Lajme nga futbolli .

Xhelozi

Staf në FV.AL

Napoli, Roma dhe Atalanta nuk gabojnë​

napoli-1-1100x620.jpg

Në javën e 11 të Serisë A, Napoli u ngjit përkohësisht në vend të tretë të Serisë A, pas fitores 2-1 ndaj Sampdorias.

Pjesa e parë përfundoi me Sampin në avantazh, me golin e shënuar nga Jankto në minutën e 20. Përmbysja erdhi në pjesën e dytë, me Lozano (53’) dhe Petagna (68’).

Roma shkatërroi në transfertë Bolonjën me rezultatin 5-1, ndërsa Atalanta kaloi pa vështirësi Fiorentinën 3-0.

Inter fiton me përmbysje​

barella-1024x576.jpg

Inter ka mposhtur 3-1 Cagliarin në transfertë, duke u kthyer në vendin e dytë të renditjes së Serisë A.

Zikaltërit e panë veten në disavantazh në pjesën e parë, pasi Sottil shënoi për vendasit, ndërkohë që portieri Cragno mbajti të paprekur portën e tij me 3 ndërhyrje.

Reagimi i ekipit të Contes erdhi pas minutës së 75, kur Barella barazoi me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone.

Më pas, D’Ambrosio kaloi në avantazh Interin pas një krosimi sërish të Barella. Ndërsa rezultatin e ndeshjes e vulosi Lukaku, me një gol në minutën e fundit shtesë.
A2news.com
Nderkohe po luhet ndeshja
Genoa 0-0 juventus dhe ne
20:45 ac milan -parma
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

PSG shkarkon trajnerin… pas fitores 4-0tuchel.jpg

“SportBild” ka njoftuar se PSG ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel. Sipas gazetës gjermane, Leonardo i ka bërë me dije pushimin nga puna mbrëmjen e djeshme, pas fitores 4-0 ndaj Strasbourg.

Shkarkimi i Tuchel ishte i pritshëm, por i befasishëm është momenti kur u shkarkua, pikërisht pas një fitoreje me goleadë dhe përpara festave të fundvitit.

Duket se humbja ndaj Lyon në 13 dhjetor dhe barazimi ndaj Lille të dielën kanë vulosur fatin e trajnerit.

Marrëdhënia e Tuchel me Leonardo ishte shkatërruar që në sezonin e kaluar, por kualifikimi i PSG për herë të parë në histori në finalen e Champions League, e shpëtoi gjermanin për disa muaj.

Inter zyrtarizon “shkarkimin” e Eriksen: Nuk është funksional, të shkojë diku tjetër​

skysports-christian-eriksen_5187885-1024x576.jpg
Christian Eriksen u transferua gjatë sezonit dimëror të kaluar nga Interi, por nga blerja më prestigjioze e klubit zikaltër u shndërrua që në fillim në një objekt misterioz, i destinuar nga trajneri Antonio Conte më së shumti në stol, si zgjedhja e fundit e mundshme.

Fillimisht drejtuesit e ekipit milanez ia vunë fajin një mungese ambientimi fillestare që do të kalonte me kohën, por në sezonin e ri u duk qartë që mesfushori me tipare sulmuese që kishte mahnitur në Premier League me Tottenham nuk ishte aspak në planet e së ardhmes interiste.

Gattuso tregon sëmundjen e tij: Po vuaj, por do​

Gattuso tregon sëmundjen e tij: Po vuaj, por do të mbijetoj​




gattuso syri 600x338



Gennaro Gattuso, trajneri i Napolit, foli për sëmundjen e tij të syve pas ndeshjes së djeshme, ku ekipi i tij barazoi në minutat e fundit ndaj Torinos.
Kriza e rezultateve të skuadrës ka rastisur me kthimin e miastenisë së syrit të trajnerit, i cili ka disa javë që shihet në stol me një fashë në syrin e djathtë.
“Sot, po dal para mediave pa fashë në sy sepse dua t’i them diçka të gjithë atyre fëmijëve që nuk u duket vetja i bukur: jeta është e bukur dhe duhet ta përballosh pa u fshehur. Kam lexuar që do të vdes brenda disa muajve. Rrini të qetë, nuk do të vdes. Jam gjallë dhe do të mbijetoj. Vuaj nga miastenia prej 10 vitesh, është hera e tretë që më godet. Kësaj radhe ishte e goditje e fortë, por do të kalojë. Syri do të shërohet. Shoh dyshe, e kam të vështirë të qëndroj në këmbë, vetëm një i çmendur si unë mund të vazhdojë punën. Por, në jetë ka gjëra edhe më të këqija. Unë po bëj punën që më pëlqen dhe nëse do të mund të zgjidhja se si vdes, dua të vdes në fushë”, tha Gattuso.

