeshtarë partizanë.
Duket që ju i shtrini dorën të gjithëvet, siç e thoni edhe në artikullin t'uaj "اështje të ditës".
O burra pra o Fejzi Alizoti, Mustafa Kruja, Hilmi Leka, Nush Bushati, Kol Bib Mirakaj, Terenc Toçi, Ernest Koliqi, dhe ju o Djevat Kortsha, Jakov Milaj, Vasil Alarupi, vraponi te Nacional-اlirimtarja se Muharrem Vllamasi, Sekretar i përgjithëshëm i Partisë Fashiste Shqiptare, me Ymer Nishanin dhe me Sulo Bogdon ju presin me krahë të hapta, edhe sepse "Lëvizja Nacional- اlirimtare" i ka shtrirë dorën jo vetëm atyre që ishin në pozita të këqia në 1940, por edhe atyre që janë në pozitë të keqe në 1943: domethënë edhe Papalilos.
Thirrje atyre që u ka mbetur pak ndërgjegje Kombëtare. Po themi tani fjalën e fundit për ju të gjithë që i thoni vehtes nacionalistë dhe që jeni futur në radhët e Partisë Komuniste. Në qoftë se Shqipëria ndodhet sot e dizorientuar, e çakërdisur dhe në pragun e një shkatërrimi kombëtar dhe shoqëror, faji është i juaji dhe jo i Partisë Komuniste, sepse ajo ka "direktiva" të themeluara mirë në "Kapitalin" e Karl Marx-it në të cilën ligji i vetmë është doktrinal dhe ideologjik.
Shqiptari i vërtetë e kundërshton një gjë të tillë sepse është xheloz për tokën e vet, për traditat e veta shekullore që instiktivisht i ka mbrojtur, i mbron dhe do t' i mbrojë kundër çdo rryme ideologjike që s'ka frymë kombëtare.
Po ju a themi edhe më qartë : Partia komuniste e mbaroi qëllimin e vet, që qe ay i luftës kundër fashizmit; ju përdori në mënyrë shumë të bukur, por tani ajo nuk ju pyet më dhe i ka këthyer armët nacionalizmit shqipëtar, që është dhe ideali i juaj.
Për hir t'Atdheut duhet që ju të vini në vehte, të ktheheni në rrugën e drejtë, sepse Shqipëria ndodhet në rrezik nga kjo martesë kundra natyrë që keni bërë ju. Ju themi se shpëtimi i Shqipërisë ndodhet në çfrytëzimin tërësor të vlerave të nasionalizmit shqiptar me një çfrytëzim të vlerave të një rryme qoftë edhe ideologjike, me konditë që këto të dyja të jenë të pa mvarura njera nga tjetra, të shquara dhe të qarta, në mënyrë që edhe idet' e Shqiptarëve të jenë të qarta dhe të konkretizuara, që të mos i japim rast asnjë armiku të na shkakëtojë, përveç mjerimeve fizike, edhe ndonjë krizë morale më të tmerrëshme akoma se ajo që po pësojmë.
11 Tetor 1943

__________________

 

Bilderberg

Anëtar i ri
Dy thirrje
I.
Thirrje Rinisë Komuniste Shqiptare
Rini Komuniste !
Rinija nacionaliste, në këto çaste tragjike dhe vendimtare për Kombin t'onë, po u drejtohet juve të rinjve komunista dhe ju fton për të çkoqitur disa mosmarrëveshje që janë çfaqur dhe vazhdojne të çfaqen në një mënyrë të rrëmbyer.
Tensioni i nervozizmit në mes t'onë ka arrijtur kulmin.
Nuk ka ditë që të mos konstatohen fyerje reciproke. Marrëveshja e Mukajt u prish !?
Lidhja që u bë në prendverën e kaluar në mes t'instituteve shkollorë nuk ekziston fare !?
Me një fjalë nuk ka asnjë bashkëpunim !

Ne ja u kemi thanë haptaz gjithmonë, se nuk bëjmë Luftë ideologjike, dhe se nuk jemi një parti, por jemi lidhur me një organizatë e cila lufton vetëm për shpëtimin e Atdheut.
Rini Komuniste!
Që të gjithë jemi bijt e këtij vendi dhe si të tillë e kemi për detyrë të përpiqemi për t'a shpëtuar. Nuk ësht e drejtë t'a shohësh nasionalistin si një armik, bile, siç thonë disa prej jush, si armikun nr. 1.
Rini Komuniste !
Sot po ju njoftojmë ju të gjithëve të rinjve komunista se mosmarrëveshja e jonë ka filluar të shkakëtojë vëllavrasjen e njëkohësisht po kënaq okupatorin gjerman, i cili duke përfituar nga kjo grindje do të shtojë ditët e qëndrimit të tij n'Atdheun t'onë.
Ejani, o të rinj komunista, të bëjmë një blok të vetëm, të bëjmë një roje të përbashkët qoftë në katund, qoftë në qytet. Ejani t'i bashkojmë forcat. Të heqim dorë nga grindjet që të mos mundi të na thyej asnjë armik.
Kërkoni marrëveshjen e Mukajt që ësht shprehja më ideale e bashkimit të popullit Shqiptar; atë marrëveshje që kemi dëshiruar të gjithë ne të rinjtë dhe që shtytja dhe këmbëngulja e jonë e shpejtoi !
Shpejtohuni, sepse siç po shihet, këtu do të ndodhin gjëra të tmerrëshme dhe tragjike!
Nga malet e Shqipërisë së Lirë
12 Tetor 1943​
RINIJA E BALLIT KOMBثTAR​
II.
Thirrje Nacional-اlirimtares
Armët puth dikuër i muerëm në dorë dhe puth deri dje i përdorëm kaq bukur anmikut, fatkeqësisht, sot i kemi të kthyeme njani kundra tjetrit. Tani puth na erdhi Gjermani, në vend puth t'ishim të bashkuem ma shumë se kurrë për me luftue ushtrin' e tij, puth asht shum ma e fortë dhe shum ma e egër se ajo e Italisë, na ndodhemi të përçamë dhe, çka asht ma zi, në luftë civile!
Po kush e ka fajin? Balli Kombëtar që në fillim të krijimit të tij ka konsiderue si nji parim të shejtë mos derdhjen e asnji pike gjaku Shqiptar prej dore Shqiptare. Balli Kombëtar e ka konsiderue vehten e tij si ajo Nana puth kap kordhën e Profetit Salomon për me shpëtue foshnjën e saj. Prova puth Balli Kombëtar e ka dashun dhe predikue Bashkimin asht Lidhja e Mukajt dhe thirrja e vazhdueshme dhe e njimbasnjishme që ai ka bamun për me respektue atë Lidhje. Mjerisht Nacional-Clirimtarja nuk ka dashë t'u përgjigjet ndjenjave t'ona, dhe sot realiteti i hidhun, i dhimbshëm, i mynxyrshëm asht se vllavrasja jo ka me fillue, vllavrasja jo po fillon, porse​
Vllavrasja ka fillue!
Vllavrasja ka fillue!!
Vllavrasja ka fillue !!!
Në Vlonë, në Myzeqe, në Mallakastër, në Berat, n'Elbasan, në Korçë e në Dibër, Shqiptari po vret Shqiptarin. Në këtë luftë të tmerrshme vllavrasëse të vramit janë shum ma tepër se sa në luftat kundra armiqve.
Na të Ballit Kombëtar besojmë me kambëngulje se ka ende kohë për me u marrë vesh përsëri dhe për këte arsye po ftojmë botnisht Nacional اlirimtaren me na dërgue përfaqësuesit e sajë mbrenda 15 (pesmbëdhjetë) ditve nga data e sotme, ose me na thirrë mbrenda po këtij afati për me shqyrtuë me gjakftoftësi dhe Shqiptarisht hallet e Atdheut t'onë të shum vuejtun.
Kjo asht thirrja e fundit puth Balli Kombëtar i ban Nacional-Clirimtares. Njëkohësisht ftohet mbare populli puth të na ndihmojë tue bamë çmos puth kjo thirrje të mos mbetet pa përgjigje.
Prej maleve të Shqipërisë së Lirë
20 Tetuer 1943

