Kush e krijoj TIRANEN?

Status
E mbyllur për postime të tjera.

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kush e krijoj TIRANEN? Dhe ne ca viti?
Nga vjen emri i Tiranes?
 

mirela

DODONA hajmali
Titulli: Kush e krijoj TIRANEN?

E krijoi Sulejman Pasha ne vitin 1614
Jane thene shume emra per Tiranen neper kohe njera eshte Terranda qe ne shqipen e vejeter do te thote te renat
Ka dhe te tjera gojedhena po s'i kujtoj per momentin
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Kush e krijoj TIRANEN?

Ekzistojnë kater hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...

1- Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.


2- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka
qenë një kështjellë në shpat të malit të
Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e
kësaj kështjelle të lashtë që daton fillimin
datonne fillimin e shekullit te pare para
lindjes se Krishtit, e cila mendohet te
kete qene keshtjella qe historiani
bizantin Prokop (shek. VI), e quan
keshtjella e Tirkanit


3-
Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.


4
- Një gojëdhënë tiranase thotë se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga një plakë që takoi në vendin ku do të ngrinte qytetin. Pyetjes së Sulejman Pashës se çfarë po bënte, plaka iu përgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mëndafsh)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top