Kush janë katarët?

Lauri

Anunnak
Katarët: A ishin martirë të krishterë?

«VRITINI të gjithë; Perëndia do t’i njohë të vetët.» Atë ditë vere të vitit 1209, popullsia e Bezierës, në jug të Francës, u masakrua. Murgu Arnold Amalrik, i emëruar si i dërguar i papës në krye të kryqtarëve katolikë, u tregua i pamëshirshëm. Kur njerëzit e tij e pyetën se si t’ia bënin për të dalluar katolikët nga heretikët, thuhet që ai dha përgjigjen famëkeqe të cituar më lart. Historianët katolikë e zbutën përgjigjen, duke e shndërruar: «Mos u merakosni! Besoj se shumë pak do të kthehen.» Cilado qoftë përgjigjja e saktë, rezultati ishte masakrimi i të paktën 20.000 burrave, grave dhe fëmijëve, nga dora e rreth 300.000 kryqtarëve, të drejtuar nga prelatët e Kishës Katolike.

Nga se u shkaktua kjo masakër? Ajo ishte vetëm fillimi i kryqëzatës kundër albigezëve, të cilën Papa Inocenti III e kishte lëshuar kundër të ashtuquajturve heretikë në provincën Languedok, në Francën qendër-jugore. Përpara se të mbaronte, nja 20 vjet më vonë, mbase një milion njerëz, katarë, valdezë, madje dhe katolikë, kishin humbur jetën.

IMG20210118101353.jpg
(Foto by lauri)
Mosmarrëveshje fetare në Evropën mesjetare

Rritja e shpejtë e tregtisë në shekullin e 11 të e.s., solli ndryshime të mëdha në strukturën shoqërore dhe ekonomike të Evropës mesjetare. Lindën qytetet, të cilat mikpritën një numër gjithnjë në rritje artizanësh dhe tregtarësh. Kjo krijoi ambientin për ide të reja. Mosmarrëveshja fetare zuri rrënjë në Languedok, ku si në asnjë vend tjetër në Evropë lulëzonte një civilizim që karakterizohej për përparimin dhe tolerancën e tij. Qyteti i Tuluzës në Languedok ishte metropoli i tretë më i pasur në Evropë. Kjo ishte bota në të cilën lulëzuan poetët muzikantë të mesjetës, disa nga lirikat e të cilëve preknin tema politike dhe fetare.

Duke përshkruar gjendjen fetare në shekullin e 11-të dhe 12-të, një botim pohonte: «Në shekullin e 12-të, si edhe në shekujt e mëparshëm, morali i klerikëve, pasuria e tyre, korrupsioni i tyre dhe imoraliteti vazhdonin të viheshin në dyshim, por kryesisht kritikohej pasuria dhe pushteti i tyre, bashkëpunimi i fshehtë me autoritetet dhe servilizmi i tyre.»—Revue d’histoire et de philosophie religieuses.

Predikues shëtitës

Edhe papa Inocenti III e pranoi se korrupsioni i madh në gjirin e kishës ishte fajtor për rritjen e numrit të predikuesve desidentë shëtitës nëpër Evropë, sidomos në jug të Francës dhe në veri të Italisë. Shumica e tyre ishin katarë ose valdezë. Ai i qortoi priftërinjtë, sepse nuk i mësonin njerëzit, duke thënë: «Fëmijëve u mungon buka, të cilën ju nuk doni ta ndani me ta.» Megjithatë, në vend se të nxiste edukimin biblik ndërmjet njerëzve, Inocenti pohoi se «kaq i thellë është Shkrimi hyjnor, saqë jo vetëm njerëzit e thjeshtë e të pamësuar, por edhe të mençurit e të mësuarit, nuk janë plotësisht të aftë për ta kuptuar». Leximi i Biblës ishte i ndaluar për të gjithë, përveç klerikëve dhe kjo lejohej vetëm në latinisht.

Për të kundërshtuar predikimin e shëtitësve desidentë, papa miratoi formimin e Urdhrit të Fretërve Predikues, apo Domenikanë. Në kontrast me klerin e pasur katolik, këta fretër duhej të ishin predikues udhëtues, me detyrën e mbrojtjes së ortodoksisë katolike kundër «heretikëve» në jug të Francës. Gjithashtu, papa nisi të dërguar për të arsyetuar me katarët e të përpiqeshin t’i kthenin përsëri në vathën katolike. Pasi këto përpjekje dështuan dhe një nga të dërguarit e tij u vra, thuhet nga një heretik, Inocenti III urdhëroi fillimin e kryqëzatës kundër albigesëve, në 1209-ën. Albi ishte një ndër qytetet ku katarët ishin veçanërisht të shumtë, kështu që kronistët kishtarë u referohen katarëve si albigezë (në frëngjisht albigeois) dhe këtë term e përdorën për të përcaktuar të gjithë «heretikët» në atë rajon, duke përfshirë edhe valdezët. (Shiko kutinë poshtë.)