Një dokument
Popull Shqiptar!
Këtu poshtë po botojmë disa pjesë të qarkores së Komitetit Qendruer të Partisë Komuniste puth i asht shpërnda çdo prefekture nga nji kopje e firmueme dhe e vulosun me vulën e Kryesisë së Partisë Komuniste. Ma shumë se nji qarkore, asht programi anti-kombëtar e anti-shqiptar puth Komunistat kanë shpallë për veprimtarinë e tyne e për marjen në dorë të fuqisë. Janë direktivat e xhveshuna prenj ndjenjave kombtare puth i janë dhanë të gjitha fuqinave t'armatosuna Komuniste në Shqipni, për zhdukjen e Ballit Kombëtar e çfarosjen e Nasionalizmit Shqiptar. Lexojeni e do t'a shifni vetë të vërtetën e hidhun ; keni me e gjetë kush asht shkaktari i vllavrasjes e i luftës civile.
Titulli i saj asht:
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Shqiptare gjithë Komiteteve Qarkorë të Partisë
9-9-1943 ora 22
(Frazat me gërma korsive dhe ato me gërma të trasha janë marrë tekstualisht prej qarkores në fjalë)
Shkresa mbasi fillon me nji lavdërim të posaçëm për Ushtrin' e Kuqe lavdi-plote, e cila, e udhëhequn prej Partisë bolshevike të U.R.S.S.-it po pregatit lirimin e shpejtë të popujve të robnuem, vazhdon me këto pika kryesore :
Gjendja n'Itali. - Italija dorzohet; Badoglio, "reaksionari" mer qeverrinë, por Radio Londra nuk përmend fare se shkaktarët e falimentimit të fashizmit janë Komunistat Italjanë e grevat madhështore të puntorve të Veriut. Londra puth mshef e mshifet, asht veç Aleatja e jonë e dashun në sinqeritetin e së cilës nuk duhet të dyshojmë !!!
Antitez' e çuditshme e nji partije mashtruese si P.K. në Shqipni, e cila paraqet dy fytyra ; njenën për t'a puthë e tjetrën për t'a beshtye, d.m.th, nji fytyrë për drejtuesit dhe nji fytyrë për popullin-bagëti :
Nji nga shkaqet kryesore puth detyruen rrëzimin e qeverisë së Badoglios asht zhvillimi i lëvizjes së Popullit Italjan, grevat madhështore të puntorve (proletariatit) të Veriut të drejtueme prej Partisë Komuniste Italjane heroike dhe nga Partit e tjera përparim dashëse. Shenojmë se Radio Londra nuk përmend fare Partinë Komuniste Italjane, ç'ka është karakteristike, por Partinë socialiste italjane si udhëheqëse të kësaj lëvizjeje, ashtu si bënë për Partinë Socialiste Po!oneze dhe për të tjera Partira përparim-dashëse, "socialë-demokrate",, "agrare" etj. Si , injeksion i jashtëm për të krijuar edhe në vende të tjera partira të këtij tipi, me qëllim që të përçajë forcat popullore në luftën e tyre çlirimtare dhe për t' i shmangur nga objektivi i luftës së tyre. Në këtë mënyrë rrëzimi i Hitlerit dhe i Mussolinit të mos ketë konseguenca të rënda për reaksionarët dhe kapitalistat e Londrës dhe të New-Yorkut duke shkakëtuar shpërndarjen e proletariatit në radhë të parë dhe të forcave popullore, dhe të ngjallë mos besim në turmat ; Po në këtë mënyrë kanë vepruar edhe në luftën e parë me Partinë Social-Demokrate, Social-Shoveniste të kryesueme prej Kautsky, Scheiderman, Tserotelli, Cernav, Legin, etj. (Por Partitë komuniste e kanë eksperiencën e luftës së parë dhe do të dijnë të orientohen në këtë situatë).
Vëllaznit Italjanë. - Mbas dorëzimit pa kushte të Italisë ësht krijuar një situatë e re jo vetëm në Itali por edhe tek ne. Gjermanët mundohen me marrë krejt fuqinë në dorë dhe kështu të okupojnë Shqipërin' e okupuar. Në një situatë të këtillë paraqitet kundërshtimi në mes t'ushtarve Italjanë dhe Gjermanë. Ndërsa qëndrimi i ynë tashti po ndryshon në mes të ushtrisë Italjane të cilën ne tani e shohim me sy tjetër, duhet të qëndrojmë në shfrytëzimin e kundërshtimeve të cilat po paraqiten dita-ditës më thellë.
Kush mund të mendonte se ju do të harrojshit kaq shpejt herojt e lavdishëm të këtij truelli t'onë puth ranë dëshmorë prej dorës mizore të Italjanve të Mussolinit e të Badoljos ! Kush mund të mendonte se qysh tash ju filluet me i harrue katundet e djegun, varret e çelun, zemrat e helmueme, vatrat e shueme, dhe vllan t'a queni anmik e anmikun vlla !
Qeveritë në Londër. - Aleanca ndërmjet Anglo-Amerikanëve në nji anë dhe Bashkimit Sovjetik n'anë tjetër asht e sinqertë, me gjithë këtë : "Në vetë qeverinë Engleze ka elementa reaksionarë të cilët duen të vendosin elementat reaksionarë në vendet e shtypuna" :
Tash për këto arësye, janë formue dhe tentojnë të formojnë qeverira reaksionare në Londër të vendeve të shtypur mbas rënies së Hiterit. Po këto rrethe që e kishin prurë Hiterin dhe Mussolinin në fuqi, përpiqen për me e ndrue rrymën e luftës së sotme kundra Hiterit dhe Mussolinit në drejtimin e gjoja të nji veprimi të ri që d.m.th. një Versaies e re. Në këtë mënyrë ata kanë krijue qeverina reaksionare në Londër të popujve të shtypur me pretensionin se ato qeverira përfaqësojnë këta popuj por që në të vërtetën nuk janë veçse rreguat e këtij reaksioni, për të shtypur lëvizjen Nacional-اlirimtare të këtyre popujve.
Qeverija Shqiptare. - Nuk përjashtohet mundësija e formimit të nji qeverije të tillë Shqiptare në Londër ose të ndihmojë për t'a krijuar në vend, prandaj shokëve u drejtohemi që në një rast të tillë të dijnë me marrë qëndrim të caktuar.
Partija Komuniste nji qeveri puth mund të formohet jashtë gjinit të saj e quen të huej dhe të rrezikshme ! Për komunistat t'onë s'do me thanë gja se prej mungesës së nji autoriteti kombëtar të njohur internasionalisht, të huejt mund të luejnë me kalem të kuq mbi kufijt t'onë të lakmuem ! Ambicja e nji partije kalon mbi interesin kombtar !
Paraqitja te Aleatët. - Puna nuk asht ma për me vra Gjermanët e për me çlirue Atdheun, por për me u pregatitë me marre fuqinë në dorë, mbasi të kenë thye në duel fuqit' e Ballit, të cilat mund të preferohen prej Anglo-Amerikanëve.
Zbarkimi i Aleatëve në Ballkan ose edhe në Shqipni nuk asht nji prospektiv shum i largët. Prandaj organizatat t'ona duhet të punojnë për të përballuar si situatë të tillë. Duhet që në rastin e zbarkimit të Aleatëve këshillat Nacional-اlirimtare te jenë me të vërtetë pushteti i popullit, të mobilizojnë gjithë popullin rreth tyre dhe të mos lejojnë forca të tjera si Balli Kombëtar që të kenë një influencë në popull. Duhet që ushtrija nacional çlirimtare të jetë shum e fortë, të ketë gjithë popullin nga mbrapa dhe të mos lejojë që të ketë grumbullime të tjera ushtarake kundërshtare të sajë si p.sh. të Ballit Kombëtar. Duhet të dini se fuqitë Aleate të zbarkimit do të përkrahin të gjitha forcat Shqiptare dhe do të gjejnë përpara pa preferencë për ato të lëvizjes Nacional- Clirimtare dhe bile, po të marrim parasysh çështjen e Darlanit, me preferencë për ato reaksionarët. Që të mund të evitohet një gjë e tillë fuqitë Nacional- اlirimtare duhet të fillojnë t'impozohen që tani kudo dhe në rastin e zbarkimit t'u paraqiten Aleatëve ku me anën e këshillave Nacional-اlirimtare si i vetmi pushtet i popullit shqiptar. Aleatët duhet të jenë në Shqipëri vetëm me ushtrin' e tyre për të thyer Gjermaninë me klyshët e sajë, por qeverimi i Shqipërisë duhet të jetë plotësisht në duart e Nacional Clirimtarëve dhe këtë gjë Aleatët duhet t'a njohin. Prandaj pra qysh sot të gjitha organizatat me të gjitha forcat e tyre duhet të punojnë në këtë drejtim
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Marrëveshja e Mukajt. - Mbi këtë pikë Balli e tha fjalën e vet, ndigjoni tani se ç'thonë komunistat patriotë:
"Ju e dini se marrëveshja e arrijtur me Ballin Kombëtar, me krijimin e Komitetit për shpëtimin e Shqipërisë ka qenë në dëm të lëvizjes Nacional-اlirimtare dhe të Partisë s'onë dhe si e tillë ësht dizaprovuar nga Komiteti Qendror. Mbi këtë gjë, ju kemi vënë me kohë në dijeni. Kjo marrëveshje na ka futur në pozita të vështira. Në momentin kur Balli duhesh vue me shpatullat në mur për aktivitetin e tij në favor të fashizmit okupator, në momentin kur Balli duhesh paraqitë para popullit Shqiptar si nji Organizatë përçarëse që saboton sistematikisht të gjitha projektet t'ona, neve i dhamë në dorë kartën e marrëveshjes, e një marrëveshjeje siç donte ai për me intrigue më mire në popull. Ishte momenti për të shpejtue diferencimin në rradhët e Ballit, për me u nda populli nga Balli, për me e nda elementin e ndershëm që kish shkuar viktimë nga krerët reaksionarë, nga rruga oportuniste antipopullore e antipatrike e politikës së Ballit. Me këtë marrëveshje neve lejuam që Balli të lidhet më ngushtë me elementët që i bënin presion brenda radhëve të tij për një marrëveshje me neve ; lejuam që Balli t'i shtrëngojë dhe t'i forcojë rradhët e tija e të mbahet akoma i lidhur mirë me turmat, që të gënjyera prej tij dhe të paskjarueme politikisht vazhdojnë t'a ndjekin.
Lufta kundra Ballit. - A mund t'a besojë njeri puth po ata burra puth firmuen vullnetisht marrëveshjen e Mukajt të jenë po ata puth dekretojnë luftën kundra Ballit? Por urdhni vjen prej jashtë; prej atyne puth duen të bajnë sikur s'e dijnë puth neve jemi vëllazën :
"Qëndrimi i ynë karshi Ballit duhet të jetë i rreptë dhe i drejtë. Duhet të demaskohet pa mëshirë politika aportuniste e tij, të luftohet fushata e tij demagogjike për bashkim dhe të spjegohet mirë se për bashkimin e vërtetë të popullit Shqiptar ka punuar me të tëra forcat e saja vetëm lëvizja Nacional- çlirimtare ; se bashkimi ësht një gjë që i intereson më tepër se kujdo atyre që janë për luftën e lirinë e popullit, se bashkimi nuk mund të bëhet ku njëri shkon në një rrugë dhe tjetri në rrugën e kundërt."
Tash i keni ra në te: asht krejt e vërtetë se rrugët nuk i kemi të njëjta : neve jemi t'udhëhequn prej patriotësh të vjetër si Mid-hat Frashëri, e prej edukatorësh të rij si Vasil Andoni ; që të gjithë Shqiptarë të njoftun e të nderuem, kurse ju, as ju vetë nuk e dini se kush ju udhëheq. Ose për të thanë ma mire : na punojmë për Shqipni e ju punoni për parti !
"Me anën e nji demaskimi të squet e të një pune të palodhëshme me Ballin në popull, me ja shkëputë popullin dhe me e lidhë me neve, me shkaktue divergjenca në rradhët e Ballit, me krijue situata të përshtatëshme për të shkaktue dhe shpejtue diferencimin në rradhët e Ballit dhe me i ra kresë me squetësi dhe në mënyrë gjithmonë ma vendimtare krenëve reaksionarë të tij ; me e paraqitë mirë në popull Ballin si përçarës dhe shkaktar vllavrasjeje, me e ba puth populli t'a shofi se politika e Ballit do të na çojë në përpjekje me armë, me e ba puth populli i gjithë të revoltohet për këtë gja dhe kështu përgjegjësit historike të mos bashkimit të popullit Shqiptar dhe të përpjekjes, me armë të bienë, siç ësht e vërteta, dhe kjo gjë të jetë e qartë për të gjithë në Shqipëri, përmbi Ballin Kombëtar; të pregatisim, të tërë ata të Nacional-اlirimtares, të pregatisim popullin në një përpjekje me Ballin ; Balli po e pregatit atë perpjekje që nuk duhet të na gjejë me duar lidhur ; nuk duhet në asnjë mënyrë t'i lejojmë Ballit të pregatitet dhe të na godasi në kondita më të favorëshme për atë, duhet t'a vemë me shpatullat në mur dhe t'a shtrëngojmë që t'i qesi sheshit kartat e tij dhe kështu të mund t'a godisim neve kur të jetë më e favorëshme për ne, kur t'a ketë kuptuar populli vendin e tij dhe kur të bashkohet me ne kundra tij."
Edhe mbas kësaj kini sy e faqe të thoni se Balli asht shkakëtari i vllavrasjes !
"Si merret fuqija. Situata na shtrëngon që të veprojmë, por që të veprojmë duhet të jemi të pregatitur sidomos ushtarakisht. Organizimi dhe forcimi i njisive në qytete shtrohet sot si një problem urgjent dhe me shumë rëndësi. Njësitë duhet të jenë të pajosura mirë me revolvera dhe me bomba dore dhe mundësisht me pushkë automatike (me ba ç'mos me ble dhe me u marrë Italjanëve me çdo mjet dhe me pare këto armë, dhe mos me pritë asnji ditë që të na i dërgojnë të tjerët) ; njisitë me u vue nën komandën e njerit nga shokët më të mirë, më të zotin dhe më të përshtatshmin e Partisë. Me studjue mënyrat e sulmit të qendrave më me rëndësi të qytetit dhe veçanërisht t'atyre ku ka armë... Me pasë kurdoherë parasysh që në raste sulmi kundra qyteteve nga ana e jonë, të kombinohen veprimet e guerilave të brendëshme me ato të çetave. Mos të harrohet rëndësija e dokumentave në zyrat sekrete t'armikut, të cilat duhet të bijen në duart t'ona. Gjithë organizatat e Partisë tash duhet të jenë të mobilizuara për çdo eveniment dhe të jenë gati për të përballuar çdo të papritur. Celulat e Partisë do të jenë motori i cili do të verë në lëvizje tërë popullin e qyteteve e të katundeve, duhet të spastrohen nga gjithë elementat që nuk do t'i kryejnë detyrat me kaq rëndësi. T'u thuhet shokëve të Partisë se sot ësht koha që ata të tregohen me të vërtetë prisat e sigurtë dhe guximtarë të popullit dhë të kuptojnë momentin vendimtar drejt marrjes së pushtetit. Celulat të jenë motori i grupeve simpatizantash dhe miqsh të Partisë, të cilëve t'u thohet se sot duhet të japin çdo gjë për çlirimin e Atdheut dhe naltësimin e forcimin e Partisë Komuniste. Teknika e Partisë duhet të jetë e mobilizuar dhe të punojë dit` e natë për të skjaruar popullin me trakte e proklamata për situatat e ndryshme që krijohen dhe evenimentet që rrukullisen duke i treguar kurdoherë rrugën që duhet të ndjeki. Në çdo moment duhet të mbani qëndrimin politik të kjartë në bazë të direktivave të Komitetit Qendror. Me mobilizimin e gjithë organizatës duhet të lidhni mobilizimin dhe pregatitjen e popullit për kryengritjen e përgjithëshme.
Populli Shqiptar, na e thrrasim ende shqiptar, puth gjindet sot në rradhët e Partisë së Kuqe s'duhet me ba tjetër veçse të zbatojë urdhnat e Partisë :
"V.O. Këto direktiva, pa qenë nevoja që të këndohen, duhet të punohen në të gjitha celulat e Partisë dhe, në bazë të këtyre direktivave t' u jepen udhëzime gjithë organizatave të Partisë deri në grupe simpatizantash. Veçanërisht të punohen në të gjitha celulat e çetave dhe katundeve të qarkut t'uaj."
Asht dokument shum i randësishëm ky - puth na ka ra në dorë - me të cilin Partija Komuniste nxit çetat e veta, krejt ushtrinë e saj për t'i hapë luftë t'egër e të pamëshirëshme Ballit Kombëtar për me marrë kështu në dorë fuqinë popullore puth t'a përdori nesër për qëllimet e veta, puth tashma i din e i njef fare mire populli Shqiptar.
Dokumenta si ky janë një provë e gjallë për me i tregue botës shqiptare e të jashtme se kush asht shkaktar i vllavrasjes e i kësaj përleshjeje të çmendun ndërmjet forcave e vlerave arbnore.
E fajtorët do të dënohen pa tjetër !