Kriza e klubit, Koeman: Te Barcelona nuk ke asgjë në dorëkoeman-1.jpg




Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, në një intervistë për “Revista Barça”, tregoi vështirësitë që po përjetohen aktualisht në ambientin e klubit katalanas, pas dorëheqjes së presidentit Josep Maria Bartomeu.
“Është e ndërlikuar, pasi nuk ke asgjë në dorë. Unë them gjithmonë që nëse sipër je i qetë, poshtë është edhe më mirë. Çdo ekip ka nevojë për qetësi që të ketë sukses në fushë”, deklaroi Koeman.
Holandezi foli edhe për Messin: “Leo është më i vjetër, por ende i pëlqen që të luajë dhe të fitojë ndeshje. Është shumë i angazhuar në stërvitje. Flas shumë me Messin dhe jo vetëm për ndeshjet, pasi ai është kapiteni i skuadrës”.

A2News.com
 

Ragnar

Anëtar i ri
Staf në FV.AL
@Xhelozi doren ne zemer Tusheli e ka meritu shkarkimin moti koh, me gjithe keta lojtar edhe mos me qene ne gjendje nje lige championeve me fitu, ateher treneri aspak strateg nuk eshte.
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Chapecoense kthehet në elitë 4 vjet pas aksidentit tragjik​

CHAPECOENSE-4-VJET-PAS-TRAGJEDISE_frame_389-1100x620.jpg

Pak festë pas katër vjetëve vuajtje për Chapecoense. Katër vjet pas tragjedisë ajrore, ku pjesa më e madhe e skuadrës humbi jetën, Chapecoense arrin të kthehet në elitën e futbollit brazilian.

Skuadra modeste nga jugu i Brazilit u ngjit pas fitores 2-1në derbin kundër Figueirense-s, tjetër skuadër e shtetit të Santa Catarina-s, kur kanë mbetur edhe katër javë nga mbyllja e sezonit në kategorinë e dytë.

Gëzimi është i kuptueshëm pas historisë së afërt të klubit. Dhimbja e madhe për tragjedinë njerëzore që preku botën mbarë në vitin 2016, u shoqërua edhe me rënien e klubit në ligat inferiore. Sikur kjo të mos mjaftonte, skuadra ishte në zi gjatë dhjetorit 2020, për shkak të ndarjes nga jeta të presidentit Paulo Magro, viktimë e pandemisë Covid-19.

Por, pas vuajtjeve, tashmë erdhi momenti për të festuar. Chapecoense u ngjit mes peripecive dhe e rrezikuar nga problemet financiare. Në qershor, klubi nisi një fushatë dhurimesh, për të siguruar fondet e nevojshme për pagesën e lojtarëve dhe stafit.

Gjithçka ishte pasojë e tragjedisë së nëntorit 2016, kur ekipi po udhëtonte drejt Kolumbisë për të luajtur në finalen e Kupës Amerikano-Jugore, ekuivalenti i trofeut të Europa League.

Avioni La Mia 2933 u përplas me një mal pranë Medelin në Kolumbi, duke bërë që 71 nga 77 pasagjerët në bord të humbisnin jetën. Mes tyre 19 ishin futbollistë, 14 pjesëtarë të stafit dhe rreth 20 gazetarë.

Festa më e madhe ishte padyshim ajo e Alan Rushcel, një nga tre lojtarët që i mbijetuan aksidentit ajror dhe i vetmi që është rikthyer në aktivitet. Rikthimi në elitën e futbollit brazilian ishte sfida e tij dhe premtimi që klubi iu bëri tifozëve, pavarësisht vuajtjeve të panumërta.

