Lajme nga futbolli .

Xhelozi

Staf në FV.AL

Afër ëndrrës që vazhdon të jetë larg – Kosova me mungesa, por me kualitete në secilën pozitë​

5-10.jpgSado që vazhdon të jetë larg, ëndrra e Kosovës po afron.​

lg.php

●Kampionati Evropian 2020 tashmë është dy fitore larg për Dardanët, të cilët sonte luajnë në Shkup, ndaj Maqedonisë së Veriut, shkruan lajmi.net.

●Në këtë ndeshje, entuziazmi te kombëtarja e Kosovës nuk është më i larti i mundshëm, pasi para ndeshjes, jemi njoftuar me mungesa të shumta në grup. Por, kjo jo domosdoshmërisht është negative.

●Lojtarët e Kosovës kanë motivimin me vete. Luajnë me këmbë në tokë, në dijeni se kjo është ndeshja më e rëndësishme që kanë luajtur deri më tani.

●Selektori Bernard Challandes në këtë ndeshje do t’i ketë kalkulimet e kufizuara. Dy yjet kryesore, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica do të jenë mungesat e mëdha, të cilët ndryshojnë mënyrën e të kalkuluarit, shkruan lajmi.net.

●Rritja e Muriqit, transferimi i tij te Lazio dhe forma e lartë së fundmi, do të ishin shtysë e madhe për Kosovën dhe hezitim për kundërshtarin.

●Gjithashtu, një anësor si Milot Rashica, i cili punon jashtëzakonisht shumë edhe në fazën defensive, do të bënte që krahu i djathtë t’i kishte balancet e veta, pa pasur nevojë për ndryshim skemash në interpretim loje.

●Amir Rrahmani është mungesa e tretë e madhe për Kosovën në këtë ndeshje, me lojtarin që nuk u lirua të linte qytetin e Napolit. Megjithatë, situata qëndron më e qetë aty, pasi ka një lojtar si Ibrahim Dresevic që zëvendëson kokë më kokë.

●Përkundër mungesave, Kosova ka lojtarë tejet kualitativë, të cilët sonte mund të bëjnë diferencën në Shkup dhe të bartin me sukses përgjegjësinë që bie mbi ta.

●Arbër Zeneli e Valon Berisha kanë kaluar kohë të mira së fundmi me Reims, dhe përbëjnë një tandem të mirë edhe te Kosova.
Atdhe Nuhiu në anën tjetër vjen në një moment të mirë edhe psikik, pasi transferimi i tij tek APOEL Nicosia u përcoll me gola të shënuara dhe formë të lartë.

●Mbrojtja pa Rrahmanin do të jetë e njëjta, me Dresevic që merr vendin e tij. Dresevic shihet si një nga lojtarët më kualitativ në mbrojtjen e Kosovës, ndonëse nuk luante si startues, por merrte pozitën e mesfushorit shkatërrues. ‘Goal’ do ta rendiste Dresevicin në top 50 talentët për t’u përcjellur, gjatë vitit të kaluar.

●Florent Hadërgjonaj e Mërgim Vojvoda vijnë me një formë mjaft të mirë nga klubet. Njëri nga aventura me Kasimpasa tjetri nga Torino, synojnë të okupojnë krahun e djathtë, pse jo edhe në tandem.

●Duhet pasur parasysh se kualitetet e përvoja nuk mungojnë as te Maqedonia e Veriut. Ndeshja vazhdon të jetë e paparashikueshme, me të dy skuadrat që kanë vetëm një synim. Optimizmi shkon te Maqedonasit të cilët kalkulojnë në mungesa, por Kosova mbetet me këmbë në tokë, por jo me dëshirë të zbehur – përkundrazi, djemtë sonte luajnë edhe për shokët e tyre që mungojnë. Luajnë për Kosovën, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë.
●Epilogu i dramës do të mësohet sonte në Shkup. Kosova është gati për një paraqitje historike! /Lajmi.net/
 

ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Apapa sa inot mvjen qe fitun kto magjypt e maqedonise. Por duhet pranu qe Kosova lujti dobet, mbrojtja ishte skandaloze, por edhe mesfusha me sulmin ishin inekzistente. Mungesat bejne t'veten por maqedonia po lunte me 70 vjecarin pandev dhe kishte dhe ajo 2-3 mungesa t'rendesishme.
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Carlo Ancelotti, trajneri më i mirë i muajit shtator në Premierligë22222222.jpg

Carlo Ancelotti ka fituar çmimin e trajnerit të muajit në Premierligë.​

Italiani e ka nisur furishëm sezonin e ri me Evertonin e ri.

Skuadra nga Liverpool në katër xhirot e para ka regjistruar katër fitore.

Kjo falë punës së Ancelottit, i cili edhe ka bërë transferime të qëlluara këtë verë.
Në xhiron e ardhshme, Everton në shtëpi pret rivalët lokal, skuadrën e Liverpool./Lajmi.net/
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Kombëtarja e Shqipërisë ateron në Almati – zhvillon seancë të lehtë stërvitore​

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Kazakistan.​

lg.php
14-6.jpg
Kazakistani është kundërshtari i radhës për skuadrën kombëtare të Shqipërisë.

‘Kuqezinjtë’ kanë ateruar sot në Kazakistan, në qytetin e Almati, përcjell lajmi.net.

Kombëtarja ‘Kuqezi’ mbërriti në tokën kazake rreth orës 20:30 (koha lokale në Kazakistan).



Sapo kanë arritur atje, FSHF thotë se skuadra zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore.