Kush ishin katarët?

Fjala «katar» vjen nga greqishtja ka·tha·rosʹ, që do të thotë «i pastër». Nga shekulli i 11-të deri në atë të 14-të, katarizmi u përhap kryesisht në Lombardi, në veri të Italisë dhe në Languedok. Bindjet e katarëve ishin një përzierje e dualizmit të lindjes me gnosticizmin, ndoshta të importuara nga tregtarë dhe misionarë të huaj. Një enciklopedi e përcakton dualizmin e katarëve, si besim në «dy parime: një i mirë, që drejton gjithçka që është frymore dhe tjetri i lig, përgjegjës për botën materiale, duke përfshirë trupin e njeriut». (The Encyclopedia of Religion) Katarët besonin se Satanai krijoi botën materiale, e cila ishte në mënyrë të pakthyeshme e dënuar me shkatërrim. Shpresa e tyre ishte të shpëtonin nga bota e ligë materiale.

Katarët ishin të ndarë në dy klasa, të përsosurit dhe besimtarët. Të përsosurit filluan me një rit të pagëzimit frymor, i quajtur consolamentum. Ky rit kryhej me vënien e duarve, pas një viti provash. Mendohej se riti e shkëpuste kandidatin nga sundimi i Satanait, e pastronte nga të gjitha mëkatet dhe i jepte frymën e shenjtë. Nga kjo rridhte përcaktimi «i përsosur», që i jepej një elite relativisht të vogël, anëtarët e së cilës shërbenin si ministra kulti për besimtarët. Të përsosurit bënin betimin e vetëpërmbajtjes, dëlirësisë dhe varfërisë. Nëse ishte i martuar, një i përsosur duhej të linte bashkëshortin apo bashkëshorten, pasi katarët besonin se mëkati fillestar ishte marrëdhënia seksuale.

Besimtarët ishin individë që megjithëse nuk adoptonin një stil jetese prej asketësh, pranonin mësimet e katarëve. Duke u gjunjëzuar në nderim të të përsosurve, në një rit që quhej melioramentum, besimtari kërkonte falje dhe një bekim. Që të kishin mundësi për të bërë një jetë normale, besimtarët lidhnin me të përsosurit një convenenza, apo pakt, sipas të cilit do të kryenin pagëzimin frymor, apo consolamentum, në prag të vdekjes.

Qëndrimi kundrejt Biblës

Edhe pse e citonin gjerësisht Biblën, katarët e konsideronin atë kryesisht si një burim alegorish dhe fabulash. Ata mendonin se pjesa më e madhe e Shkrimeve Hebreje vinte nga Djalli. Përdornin pjesë të Shkrimeve Greke, të tilla si ato që vinin në kundërshtim mishin me frymën, për të mbështetur filozofinë e tyre dualiste. Në lutjen «Ati ynë», ata luteshin për «bukën tonë më të rëndësishme» (d.m.th. «bukën frymore) dhe jo për «bukën tonë të përditshme», pasi buka materiale për ta ishte një e keqe e nevojshme.

Shumë nga mësimet e katarëve ishin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Biblën. Për shembull, ata besonin në pavdekësinë e shpirtit dhe në ritrupëzimin. (Krahaso Eklisiastiun 9:5, 10; Ezekieli 18:4, 20.) Ata i mbështetnin bindjet e tyre edhe në tekste apokrifash. Megjithatë, meqë përkthyen disa pjesë të Shkrimeve në gjuhën e folur, deri në njëfarë mase, katarët bënë që Bibla të njihej më mirë si libër në Mesjetë.

Nuk ishin të krishterë

Të përsosurit e konsideronin veten si pasardhës legjitimë të apostujve e si rrjedhojë vetëquheshin të krishterë, duke e theksuar këtë me shtesat «i vërtetë» dhe «i mirë». Por, në bazë të fakteve, shumë bindje të katarëve ishin të huaja për krishterimin. Edhe pse e pranonin Jezuin si Birin e Perëndisë, katarët nuk pranonin që ai kishte ardhur me trup dhe sakrificën e tij shpërblerëse. Duke keqinterpretuar dënimin që i bën Bibla mishit dhe botës, ata e konsideronin të gjithë materien sikur vinte nga djalli. Prandaj, ata mendonin se Jezui mund të ketë pasur vetëm një trup frymor dhe se kur ishte mbi tokë ai vetëm dukej sikur kishte një trup mishor. Ashtu si apostatët e shekullit të parë, katarët ishin njerëz ‘që nuk rrëfenin se Jezu Krishti ka ardhur në mish’.—2. Gjonit 7.