A2news.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Fabio Capello 🗣: "Inter i transferoi të githë lojtarët që i kërkoi Conte, le ta fitojë tani titullin. Tërë kohën ankohet se po i mungojnë lojtarë. Çfarë do të bënte po të ishte në vendin e Piolit?"FB_IMG_1610721373368.jpg
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
kapello para se me fol te futet vete ne aksion si trajner ekipeve ose te rrije si deshtak aty
Per nga mosha dhe eksperienca capello ka te drejten te flasi dhe te kritikoje pasi gjithe e dime suksin qe ka pas . Jo gjithmon do jesh i suksesshem por dhe do deshtosh si trajner .
 

Mogli

🙄welcome home
Per nga mosha dhe eksperienca capello ka te drejten te flasi dhe te kritikoje pasi gjithe e dime suksin qe ka pas . Jo gjithmon do jesh i suksesshem por dhe do deshtosh si trajner .
tkisha pas ekipet qe ka pas kapello kur ka pas sukses i kisha nxjerr kampion dhe une.....per mu kapello asht deshtak
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
tkisha pas ekipet qe ka pas kapello kur ka pas sukses i kisha nxjerr kampion dhe une.....per mu kapello asht deshtak
Jan dy kohe te ndryshe . Ka pas lojtar qe luanin per fanellen dhe jo per lekun sic bejn tashi por mendimi jot . Un e quaj te suksesshem per aq kohe sa ka trajnuar .
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
The International Federation of Football History ka shpallur listen e Top10 ekipeve më të mira në Botë për vitin 2020:

1) Bayern Munich – 260 points
2) Palmeiras – 230
3) PSG – 226
4) inter – 223
5) Manchester City – 221
6) Milan – 220
7) Juventus – 218
8.) Sevilla 213
9) Manchester United – 212
10) Arsenal – 206

Duhet të theksohet se ekipi i Stefano Pioli u rrit me 155 pozicione krahasuar me vitin 2019. #FFM🔴⚫️
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Ish-lojtari i Romës pëson dëmtimin e rëndë “që shihet për herë të parë te sportistët”​

perotti-1100x620.jpgDiego Perotti, ish-futbollist i Genoa dhe Roma në Serinë A, por edhe i Sevilla në kampionatin spanjoll, ka pësuar një dëmtim “që është hera e parë që shikohet në një sportist”.

Mesfushori argjentinas, i cili luan aktualisht për Fenerbahçen, ka një dëmtim që e vuajnë sot për sot vetëm 8 njerëz në botë, 7 prej tyre nga aksidente rrugore. Drejtori sportiv i ekipit turk shpjegoi: “Është një dëmtim që shihet për herë të parë te një sportist. U operua dhe tani pritet të kthehet në fushë pas 3-8 muajsh”.

Perotti u dëmtua në fund të nëntorit, në ndeshjen ndaj Besiktas. Sipas mjekëve, ai këputi pothuajse krejtësisht ligamentin e gjurit dhe rekuperimi po ndodh shumë ngadalë.

A2news.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Rebic dhe Kessie mbajnë Milanin në krye​

kessie-1-1024x576.jpgMilan fitoi 2-1 në transfertë ndaj Bolonjës dhe vijon të ruajë kryesimin në Serinë A.

Për kuqezinjtë shënoi Ante Rebic në pjesën e parë, pas gabimit të Zlatan Ibrahimovic nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Në pjesën e dytë, Kessie shndërroi në gol një tjetër 11-metërsh për kuqezinjtë, përpara se Poli të shkurtonte diferencën për vendasit.

Në minutat e fundit, Milani vuajti, por arriti që të marrë fitoren, që aktualisht e shkëput në 5 pikë nga Interi i vendit të dytë.

Juventusi, fitore bindëse ndaj Sampit, i afrohet kreutchiesa-1024x576.jpg

Juventusi fitoi me rezultatin 2-0 në transfertën e vështirë me Sampdoriën, duke i shpallur tashmë sfidë direkte për titull kryesuesve të Milanit.

Kampionët në fuqi kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të Federico Chiesa, pas një aksioni të bukur të Morata, dhe administruan mirë rezultatin, edhe pse Chiellini dhe portieri Szczesny në pjesën e dytë ishin protagonistë të dy ndërhyrjeve vendimtare.