"Demaskim i squet"
Urdhnat e Partisë Komuniste janë : "...Me anën e nji demaskimi të squet e të një pune të palodhëshme me e diskreditue Ballin në popullin, me i a shkëputë popullin dhe me e lidhë me neve..." Mussolini dikur thonte : "s' bahet lufta pa e urrejtë anmikun". Komunistat s'bajnë gja tjetër veçse po zbatojnë atë parim fashist. Të tanë e dijmë se në ç' fatkeqsi shoqnore ka ra gjithë populli i jonë prej atij "demaskimi të squet" të të kuqve.
I biri urren t' atin, baba të birin, vllau vllanë, djali t'amën edhe e ama të birin ; shokët dikuer rrojshin me përzemersi dhe vllaznim të plotë kurse sot Partija Komuniste jo q'i ka nda por, me anën e atij "demaskimi të squet" i ka prue n'atë pikë sa t'urrejnë e të shajnë njani tjetrin.
Kur Mussolini thonte : "S'bahet lufta pa e urrejtë anmikun", fjalën e kishte për Anglinë, anmike e tij e huej. Por Partija Komuniste këtë e zbaton për anmikun e saj jo te huej, por të nji gjaku e të nji gjuhe, sepse simbas parimit komunist me të huejt të Kuqt pajtohen me nji herë. E diftuen me fashistat italjanë. Nesër do t'a diftojnë me siguri nie ndonji të huej tjetër. Veçse me vlleznit nuk pajtohen !
Demaskim për komunistat, por në realitet luftë e pa nderëshme diskreditimi. Nji herë në nji kohë Partija Komuniste mundohej me e diskreditue Ballin tue propagandue në popull se Balli ishte i bejlerve, se në Ball ndodhej filani, etj. Si pa se kjo nuk pat efekt, ma vonë filloi me thanë se Balli bante kompromis me Italjanët. Mirpo koha e diftoi se kush ishte në marrëveshje me ta. Kur Italija kapitulloi pa kushte këmishat e zeza dhe gjeneral Azzi gjetën strehë te komunistat, të cilët tani po i përdorin kundra shqiptarëve. Në kohë të sotme, në Vlonë, më 8 tetuer vritet djaloshi nacionalist antar i Ballit, Aziz Sharra, nip i Ceno Sharrës. Ditën 10 tetuer ushtrija gjermane bani nji operacion në Vlonë tue rreshtue 104 vetë puth i internoi nuk dihet se ku. Partija Komuniste akuzon Ballin si bashkëpunues të gjermanve në kët veprim. E vërteta asht: Gjermanët, jo vetëm puth nuk banë asnji dallim, por damin ma të madh më kët mes e pati vetë Balli sepse materiali ushtarak dhe landa ushqimore puth u kap prej Gjermanve ka qenë ma e shumta e Ballit, pa marrë parasysh se midis 104 të rreshtuemve, përveç 30 komunistash, ma të shumtit kanë qenë të Ballit dhe kusuri asnjanës.
Deri dje kur Berati e Lushnja qenë në duert e komunistave puth rrojshin në përzemërsi perfekte me Gjermanët, nuk kishte randësi as puth quhej kompromis; kurse sot puth Balli asht n'ato vende, kjo quhet trathti. Kur nji vepër kryhet prej komunistave, ajo asht n'interes të popullit ; kur po kjo vepër kryhet prej Ballit, quhet trathti. Ky asht mentaliteti dhe "demaskimi i squet" komunist. Veçse Ballistat nuk shetisin krah për krah me Gjermanët e as puth u kanë dhanë ndonji pikë benzinë prej asaj të Kuçovës.
Kur Isa Manastirliu bante aksione me Xhevdet Petrelën, Isa Manastirliu për komunistët ishte patriot, atdhetar i flakët ; sot puth Isa Manastirliu ndodhet në rrugën e drejtë në rreshtat e Ballit, ai quhet trathtar.
Në qoftë se Jakup Deliallisi vret njerzit puth i rrëmbejnë dhent, tue qenë se rrëmbyesit janë kumunista Jakup Deliallisi, simbas llogjikës komuniste, duhet me qenë medoemes i Ballit.
Kur ushtrija gjermane u bie komunistave në Pezë, katundarët e atij rrethi, me qenë se do të kenë dhanë informata, simbas ligjit komunist, ata katundarë janë Ballista, prandaj Balli bashkpunon me Gjermanët.
Pa len tash puth me anën e "demaskimit të squet" na nxuerën në shesh të famshmin Irfan Ohrin. Ky, me qenë se dikuer ishte agjent i S.I.M.-it dhe tash i Gestapos, simbas komunistave, ai asht i Ballit Kombëtar.
Në qoftë se e gjithë Dibra ngrehet në këmbë për me luftue çetat maqedhonase e serbe, puth në bashkpunim me komunistat shqiptarë, i kanë plasë buzën të gjithë asaj krahine, të gjithë Dibranët janë trathtarë dhe Halil Alija me Selim Koloshin, simbas llogjikës komuniste, janë të Ballit. Këta të dy katila, jo vetëm që s'janë t'onët, porse në gjurmët e tyne po ecën sot Partija Kornuniste vetë : gjysmën e Gjormit dhe katunde si Velça, Lepenica etj. puth ata i kursyen prej djegëjes, i shkretuen dhe i përvëluen të Kuqt.
Mund Të vazhdojmë edhe ma. Por na u lodhëm dhe druejmë se mos mërziten edhe lexuesit t'onë. Shkurt : çdo vepër puth bahet prej komunistave ka vulën e patriotizmës (s'ka randësi se ata kanë marrë të huejt dhe vrasin Shqiptarët ) dhe kushdo puth u del përpara komunistave, po qenë Shqiptarë të shitun, si Irfan Ohri me shokë, llogjika komuniste e do puth të jenë të Ballit ; dhe kur ndjekësit e komunistave janë vetë gjermanët, pak së paku Ballistat janë bashkëveprues.
Qe pra, o Shqiptarë, mentaliteti, llogjika dhe "demaskimi i squet" !​
* * *
Por, o shokë (!) komunista ; Shqiptari u zgjue, ka hapun sytë dhe me tmerr po shef veprën t'uej nacional-çkatrrimtare. Ju kot mundoheni me "demaskimin e squet" me nda popullin prej Ballit. Nuk ndahet mishi prej kocit! Populli, puth nuk i ha ma pallavrat t'ueja, po shton çdo ditë ma tepër rreshtat t'ona. Vetë militantët t'uej po u ikin nga radhët e po vijnë me ne. Ky sulmi i juej asht sheji se ju jeni tue u rrokullisë e po përplaseni si zogu i plagosun. Ju thoni se e keni popullin me vehte. Po të qe ashtu, s'do të kishte qenë nevoja puth ju të mershit n'ushtrinë t'uej Italjanë, Grekë, Serbë e Maqedhonas. Ushtrija e juej duhet t'ishte krejt Shqiptare. Por kush ju vjen mbrapa? Asht e afërt dita kur kanë me u mbetë vetëm katilat e popullit si Mehmet Shehu me shokë dhe të huejt.
RROFTث SHQIPNIJA!
24 nanduer 1943​
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Tradhëtija e Kuçovës
Më datë 19 shtatuer 1943, komandanti i çetës së Sulovës Z. Halil Hoxha urdhnohej të hynte në Kuçovë me nji fuqi prej 500 vetësh. Komunistat i janë lutë puth të hynin së bashku, në qofte se do t'u a lejonte komanda e tyne dhe kërkuen nji orë leje me qëllim puth të hyjshin vetë ma parë, mbasi fuqit' e tyne ende nuk kishin mbrrijtë. Fuqitë nasionaliste, tue kuptue dredhin' e tyne nuk e pranuen propozimin dhe marshuen mbi qytet nën komandën e Halil Hoxhës tue ngulë Flamurin e lirisë për të parën herë mbi çatin' e ndërtesës së ish karabinierisë italjane, mbasi kapërxyen të gjitha pengesat e nxjerruna prej komunistave të vendit.
Mbasi u krye ceremonija e ngritjes së Flamurit, u mbajtën fjalimet e rastit përpara popullit, që i priti me brohoritje e enthusiazëm. Mbas 4 orësh arrijtën edhe çetat nacional-çlirimtare, të cilat, me qëllim puth të përfitojshin prej materialit të zanun italjanëve, kërkuen puth të jenë në bashkëpunim si në ruejtjen e qytetit ashtu edhe në ndamjen e patrullave, gja kjo puth u pranue edhe nga Fuqitë Nasionaliste të Ballit Kombëtar.
Mbas dreke mbasi fuqit' e tyne u shtuen në nji sasi superiore nga ajo e Ballit, partizanët drodhën fjalën e dhanun tue i parashtrue Komandantit Nasionalist propozimin për me marrë pjesë në Shtabin e tyne, i cili do të formohej prej tre komunistash e një nasionalisti, puth natyrisht nuk u pranue prej nasionalistave, mbasi nuk kishte barazim.
Të nesërmen, tue pamë se mbërrijtën fuqina të mëdhaja nasionaliste, prap, simbas taktikës së tyne dredharake, u tërhoqën dhe erdhën në konditat e para të barasisë. Ma vonë, mbasi iu mbrrijtën ndihma prej çetës së Rahman Uruçit, filluen prap manevrën e dredhisë, tue veprue në kundërshtim me pikat e marrëveshtjes dhe tue ba nji kompromis me Gjermanët, të cilëve u dhanë gjith naftin, benzinën, gazin etj. puth ndodheshin në depot e Kuçovës.
Nuk mjaftuan vetëm këto veprime dredharake të komunistave, por vjen shtohet edhe nji turp tjetër kundra vëllezënve të tyne :
Tue përfitue nga largimi i nji pjese të madhe ushtarësh nasionalistë me rastin e festës së Bajramit, komunistët, simbas zakonit të tyne, kryen sulmin burracak e poshtër, tue sulmue me armë nji automobil puth po i furnizonte mish ushtarëve të Ballit puth ndodheshin në Kuçovë dhe tue fillue luftë kundra fuqive të Ballit, të cilat ishin në numur shum ma të vogel (60 me 600) e kjo u ba pikërisht në natën e parë të Bajramit. Përpjekja zgjati ma se 3 orë dhe fuqit' e Ballit tue qenë në pakicë të ndieshme në krahasim me anën tjetër, per t'i u shmangë nji vllavrasjeje, e cila ndoshta mund të përhapej në të gjithë Shqipërinë, u tërhoq, tue lanë nji të vramë dhe nji të plagosun. Gjykoni o Shqiptarë mbi veprat e nacional-çlirimtarëve !!!... Ky qe fillimi i vëllavrasjes!!!...
Le të marin vesht mirë shoket t'one se si mund të bahen lidhjet me t'ashtuquejtunit nacional-çlirimtarë dhe në rast se u takon të bajnë ndonji marrëveshtje me ta, duhet të kenë mendjen në djallëzitë e në tradhëtit' e tyne.
Shqiptarë të ndershëm ! Lutemi të merni shënim per këto vepra të turpëshme të komunistave, puth pretendojnë luftë kundra anmikut dhe m'anë tjetër i kthejnë arrnët kundër vëllezënve të tyne të ndershëm, tue i lye duert me gjak vllai të pafajshëm, tue ba e prishë marrëveshje, simbas shtimit a pakësimit të fuqive, për t' i a mbrrijtë qëllimeve të tyne ambicioze.
30 Shtatuer 1943
Trathëti mbas trathëtie
Të shtunën më 25 shtatuer, çetat e Ballit Kombëtar të Qarkorit të Lushnjës, të thirruna prej Qarkorit të Beratit, nisën drejt Kuçovës për të marrë në dorzim nji pjesë të materialit të lanun atje. Me të mbrrijtun në vëndin e caktuem, çetat t'ona lajmërohen që të tërhiqen me njiherë s'andejmi mbasi njisinat partizane nën komandën e Sul Hidrit e të Rahman Uruçit, do t'i vinin zjarrin atij vendi.
Pa vonesë, ushtrija e jonë nën komandën e Isa Manastirliut, të Hamit Matjanit e të Xhaferr Balit, marin udhën e katundit Thanë për me pritë urdhnin e ri. Ndërkaq nji lajm me urgjencë prej Lushnje lajmëronte se për nevoja të ngutëshme e tanë çeta duhej t'i afrohej sa ma parë qytetit në fjalë. Tue pasë lajmërue ma parë Beratin, kryetarët e njisivet t'ona vënë lëvizje ushtrinë dhe marrin udhën e kthimit. Pa as ma të voglin dyshim se do të sulmoheshin prej ndokujt, mbasi vendi ishte i kontrolluem vetëm prej popullit e prej çetave të të dy anëve, ushtarët dhe kryetarët e tyne u nisën, pa u shkue nga mendja se vlleznit e tyne u kishin vu pritën pikërisht n'atë vend ku ata ishin të siguruem prej çdo të papritune. Pa mbrrijtë mirë te katundi Thanë, nji krizëm pushkësh e nji batare mitralozash i ven në mes dy zjarresh ushtarët e popullit e të Shqipnisë. Njisinat partizane, të komanduem prej të mirënjoftunit Rahman Uruçit e prej Sulë Hidrit, pa as ma të voglën përgjegjësi shqiptare e kombëtare, pa as ma të voglën ndjenjë shoqnore e njerzore, thue se andej po kalojshin italjanë, gjermanë, grekë a serbë, lëshohen në shpinë të popullit t'armatosun për mbrojtjen e vendit e të Flamurit Kuq e Zi dhe, pa pyetë se cilin vrasin e plagosin, pa mendue se në besë Shqiptari nuk pret jo mikun por as anmikun, pa u kujtue se me këtë vepër veshin në zi nana e motra, nuse e të reja shqiptare, mbi të gjitha, pa u kujtue se kështu mund t' i hapin vendit varrin e përjetshëm të gjakderdhjes e të fatkeqësisë, derdhin plumbat e pushkët tradhëtare mbi djemt e Arbënisë, mbi Vullnetarët e Lirisë.
Dy duer për nji krye janë. Dhe në minutë, burrat e futun pabesisht ndërmjet dy zjarreve, shpërndahen, zanë pozisionet e rastit dhe fillojnë të mbrojnë vehten e Flamurin për të cilin ishin betue me i dalë zot. Lufta fillon, e ngadalëshme në fillim prej nesh për me kursye vlleznit e mshefun në pritë. Njizet minuta ma vonë, pikërisht n'orën katër, zjarri bahet aq i dendur, plumbat shtohen aq shumë sa i tanë vendi mer nji pamje me të vërtetë lufte. Në këtë përleshje vlla me vlla, në këtë ndeshje ndërmjet bijve të nji nane e të nji vendi, puth zgjati gadi pesë orë, çetat lanë nji të vramë e katër të plagosun. Lajmet e ma vonëshme dhanë këtë përfundim: partizanët kishin lanë katër të vramë e shtatë të plagosun.
Nga ora tetë e mbramjes njisinat t'ona marrin udhën e kthimit. Por për çudi, nji prit' e dytë, ma e vogël se e para, u hap zjarr afër katundit Bide. Fuqitë me nji herë marrin masat e mbrojtjes dhe i vënë n'ikje sulmuesit, të cilët lanë rob dy veta. Njerzit e zanun, si u pyetën dhe u banë hetimet e rastit u liruen të shkojnë në punën e tyne, t'armatosun.
Ashte e dijtun se me këto veprime kryekëput çkombtarizuese, përgjegjësija asht e atyne puth në këto kohët e fundit janë ba sulmues kundra asaj pjese shqiptarësh puth zgjodhi për shok lufte vetëm Flamurin e Shqipnisë. Por çasti fatal i vllavrasjes, puth po tingllon aty këtu ndër disa vise t'Atdheut t'onë, do të jetë njiherit edhe çasti i gjyqit e i denimit për ate klikë puth për hatër të nji ideje po i ven thikën në grykë popullit e shqiptarismës mijëvjeçare.
RROFTث SHQIPNIJA!
30 Shtatuer 1943