Në librin e tij Herezi mesjetare (Medieval Heresy), M. D. Lambert shkruan se katarizmi «e zëvendësoi moralin e krishterë me një asketizëm të detyruar, . . . duke eliminuar vlerën e shpërblesës me mospranimin e fuqisë shpëtuese të [vdekjes së Krishtit]». Për mendimin e tij «ngjashmëritë e vërteta të të përsosurve ishin me mësuesit asketë të Lindjes, me murgjit budistë dhe me asketët shëtitës të Kinës apo Indisë, me mjeshtrat e mistereve mistike ose me mësuesit e gnosticizmit». Sipas besimit të katarëve, shpëtimi nuk varej nga sakrifica shpërblerëse e Jezu Krishtit, por nga consolamentum apo nga pagëzimi në frymën e shenjtë. Për ata që pastroheshin në këtë mënyrë, vdekja sillte një çlirim nga materia.

Një kryqëzatë e turpshme

Njerëzit e thjeshtë, të lodhur nga kërkesat e tepruara të klerit dhe nga kalbëzimi i tij i përhapur, ishin të tërhequr nga mënyra e jetesës së katarëve. Të përsosurit e identifikonin Kishën Katolike dhe hierarkinë e saj me «sinagogën e Satanait» dhe me «nënën e lavireve», që tregon Zbulesa 3:9 dhe 17:5. Katarizmi po lulëzonte dhe po e zëvendësonte kishën në jug të Francës. Papa Inocenti III reagoi, duke lëshuar e duke financuar të ashtuquajturën kryqëzatë kundër albigezëve, e para kryqëzatë që organizohej brenda të ashtuquajturit krishterim kundër një populli që pohonte se ishte i krishterë.

Me anë të letrave dhe të dërguarve, papa nxiti mbretërit katolikë, kontët, dukët dhe kalorësit e Evropës. Premtoi se do t’i falte dhe do t’u jepte pasuritë e Languedokës të gjithë atyre që do të luftonin për të eliminuar herezinë «me çdo mjet». Thirrja e tij nuk ra në vesh të shurdhër. E drejtuar nga prelatë dhe murgj katolikë, një ushtri e përzier me kryqtarë nga veriu i Francës, nga Flandret dhe nga Gjermania, u drejtua për nga jugu, nëpërmjet luginës së Renit.

Shkatërrimi i Bezierës shënoi fillimin e luftës pushtuese, e cila e shkretoi Languedokën në një orgji zjarri dhe gjaku. Albi, Karkasona, Kastër, Fua, Narbona, Terma dhe Tuluza ranë të gjitha përpara kryqtarëve të etur për gjak. Në qytetet e forta të katarëve, Kase, Minervë dhe Lavor, qindra të përsosur u dogjën në turrat e drurëve. Sipas një kronikani murg, Pier de Vo-de-Serne, kryqtarët ‘i dogjën të gjallë të përsosurit, me gëzim në zemër’. Në 1229-ën, pas 20 vjetësh luftë e shkatërrime, Languedoka iu nënshtrua kurorës franceze. Por masakra s’kishte mbaruar ende.

Inkuizicioni jep goditjen vdekjeprurëse

Në vitin 1231, papa Gregori IX ngriti Inkuizicionin papal, për të mbështetur luftën e armatosur.* Fillimisht, sistemi i Inkuizicionit bazohej në denoncime dhe rrëfime, por më pas edhe në torturat sistematike. Synimi i tij ishte të çrrënjoste atë që shpata s’kishte mundur të shkatërronte. Gjykatësit e Inkuizicionit, në më të shumtën fretër domenikanë dhe françeskanë, i jepnin llogari vetëm papës. Dënimi zyrtar për herezi ishte djegia në turrën e druve. Kaq i madh ishte fanatizmi dhe egërsia e inkuizitorëve, saqë plasën revolta, ndër të tjera edhe në Albi dhe në Tuluzë. Në Avinjon, të gjithë anëtarët e gjyqit të Inkuizicionit u masakruan.

Në 1224-ën, me dorëzimin e kështjellës malore të Montsegerit, streha e fundit e shumë të përsosurve, për katarizmin ranë këmbanat e vdekjes. Pothuajse 200 burra e gra vdiqën në masë në turrën e druve. Përgjatë viteve, Inkuizicioni nxori nga foletë edhe katarët që kishin mbetur. Thuhet që katari i fundit u dogj në turrën e druve në Languedok, në vitin 1330. Libri Herezi mesjetare vëren: «Rënia e katarizmit ishte medalja e parë e nderit në qafën e Inkuizicionit.»