Me tri pikët e sotme, Juventusi me 39 pikë mbetet në vend të tretë, por i afrohet dyshes milaneze që kryeson Serie A, ku Milani fitoi në Bolonja me rezultatin 2-1 dhe ndodhet në kuotën e 46 pikëve, ndërkohë që Interi do të përballet me Beneventon, dhe ndodhet me 41 pikë.

Conte mposht Inzaghin, Interi i afrohet kreut​

inter-3-1100x620.jpgLajme të mira për Interin, në natën e ftohtë të San Siros. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte mposhti Beneventon e ish-milanistit Filippo Inzaghi me rezultatin 4-0, në një ndeshje pas shumë histori, veçanërisht në pjesën e dytë.

Lajmi i dytë i mirë për Conten është ndeshja si titullar i danezit Eriksen, që mund të kthehet në një “blerje” të re për ekipin zikaltër. Jo vetëm mesfushori shumë i diskutuar luajti për 90 minuta, gjë që nuk i ndodhte prej kohësh, por la gjurmën e tij në disa nga realizimet.

Ishte një deviacion fatkeq i lojtarit të Beneventos Improta që kaloi Interin në avantazh në fillim të ndeshjes, pikërisht nga një goditje dënimi të Eriksen. Sulmet internistë nuk dhanë më rezultat në pjesën e parë, ku Benevento u duk ekip i organizuar.

Pjesa e dytë ishte ndryshe, me golin e Lautaro Martinez dhe dopietën e belgut Lukaku, në formë pas përballjes epike kundër Ibrahimovic, që i siguruan ekipit zikaltër kuotën e 44 pikëve, dy më pak se bashkëqytetarët e Milanit.
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Real gjunjëzohet me 10 futbollistë​



real-madrid-1024x576.jpg
Real Madrid luajti për 82 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Militaos, dhe u përmbys nga Levante.
Madrilenët, pak minuta pas mbetjes me 10 lojtarë, kaluan në avantazh me Asension, por miqtë përmbysën gjithçka me golat e Morales (32’) dhe Roger (78’).
Me këtë humbje, Real praktikisht dorëzohet në luftën për titull, pasi e sheh veten 7 pikë larg Atletico Madrid, me bardhekuqtë që kanë dy ndeshje më pak.
Ndërkohë, madrilenët rrezikojnë të parakalohen në renditje nga Sevilla, që ka 1 pikë më pak dhe një ndeshje më shumë për të luajtur, dhe të barazohen nga Barcelona, nëse katalanasit fitojnë ndeshjen e tyre.
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Bayern nuk ndal vrapin, Lewandowski vijon me rekordet​

Bayern Munchen fitoi 4-1 kundër Hoffenheim në javën e 19 të kampionatit gjerman, duke u shkëputur edhe më shumë me ndjekësit në krye të renditjes.

Bavarezët shënuan plot katër herë në portën kundërshtare, nga dy për pjesë. Boateng, Muller, Lewandowski dhe Gnabry ishin autorët e golave, ndërsa një tjetër gol, tepër i bukur, nga Pavard, u anulua për pozicion jashtë loje.

Polaku realizoi golin e 24-t në 19 ndeshje në kampionat këtë sezon, duke konfirmuar formën e shkëlqyer. Ai u bë gjithashtu i pari lojtar në historinë e kampionatit gjerman që shënon 8 gola në 8 ndeshje rresht jashtë fushës së vet.
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Ish-lojtarët e Kukësit shkëlqejnë në Turqi​

Rroca dhe Ethemi, dy ish-lojtarë të Kukësit, po shkëlqejnë në futbollin turk me skuadrën e Istanbulspor.

Në ndeshjen e kësaj të hëne ndaj Altay-t në transfertë, Rroca realizoi golin e parë, ndërsa asistoi në golin e dytë të realizuar nga Ethemi.

Pas 19 ndeshjeve në kampionat, Istanbulspor renditet në vendin e dytë, me vetëm një pikë ndaj vendit të parë dhe ka synim ngjitjen në elitën e futbollit turk.