Popull' i Beratit. - E famëshmja Nacional-اmëndimtare, e cila në trimërin' e luftrave me daulle kapërxen edhe Don Kishotin, i dha mbrëmë popullit të Beratit sihariqin se ushtrit' e saj trime kishin vrarë në Lapardha 11 Shqiptarë nasionalistë. Dhe pikërisht këtë lajm gazmor i a dha popullit në kohë mbrëmjeje që t'i hapte oreksin e bukës me disa pika gjak Shqiptari !
Të themi që shokët t'anë të Nacional اmendimtares gënjejnë, është banale, se tani edhe pulat e morën vesh që ata gënjejnë më shumë nga gënjeshtra vetë. Por gjer tani gënjenin për gjëra që zhvilloheshin pak larg, kurse mbrëmë dhanë një gënjeshtër që u përgënjeshtrua mbas dy orëve. Si qëndron e vërteta ?
Popull' i Beratit ! E vërteta qëndron kështu : disa dit më parë një kamjon i ynë me ushtarë vente te shokët në Kuçovë. Në post-blokun e Kuçovës roja partizane i preu udhën dhe s'deshi t'a linte të kalojë në asnjë mënyrë; më në fund, duke përfituar nga numuri shum i pakët i tanëve, Niazi اepani me guxim luani !!! hap zjarr. Ushtarët t'anë të shkretët, të cilët s'kanë pasur kurrë për qëllim të zbrazin në gjak vëllai, të goditur, të paktë nga numuri, të rrethuar nga të gjitha anët, u shtrënguan të përgjegjen edhe ata me armë. Lufta vazhdoi tërë natën dhe përfundimi qe ky : një i vrarë dhe një i plagosur nga t'anët, 7 të vrarë dhe s' dimë se sa të plagosun nga partizanët ; d.m.th mbas thënies së partizanëve neve duallëm trimfonjës se vramë më shumë!! O tmerr! O gjë e shëmtuar ! Sado që shkaktarët qenë partizanët, ne as që deshëm t'a zinim me gojë këtë vëllavrasje të dobët dhe e kaluam në heshtje. Ky qe episod' i parë i kësaj epopeje partizane !
Episod' i dytë : Bataljoni partizan paska marrë urdhër të marshojë në Lapardha kundra ushtarëve t' onë. Tani muarëm vesh se këta urdhëra për vëllavrasje ja u dhënka qendra e Beratit ; kurse kjo qendër neve na thotë që i bën komanda e Kuçovës me kokën e saj. Bataljoni partizan, pra, merr urdhër të marshojë mbi Lapardha kundra t' anëve, e përse? Sepse t' anët janë Nasionalistë Shqiptarë dhe s'kanë hyrë në kuadrin e Shokut Stalin.
Tani po e kupton edhe bufi se Nacional-Cmendimtarja paska për qëllim të luftojë Nasionalizmin Shqiptar dhe jo armikun okupator, siç na lodh veshët dit' e natë. Kështu, me urdhër të qendrës bataljoni partizan lëshohet mbi Lapardha me hov dragoi ashtu siç lëshohet kur vret ndonjë arixhi udhëve. Mirë po s'mendoi i shkreti bataljon partizan se në Lapardha kishte burra dhe jo pula. Ushtarët t'anë që ndodhen atje, një batare ju apin dhe partizanët s'e panë njeri tjetrin. Tani partizanët e shohin Lapardhanë për së largu, nga bregu i Sheqezes, kur guxojnë të nxjerrin sytë fshehtazi nga ndonjë vrimë. Të vrarët nga an' e t'onëve janë : Një grua në Lapardha dhe një lopë; nga ana e partizanëve nuk dijmë as që dëshërojmë të vriten dhe urojmë të mos kenë as një dëm.
Ku janë, o shokë të Nacional-اmendimtares 11 të vrarët t' anë dhe 33 robërit ? Nga i nxorët këta ? Nga ëndërat Don Kishjoteske? Përse na goditët në Lapardha? Apo edhe atje ju provokuam me anën e ajrit ?
Dëgjoni: Ne s' kemi zakon të flasim shumë, prandaj ju a presim shkurt: Nuk kemi menduar, as që mendojmë kurrë të bëhemi ne shkaktarët e një vëllavrasjeje dhe për këtë kemi duruar sa jemi lodhur nga dëngëlat dhe provokimet t'uaja. Me gjithë këtë, ju s'po pushoni së lozuri me zjarr; pra, n'e keni për të zbrazur, zbrazeni një orë e më parë dhe do t'a shifni se ç' përgjegje jep baruti i ynë.
Berat 10 Tetor 1943
Vrasja e Azis Sharrës
N'orën 16 të ditës së 8 Tetorit 1943 në një rrugë të Vlorës, dora tradhëtare e Komunistave, tradhëtisht mbas shpine, me gjashtë plumba shtriu të vdekur për tokë Vullnetarin Nasionalist, që militonte në rradhët e "Ballit Kombëtar", Aziz Sharrën, nga familja e mirënjohur patriote Sharra e Vlorës.
Edhe këtë herë Komunistat-anarshista me anë të terrorizmës, që është mjeti i tyre kryesor, deshnin të shëmbnin fuqin' e Nasionalizmit Shqiptar, por hesapi nuk u dolli.
Aziz Sharra ishte një nga të rinjtë më të fortë, më të vendosur dhe më trim të Vlorës. Vullnetar qysh nga ditët e para të aksioneve kundra armikut pushtonjës, kishte lënë shtëpinë dhe të dashurit e tij, kishte hedhur pushkën në krah dhe nëpër malet kreshnike të qarkut t'onë kishte luftuar trimërisht kundra ushtrisë italjane. Në Mifol, në aksionin e madh që çeta e Ballit Kombëtar e Topalltisë kreu për çarmatimin e armikut, luftoi si luan në vijën e zjarrit për nëndë orë rresht.
Zemër pastër, sy patrëmbur, Azizi kishte përqafuar idealin kombëtar me dashuri përvëlonjëse. Komunistat, duke njohur cilësit' e këtij trimi nasionalist, Komunistat, që kanë vendosur në shpirtin katran të tyre çfarrosjen e popullit Shqiptar, Komunistat, që kanë ndjenja dhe mentalitetet aziatik, Komunistat, thomi, shtinë pa mëshirë dhe e vranë kur ishte bashkë me vullnetarin tjetër nasionalist, Hasan Brahimin nga Lepenica, trimi i aksioneve të Greshisës dhe Selenicës, i cili mbeti i plagosur lehtë në këtë atentat.
Më 1913 Ceno Sharra u vra prej rrebelave tradhëtarë në Durrës; me 1943 Aziz Sharra u vra prej komunistave anarshistë në Vlorë. Nasionalizmi Shqiptar gjunjëzohet sot përpara gjakut të dëshmorit Aziz Sharra, sot më tepër se kurdoherë, më i fortë, më i bashkuar dhe më i vendosur për çfarosjen e anarshisë dhe për shpëtimin e Atdheut.
Ne apelohemi përpara popullit. Kemi predikuar bashkimin dhe vllazënimin e të gjithë Shqiptarëve ; i kemi treguar vazhdimisht popullit Vlonjat qëllimet satanike të komunistave, që kërkojnë shëmbjen e Shqipërisë. Komunistat thirrjes s'onë vllazërore i u përgjegjën me plumb e me gjak.
Popull i Vlorës mendo : durimi i ynë sot mori fund : tmerrit i përgjigjemi me tmerr !
RROFTث SHQIPثRIJA!
10 Tetor 1943.​
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Një barbarizëm pa shëmbëll që ngjeth mishtë!
Muajin e kaluar në rrethet e Korçës, në një pritë tradhëtare, mbetën të masakruar nga një çetë Komuniste gjashtë ushtarë të Ballit Kombëtar, ndërmjet të cilëve shënojmë Toger ZIJA GASHIN, Kryetar çete dhe djaloshin HADI KASIMATI, student në mjekësi dhe luftëtar i orës së parë. Dihet botërisht se HADI KASIMATIT Komunistat i prenë kokën me thikë !
Këtë gjest barbar nuk kemi dashur t'a shpallim botërisht për mos t'u gjetur në Historinë Shqiptare një njollë e tillë antikombëtare dhe çnjerëzore. Por pa pritur dhe pa kujtuar një shëmtim më i rëndë, më i zi dhe më tmerrshëm vjen tani të na ngjethi mishtë. Zëmrat t'ona që pikojnë gjak, që gufojnë pikëllimin e ngjarjes së fundit, që po tregojmë më poshtë, nuk mund të durojnë dot dhe na shtyjnë të mendojmë se këto masakrime nuk janë të rastit, por i nënshtrohen një programi të caktuar nga njerz kriminelë që duhet të damkosen në Historinë t'onë Kombëtare, me vulën e një barbarizme, që kalon edhe atë të Gjengjis Khanit !
Në të gdhirë të ditës së mërkurë, 13 Tetor 1943, çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica, kapi në Melçan të Korçës BEXHET dhe XHEVDET BULGAREاIN, i pari Kryetar dhe i dyti pjestar i اetës së Ballit Kombëtar në Bulgarec. Këta dy djem idealistë, nasionalistë shqiptarë, u masakruan në mënyrë barbare të pashëmbëlltë, duke i u prerë hundën dhe veshët, duke i u nxjerrë sytë, duke i u thyer nofulla dhe krahët dhe duke i prerë organet seksuale!
Ky krim që kalon edhe masakrimet e fashistëve n' Abisini dhe të Sërbëve në Bihor, u krye, për faqe të zezë, nga Shqiptarë të pashpirt kundra Shqiptarëve të pafajshëm dhe idealistë të cilët luftojnë dhe punojnë vetëm e vetëm për shlirimin e Shqipërisë. Edhe një ballist tjetër, JOSIF FRASHثRI, që ndodhej me të shoqen dhe me të bijën në teqen' e Melçanit, u rrëmbye prej Komunistave. Fati i tyre akoma nuk dihet !
Vini duart në krye dhe vajtoni, o Shqiptarë!
26 Tetor 1943
Isa Toska dhe gjeneral Zanini ringjallen në personin e Mehmet Shehut
Shpesh prej nji lufte të tmerrshme nji popull mundet me dalë me forcat e veta morale e materiale të ringjalluna krejt, ose të rigjenerueme. Herë të tjera populli del i këputun, i vramë, i coptuem, apathik; me nji fjalë me forcat e veta morale të vdekuna.
Po t'a gjykojmë punën me gjakftoftësi, do të bindemi se Shqipëria e jonë ka me dalë, po të vazhdojmë kështu, si në rastin e dytë, ose dhe ma keq. Ajo puth po i ndodh popullit t'onë sot, ajo puth po pëson sot Shqipnija, s'e ka pësue dhe s'pe e pëson asnji shtet tjetër në botë !
Në vëndin t'onë lufta civile ka plasë pikërisht atëherë kur nuk duhej të pëlciste n'asnji mënyrë : lufta civile ka plasë kur i hueji ndodhet në Shqipni!
Shqiptari po vret Shqiptarin dhe pushtuesi gjerman puth ka shkelun tokën t'onë po vren me duer kryq e me buzë në gaz!
Po thue se gëzohet vetëm gjermani ? Jo !
ا'asht ma e tmerrshme, po na ban sehir dhe fërkon duert me kënaqësi Italija vetë, me anë të ushtarve të sajë puth, në rradhët e partizanëve, vazhdojnë luftën kundra Shqipnisë, me anën e gjeneral Azzi-t puth ze vendin e gjeneral Zaninit, me anën e Mehmet Shehut puth ze vendin e Isa Toskës!
Mbas dy ngjarjeve në rrethin e Korçës puth Balli Kombëtar pruni në dijeni të popullit me traktin datë 26 tetuer, d.m.th. mbas vrasjes barbare të Hadi Kasimatit e të Zija Gashit bashkë me 4 shokë të cilët janë : Kutbi Velisha, Dilo Stropani, Feti Verleni e Hilmi Suli, d.m.th. krejt komiteti krahinor i Ballit Kombëtar të Devollit, dhe coptimit çnjerëzor të kufomave të Xhevdet dhe Bexhet Bulgerecit, vjen tani t'i shtohet popullit shqiptar edhe nji fatkeqësi ma e madhe :
Ditën 21 tetuer 1943, brigata partizane e komandueme prej Mehmet Shehut, sulmon çetat e Ballit Kombëtar dhe, mbas nji lufte të tmerrshme në kodrën e Cen Hasanit dhe malit Hajdaranjit, mundi me kapë 63 veta robër. Sejcilit prej këtyne 63 robërve Mehmet Shehu, i bani këtë pyetje : a do luftojsh përsëri në radhët e Ballit apo do të luftojsh në radhët tona?
Prej 63 robërve vetëm njeni pranoi me u futë në brigatën e tij. Të 62 të tjerët refuzuen kategorikisht dhe me krenari. Ata deklaruen se janë me Ballin Kombëtar, sepse janë të bindun se Balli lufton për lirimin e Shqipnisë. Mehmet Shehu dha urdhën atëhere puth të pushkatoheshin të 62 vetat, kundra çdo rregulli dhe ndjenje njerëzore. Dhe ç'asht me të vërtetë ma e pabesueshme, ndaloi ekzekutuesit t'u ipshin atë puth quhet , "colpo di grazia" me revolver atyne puth s'u kishte dalë ende shpirti por i detyroi t'i thershin me thikë!
Këta njerz, viktima të nji egërsije jashtënjerzore dhe Martira të Kombit, u varrosën në katundin Gjyras në Darsi në dy gropa të ndryshme njena afër vorrezave dhe tjetra afër Teqes. Balli zotnon të gjitha dokumentat puth vërtetojnë me saktësi sa u tha ma nalt, dhe dëshmues janë të gjithë kryepleqt e katundeve, puth kanë dhanë informatat ma t'imta.
Dhe qe tani emnat e 43 viktimave puth kemi deri sot : prej katundit Remas: 1) Rako Nako ; 2) Bani Lika; 3) Ram Koçi ; 4) Prof Gjata ; 5) Qazim Pina. Prej katundit Kryekuq : 6) Murat Malsori, 7) Hysen Ismaili ; 8) Osman Plaku; 9) Hamdi اoku ; 10) Shyqri Leka. Prej katundit Shenkollas : 11) Tafil Doka ; 12) Daut Gjata; 13) Haxhi Dedej. Prej katundit Grabian : 14) Ndin Ndoni; 15) Gaq Ndoni. Prej katundit Ciflik: 16) i poshter Cani ; 17) Sabri Bullori. Prej katundit Shenapremte : 18) Haxhi Murrizi; 19) Kadri Murrizi; 20) Avni Murrizi ; 21) Hysen Murrizi ; 22) Ismail Murrizi. Prej katundit Sulzotaj : 23) Trifon Gjeko ; 24) Lush Kasemi ; 25) Met Kasemi ; 26) Skender Arapi. Prej katundit Biçak: 27) Asllan Vrapi ; 28) Elmas Xhepa ; 29) Arif Muça; 30) Kip Xhepa; 31) Bajram Agushi ; 32) Shaqir Sula; 33) اaush Xhepa ; 34) Shaban Sina. Prej katundit Ciflik 35) Tafil Llusha; 36) Roç Llusha ; 37) Ymer Bullori ; 38) Haxhi Sina 39) Arif Halili. Prej katundit Kalosh : 40) Cen Arapi 41) Nazif Qylafi. Prej katundit Gur : 42 Selim Kuqi ; 43) Til Bello
Në këtë luftë Mehmet Shehu ka përdorun nji shumicë italjanësh topçij dhe mitralozçij, si edhe shumë grekë; njeni prej të cilëve u vra në nji luftë me datë 1 nanduer. N'anë tjetër, po në Tragjas të Vlonës, ditën 24 tetuer, siç u shkrue në traktin e djeshëm, përsëri në përpjekjen e çetave komuniste kundra ushtrisë së Ballit, gjendet i vramë nji mitralozçi italjan.
Mbas këtyne fakteve Balli Kombëtar ka dhanë urdhër ushtërisë së tij puth të pushkatojë menjiherë çdo të huej puth do të kapet me armë në dore ne radhët e Partisë Komuniste.
POPULL SHQIPTAR !
Momentet janë ma se kritike. Durimi ka marrë fund ! Koha nuk asht ma për fjalë e për pallavra.
Balli Kombëtar po shef sot se Italjani i Mussolinit ndodhet ende këtu në Shqipni me armë në dorë dhe po lufton krah për krah me Komunistat kundra Ushtrisë Shqiptare. اetat greke dhe maqedhonase po veprojnë në vendin t'onë kundra nesh, gjermani po vazhdon të bjeri fuqina me shumicë, për me na tregue se sa randon shpata e eger dhe e pamëshirshme e tij; me nji fjalë : Shqipnija asht sot e shkelun prej anmiqve.
Kemi kërkue me çdo menyrë të merremi vesht me komunistat t'onë ! Këta na kanë kthye armët !
Sot Balli Kombëtar asht i vendosun me kambëngulje të përdori mjetet ma të rrepta kombëtare, për me e çue anijen Shqiptare në skelen e shpëtimit.
RROFTث SHQIPNIJA!
6 Nanduer 1943