Katarët sigurisht që nuk ishin të krishterë të vërtetë. Por, a e justifikon kritika që ata i bënë Kishës Katolike shfarosjen e tyre mizore nga të ashtuquajturit të krishterë? Persekutuesit dhe vrasësit e tyre katolikë nuk e nderuan Perëndinë dhe Krishtin dhe shfaqën një paraqitje të keqe të krishterimit të vërtetë, duke torturuar e masakruar ata dhjetra e mijëra desidentë.

[Shënimi]

Për hollësira të mëtejshme mbi Inkuizicionin mesjetar, shiko artikullin «Inkuizicioni i tmerrshëm», në revistën Zgjohuni! të 22 prillit 1986, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc., faqe 20-23, angl.
[Kutia në faqen 28]

VALDEZËT

Aty nga fundi i shekullit të 12-të e.s., Pierre Valdès, apo Pjetër Valdo, një tregtar i pasur nga Lioni, financoi përkthimet e para të pjesëve të Biblës në disa dialekte të provençalit, gjuha e folur në jug dhe në juglindje të Francës. Si një katolik i sinqertë, ai e braktisi biznesin, për të predikuar ungjillin. Të pakënaqur nga kleri i korruptuar, shumë katolikë të tjerë e pasuan dhe u bënë predikues shëtitës.

Shumë shpejt, Valdo hasi në armiqësinë e klerit lokal, i cili e nxiti papën të ndalonte dëshminë e tij publike. Thuhet se përgjigjja e tij ishte: «Duhet t’i bindemi Perëndisë dhe jo njerëzve.» (Krahaso Veprat 5:29.) Për shkak të vendosmërisë së tij, Valdo u shkishërua. Ithtarët e tij, të quajtur valdezë apo të varfërit e Lionit, u përpoqën me zell të ndiqnin shembullin e tij, duke predikuar dy nga dy nëpër shtëpitë e njerëzve. Kjo solli si rezultat një përhapje të shpejtë të mësimeve të tyre në jug, në lindje dhe në disa pjesë të veriut të Francës, si edhe në veri të Italisë.

Në përgjithësi, ata përkrahnin një rikthim në bindjet dhe praktikat e krishterimit të hershëm. Midis mësimeve të tjera, ata kundërshtonin purgatorin, lutjet për të vdekurit, adhurimin e Marijes, lutjet për «të shenjtët», nderimin e kryqit, faljet, eukaristen dhe pagëzimin e fëmijëve.*

Mësimet e valdezëve dallojnë hapur nga mësimet e dualizmit jo të krishterë të katarëve, me të cilët ngatërrohen shpesh. Ky ngatërrim u detyrohet kryesisht polemistëve katolikë, të cilët me qëllim përpiqen të identifikojnë predikimin e valdezëve me mësimet e albigezëve apo katarëve.

[Shënimi]

Për informata të mëtejshme në lidhje me valdezët, shiko artikullin «Valdezët: heretikë apo kërkues të së vërtetës?», në Kullën e Rojës, 1 gusht 1981, faqe 12-15, angl.
[Figura në faqen 29]

Shtatë mijë njerëz vdiqën në kishën e Shën Maria Magdalenës, në Bezierë, ku kryqtarët masakruan 20.000 burra, gra dhe fëmijë
/biblotekaonline.
 
Shiko fotografinë 1772391

Per valdezet kisha njohuri sepse ata jane paraardhesit e adventisteve(sipas adventisteve).
Per albigezet dhe kataret kisha shume me pak njohuri.
Sidoqofte eshte pak a shume si ne ditet e sotme ku çdo fe ka fraksionet e veta.
 
Lauri

Anunnak
Ky shkrim është disi sipërfaqësor, në sens që flet kryesisht për kontraditat dhe konfliktit mes katarëve me kishën romane.
Pak a shumë u përmend se nga e kishte origjinën kjo frymë e re besimi; që nga budizmi, India, lindja e mesme, dhe nga njohësit e dijeve antike.
Aty bënin pjesë nga të gjitha besimet në kërkim të gnostik.
Flitet vetëm për masakrat në Europë, pasi këtu kjo llojë rryme e re besimi ishte e përhapur masivisht, por nuk kaloj më lehtë elitës ebre dhe islame ( secili eliminoj të vetët)që ishin përfshirë edhe ata në kërkim të gnosi :)
 
Top