A2news.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Lewandowski humbet 11-metërshin, por Bayern fiton ndaj Hertha-s, 10 pikë nga vendi i dytë​


A2 CNN Affiliate Logo


A2 LIVE





Lewandowski humbet 11-metërshin, por Bayern fiton ndaj Hertha-s, 10 pikë nga vendi i dytë​

v1.jpg
Foto 1/9
Publikuar më 22:12 • 05 Shkurt 2021
Përditësimi i fundit 22:13 • 05 Shkurt 2021




Bayern nuk ndalet në Gjermani. Në ndeshjen e parë të kësaj jave në Bundesliga, ata arritën të marrin 3 pikët në transfertën e vështirë të Hertha Berlin edhe pse me vetëm një gol.
Goledaroi polak, Robert Lewandowski, gaboi nga pika e penalltisë në minutën e 12 të pjesës së parë, por vetëm 9 minuta më pas, Coman arriti të shënojë gol me vlerën e 3 pikëve në këtë sfidë.
Kjo ishte fitorja e 15 në 20 javët e parë të këtij sezoni për Bayern Munchen, që tashmë e sheh veten në vendin e parë, me një diferencë prej 10 pikësh nga Leipzigu i vendit të dytë.

A2news.com
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kosovare Asllani ka shenuar nje hat-trick brenda 3 minutave sot ndaj ekipit te femrave te Valencias.
Kosovare Asllani behet futbollistja e pare femer qe shenon nje hat-trick per Real Madridin.
Sipas Real Madrid TV, Asllani ka shenuar hat-trickun e trete me te shpejte ne historine e futbollit (meshkuj - femra):
3 gola per 154 sekonda.

146680572_4102567439775841_8076681546148697384_o.jpg
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Kosovare Asllani ka shenuar nje hat-trick brenda 3 minutave sot ndaj ekipit te femrave te Valencias.
Kosovare Asllani behet futbollistja e pare femer qe shenon nje hat-trick per Real Madridin.
Sipas Real Madrid TV, Asllani ka shenuar hat-trickun e trete me te shpejte ne historine e futbollit (meshkuj - femra):
3 gola per 154 sekonda.

Shiko fotografinë 1774608
Bravo i qofte . Kosova po nxjerr shum talenta . Tashi dhe femrat
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Startojn ndeshje e kampionatit shqiptar

Apolonia 1
Partizani 0

Tirana 0
Bylis 0

Skenderbeu 0
Kastrioti 0


16:00
Kukesi
Laçi

16:00'
Teuta
Vllaznia
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Dështimi i Liverpool, “Salah dhe Mane po sabotojnë njëri-tjetrin”saaa-1100x620.jpg

Pesë humbje dhe vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Pesë humbje me radhë në shtëpi, diçka që nuk ndodhte në 129 vjet histori të klubit.

Te Liverpool duket se i ka ardhur fundi ciklit fitues të ndërtuar nga Jurgen Klopp, me kampionët në fuqi që janë edhe jashtë zonës Champions. Ecuria e dobët dhe vendi i shtatë në Premier League është ndikuar nga problemet e Mohamed Salah dhe Sadio Mane. “Dy yjeve të ekipit po sabotojnë njëri-tjetrin, në garën për të fituar Këpucën e Artë”.

Kjo është deklarata e fort e ish-sulmuesit të Reds, Michael Owen. Salah kryeson listën e golashënuesve në këtë edicion të kampionatit anglez, me 17 gola, ndërsa Mane ka realizuar vetëm 7 herë, me Liverpool që renditet në vendin e shtatë. Reds kanë shënuar vetëm katër herë në gjashtë ndeshjet e fundit të Premier League, me Salah që mes spekulimeve për largimin e mundshëm nga Anfield Road, qëndroi vetëm një orë në fushë kundër Chelsea. Teoria konspirative e Owen bazohet te episodet gjatë sfidës.

Sipas ish-sulmuesit, Mane mund të kishte fituar 11-metërshpas ndërhyrjes së Christensen, por sulmuesi zgjodhi të qëndronte në këmbë dhe provoi të shënonte. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen e mëparshme ndaj Sheffield United.

Owen argumentoi gjithashtu se të dy lojtarët janë në rivalitet të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe në shumë raste nuk i pasojnë shokut, edhe pse ai mund të jetë në pozicion më të mirë shënimi. Kriza e Liverpool është mbi të gjitha kriza e sulmuesve, që me lojën dhe golat e shënuar në vitet e fundit, bënin që mangësitë teknike dhe problemet e pjesës tjetër të skuadrës të anashkaloheshin.