Shqipëria dhe Kazakistani përballen në kuadër të Ligës së Kombeve . Lajmi.net
 

Comedy_Central

Rashe Pashe Dufllak Grashe
Vazhdojm me edicionin informativ pasi kapen dy 5+ hollanda 21 dhe portugalia 21
Mendon excelsior per te me ndare nga leftat e biletes.....ka ndonje shalgjage ose boobse madhe ta kapim me dore te na kthehet fati mire ? Sidoqoft sot presim prap vizitat me qit leket e skedines djeshme
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Vazhdojm me edicionin informativ pasi kapen dy 5+ hollanda 21 dhe portugalia 21
Mendon excelsior per te me ndare nga leftat e biletes.....ka ndonje shalgjage ose boobse madhe ta kapim me dore te na kthehet fati mire ? Sidoqoft sot presim prap vizitat me qit leket e skedines djeshme
Dikur finlandezet ta bojshin xhepin plot se 4+ dilshin n pjes t par kurse sot duhet me i ndjek nje jav para me prit bllofin 🤣
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

“Ideali i tyre është nderi i flamurit”, De Biazi i tregon Shqipërinë rivalëve tanë: Ata shkojnë në finale, mos ma bëni këtë pyetjede-biazi.jpeg

Shqipëria ka mbërritur për t’u përballur në Kazakistan, ndërsa në këtë vend kërkojnë më tepër njohuri mbi formën e fundit të kuqezinjëve. Arritja e suksesit të madh me kualifikimin në Europianin e Francës ishte “qershia mbi tortë” dhe që tremb ende rivalët më modest, për faktin se kuqezinjtë e kanë përjetuar përballjen me nivelet më të larta. Për këtë arsye media e Kazakistanit, “Sports.kz”, ka intervistuar “timonierin” që na dërgoi në Francë, De Biazi. Aktualisht është trajneri i Azerbajxhanit, por sa herë që pyetet mbi Shqipërinë nuk mendohet dy herë për t’u ulur dhe për të rrëfyer gjithë historinë sesi u mbërrit në ëndrrën e madhe.

“Kur erdha te Shqipëria kisha lojtarë jo të njohur dhe ekipi ishte i moshuar. U deshën rreth dy vite që skuadra të merrte filozofinë që unë kërkoja. Kisha edhe liri veprimi që e përmenda që në fillim. Po kërkoja lojtarë jashtë kufijve të shtetit, udhëtova shumë për t’u takuar me ta personalisht dhe për të biseduar, sepse për mua një futbollist është, para së gjithash, një person. Unë doja të krijoja një ekip për të cilin ideali do të ishte nderi i flamurit, në të cilin të gjithë do të donin të vinin interesat e ekipit mbi të vetat.


Gjithmonë trajnerë italian te Shqipëria? Gjuha na ndihmon shumë, në Shqipëri e flasin shumë italishten dhe kjo ka rëndësi të madhe. Për më tepër ka shumë futbollistë në Itali që janë rritur në familje emigrante dhe tani janë italianë, por me shansin që u jepet luajnë për vendin e prindërve të tyre.

Kë do të veçoj prej futbollistëve? Ju po më bëni një pyetje që nuk dua t’i përgjigjem. Unë i dua shumë ata djem, se më ndoqën me besim. Edhe kur u thashë se do të bënim diçka unike nëse ata do të më ndiqnin, vazhduan po kështu përgjatë gjithë rrugëtimit. Sa i përket Rejës është njeri me shumë njohuri mbi futbollin dhe përvojë të madhe. Ka punuar në nivele të larta dhe dëshiron të rrisë Shqipërinë.

I mbaj lidhjet me këtë vend dhe do të vazhdohet që të kemi lidhjet e forta. Kam shumë miq atje, ruaj kontakte fantastike me presidentin e FSHF Duka, presidentin e Republikës Metën dhe kryeministrin Rama. Sa i përket grupit tuaj mendoj se Shqipëria del e para dhe do të arrijë deri në finale”, u shpreh De Biazi. /Sport Ekspres/
 

MrCool

Old School.
Apapa sa inot mvjen qe fitun kto magjypt e maqedonise. Por duhet pranu qe Kosova lujti dobet, mbrojtja ishte skandaloze, por edhe mesfusha me sulmin ishin inekzistente. Mungesat bejne t'veten por maqedonia po lunte me 70 vjecarin pandev dhe kishte dhe ajo 2-3 mungesa t'rendesishme.

Avash ti, se kemi 7 shqipe ne skuader 😜
 

Mogli

Why always me jqj? 🙄
Kta skane as nder as flamur as takat asisen.....gjithe thojne qe kemi zgjedh me zemer po 1 mu t kane zgjedh se asni zdo kishte lujt ne asni kombetare tjeter....shqiperia ska per te pas kurre nivel te larte kombetare nese nuk mbledh talentat e vet neper bote
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Gjith e kan obligim qe te luajne per kombetaret respektive por ne si shqiptar qe jena manija tek leku dhe fama . Nese luan per shqiperin ske fame e nese luan per zvicren e gjermanin patjeter qe po . Shumica luaj per skuandren e zemres kurse tjeret per kto qe permenda me siper . Kshuqe talentet zgjedhin aty ku kan kushtet me te mira .
 

ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Avash ti, se kemi 7 shqipe ne skuader 😜

Haha

Per ato realisht mu bo qefi edhe mua. Plus Bardhi, Musliu, Bejtullai, Ademi, Alioski ishin shume korrekt ne fushe, edhe pas ndeshjes folen ashu sic i takon nje shqiptari per vllaun e vet. Por kur i pashe maqedont qe vraponin ne fushe me flamurine tyre fake sikur kishin fitu kupen e botes e kupton sesa shume e deshirojn ta mundin shqiptarin, dhe nuk lidhet shume me luften sportive, por me urrejtjen qe kane karshi nesh.
 
Top