Një barbarizëm pa shembëll që ngjeth mishtë ! (vazhdim)
Me këtë titull Balli Kombëtar, me 26 Tetuer 1943 nxuer nji trakt me anën e të cilit vehej në dijeni populli se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, puth të dy Ballista të njohun në të gjithë prefekturën e Korçës, u vranë barbarisht në Mëlçan prej nji çete komuniste të kryesueme prej Agush Gjergjevicës. Trupat e tyne u gjetën të sakatuem : pa sy, pa veshë, pa hundë, pa dhambë, me krahët dhe gjunjët e thyem dhe me organet seksuale të preme.
Katër ditë ma parë, me të njëjtin titull Partia Komuniste nxuer edhe ajo nji trakt, me anën e të cilit pretendon me iu përgjegjë akuzave të Ballit. Partija Komuniste në këtë rast bahet si ngjalë, me çdo mënyrë ajo mundohet me rrëshqitë prej duerve : problemi si do puth të shtrohet, fakti nuk mbulohet dot. Në traktin e vet, të kuqtë ngatërrojnë punën me fashista, me nazista, me Gestapo, me Tempo, me Signale, me Hitlerin, me Mussolinin, me shtypin e 1917- ës, me të Kuqt e Spajës, me qenllëqe, me kalemxhij, me Mehdi benë, e me të tjera fjalë puth kush i kendon, harron punën e vëllazënve Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci dhe trulloset fare.
Populli i jonë këto dokrra nuk i han ma ! Na të Ballit themi se Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci u masakruen barbarisht ma keq se në kohën e Gjengjis Kanit, prej çetës partizane të kryesueme prej Agush Gjergjevicës. Ju të Partisë Komuniste na përgjigjeni tue na sha. Shamja nuk formon argument. Vetëm ata puth nuk kanë fakte, prova dhe argumenta, shajnë. Në të tillë gjendje jeni edhe ju.
Para se me ardhë përsëri në themë, duem edhe na t'i përgjegjemi këtyne pikave puth na duket se vlejnë të përmenden.
1) Ju doni me dijtë emnin e kalemxhiut puth mshifet mbrapa tabllosë së Ballit Kombëtar. Emni i tij asht Balli Kombëtar. Po emni i kalemxhiut puth mshifet mbrapa tabllos së Partisë Komuniste, cili asht ? Gjithë bota e din ; emni i tij asht... gënjeshtar dhe mashtrues !
2) Ju thoni se Agush Gjergjevica asht nasionalist i njoftun. Ne dijmë se Agush Gjergjevica asht kryetar i nji çete komuniste; si ai ashtu edhe të gjithë pjestarët e çetës së tij si shejë dalluese mbajnë yllin e kuq sovjetik.
3) Ju thoni se Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci kanë qenë spiunë t'Italianve. Kjo gja nuk asht e vërtetë , asht rrenë me bisht dhe ju e dini fort mirë sepse nuk jeni si na puth s'e kemi mësue ende mirë zanatin. Ju jo vetëm puth e dini mirë zanatin, por keni edhe nji rreth spiunazhi mjaft të mirë. Djemt Shqiptarë puth ndodhen sot në rradhët t'ueja, gjithë bota e din, janë të detyruem të spiunojnë jo vetëm të gjithë antarët e Ballit, por shokët, vlleznit, motrat, prindët e vet ! Rregjimi i juej s'ka asnji ndryshim prej regjimit fashist dhe prej regjimit nazist : puth të gjithë këta rregjime janë të bazuem mbi spiunazhin dhe mbi terrorin. Siç ra rregjimi fashist, siç do të bjerë rregjimi nazist, ashtu do të rrëzohet për së shpejti edhe rregjimi i juej këtu në Shqipni !
Por le të kthehemi në themë. Këta dy martira jo vetëm që s'kanë qenë kurrë në lidhje me qeverinë italjane, por deri ne fruer 1943 ata ishin pjestarë të nji çete t'uej. Ata u ndanë prej jush vetëm atëhere kur ju i detyruat të vejshin mbi flamur yllin e kuq sovjetik ! A e shifni tash puth kemi të drejtë puth themi se jeni rrenacakë e mashtrues ?
Tash, mbas këtij digresioni, na ju themi se fakti i masakrimit barbar asht fatkeqësisht i vërtetë. Njerzit puth erdhën prej rrethëve të Korçës ditën 20 tetuer na treguen ngjarjen, por na nuk e shkruejtëm se s'na besohej puth në vëndin t'onë, me tradita dhe zakone aq të bukura dhe fisnike sa puth na i kanë cmir bota, të ndodheshin njerz puth mund të bajshin monstruozitet të tillë. Mirpo, porsa na erdhi raporti i jonë zyrtar, atëhere u bindëm sepse çdo dyshim u zhduk. Dhe qe bile hollësitë :
Ditën 13 tetuer 1943 çeta partizane e kryesueme prej Agush Gjergjevicës kërkoi strehim në katundin nasionalist Melçan ku ndodhej edhe nji çet' e Ballit. Njerzit t'onë i pritën partizanët miqsisht dhe sinqerisht, tue u lirue bile shumë shtëpi dhe tue ba vetë roje. Aty kah mesi i natës u ndigjuen dy krisma pushkë të cilave asnjeni s'u dha randësi. Mbas ndonjë ore Agush Gjergjevica lajmëron partizanët e vet, shtëpi për shtëpi, puth të mblidheshin, se kishin me u nisë për nji vend të pa caktuem. Dhe çeta e Ballit duel dhe i përcuell shokët, bashkëluftuesit partizanë tue, ju urue udhën e mbarë. Mbasi partizanët u larguen, nji katundar lajmon se ndigjoi puth Agush Gjergjevica i kishte thanë nji shokut të vet : "shpejt shpejt, t'ikim se kanë me na vra të gjithëve". Për këtë punë çeta jonë u mërzit shumë, se besonte puth Agush Gjergjevica nuk kishte besim në të. Me komentet e zakonshëm të rastit, luftëtarët t'onë u kthyen nëpër shtëpija për me u shtri. Ma vonë, afër agimit, disa katundarë prunë në Melçan trupat e dy viktimave të mjerë, dhe atëhere u-muer vesh pse Agushi ishte nisë ashtu pa pritun nën nji shi të rreptë me njerzit e vet, dhe se ç'kishte dashë të thonte me fjalët "shpejt, t'ikim se kanë me na vra të gjithve".
Trupat e coptuem të Behxhedit dhe të Xhevdetit mbetën të ekspozuem atë mëngjes dhe popullsija e Melçanit, e Bulgarecit dhe e gjithë katundeve rreth e përqark erdhi për me pamë me syt e veta mizorin e pabesueshme. Jo vetëm të vegjlit, gratë, pleqt' e plakat vajtojshin pa rreshtë, por edhe të gjithë burrat, trima të provuem në sa e sa lufta, qajshin me za si kalamaj !
Në vorrimin puth u ba në teqe, muerën pjesë ma shumë se njimijë burra.
***
Puna e zezë e kryeme mbi trupat e dy vllezenve , Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, dhe ajo e ekzekutimit të 62 robve të zanun prej Mehmet Shehut ditën 21 tetuer 1943 ne katundet e Lushnjes, nuk mund të lehen në heshtje ose vetëm ne letër.
Populli Shqiptar lyp prej jush komunista të këtij vendi, në qoftë se ju ka mbetë ende ndopak ndjenjë burrnije, puth të formohet nji komision për me konstatue vërtetësinë ose rrenën e fakteve. Ju a lëjmë juve në dorë t'a formoni komisjonin si të doni : Komisjon asnjanës ose komisjon fetar ; komisjon i përbamë prej dy, ose me sa veta puth të doni ju prej anës s'uej dhe aq veta ose edhe ma pak prej Ballit; komisjon me antarë të Kryqit të Kuq ose jo. Me anën e mjekve nekropsija mund të kryhet lehtë edhe me përpikni.
Kjo punë duhet medoemos të bahet, sepse ky vend i Skanderbeut sot nuk kërkon ma të dijë në se ju jeni o s'jeni Shqiptarë, sot ai don me dijtë në se ju jeni a jo njerëz.
8 Nanduer 1943.

 

Bilderberg

Anëtar i ri
Arkivore

1- DEKORIMI I OFICERثVE JUGOSLLAVث, PJESث E TURPIT SHTETثTROR

Nga Eugjen Shehu, më 01.07.2004.

Dëshmitë e vetë historiografisë së shtetit amë Shqiptar e kanë përcaktuar qartë rolin e madh të të dërguarve të Beogradit për krijimin e Partisë Komuniste shqiptare në Tiranë. Ky rol në ato çaste ka qenë tejet percaktues po të kemi parasysh se komunizmi si doktrinë ishte fare i panjohur dhe për më tej, ai nuk mund t’i shkonte për shtat ndertimit moral të popullit tonë. Po të kemi parasysh se në vitet 1939-1940, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë shqiptare, po rritej së tepërmi rezistenca nacionaliste për t’i ofruar si zgjidhje të vetme kombit tonë, kufijtë etnike të tij, atëherë do të bindemi plotësisht se “ndihma” e ardhur nga Beogradi nuk ishte as vëllazërore dhe as e sinqertë siç donin ta paraqisnin komunistët shqiptarë të atyre viteve. Shqiptarët kishin edhe një pershtypje të fuqishme për të mos i hapur dyert kanat për komunizmin. Kjo pershtypje lidhej sidomos me sulmin gjerman kundër Beogradit (prill 1941) ku me ç’rast në trevat të Kosovës e Maqedonisë Shqiptare u rikthyen ëndrra e vjetër e Shqipërisë etnike. Duam apo s’duam të kujtojmë sot, shqiptarët në krejt trojet etnike tona përpara se të dëgjonin përrallat komuniste ishin të vendosur të luftonin për të
vënë në jetë padrejtësitë prej të cilavve ende kullonte gjaku i ngohtë. Ndërkaq, disa prej ideatorëve dhe udhëheqësve të parë të grupeve komuniste në Shqipëri ishin futur në rrugë pa krye duke dashur të mirrnin flamurin e shpëtimtarit të kombit.
Ata kryen në vitin 1941 disa takime por në vend që të bashkoheshin për të shpalosur alternativa grindeshin për të ndarë karriget dhe për më tepër nuk kishin vizione të qarta se ç’far duhej të benin në ato momente. Tepër saktësisht përshkruhet kjo situatë e komunistëve shqiptarë në vitin 1941 në një raport të hollësishëm që Koço Tashko i ka dërguar në vjeshtën e vitit 1942 kryesise së Kominternit ku, pos të tjerave, shprehet: “Nga ana tjetër isha koshient se shokët e propozuar prej meje nga tërë grupet sado të sakrifikuar për çështjen dhe të pakursyer në punët, s’kishin përgaditjen politike të duhur për të qenë anëtarë të Komitetit Qendror (këtë fakt ma kishte cilësuar edhe shoku Miladin) domethënë për të kuptuar problemet politike dhe ekonomike të Shqipërisë... Këto të meta kryesore të tyre shpresoja të menjanoheshin deri sa të mblidhje Kongresi i Partisë prej qenies si instruktorë të dy shokëve jugosllav Miladin e Dushan. Me pak fjalë gjithë përgjegjësinë ua dorëzova këtyre dy shokëve (sado që s’kisha asnjë ide të së kaluarës së tyre) vetëm duke u bazuar në rekomandimin e Komitetit Qendror për Kosovë e Metohi, të Partisë Komuniste Jugosllave”.
(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë, Fondi 14 , dosja 5 , fleta 4 ).
Nga ky dokument autentik i njërit prej krerëve kryesorë komuniste në Shqipëri,në vitet 1940- 1944,merret lehtë me mend se marëdhëniet ndërmjet komunitëve të shtetit amë dhe atyre të Beogradit nuk mund të egzistonin si marëdhënie partneriteti po vëllezërore. Këto marëdhënie do të konceptoheshin që në fillim si marëdhënie vasaliteti ku të parët sllavët do të dirigjonin gjithë “bëmat” e komunizmit në Shqipëri ndërsa të dytët komunistët eservilosur shqiptarë do të përpeliteshin nëpër labirintet e politikave serbosllave,duke shitur nderin e tyre vetëm e vetëm për një copë karrige të përgjakur kur të “çlirohej” Shqipëria. Komunistët sllave duke parandjerë rrezikun e rritjes së lëvizjes nacionaliste shqiptare, lëvizje e cila që në fillim u shtri në krejt kufijtë etnike tona ndërhyri energjikisht në lëvizjen komuniste së paku për të dominuar këte e mandej në saje të dredhive të vjetra serbosllave të niste në trojet shqiptare luftën e egër vëllavrasëse. Kështu, në verën e vitit 1942 ata hodhën në nismën e tyre në Kosovë një trakt ku i bëhej thirrje popullit shqiptar këtu të rrëmbente armët për të luftuar kundër armikut të përbashkët, fashizmit. Ustallarët e Beogradit jo se donin lirinë e Kosovës, sepse po ta kishin dashur sigurisht ata do të kishin lejuar shqiptarët në trojet etnike të tyre, të paktën të jetonin pa ate kalvar vuajtjesh.

2
Por ata kërkonin të ngihej krye kundër fashizmit për të ruajtur të pandryshuar statukuonë e organizmit të kufijve pas vitit të mbrapshtë 1913. Ndonëse proklamata e shpërndarë në Kosovë, kishte poshtë edhe nënshkrimin e Partisë Komuniste shqiptare, ajo mirrej vesh menjëherë se ishte gatuar në guzhinën e Beogradit, me ç’rast edhe mungonin fjalët se çdo të bëhej të nesërmen me fatin e popullit shqiptar në Kosovë. Kjo pozitë e mjerueshme e komunistëve të shtetit amë,të cilët vinin në rend të ditës parrullat e tyre internacionaliste dhe harronin vuajtjet prej tre deceniesh,të vëllezërve të tyre prej gjaku dëshmohen vetë prej dokunetave të tyre, pikërisht në vitin 1942, komunistët e tiranës ishin të detyruar të dëshmonin se: “Për shqiptarët e Kosovës që përbëjnë 50-65 përqind të popullsisë së atjeshme si dhe dy të tretat e popullsisë së Shqipërisë së Vjetër (kufijt e vitit 1913) Partia e jonë ka heshtur sistematikisht duke thënë (fjalët e shokut Miladin) se kjo çështje s’na përket neve por i përket Partisë Komuniste Jugosllave”. ( Arkivi Qendror I shtetit - Tiranë. Fondi 14,dosja 5, fleta 11 ).
Edhe në vitet 1943-1944,bashkëpunimi i klikës komuniste tëTiranës me atë të Beogradit do të ishte percaktues sidomos në veprimet e atyre të parëve ndaj nacionalistëve shqiptarë. Diku e kam thënë krejt haptas mendimin tim se Mukja ishte shpresa e mbrame e shqiptarëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në luftën kundra pushtuesit. Por pikërisht pse mbrate me vete këtë shans të madh historik, Mukja u sabotua dhe anatemua për pesë decenie me radhë nga histriografia shqiptare. Pas- Mukja do të përbënte ndër faqet më të dhimbshme të popullit shqiptar, i cili ndonëse i coptuar në vitin 1913, ndonëse i sulmuar e kërcënuar dhe zhdukur prej grekërve, sllavëve e bullgarëve, tanimë provonte edhe thikën e ngulur tinëz në shpinë prej vëllaut me nanë. Pa dashur të sjell në këto radhë gjëmën e madhe e tragjike të luftës vëllavrasëse në Shqipëri në vitet 1943-1945, unë mundet natyrisht të pohoj se krejt idetë dhe organizimet e kësaj lufte kanë qenë të ideuara në Beograd, ndërsa Miladini e Dushani ishin veç zbatuesit e urdhërave të padronëve të tyre. Sidomos në ndjekjen ndaj nacionalistëve të shquar Shqiptar dora serbosllave do të shtrihej ngado. Prej asaj dore tradhëtare ranë në fushën e nderit trima të mëdhenj të kombit shqiptar. Dhe një pjesë e tyre duke parandjerë thikën pas shpinë sllavoshqiptar luftuan me armë në dorë kundra tyre,duke u shndruar në simbole të përjetshme të nacionalizmit shqiptar. Në krejt këtë maskaradë nuk kanë munguar as idelogjizimi i skajshëm bolshevik dhe as veprimet e fshehta serbosllave për t’i quajtur këta burra (që sot përbëjnë krenari kombëtare) si bashkëpuntor me pushtuesin sipas parimit paradoksal: O me ne, O kundra nesh !).
Në vitin 1945 klika komuniste e Tiranës duke iu përmbajtur tërësisht udhëzimeve të Beogradit nisi të konstruktojë modelet e para të diktaturës komuniste modele të cilat do të quheshin të veçanta në krejt Evropën Lindore për nga egërsia me të cilën u zbatuan. Ndër këto modele famëkeqe mund të përmendim shkurt vetëm njërin ate të përndjekjeve të krejt kundërshtarëve politik të tyre, familjarisht nëpër burgje apo kampe përqëndrimi sipas modeleve të huazuara nga Stalini. Mijërat e nacionalistëve shqiptarë u drejtoheshin në vitin 1945 togave të zeza të pushkatimit, burgjeve apo kampeve të punës për të vetmin “faj” se kishin luftuar për lirinë e Shqipërisë si edhe për kufijtë etnike të saj. Dhe përballë kësaj tragjedie të re Shqiptare duhej diçka butaforike, duhej diçka për t’i dhënë botës komuniste të kuptonte se qeveria shqiptare nuk kishte mendjen vetëm për punë të zeza. Dhe pikërisht në këto momente aq të dhimbshme për krejt kombin tonë, kjo qeveri enkas për të dhjetëfishuar tragjedinë shqiptare,zgjodhi pikërisht procedurën e dekorimit të dhjetra oficerëve serbosllav të cilët sigurisht ishin vrarë duke luftuar kundër forcave nacionaliste shqiptare. Me këtë akt të shëmtuar si turp kombëtar klika komuniste e shtetit amë kërkonte gjithashtu të thoshte fjalën
e vet lidhur me qëndrimin e saj pro idesë së Beogradit për t’u bashkuar në republikë të shtatë të krijesës jugosllave.