A2news.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Gjykata e arbitrazhit ka përfunduar gjykimin për Ibrahimovic dhe Lukaku, dyshja janë denuar për sjellje jo sportive dhe do gjobiten, jo diskriminim racor nga Ibra per Lukaku.
FB_IMG_1615457031558.jpg
#DiMarzio
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Atalanta rikthehet në zonën Champions, Lazio mposht në fund Crotonenata-lazio-1100x620.jpg

Pas humbjes ndaj Interit, Atalanta kthehet menjëherë te fitorja dhe te vendi i tretë i renditjes, duke barazuar Juventusin me pikë, edhe pse bardhezinjtë kanë dy ndeshje më pak.

Në javën e 27 të Serisë A, ekipi i Gasperinit mundi 3-1 Spezian, me golat që u shënuan të gjithë në pjesën e dytë.

Pasalic (54’ dhe 73’) dhe Muriel (55’) ishin autorët e golave për Atalantën, ndërsa Piccoli shënoi golin e nderit për Spezian, në minutën e 82-të.

Ndërkohë, Lazio mundi me vështirësi Crotonen e vendit të fundit 3-2, me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Caicedo.

A2news.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Ndahen pas 12 viteve, Sara Karbonero konfirmon divorcin me Kasijasin: Kohë ndryshimi, kërkojmë të respektohet…

Gazetarja e njohur spanjolle, Sara Karbonero, ka konfirmuar ndarjen nga Iker Kasijas, pas 12 viteve lidhje. Çifti kanë njoftuar divorcin mes tyre, teksa tashmë do të kenë vetëm lidhje miqësore, siç thotë Sara në një postim të bërë në profilin e saj, ku shkruan se do të vazhdojnë të edukojnë dhe të rrisin fëmijët në një mjedis të qetë. Gjithashtu ajo ka kërkuar nëpërmjet postimit të saj, që të mos flitet më për jetën e saj private, në këtë periudhë ndryshimi.
iker-casillas.jpg
“Unë dhe Ikeri ndohemi jashtëzakonisht krenarë për familjen tonë, të cilën e krijuam me dashuri dhe ishte e mbushur me lumturi gjatë këtyre viteve. Nga sot rrugët tona marrin drejtime të ndryshme, por jo për shumë larg, pasi do vazhdojmë të jemi prindër të fëmijëve, siç kemi bërë deri tani. Ishte një vendim që u mor pas një marrëveshje të përbashkët. Respekti, afeksioni dhe miqësia do të mbeten gjithmonë.postimi-i-sara-karbonero.jpg


Prioriteti unë është dashuria dhe përkushtimi, të edukojmë fëmijët tanë dhe t’i mbrojmë ata në mënyrë që të rriten në një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Tani ne kërkojmë të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto janë fjalët e vetme publike që do të bëj për të tashmen dhe të ardhmen.”, shkruan Sara Karbonero.Martin-Kasijas.jpgiker-casillas2.jpgiker-kasijas-sara-karbonero1.png

Panoramalsport.al
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Çoi Maqedoninë e Veriut në Europian, Muamed Sejdini rizgjidhet në krye të Federatës së Futbollit​




Muamed sejdiu kreu i federates se futbollit te maqedonise se veriut 1100x620



Pavarësisht përplasjeve në distancë me Goran Pandev, Muamed Sejdini, do të vijojë të jetë në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe për katër vitet e ardhshme.
Me 52 vota pro dhe asnjë kundër, Sejdiu mori besimin e delegatëve edhe për një tjetër mandat në mbledhjen e mbajtur këtë të diel në Shkup. Në këto zgjedhje, presidenti Sejdini garoi i vetëm, pasi Lidhjet Komunale të Futbollit nuk kandiduan një tjetër person.
Sejdini mori postin e kreut të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në marsin e vitit 2019, kur zëvendësoi Ilço Gjorgjioskin.
Dy vitet e para të drejtimit kanë qenë tejet të suksesshme për Sejdiun, pasi për herë të parë Maqedonia e Veriut u kualifikua në Kampionatin Europian të Futbollit.

A2news.com
 
Top