Kush po na e luan identitetin?!

Jeta

Anëtar i Respektuar


Per shume vite Ballkani u njoh si zona me e tensionuar ne Europe.
Më 28 nëntor 1912, shqiptarët arritën atë që u takonte, shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Otomane. Mirëpo, të drejtat e tyre nuk u njohën dhe aq më shumë nuk u rrespektuan nga fuqitë e mëdha.
Vendet antare të fuqive të mëdha penguan krijimin e shtetit shqiptar në kufijtë etnik real dhe e copëtuan kombin, duke e ndarë pa të drejtë.
Pra, problemin tonë e kanë krijuar vetë fuqitë e mëdha në Konferencën e Londrës në vitin 1912.
Edhe më tej, fuqitë në fjalë vazhduan t’a ngatërrojnë problemin, ndërsa vitet e fundit tek ballafaqoheshin me te, habiteshin se si nuk mund t’i jipnin fund.
Përveç Konferencës së Londrës, ishin edhe Kongresi i Berlinit, Konferenca e Versajës, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore (me ç’rast u miratua Karta e Atlantikut dhe shqiptarët u copëtuan përsëri), ishin ato që përjashtuan shqiptarët nga drejtësia.
Perseri e përsëri ndërkombëtarët përpiqeshin të përjashtonin shqiptarët, përkundër parimeve që vet bashkësia ndërkombëtare proklamon.
Kosovarëve, shqiptarëve- si shumicë absolute në këtë rast, nuk u njihej e drejta themelore e vetvendosjes së popujve, deri në shkëputje dhe formim të një shteti.
Dihet mirëfilli se në të kaluarën politika ndërkombëtare ka qenë e ashpër me shqiptarët, çka është zbutur tej mase dekadën e fundit.
Ndër arsyet kryesore, pse Kosova ngeli deri vone akoma një plagë e hapur në Ballkan, ishtë mosdefinimi i statusit përfundimtar të saj.
Arsye tjetër mbase ishte se edhe vet ne, nuk arrinim të organizoheshim në një kundërshtim të fuqishëm e aktiv ndaj politikës fqinje dhe skemave të fuqive të mëdha.
Jemi dëshmitar te 17 shkurtit, dites së pavarësisë dhe krijimit të shtetit më të ri në botë, Kosovës.
Kohet e fundit, saktesisht pas datës 17 shkurt, dëgjojmë e stërdëgjojmë opinione nga te vetquajturit intelektuale, se Kosova po nderton identitetin e vet kombetar! Nuk iu duket nje absurditet i kohes?! Shqiptaret luftuan me dekada te tera, qe besa edhe shekuj te tere, vetem e vetem t’a ruanin identitetin e tyre... Ndersa tani, tek jemi te lire t’a ruajme dhe kultivojme ate, keta pseudo-intelektuale na dalin me “tezat” e tyre mbi krijimin e nje identiteti te ri, atij “kosovar”! Me duket se kane harruar vuajtjet e popullit, katrahurat neper te cilat ka kaluar shqiptaria dhe medoemos duhet t’u binden nderkombetareve, edhe pa te drejte.
Nese eshte krijuar shtet i ri, nuk eshte e thene se edhe populli duhet t’a krijoje “kombin” e ri... Madje eshte dicka e pafalshme. Termi komb dhe termi shtet nuk jane nje gje dhe e vetme. Ne Kosove jetojne shqiptaret si shumice absolute (me mbi 90%), ne Kosove jetojne edhe pakicat, sic jane: serbet, romet, egjiptianet, turqit etj... Edhe keta jane kosovar me shtetesi, mirepo dallojne me kombesi. Eshte e njejta gje sikur nje shqiptari i cili jeton ne Maqedoni t’i thuash maqedon, atij qe jeton ne Mal te Zi t’i thuash malazez, ose nje shqiptari i cili jeton ne Kosoven Lindore (meqe njihet si territor i Serbise) t’i thuash serb.
Identiteti kosovar ekziston, mirepo ai ekziston vetem ne pikepamje territoriale dhe ne kuader te hapesires kombetare shqiptare. Identiteti kosovar ekziston, por si identitet thjesht regjional, i cili ka tradita, zakonet, kulturen e vet, sikurse cdo regjion tjeter. Eshte identitet regjional sic eshte ai i Laberise psh. Ne kornizat e identitetit shqiptar, nje shqiptar i Kosoves eshte edhe kosovar, eshte dhe ballkanas dhe ne fund fare eshte europian.

A.R.
20.07.08
 
Last edited by a moderator:

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Postim shume i bukur(si gjithehere me analizat e tua)
P.S.Tani se shpejti do na behesh edhe analiste me dipllome :D
 
Top