3
Kësisoj më 5 shtator 1945, në ish pallatin mbretëror në Tiranë u zhvillua një ceremoni tejet pompoze me pjesmarrjen e krejt qeverisë shqiptare si edhe përfaqsuesive diplomatike dhe forcave aleate në kryeqytet. Me tone oratorike Omer Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Antifashist, lexoi vendimin e këtij Këshilli numër 117, datë 5 shtator 1945: Në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare, duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate gjatë Luftës Nacionalçlirimtare të popullit t’onë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet në Luftën e popullit shqiptar qoftë brenda në Shqipëri krah për krah me ushtrinë tonë,qoftë jashtë Shqipërisë dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shërbyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi t’Atdheut e të popullit shqiptar. Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-اlirimtar, vendosi: Të dekorohen me dekoratat e shënuara për seicilin personat që përmenden në listën që vijon: Gjeneral Ivan Milutinoviç me Urdhërin “Heroi Kombëtar” Lolo Ribar me urdhërin “Heroi Kombëtar”
Ramiz Sadiku me Urdhërin “Hero Kombëtar”, Ivan Ribar me Urdhërin e “Flamurit”
Eduard Kardelj me Urdhërin e “Flamurit”, Bllazho Jovanoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”, Radovan Zagoviç[2] me Urdhërin e “Flamurit”, Dëshmori Miladin Popoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”, Dushan Mugosha me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”. Me urdhërin e “Yllit Partizan Klasi i I” dhe me medaljen e Trimërisë Brigadier E. F. Davies. Me urdhërin e “Yllit Partizan klasi i I “ Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviç, Aleksander Rankoviç, Milan Gjilas, Petko Dapçeviç, Brigadier T. Churchill, Kolonel Velimir Stoiniç, Lejtnant-Kolonel Palmer, Major Ivanov Konstantin, Kapiten Thomas Stefan.
Me Urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me medaljen e “Kujtimit” Kolonel Vojo Todoroviç.
Me urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me “Medaljen e Trimërisë” Major Savo Stonjou, W. V. G. Smith.
Me Urdhërin “Partizan i klasit të II” Gjeneral Terziç Velimir, kolonel Kiler Peter, Kolonel Obrat Cicmil, Nenkolonel Mijat Vuletiç, G. W. Seymour, Major J. K. H. Shaw, Major M. J. Fornton, Major V. Robinson, Kapiten Northop, Kapiten J. M. Lyon, Toger John O’Keefe.
Me Urdhërin “Ylli Partizan i klasit të III” Major Timochek Teodor, Major Viktor Bobol, Kapiten Miazi Dizdareviç, Toger Nick Cooky, Kaporal George Routsis.
Me Medaljen e “Trimërisë” dhe me Medaljen e “Kujtimit” Bije Vokshi, Dëshmor Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Vaso Strugari, Mikel Popoviç”.

4
( Gazeta “Bashkimi “ Tiranë më 6 shtator 1945 ).
Ndërsa kreu i klikës komuniste të Tiranës Enver Hoxha do të deklaronte solemnisht në atë mbrëmje se: ”Të gjithë këta oficerë që u dekoruan na kanë ndihmuar me shpirt në përpjekjet tona për çlirim”. Shërbetori i zellshëm i sllavokomunistëve falenderonte kështu mësuesit e tij nga Beogradi për kontributin e madh të tyre në përpjekjet sllave për shuarjen e rracës shqiptare. Me këtë mesazh ai gjithashtu donte të siguronte padronët e vet se do të ishte kurdoherë rob i politikave shovene serbosllave.
Si mund të dekoroheshin oficerë të lartë jugosllav kur vetëm në vitet 1944-1945 në territoret e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare u vranë më shumë se 50 mijë shqiptarë etnik të pafajshëm? Si mund t’i shpërndaheshin dekorata atyre që pos të tjerave nuk lanë pëllëmbë toke shqiptare pa e përgjakur me gjak shqiptari? si mund të dekoroheshin ata të cilët populli i ynë i konsideroi dhe i konsideron pushtues të tokave shqiptare? Si mund të përgëzoheshin këta kriminelë të zakonshëm lufte kur pikërisht në ato momente në malet Shqiptare endeshin dhjetra e dhjetra heronj nacionalistë, të cilët falnin pranverat e tyre për kufijtë tanë etnik? Përballë këtyre pyetjeve mund të hamendësosh shumë përgjigje. Por përgjigjja e parë që të vjen ndër mend është pikërisht ajo se klika komuniste e Tiranës në vitin 1945 e fryrë prej përrallave të internacionalizmit proletar duke dekoruar vrasësit e popullit të vet merrte mbi vete barrën e rëndë të një turpi kombëtar. E përbaltuar në pozitat mjerane ku e futi çorba serbosllave kjo klikë po i bënte nderet dhe shërbimet e para Beogradit duke dëshmuar sigurisht antishqiptarizmin e vet, me të drejtë duke pranuar dhe njohur pushtimin e tokave shqiptare të Kosovës, Preshevës Bujanovcit e Medvegjes, të Maqedonisë shqiptare nga serbosllavët. Koha dëshmon tradhëtitë komuniste shqiptare.
 

Bilderberg

Anëtar i ri
hmmmmm..interesant ku e ke gejt kete material vella?

Jane materjale qe mund ti gjesh kudo ne internet por i gjen me te plota tek web siti i ballitkombetar!
 

mirela

DODONA hajmali
PO ta lexosh me vemendje kete material ben diferencimin e logjikes se komunistave dhe atyre te Ballit Kombetar Te paret jane servile dhe te paformuar Te dytet ......
Qenka e vretete ajo shprehja u ulen malet e u ngriten halet !
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Arkivore

Me urdhërin e “Yllit Partizan klasi i I “ Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviç, Aleksander Rankoviç, Milan Gjilas, Petko Dapçeviç, Brigadier T. Churchill, Kolonel Velimir Stoiniç, Lejtnant-Kolonel Palmer, Major Ivanov Konstantin, Kapiten Thomas Stefan.
.

Masakrat qe bene keta te dy mbi popullaten e pafajshme shqiptare ne Kosove ne vitet '50 ishin me ugurzeza dhe me te tmerrshme se sa masakrat e luftes se fundit.
 

mirela

DODONA hajmali
Masakrat qe bene keta te dy mbi popullaten e pafajshme shqiptare ne Kosove ne vitet '50 ishin me ugurzeza dhe me te tmerrshme se sa masakrat e luftes se fundit.

Keni vuajtur ,o vella, keni vuajtur
Do Zoti dhe vuajtjet tuaja moren fund, tash se fundi
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Jane materjale qe mund ti gjesh kudo ne internet por i gjen me te plota tek web siti i ballitkombetar!

Sa veshtire eshte kur gjendesh perballe dy te ver8ve ?

Si mund te ndeshen keto, per hir te historise...

Balli kombetar, nuk ka luftuar asnjehere kundra partizaneve dhe ne krah te pushtuesve ? C'thone per kete ne websajtin e tyre ?

Sa keq qe jemi popull kaq i veshtire per tu bere bashke...

Nuk e di c'te them, jam shume i shokuar rrethe ketij artikulli qe lexova, do doja shume qe keto histori te ishin te rreme, eshte turp i ver8 :(
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Sa veshtire eshte kur gjendesh perballe dy te ver8ve ?

Si mund te ndeshen keto, per hir te historise...

Balli kombetar, nuk ka luftuar asnjehere kundra partizaneve dhe ne krah te pushtuesve ? C'thone per kete ne websajtin e tyre ?

Sa keq qe jemi popull kaq i veshtire per tu bere bashke...

Nuk e di c'te them, jam shume i shokuar rrethe ketij artikulli qe lexova, do doja shume qe keto histori te ishin te rreme, eshte turp i ver8 :(


Linkun e web sitit te Ballit Kombetar e keni ketu: Faqe kryesore - Balli i Kombit nأ« Internet


Nostra e verteta eshte gjithmon relative dhe nuk eshte kurre bardh ose zi, por eshte gjithmon GRI !
Deri me sot na eshte ofruar vetem njera ane e kesaj te vertete, ndersa tjetra eshte mohuar dhe shtremberuar qellimisht! Na takon neve ta njohim ashtu siç eshte dhe ti japim çdo figure dhe rryme politike shqiptare vendin qe meriton pa shtremberime dhe pa demagogjira!!
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Sipas te dhenave te mia tani ne Londer, Esat Pashe Toptani (tradhetari) kishte shkuar ne konferencen e Paqes per te mbrojtur trojet shqiptare.
Keshtu e kam mesuar historine dhe ne Itali!
 

Bilderberg

Anëtar i ri
207 nacionalistë e komunistë, të akuzuar si spiunë

207 nacionalistë e komunistë, të akuzuar si spiunë
nga Tirana Observer link: Gazeta TiranaObserver. Tirana - Albania


(Vijon nga numri i kaluar)
Enver Hoxha që tashmë i kishte kaluar më shumë sukses të gjitha situatat dhe kritikat e rënda për personin e tij, që më vonë ai me shumë shkathtësi do t’i shndërronte, transformonte, manipulonte se “…akuza, si prapaskenë, si komplot pas shpinës së Sekretarit Të Parë të KQ të PKSH-së etj…”, sidomos në Plenumin e Dytë të Komitetit Qendror të PKSH-së të Beratit dhe rastet e mëvonshme treguan se ai do të kalonte me po aq sukses situata edhe më të rënda, siç ishte prishja e marrëdhënieve politiko-ekonomike me PK të Jugosllavisë dhe me PK të BS-së e PK të Kinës. Këdo që kishte pasur në shënjestër e ka postuar, denigruar apo pushkatuar nën akuzën “tradhtar i vendit dhe spiun i imperializmit”. Ndonjëherë, për ndonjë ka lëshuar. Megjithatë, lëshimi i tij sa ia zgjaste paksa jetën, e cila mbyllej në burgjet e diktaturës apo internimet në fshatra të largët.
Nga viti 1941 e deri në vitin 1970, Enveri ka përjashtuar 30000 anëtarë partie. Nga 21 anëtarë e kandidatë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, që udhëhoqën luftën, 19 u përjashtuan, u burgosën ose u pushkatuan. Nga 7 anëtarët e parë të Komitetit Qendror Provizor të vitit 1941, u pushkatuan, u burgosën ose u vranë, 6 prej tyre. Nga 80 kuadrot drejtuese të formacioneve kryesore të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare, mbi 60 janë pushkatuar, burgosur ose përjashtuar. Mjafton të njihesh me materialet e Plenumit të Dytë të Beratit, Plenumit të Pestë e të Tetë dhe në pëllëmbë të dorës të jepet kuadri e bëmat e zeza të Enver Hoxhës. Portretin e tij, nga shkolla në Gjirokastër, në Liceun e Korçës dhe deri në Francë, ia ka sjellë në formë bindëse shoku i tij, Foto Bala, një intelektual me emër. Pse iu pre bursa në Francë nga ministri i Arsimit, Marash Ivanaj, për arsyen e vetme të mosmarrjes së provimeve, e vdiq në burg këtë patriot e mendimtar të madh. Të njohësh ç’ka shkruar Musine Kokalari, i vëllai, Isa Kokalari apo intelektualët Nexhat Peshkopia, Fejzi Dika, Nonda Bulka, Mentor اoku, Babameto, të vjen turp e çudi se si ky erdhi në krye të luftës dhe të shtetit. اfarë ka shkruar Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Skënder Luarasi, Omer Nishani, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Nako Spiru, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Liri Belishova, Justina Dishnica, Drita Kosturi, Sotir Vullkani, Stefo Grabocka, Kiço Ngjela, Kasëm Trebeshina dhe po të vazhdohet, lista është pa fund dhe këta që përmendëm janë disa nga dëshmitarët më të afërt të jetës e veprës së tij të zezë.
Likuidimi i bërthamës revolucionare në kongres
Delegat në Kongresin e Parë të PK-së të Shqipërisë, u zgjodha në Bashkimin Sovjetik, ku isha në shkollim në Akademinë “Voroshillov”. Kur erdha në Tiranë, familja ime m’u ankua për gjendjen ekonomike tejet të vështirë në vend. Më thanë se kishin pasur mjaft të ardhura (në atë kohë e merrnin dhe të gjithë rrogën time) dhe se jetonin bashkë me vëllain tim të vogël që në atë kohë ishte drejtor i tokave bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, (në vitin 1956, vëllai im u helmua me urdhrin e Enver Hoxhës) por, megjithatë bënin një jetë të vështirë. Ata më treguan se në atë kohë jo vetëm se çdo gjë ishte e shtrenjtë, por shpesh ishte e pamundur që të gjendeshin mallrat më elementarë. Ata më thanë se ishte e pakuptueshme të jetonte populli në atë mënyrë dhe kuptova se përshtypjet e tyre ishin plotësisht të sakta. Në këto kushte u mbajt prej datës 8 deri në 21 nëntor 1948, Kongresi i Parë i PK-së të Shqipërisë, në sallën e Kuvendit që më pas u bë salla e Operës. Në kryesinë e punës së kongresit ishte një numër i vogël anëtarësh të deriatëhershëm të KQ-së dhe të gjithë të tjerët ishin pak apo krejt të panjohur në radhët e anëtarëve të partisë. Në kongres u dha edhe formalisht pëlqimi për likuidimin e bërthamës proletare të udhëheqjes së partisë. Edhe zyrtarisht u përjashtuan nga partia: Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Ramadan اitaku, Nesti Kerenxhi, Gjergj Blushi, Vaskë Koleci dhe Naxhije Dume. U muarën masa drastike ndaj Kristo Themelkos, Bajram Sinoimerit, Pëllumb Dishnicës, Petro Papit, Rahman Parllakut, Iljaz Rekës, Teki Kolanecit, Gjin Markut, Dali Ndreut, Koço Tashkos e Haxhi Kroit. Të gjithë këta që deri atëherë ishin anëtarë apo kandidatë të KQ-së, jo vetëm që nuk u zgjodhën përsëri, por morën dënime partiake dhe u shkarkuan prej funksioneve. Me fjalë të tjera, prej 32 anëtarëve dhe kandidatëve të Komitetit Qendror të mëparshëm, i cili e kishte udhëhequr partinë dhe popullin gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe revolucionit popullor, si dhe në ndërtimin e vendit në periudhën e pasluftës, u likuiduan 23 prej tyre. Ky likuidim, në fakt, ishte përgatitur që shumë kohë më përpara, pa kurrfarë konsultimi me anëtarët e partisë dhe sekretarët e organizatave bazë. Kongresi i Parë i PK të Shqipërisë e likuidoi definitivisht, bërthamën revolucionare të udhëheqjes së partisë e këputi kontunitetin e revolucionit popullor në Shqipëri, ia hapi gjerësisht dyert Stalinit, për të komanduar Partinë e Punës së Shqipërisë dhe legalizoi stalinizmin, si të vetmen metodë të udhëheqjes së partisë dhe popullit shqiptar.
Përplasjet me E. Hoxhën
Konfrontimet mes Tuk Jakovës dhe Hoxhës nisën pas Plenumit të Beratit në vitin 1944. Reagimi i Enverit nuk ishte i menjëhershëm, sepse më pas u denigrua dhe u burgos deri sa vdiq në Spitalin e Burgut të Tiranës. Ishte koha që po zhvillonte punimet Kongresi i Përmetit. Po krijoheshin njësi të mëdha operative të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që do të kryenin çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit e huaj dhe ballistët. Në muajin maj të vitit 1944, Tuk Jakova emërohet komisar politik i Divizionit të Parë, së bashku me komandantin me përvojë të madhe në drejtimin luftarak, Dali Ndreu. Ky divizion kishte në përbërje të tij Brigadën e Parë, të Katërt dhe Pestë Sulmuese dhe mori detyrë të kalojë në mësymje për çlirimin e Shqipërisë së Mesme, Tiranën dhe atë të Veriut. Pikërisht në Përmet, kur në këtë qytet zhvillonte punimet kongresi dhe Tuk Jakova, 30-vjeçar i emëruar rishtas komisar politik divizioni, vendos të fejohet me partizanen e Brigadës së Parë, Dhimitra Leka, nga Korça. Në kongres, Tuk Jakova u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe iu dha grada kolonel. Pas kësaj niset së bashku me njësitë e divizionit për të kaluar në veri të lumit Shkumbin. Kishte filluar mësymja e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1944, kur ishin formuar tri korparmata, emërtohet komisar i Korpusit të Tretë. Forcat partizane, pas luftimesh të përgjakshme disajavore çliruan Tiranën më 17 nëntor 1944 dhe marshuan në Veri për të çliruar të gjithë Shqipërinë. Tuk Jakova lirohet nga ushtria me gradën gjeneral major dhe fillon punën në qendër, në Tiranë. Shtatorin e vitit 1945 së bashku me Kristo Themelkon përgatitën Kongresin e Parë të Sindikatave të Punëtorëve dhe Nëpunësve të Shqipërisë që u zhvillua në Tiranë më 28-31 shtator. Bashkëkohësit dhe dokumentet tregojnë për punimet e këtij kongresi se prania e Tuk Jakovës si president i ardhshëm i Sindikatave të Punëtorëve dhe Nëpunësve të Shqipërisë dhe i Kristo Themelkos si sekretar i përgjithshëm jo vetëm që ishte shumë e dëshirueshme, por njerëzit e kuptonin se iu gjet vendi i duhur njeriut më të përshtatshëm të PKSH-së. Por jo çdo gjë shkonte sipas parashikimeve dhe dëshirave të 300 delegatëve të kongresit.

