Kush janë 5 gjuhët më të mësuara sot dhe pse duhet të dini më shumë se dy gjuhë

gj-2-765x383-1.jpg


Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona të vetkarantinohen, duke lënë shumë veta me shumë kohë të lirë. Dhe shumë njerëz po e përdorin këtë kohë për të mësuar një gjuhë të re.

Kompania për mësimin e gjuhëve Duolingo, e njohur për uebfaqen dhe aplikacionin e saj falas, që i ngjan një loje, ka njohur rritje trafiku në “nivele të larta”, sipas Michaela Kron, menaxher i lartë i marrëdhënieve me publikun në Duolingo.

Ka disa përfitime të vërtetuara shkencërisht për njerëzit dygjuhësh. Një studim i kryer në Luksemburg dhe i botuar nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, zbuloi se ata që flasin më shumë se dy gjuhë mund të kenë më pak të ngjarë të kenë probleme me kujtesën si Alzheimeri apo Demantia. Një studim tjetër, i bërë në Universitetin e Çikagos, zbuloi se përdorimi i një gjuhe të huaj gjatë marrjes së vendimeve rezulton në zgjedhje më racionale dhe më pak emocionale.

Ju mund të përdorni një aplikacion gjuhësor për të mësuar gjuhët, nga spanjisht deri në hindu. Këtu janë pesë kurset kryesore dhe më popullore të gjuhëve, sipas të dhënave nga Duolingo, të renditura sipas numrit të nxënësve aktualë të regjistruar.

Gjermanisht për anglisht folës (8.18 milion njerëz)

Anglisht për portugezët (11.1 milion)

Frëngjisht për anglishtfolësit (14.4 milion)

Spanjisht për anglishtfolësit (25.8 milion)

Anglisht për spanjishtfolësit (28.6 milion)

Tema
 

Aleks30

Banned
Po ku ka gjuhe qe nuk dim ne shqiptaret aman.
Mua me pelqen shume latinishtja por se mesoj dot se me eshte fishkur truri
 

ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
Voy je in sipas ketij studimi :p

10 gjuhët më seksi në botë.

(Kryeson frëngjishtja me italishten, e 9-ta anglishtja).

Ka gjuhë të lehta për t'u mësuar, gjuhë të pasura dhe të varfëra, gjuhë muzikale, por ka dhe gjuhë seksi!
Një institut studimor në Holandë, pas një hulumtimi dhe anketimi "online" me 2000 persona, ka klasifikuar 10 gjuhët më seksi të globit, duke iu referuar sharmit dhe ndikimit tek dëgjuesi gjatë procesit të artikulimit të tyre.
Në dy vendet e para janë renditur frëngjishtja me italishten me rezultat të shtrënguar njëra me tjetrën, ndërkohë më pak pikë kanë marrë islandishtja, polonishtja, anglishtja e Amerikës dhe disa nga gjuhët vendase aziatike. Në vend të tretë është klasifikuar holandishtja, por s'ka mundur të hyjë në dhjetëshe, motra e saj e madhe, gjermanishtja. Sa i përket Ballkanit, gadishulli ynë ka fituar vendin e shtatë me gjuhën turke, kurse anglishtja, me trend të theksuar dekadat e fundit për t'u kthyer në gjuhën e parë ndërkombëtare, renditet e nënta. Ndërkohë, gjuha shqipe, mban vendin e 31-të. Ja dhe klasifikimi :

Frëngjishtja
Italishtja
Holandishtja
Spanjishtja e Argjentinës
Spanjishtja
Portugalishtja
Rusishtja
Turqishtja
Anglishtja
Suedishtja.

Megjithëse në çdo renditje të tillë, gjithmonë ka doza subjektiviteti, për t'u theksuar është fakti që 4 nga 10 gjuhët e kësaj liste janë gjuhë latine.
 
Normale qe frengjishtja eshte e para, la langue de l'amour?
Une me shume se dy i di, dhe kur them i di, e kam fjalen shkrim-lexim, jo si nje shoku im tropojan qe kur dilte ne sheshin Duomo te Milanos i thoshte vajzave italiane:

Ke bela ra-goca ke je?
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Voy je in sipas ketij studimi :p

10 gjuhët më seksi në botë.

(Kryeson frëngjishtja me italishten, e 9-ta anglishtja).

Ka gjuhë të lehta për t'u mësuar, gjuhë të pasura dhe të varfëra, gjuhë muzikale, por ka dhe gjuhë seksi!
Një institut studimor në Holandë, pas një hulumtimi dhe anketimi "online" me 2000 persona, ka klasifikuar 10 gjuhët më seksi të globit, duke iu referuar sharmit dhe ndikimit tek dëgjuesi gjatë procesit të artikulimit të tyre.
Në dy vendet e para janë renditur frëngjishtja me italishten me rezultat të shtrënguar njëra me tjetrën, ndërkohë më pak pikë kanë marrë islandishtja, polonishtja, anglishtja e Amerikës dhe disa nga gjuhët vendase aziatike. Në vend të tretë është klasifikuar holandishtja, por s'ka mundur të hyjë në dhjetëshe, motra e saj e madhe, gjermanishtja. Sa i përket Ballkanit, gadishulli ynë ka fituar vendin e shtatë me gjuhën turke, kurse anglishtja, me trend të theksuar dekadat e fundit për t'u kthyer në gjuhën e parë ndërkombëtare, renditet e nënta. Ndërkohë, gjuha shqipe, mban vendin e 31-të. Ja dhe klasifikimi :

Frëngjishtja
Italishtja
Holandishtja
Spanjishtja e Argjentinës
Spanjishtja
Portugalishtja
Rusishtja
Turqishtja
Anglishtja
Suedishtja.

Megjithëse në çdo renditje të tillë, gjithmonë ka doza subjektiviteti, për t'u theksuar është fakti që 4 nga 10 gjuhët e kësaj liste janë gjuhë latine.
nice
4 nga keto i dinkam. :D
 

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Po ku ka gjuhe qe nuk dim ne shqiptaret aman.
Mua me pelqen shume latinishtja por se mesoj dot se me eshte fishkur truri
Per portugese hajde se ta msoj.un me.e.fol me.e shkrujt se shkruj dot . Si dihet shko na i her ne brasil. Anej dhe maron pun .
 

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Vetem 1 gjuh esht me e njohura ne bot, llapa. Futi llapen e u more vesht.
 
Top