Lajme nga futbolli .

Baboon

FALEMINDERIT!
Xhelo ja filloi e para lool
Ho se kshu e kan kta rrezohen me komt e veta shife ndeshjet e radhës humbje barazim ktu do jemi ?
 

Baboon

FALEMINDERIT!
@Xhelozi para se me fillu neshja sa mo shume patkoj e hurdha edhe mundsisht me mor edhe na nji nga ato që largojnë magjite ke kjo tema se shoqja nolt e ka gojën squfur ?
:emoji_metal:
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
@Xhelozi para se me fillu neshja sa mo shume patkoj e hurdha edhe mundsisht me mor edhe na nji nga ato që largojnë magjite ke kjo tema se shoqja nolt e ka gojën squfur ?
:emoji_metal:
Mkujtohet nje histori te nje tregtari . Atehere rruget ishin te kqija e ky kishte ik me kamion me ngarku fruta perime e kshu gjerash . Nejse mbaro pun ai ene kthehet per shpi mirpo rrug e gjate ene i vje si gjum e dicka e till dhe i rrezohet kamjoni. Ndalojn tjeret rastesisht me e ndihmu dhe ja pret njeri :
-Po mir o burr gjith ky kamjon tpakten nje varg hudhra veje sa per synin e keq sido qe tjet puna ??‍♂️
Sa per synin e keq cerekun e kamjonit me hudhra e kam patkoin posht kofanos po shkrujt me i bo domatet pure ??
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Shqipëria merr 3 pikët, por vetëm 2 gola ndaj San Marinos​

Shqipëria bëri detyrën në transfertën e San Marinos, duke marrë 3 pikët e radhës në grup, por duke mos arritur të jetë bindëse në sulmkombetarja-2-1100x620.jpg
Kuqezinjtë arritën të zhbllokojnë rezultatin vetëm në pjesën e dytë, kur në minutën e 63, Rey Manaj goditi me kokë saktë, pas një krosimi të Uzunit.
Në minutën e 85, ishte vetë Uzuni që dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë.

Përveç dy golave, ekipi jonë goditi shtyllën dhe traversën me Hysajn dhe Gjimishitin respektivisht.

Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e tretë të grupit I, me 6 pikë.

Anglia vijon kryesimin pasi mundi Poloninë 2-1, ndërsa Hungaria renditet e dyta pas fitores së thellë 4-1 në transfertë ndaj Andorrës.

A2news.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Kosova shënon një gol spektakolar në Spanjë, por del pa pikë nga Sevilla72a4764345a70f9e567a93bb3e9aa3c7o2-1100x620.jpg

Kosova është mundur me rezultatin 3-1 në ndeshjen e radhës së Eliminatoreve për Botërorin 2022 përballë vendasve të Spanjës.

Ndonëse me një diferencë shumë të madhe mes emrave që ishin në fushë, Kosova zhvilloi një ndeshje të madhe dhe nuk u tregua aspak inferiore ndaj ish kampionëve të botës.

Ndeshja u zhbllokua nga Olmo në minutën e 34 të takimit me një goditje shumë të bukur nga jashtë zonës. Dy minuta më vonë rezultati dyfishohet për vendasit nga Pedro.

Kosova tentoi të reagonte por përpjekjet e saj ishin të vogla. Në minutën e 70, një daljen e gabuar e portierit vendas solli dhe golin për ekipin e Dardanëve me Halimin, i cili shënoi një gol spektakolar nga mbi 40 metra.
Vendasit u hodhën në sulm dhe në të 75 Moreno vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 3-1.

Pas kësaj humbje, Kosova renditet në vend të fundit në grup pa asnjë pikë.
A2news.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Maqedonia e Veriut shtang Gjermaninë, Italia nuk di të ndalet​

Janë mbyllur 14 ndeshjet eliminatore të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Surpriza e mbrëmjes ishte Maqedonia e Veriut, që mundi në transfertë Gjermaninë, me rezultatin 1-2. Golat e suksesit historik u shënuan nga Pandev dhe Elmas.WhatsApp-Image-2021-03-31-at-23.05.34.jpeg
gjermani-maqedoni.jpg

Fitore ka korrur edhe Italia, që ka mposhtur 0-2 Lituaninë. Me 3 fitore radhazi dhe me asnjë gol të pësuar, “axurrët” kryesojnë grupin me pikë të plota.


A2news.com
 
Top