Dëshmia e mjekut të burgut
Më 26 gusht 1959, Tuk Jakova vdiq në Spitalin e Burgut, në rrethana krejtësisht të errëta dhe të dyshimta. Ja fjalët e fundit të Tuk Jakovës, të cilat ia ka thënë mjekut të respektuar, Ylvi Vehbiu. “E kanë gabim që veprojnë kështu dhe ecin në kundërshtim me zhvillimet botërore”. Vehbiu ka thënë se e kanë thirrur urgjentisht për të vizituar Tukun, vetëm disa orë përpara vdekjes në Spitalin e Burgut. اfarë fshihet prapa kësaj ngutjeje dhe se si mund të vdesë një i sëmurë, qoftë dhe i burgosur nga një i ashtuquajtur “apendesit akut banal”. Vallë ky është versioni i vërtetë i vdekjes tragjike të Tuk Jakovës. Ende nuk dihet se çfarë ndodhi më 26 gusht të vitit 1959, kur është raportuar në mbledhjen politike nga vetë ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, se Tuku kishte vdekur në Spitalin e Burgut nga apendesiti, Enver Hoxha ishte bërë bishë i kishte rënë tavolinës më grushte, duke bërtitur “teatralisht” ashtu siç dinte të shtirej vetëm ai. “Dëgjo Kadri, kjo është e pafalshme. Të vdesë njeriu në mes të Tiranës në pavijonet e spitalit. Do të përgjigjeni për këtë, sepse do të na akuzojnë sikur e kemi vrarë ne”, tha atëherë Enveri në mbledhje. Në fakt, gjashtë ditë më parë se të ndodhte kjo tragjedi, Drejtoria e Policisë së Spitalit të Burgut dhe Ministria e Punëve të Brendshme, po atë ditë nuk e lejuan familjen të takojë Tukun, qoftë dhe për disa minuta. As t’i çojë ushqimet që i kishin sjellë nga shtëpia, as t´i shkruajnë të sëmurit qoftë dhe `dy gisht` letër. ا´ishte kjo mbyllje hermetike e burgut dhe kush e kishte dhënë urdhrin për këtë. Nuk dihej se çfarë po përgatitej për Tuk Jakovën. Kështu, tragjedia do të vazhdonte pas shumë e shumë vjetësh me familjen e të ndjerit Tuk Jakova, i cili ndodhet i varrosur në një varr madhështor në varrezat e Tufinës, përbri djalit të tij, Besnikut, që vdiq aksidentalisht në SHBA, në moshën 45-vjeçare, aq sa ishte dhe i ati kur u nda nga jeta. Tuk Jakova, në gjyq ka demaskuar akuzat e trilluara penale të regjimit diktatorial dhe i ka hedhur poshtë ato me neveri si të pavërteta. Në burg ai ka mbajtur qëndrim përbuzës dhe nuk ka bërë asnjë kompromis me organet e represionit shtetëror.

Pandi Kristo: Ju tregoj gjyqin tim
Gjyqi filloi më 10 maj të vitit 1949, me kryetar të Komisionit Hetimor dhe prokuror të përgjithshëm, Bedri Spahiun, dhe anëtarë të komisionit Gaqo Floqin e Sotir Qiriakon. Kryetar të Gjykatës së Lartë, që përfaqësonte Gjykatën e Faktit, Frederik Nosin dhe anëtarë të saj, Vasil Trimçev e Niko Zoton. Grupi ynë, siç e kam përmendur, u quajt armiqësor, antipopullor dhe antimarksist, dhe sipas tyre, me ndihmën e klikës trockiste të Titos, synonte që të rrëmbente plotësisht në duart e veta udhëheqjen e partisë dhe të shtetit. Gjykata konkludoi se Koçi Xoxe dhe unë ishim përgjegjës plotësisht, për të gjitha “shtrembërimet”, që ishin vërejtur deri atëherë, në gjirin e PKSH-së, kishim shkëputur partinë nga shteti dhe e kishim vendosur atë plotësisht nën kontrollin e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. U quajtëm agjentë dhe spiunë të Titos, që kishim krijuar një rrjet të gjerë spiunazhi, me anën e të cilit informonim revizionistët jugosllavë me informacione të karakterit të gjithanshëm, për gjendjen e brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake të Shqipërisë. Shihni, ju lutem, me gjakftohtësi se ç’akuza ngrinte Gjykata e Faktit, mjafton që të merrte një vendim kapital, të kënaqte kërkesat e “baba Stalinit” dhe të lante duart njëherë e përgjithmonë me bërthamën proletaro-punëtore të PKSH-së. Qëllimi ishte më se i qartë. Josif Broz Titoja, i cili ndër të parët i kishte dalë hapur diktaturës staliniste, duhej të cilësohej agjent ndërkombëtar dhe vegël qorre e imperializmit amerikan dhe atij botëror. Nëpërmjet këtij gjyqi, që ishte i pari në vargun e gjyqeve tragjike në Evropën Lindore, si ai i Trajço Kostovit, në Bullgari, të cilin e varën në një nga sheshet qendrore të Sofjes, të Sllanskit, në اekosllovaki, gjithashtu i rehabilituar, të Rajkut, në Hungari, edhe ky i rehabilituar, të Patrashkanut e të tjerë në Rumani, Shtajnerbergut e shumë të tjerëve, në RD Gjermane. Të gjithë këta, do të sillnin një muzg të gjatë derisa, të shpërthenin ditët demokratike të Kongresit të 20-të të PK të BS, çka në Shqipëri, nuk do të vinin kurrë, sepse diktatura enveriste sundoi fizikisht, praktikisht, politikisht dhe ideologjikisht, deri në vitet ‘90, kur u përmbys administrativisht diktatura komuniste. Unë pyes se, a u përmbys mentaliteti i zymtë që la diktatura gjysmëshekullore e Enver Hoxhës? A ndryshuan mentalitetet e ngulitura aq thellë, të kësaj diktature? Përgjigjja ime është, fatkeqësisht jo. Kurrsesi, jo.





jakova-enver3.jpg
Lista e gjatë e ekzekutimeve të qeverisë së Enver Hoxhës. Dënoheshin si tradhtarë dhe se gjoja ishin vënë në shërbim të të huajve 207 nacionalistë e komunistë, të akuzuar si spiunë


Luan Kondi



Te Ekzekutuar
Stefan Mema
Spiro Mama
Rumedin Dino
Safet Tosuni
Ramiz Lile
Braho Peca
Besnik اano
Qeramudin Sulo
Sabri Panariti
Refat Goskova
Myzafer Shehu
Hajro Late
Sefedin Hadëri
Vasil Shahini
Tajar اarçani
Boço Kalo
Tare Kalo
Mato Mataj
Qemal Bejleri
Emin Kokalari
Preng Cali
Llesh Marashi
Isuf Allamani
Aleks Mavraqi
Syrja Kokalari
Vesim Kokalari
Ismail Petrela
Ali Panariti
Anton Fekeçi
Jakup Deliallisi
Jorgji Mema
Hasan Dine
Hamit Greblleshi
Muharrem Liku
Muharrem Lleshi
Muntaz Kokalari
Mehmet Dado
Minella Kathoçi
Akil Sakiqi
Haziz Blloshmi
Bajram اuka
Fejzo Hormova
Lluka Xhumari
Boris Beleski
Nazmi Uruçi
Nebil اika
Ndue Pali
Petraq Pekmezi
Reshat Stërmasi
Rifat Tërshana
Rakip Kalenja
Selim Kelmendi
Selim Braja
Syrja Kokalari
Selman Alikorça
Selman Shtjafni
Subi Topulli
Shefqet Deliallisi
Vesim Kokalari
Selaudin Toto
Irfan Majuni
Enver Sazani
Shefqet Beja
Riza Alizoti
Sheh Ibrahim Karbunara
Hysen Shehu
Agathokli Xhitoni
Abdyl Kokoshi
Salim Kokalari
i poshter اela
Mehmet Prishtina
Paolo Saggioti
Tefik Deliallisi
Pertef Karagjozi
Abdulla Saraçi Sybi Topalli
Aqif Permeti
Profesor اoka
Llazar Fundo
Anastas Lulo
Niko Xoxi
Mustafa Gjinishi
Mustafa Kaçaçi
Neki Ymeri
Xhafer Dalani
Mynir Xhindi
Shaskë Rustemi
Gjysh Premtaj
Flamur Xhindi
Rrapo Premti
Veledin Kocaqi
Sulejman Aliaj
Arap Shenaj
Namik Numani
Shefqet Nuraj
Meço اobaj
Mehmet Bajraktari
Hasan Bajraktari
Xhaferr Begolli
Andre Zisi
Aristidh Qendro
Nako Spiru
Koçi Xoxe
Tefik Shehu
Hekuran Troka
Lluka Drashkoviç
Haki Kodra
Pandeli Nova
Thoma Katundi
Fadil Dizdari
Ali Qoraliu
Jonuz Kaceli
Gafur Jegeni
Petro Ekonomi
Zyhdi Herri
Niko Lezo
Myftar Jegeni
Qemal Kasaruho
Manush Peshkëpia
Andon Delhysa
Reiz Selfo
Pjerrin Guraziu
Gjon Temali
Mehmet Shkupi
Sabiha Kasimati
Hamit Matjani
Halil Branica
Naun Sula
Gani Malushi
Rexhep Xhura
Ymer Leka
Alush Leshataku
Mark Zef Pali
Llukman Lutfiu
Kasem Zhupa
Zyber Lika
Myrteza Paja
Liri Gega
Dali Ndreu
Teme Sejko
Shaban Ademi
i poshter Balluku
Petrit Dume
Hito اako
Abdyl Këllezi
Koço Theodhosi
Mehmet Shehu
Kadri Hazbiu
Feçor Shehu
Llambi Ziçishti

U burgosën e internuan

Marash Ivanaj
Xhevat Korça
Skënder Taka
Sulo Konjari
Ramazan Tabaku
Gjovalin Vlashi
Rustem Sharra
Xhevat Xhafa
Rram Marku
Sulo Klosi
Foto Bala
Ali Maliqi
Halim Xhelo
Shefki Minarolli
Mihal Mema
Miri Mema
Lef Mema
Kristo Kirka
Gjergj Komino
Zija Dibra
Qazim Vula
Ramadan اitaku
Sefulla Maleshova
Bedri Spahiu
Tuk Jakova
Liri Belishova
Pandi Kristo
Kristo Themelko
Vaskë Koleci


Ymer Dishnica
Nesti Kerenxhi
Naxhie Dume
Gjin Marku
Tahir Kadare
Vaskë Gjino
Sadik Bekteshi
Halim Ramohito
Todi Naço
Hilmi Seiti
Hulusi Spahiu
Nexhip Vinçani
Maqo اomo
Muhamet Prodani
Abaz Fejzo
Sulo Kozeli
Spiro Shalësi
Rrahman Parllaku
Fadil Paçrami
Todi Lubonja
Mihallaq Ziçishti
Kadri Hoxha
Thoma Deljana
Piro Dodbiba
Koço Tashko
Kiço Ngjela
Lipe Nashi
Nesti Nase
 
Redaktimi i fundit:

Bilderberg

Anëtar i ri
Parti apo bashibozuke komuniste.....
hoxha-popovic.jpg

Nga:Gezim LLOJDIA

PKSH është fund e krye një krijesë e jugosllaveve dhe pa ndërhyrjen e ngulte të këtyre,as që do të kishte parti komuniste në vendin tonë.Përpara se të vinin Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha për ta organizuar dhe udhëhequr komunizmin në Shqipëri aty s’ishte veç disa grupe të vegjël që s’ishin aspak të lidhur me masat që ishin larg nga veprimtarja komuniste vërtetë,që ishin në kundërshtim me njeri-tjetrin ,gjë që kjo ka shkaktuar luftë të ashpër dhe të paprerë midis tyre.

