Lajme nga futbolli .

Xhelozi

Staf në FV.AL

Kupa e Amerikës në rrezik, Argjentina e Kolumbia përjashtohen nga organizimi i kompeticionitargjentine-brazil.jpg

Argjentina nuk do të ketë të drejtën për të organizuar Kupën e Amerikës. Konfederata amerikano-latine e futbollit ka marrë këtë vendim, duke e vendosur turneun në rrezik, 13 ditë përpara fillimit të tij.

Kupa e Amerikës do të zhvillohej prej 13 qershorit deri më 10 korrik në Kolumbi, por edhe ky shtet u përjashtua si mundësi për të qenë vend pritës për shkak të protestave masive që kanë përfshirë vendin.

Sa i përket Argjentinës, konfederata amerikano-latine nuk jep detaje, por thotë se organizimi i turneut në kushtet aktuale është i pamundur. Natyra e rrethanave nuk specifikohet, megjithatë Argjentina për momentin po vuan një valë të pandemisë koronavirus.

Kupa e Amerikës u shty me një vit sikurse kampionati evropian i futbollit për shkak të Covid-19. Shtete të tjera amerikano-latine të cilat kanë shfaqur interes për të organizuar eventin, po vlerësohen dhe së shpejti do të ketë një njoftim.

A2news.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
📰GazzettadelloSport: Pioli,gjithçka per De Paul.Do te jete vere e nxehte per Milan,shume emra te permendur po objektivi kryesor per numrin 10 quhet De Paul.FB_IMG_1622465767678.jpg
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
🚨 Barcelona i ka ofruar Gigio Donnarummas një kontratë 5-vjecare me vlerë 10 milion euro në vit. Pritet që marrëveshja të mbyllet brenda kësaj jave.

TuttoMercatoWeb
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Aguero ka kaluar vizitat me Baça: njoftimi së shpejti do të paraqitet sonte​

Sergio Aguero ka kaluar ekzaminimet mjekësore me Barça dhe është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare. Në orët e ardhshme njoftimi zyrtar do të mbërrijë dhe, siç raportohet nga programi spanjoll El Golazo de Gol, Kun mund të prezantohet sonte nga klubi i tij i ri.

Tuttomercatoweb
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

“Çmendet” Vedat Muriqi, poker me Kosovën​

Vedat Muriqi ka harruar kritikat me fanellën e Lazios, ku nuk arriti të shndërrojë në gol rastet e pakta në dispozicion, dhe sot me fanellën e Kosovës është rikthyer sërish protagonist.Muriqi-1100x620.jpg

Ndeshja në vetvete nuk ishte shumë domethënëse, sepse përballë “dardanëve” ishin modestët e San Marinos, por gjithsesi të shënosh 4 gola në një ndeshje ndërkombëtare përben lajm.
Kjo ndodhi pikërisht me Muriqin, i cili shënoi në minutën e 27 dhe 45 të pjesës së parë, si dhe në fillimin e pjesës së dytë dhe në minutën e 75.
Sanmarinezët shënuan në fund të ndeshjes gjithsesi një gol në minutat e fundit, që nga ekipi i fundit në klasifikimet botërore festohet gjithmonë si një fitore.
Ndërkohë Muriqi ka rastin që me ikjen e Simone Inzaghit nga Lazio, të tregojë veten në fazën përgatitore ose të gjej një ekip tjetër.

A2news.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Real Madrid zyrtarizon trajnerin e rireal-madrid-1100x620.jpg

Real Madrid ka zyrtarizuar Carlo Ancelottin si trajnerin e ri të ekipit, i cili zëvendëson Zinedine Zidane në stolin e madrilenëve.

Sipas “AS”, klubi spanjoll kishte nisur prej një jave kontaktet me trajnerin italian, i cili ka fituar një Champions League me Realin në sezonin 2013-2014.

A2NEWS.com
 

Xhelozi

Staf në FV.AL

Gullit rrëfen barcaletën që zhduku Sacchin nga dushet pas ndeshjeve! “Ngacmohej me ne…”gu.png

Anekdotë e nxehtë e treguar nga Ruud Gullit për marrëdhënien e tij me Arrigo Sacchi në kohën e Milanit të Artë.

Ish-futbollisti holandezi i Milanit, i cili shënoi një epokë me fanellën kuqezi së bashku me Van Basten dhe Rijkaard, zbuloi një episod qesharak, i ftuar në podcastin e Warming Up të Humberto Tan…

“Pas një ndeshje në atë kohë Sacchi gjithmonë vinte në dushe. Gjithmonë duke qeshur, duke bërë shaka, duke thënë shiko sa i madh është!”, kujton Gullit.
Me pak fjalë, shaka të këqija të dhomave të zhveshjes.

Më zemëronte sepse vinte në dush dhe ngacmonte… Kështu që unë i thashë një ditë:” Ishte një burrë me një kokeshpullë 2 metra. Ai nuk mund të bënte asgjë, ishte shumë i trishtuar” .

Gullit vazhdoi me historinë: “Ai shkoi te një kirurg plastik dhe i kërkoi ta ndihmonte atë. Ok, unë mund të pres 1.75 metra, mjafton të bëj një operacion të vogël dhe le të shpresojmë që të shkojë mirë.

Të nesërmen ai shkon përsëri te kirurgu me një shishe. Duhet të festojmë sepse ti më bëre njeriun më të lumtur në botë. Kështu që ata pinë derisa u dehën. Pastaj burri pyet kirurgun: “Preve 1.75 metra kokeshpullë, çfarë bëre me të?

“Shumë e thjeshtë, e mora, i vura një paruke dhe tani ai është trajneri i Milanit.

Maldini i ngrirë më shikon duke menduar: çfarë po thua?

Sacchi më shikon dhe thotë: Mungesë respekti!

Por, isha krenar që pas asaj historie Sacchii nuk vuri më këmbë në dushe…”.


Milanclubalbania.al
 
Top