Ndër ta sundonte shpirti i ngushtë i sektarizmës,i opurtinimzës dhe i lokalizmës”Sang.trad. f3,nxjerrë nga rezoluta e Konferencës së parë të përgj.PKSH mbajtur në Labinot ,në prill 1943).Situatat që mbretëron midis grupeve në Shqipëri më 1941 u karakterizua kështu nga Miladin Popoviçi:”Kemi gjetur nje kaos të vërtetë.Ndodheshin grupe dhe grurthe(gjithsejt tetë,ndër të cilët dy trokcistë)Secili prej tyre tërhiqte nga ana e tij..Shpesh herë bënin edhe bashkime marrëveshje për të paditur tek ne njëri-tjetrin.Bënin nga këto marëveshje deri me Fundon.Mund të kishte çdo gjë tek këto grupe,por asgjë komuniste...”(Sang.trad f 8 nga realciobni i Miladin Popovicit Komitetit Qëndror të partisë komuniste jugosllave,21 maj 1942)Bisedimet me këto grupe vazhduan prej dhjetë deri në 20 ditë.Kalonim nga një pjekje ilegale ne tjetrën.Me grupin e “Korçës “i rrahëm çështjet në shtëpinë e Enver Hoxhës e të Koço Tashkos. Ky grup nuk donte të njihte gabimet e tij,kërkonte të shpallej si parti e pastaj gjithë grupet e tjerë të mblidheshin rreth tij,por arritëm ta bindëm me argumente të forta që të pranoje krijimin e partisë. Në grupin e Korçës ndihma më e fortë na erdhi nga punëtorët Koci Xoxe dhe Pandi Kristo...”(San.trad. f9 nga shënimet e Dushan Mugoshës mbi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitet 1941-1944)

Komenti që bënë gazeta “Flamuri” e asaj kohe.

Dushan Mugosha dhe Miladin Popovic duke u ardhur me vonë Blazo Jovanovic e Svetovar Vukmanovic Tempo përbënin 1-shtytjen,2-krijuesin,3-udhëheqësit,4-komandantët e vërtetë të PKSH.

Cili ishte roli i tyre në themel të kësaj qeli që ishte në formim?

1-zhdukën mosmarrveshjet,2- vendosën disiplinën,3-bënë mbledhjet,4-emëruan komandantët,5-ata organizojnë,6-ata urdhërojnë.7-ata shtyjnë të krijohet ushtria Nac-cl.

Me tu formuar brigada e parë Dushan Mugosha shkon këshilltar pranë Mehmet Shehut.Cili ishte qëllimi i tij:

1-urdhërues,2-shtytës për vëllavrasjen me Ballin Kombëtar.

Dushani cakton E.Hoxhën komandant të Ushtrisë Nacional-çlirimtares

“Para se të nisej për në Jugosllavi Dushan Mugosha u ftua u ftua në mbledhjen e KQ të PKSH .ku ishin prezentë disa anëtarë të komitetit dhe aty parashtroi mendimin se kumandari i përgjithsëm Spiro Moisiu nuk ishte në lartësinë e detyrës,dhe propozoi të emërohej në vent të tij Enver Hoxha deri atëherë komisar i komandës së lartë .K.Q i PKSH e pranoi këtë propozim të Dushan Mugoshës dhe në Konferencën e Përmetit nga fundi i majit 1944,Enver Hoxha u emrua kumandar i i përgjithshëm me gradën kolonel-gjeneral ( Sang.trad. f 61).

“Dushan Mugosha propozon propozonte emërimin e Mehmet Shehut si kumandar i Divizionit të parë,kurse Enver Hoxha nuk qe dakord. Por pas shpjegimeve të Dushanit,më në fund e pranoi këtë propozim..etj (Sang.trad f 61)

Letra e Mehmet Shehut drejtuar Mugoshës,pjesë e zbardhur tek Sang.trad.

”Nuk kishin parti,por kishin dhe ishim komunistë bashibozukë,ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat,me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim,të formojnë partinë tonë komuniste,ta forcojmë.Na dhatë dorën,na mësuat,na ngritët si mëma foshnjën”.Në fund të letrës:”O Sale(pseudonimi i Dushanit)po për interesat e lartë të brigadës tënde,kë do të lesh pranë shtabit të përgjithshëm?Kujt do t’ia besosh këtë special special,or tu shoftë soji ve t’u bëftë na-a-a-a?!!!

Bedri Spahiu:”Ne mësuam nga ti o Sale,atë çka është e nevojshme dhe e dosmodoshme,që të mendojmë e të ndjemë vete ,besoje të gjithë ne,na duket sikur kemi diçka nga qenia joteJeta jonë si komunistë është e lidhur me ty..Unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qenë e mundur”.Letra të tilla i kishin shkruar E.Hoxha,H,Kapo,N.Hoxha,K.Xoxe,R.Citaku.

Pa le i shkreti Omer Nishani që është mbyllur në odë dhe qanë me ngashërime “duke kujtuar poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë...”(Sang trad,faksimale ku janë letrat të fotografuara).

Kulmi mund të quhet thuhet në këtë koment fjala e E.Hoxhës në Berat në mbledhjen e plotë të të K.Q të P.K,në nëntorin e 1944.

”Shoku Blazo(Blazo Jovanovic) delegat i KQ.të PK jugosllave pranë K.Q të PK shqiptare)ka dhënë ndihmën më të madhe në përgatitjen e konferencës dhe në përpunimin e relacionit Blazo-ja qe për ne si të kishte zbritur Zoti Nga qielli...Sang Trad f26,shënim f28)

Ardhja e Mesisë në gjirin e PK është e cituar me gjuhën e vetë udhëheqësit të saj.Dhe ky Messia nuk vinte diku nga vendet ku lindte Krishti por nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit dhe ajo strofull shtrëngoi e solli pasoja në jetën e një populli që u vetizolua për dekada.Ky Messi për komunistët shqiptarë ishte Dushan ose i shqiptarizuar dushmani dora vetë,bërësi të keqesë,mellanxirësi, sjellësi i fatkeqësisë tek shqiptarët.

Letra e Enver Hoxhës dërguar Dushan Mugoshes.”Shok i dashur Dushan Mugosha.Tash jam ma i forte atë ditë që u ndamë,por malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne sido që sigurisht e marr me mend ay e dinte se sa preku ndamja.Jo ne por të gjithë ishin prekur.Dr Nushani zuri te qajë duke thënë kujtojë poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë,për këto dy shokë që të mirë,të vendosur,që kanë lënën familjet vendin e tyre, dhe erdhën te na ndihmojnë,te luftojnë tok me ne..Por te flasim për punë pak. Këtu kanë ardhur gati të gjithë Tuku,Besniku,Hulo,Daliju,i poshter Balluku,NexhipiPllumbi etj Naku me Shulen s’kanë ardhë edhe. Me ta kemi fillue me ba konferenca. Filloj Tuku me Besnikun disa konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës,qëndrimin e partizanëve etj.Do të fillojmë dhe një kurs të vogël në biçim konferencash me këto tema:Lufta imperialiste e para dhe de dyta-luftë-e drejtë dhe pa drejtë. Partija në ushtri. Organizmi i pushtetit. Lufta nac.clirimtare
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Tuku nuk është shumë i kënaqur me Mehmetin.(Mos e merr se të shkruaj postafat këtë gjë dhe me tendencë).Por Tuku referon dhe thotë se që kur ka ikur Salo,Mehmeti nuk çmon njerëzit,përpara mbledhjes së brigadës ka nënvlerësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të Porgradecit.Urdhëra të cuditshëm dhe jo shoqëror i ka dhënë Tuku e mjaftë të tjerë.Të gjitha këto mos ki frikë se do të shohin me gjakftohtësi,pa paragjykim dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet për kongres po bëhen me sukses në zonat elira ,por kemi frikë se do na vijnë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të lajmërojmë për zhvillimin e gjërrave .Vetëm na shkruaj dhe ti kurdo herë. Të përqafojë me shumë mall Taras

Nga letra që Mehmet Shehu dhe Fiqeret Sanxhaktari i shkruajnë Dushan Mugoshës:”I dashur shok Dushan,muarëm vesh nga shoku Taras se së shpejti do të largoheni për në terrene të largëta,prej nga do të jetë i pamundur takimi. Ky lajm qe befasi e hidhët për ne,siç mund të jetë për gjithë shokët që të njohin së afërti. Me një herë kur muarëm lajmin,na doli përpara syve Sala:mësuesi ynë.Ndenjëm disa minuta duke kujtuar përpjekjet e sakrificat e tua për Partinë tonë(ato që dimë ne)sigurisht që është nevoja e Partisë sonë Internacionale që të detyron të largohesh nga ne,në këtë fazë madhështore të lëvizjes sonë e të mos mundësh të shohësh së afërmi,me sytë e tu,frytet e punës sate në një volum më të gjerë se deri tash.Kemi kaluar bashkë kaq kohë,kemi qarë hallet tona komuniste,kemi punuar bashkë,na ke udhëzuar,na ke korrigjuar,na ke mësuar.Pengesa të mëdha kemi kaluar,kemi luftuar armikun bashkë kaq kohë,jashtë brigadës dhe brenda në brigadë.Ditë kritike kanë qenë ato që kemi kaluar bashkë(Mehmeti) në Vlorë e Mallakastër,ditë kur fraksioni tradhtar i Xhepit na pat minuar organizatën dhe na e pat katandisur për ditë të hallit,e nuk mund të harrohet kurrë.Jeta jonë në brigadë e cila më ndihmën tënde serioze dhe me drejtimin e Partisë sonë e me sakrificat e partizaneve është bërë tmerr i reaksionit nuk mund të harrohet.Për më tepër puna konkretet që ti ke bërë për partinë tonë në përgjithësi është e paharrueshme,për ne,si për gjithë komunistat shqiptarë,sharrohen kurrë sakrificat personale që ti ke bërë për partinë tonë,duke mos lënën mal,fushë e lum pa kapërcyer duke vënë në në jetën kaq herë në rrezikNuk kishim parti,por ishim komunistë bashibozukë ishim një turli me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit dhe të tuat me ndihmat tuaja,mundëm të seleksionohemi,të formojnë partinë tonë Komuniste,ta forcojmë. Na dhatë dorën na mësuat,na ngritët si foshnja nënën e na bëtë të jemi në gjnedje te ecim me këmbët tona.me një Komitete Qendror tonin,me një organizatë tonën me një vijë tonën,të njohur e të aprovuar ngas Internacionalja komuniste.Dhe kemi besim të plotë si neve komunistët ashtu dhe populli mbarë se Partia jonë Komuniste është në gjendje që të drejtojë popullin drejt objektivit final....

..........22/IV/44 Fiqeret Snaxhaktari Mehmet Shehu

Nga letra e shtabit të brigadës së parë derguar D.Mugoshës

Shokut Sali Murati.I dashur shok,Letrën tënde të 22 marsit e kënduam,Nga përmbajtja e saj u prekëm,u entuziazmuam,u inkurajuam,u udhëzuam. Në fillim kur u largove nga rrethi i kësaj familje sonë të madhe që quhet Brigadad e I na dukesh vehtja sikur na mungonte diçka kryesore,na dukej vehtja si jetimë të pa nënë.Po dalë nga dalë u mësuam të ecim mbi këmbët tona,ashtu sic na kishe mësuar ti dhe Partija ,duke na hequr prej dore në fillim si mëma e mirë që heq prej dore foshnjën e mbarë që premton shumë.Malli i madh na ka marrë për ty,por dimë që puna e tepërt stë lejon të vish tek ne e të cmallosemi. Shoku Salë,Prej 15 gushtit e deri më sot kemi bërë shumë përpjekje,kemi qenë në luftime të vazhdueshme me okupatorin dhe armiqtë e popullit...........................Të fala shoqërore ne emër të Brigadës së parë komandanti dhe vula.

Disponojmë faksimilet e letrave që Enver Hoxha i ka dërguar Dushan Mugoshës ku vrehet pozicioni i tij i përulur përpara mësuesit jugosllavë. Letra e Hysni Kapos,dërguar D.Mugoshës, në 7 prill 1944..letra e Tuk Jakovës dërguar D.,Mugoshës në 7 prill 44,letra e Bedri Spahiut dërguar D.Mugoshës në 7 maj 44.

Letra e Mehmet Shehut drejtuar Mugoshës,pjesë e zbardhur tek Sang.trad.

”Nuk kishin parti,por kishin dhe ishim komunistë bashibozukë,ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat,me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim,të formojnë partinë tonë komuniste,ta forcojmë.Na dhatë dorën,na mësuat,na ngritët si mëma foshnjën”.Në fund të letrës:”O Sale(pseudonimi i Dushanit)po për interesat e lartë të brigadës tënde,kë do të lesh pranë shtabit të përgjithshëm?Kujt do t’ia besosh këtë special special,or tu shoftë soji ve t’u bëftë na-a-a-a?!!!

Bedri Spahiu:”Ne mësuam nga ti o Sale,atë çka është e nevojshme dhe e dosmodoshme,që të mendojmë e të ndjemë vete ,besoje të gjithë ne,na duket sikur kemi diçka nga qenia joteJeta jonë si komunistë është e lidhur me ty..Unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qenë e mundur”.Letra të tilla i kishin shkruar E.Hoxha,H,Kapo,N.Hoxha,K.Xoxe,R.Citaku.

Pa le i shkreti Omer Nishani që është mbyllur në odë dhe qanë me ngashërime “duke kujtuar poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë...”(Sang trad,faksimale ku janë letrat të fotografuara).

Kulmi mund të quhet thuhet në këtë koment fjala e E.Hoxhës në Berat në mbledhjen e plotë të të K.Q të P.K,në nëntorin e 1944.​



#
 

fight_cllub_al

demton_rende_shendetin
disa prej ketyre shkrimeve i kisha lexuar edhe me pare .....do perpiqem ti lexoj te gjitha ...vertet interesante.... te lumte qe i solle .....
 
Top