• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

''Lajmi dites nga Shqiperia''

Status
E mbyllur për postime të tjera.

ReNdEx

Interist Forever
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Aksident tragjik në Sukth, dy të vdekur një i plagosur


DURRES – Dy të rinj kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 4.00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të Sukthit, në kryqëzimin e fshatit Koxhas.

Burime nga policia bënë të ditur se makina tip Peugot me targë KJ 2590 A ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat metalike të autostradës. Për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Roland Sakja, 21 vjec, nga qyteti i Kavajës dhe 19-vjeçarja rumune, Nikolet Pudanic, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Elisidio Hasani.

Mësohet se të rinjtë po ktheheshin në Kavajë pasi kishin kaluar mbrëmjen në një prej lokaleve të kryeqytetit.

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se drejtuesi i mjetit Elisidio Hasani ka humbur kontrollin, për shkak të shpejtësisë së madhe. Ndërkohë dyshohet se i riu kishte konsumuar edhe alkool.

Makina e aksidentuar u konstatua rreth 2 orë pas ngjarjes nga udhëtarë të tjerë të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

(er.nu/BalkanWeb)
 

My Self

Born To Be Happy
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Aksident tragjik në superstradën Tiranë-Durrës

Pas vdekjes në aksident të një këmbësori 17-vjeçar mbrëmjen e kaluar, ora 4 e mëngjesit të sotëm ka qenë fatale për tre të rinj, dy prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërsa i treti është në gjendje kritike në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar vdekjen e shtetases rumune Nikoleta Dudanic, 20 vjeç, dhe 22-vjeçarit Roland Cakja nga Kavaja, ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur i fejuari i shtetases rumune, Elisidio Hasani, 22 vjeç nga Kavaja.
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Durrës, mot i keq, reshje shiu dhe temperatura të ulta


DURRثS- Moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulta do të shoqërojnë sot kushtet atmosferike në gjirin detar të Durrësit, bënë të ditur burime zyrtare nga kapiteneria e portit.

Sipas të njëjtave burime era sot do të ketë drejtimin veri-verilindje me shpejtësi nga 8-10 m/sek, ndërsa reshjet locale të shiut kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Temperaturat e ajrit në mesditë pritet të arrijnë vlerat maksimale 5-6 gradë Celcius.

Valëzimi brenda gjirit të Durrësit parashikohet të ketë forcën 2, ndërsa në det të det të hapur nga 3-4 ballë.

Dy tragetet që lundrojnë në linjën Bari-Durrës janë ankoruar në sheshin përkatës në orën 7.30, në kalatat portuale proçesi i përpunimit të anijeve tregtare me mallra ushqimore është ndërprerë përkohësisht për shkak të reshjeve të shiut.

"Një grup motopeshkatoresh vazhdojnë gjuetinë kryesisht pranë brigjeve detare nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri", përfunduan burimet e kapitenerisë.

(d.b/BalkanWeb)
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për pafajësinë e Ilir Metës




TIRANث- Gjykata e Lartë zbardh vendimin për kreun e LSI-së, Ilir Meta, i cili u shpall i pafajshëm për akuzën e korrupsionit aktiv. Anëtarët e kolegjit penal, Arjana Fullani, Gani Dizdari, Guxim Zenelaj dhe Majlinda Andrea unanimisht firmosën për pafajësinë e ish-ministrit të Jashtëm duke u shprehur se fakti penal nuk ekziston.

Ndërsa, kryesuesi i kolegjit Ardian Dvorani, ka firmosur për pafajësinë, por në fakt vota e tij mund të cilësohet si një votë kundra, për sa kohë që në të gjitha vendimet e ndërmjetme që paracaktuan vendimin final, ai ka pasur qëndrim të kundërt me katër anëtaret e tjerë.

Vendimi për pafajësinë e Metës u mor më 16 janar, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin fajtor të ish-zv.kryeministrit me 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë me akuzën e korrupsionit aktiv, pas transmetimit të video përgjimit të ish-kryeministrit Ilir Meta dhe ish-vartësit të tij Dritan Prifti.

Meta u akuzua nga prokuroria pas publikimit të video përgjimit nga ish vartesi i tij Dritan Prifti.

VENDIMI I PLOTE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i caktuar me shortin e datës 11.05.2011 dhe 17.06.2011, i përbërë nga:
Ardian Dvorani Kryesues
Gani Dizdari Anëtar
Majlinda Andrea Anëtare
Arjana Fullani Anëtare
Guxim Zenelaj Anëtar
me pjesëmarrjen e sekretareve gjyqësore Brunilda Ago dhe Anisa Take, në seancën gjyqësore të datës 16.01.2012, mori në shqyrtim çështjen penale, e cila, sipas Regjistrit Themeltar të Gjykatës së Lartë, mban nr.8/1 të vitit 2011, me palë:

KثRKUES: PROKURORIA E PثRGJITHSHME E REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث, e përfaqësuar sipas udhërit të datës 24.01.2011 të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, nga prokurorët pranë kësaj Prokurorie, Bujar Sheshi dhe Anila Leka.
I PANDEHUR: Ilir Meta, i biri i Rexhepit dhe i Fiqiretes, lindur në Skrapar më 24.03.1969, banues në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, Kulla nr.1, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë ekonomik, i martuar, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i padënuar, në gjëndje të lirë, i mbrojtur nga avokatët Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja.
I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, pas vlerësimit të akteve të këtij procedimi penal dhe çmimit të provave të paraqitura nga palët e të pranuara për t’u admnistruar prej saj, si dhe pasi dëgjoi qëndrimet e kërkesat e prokurorëve dhe ato të mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta,
V ث R E N
1. Me shkresën nr.260/170 prot., datë 09.05.2011 të Prokurorisë së Përgjithshme, është sjellë për gjykim në Gjykatën e Lartë procedimi penal nr.1, i vitit 2011.
2. Sipas kërkesës për gjykim, që mban të njëjtën datë (09.05.2011), i pandehuri Ilir Meta, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i cili më parë ka ushtruar edhe funksionin e Zëvendëskryeministrit dhe njëkohësisht të Ministrit të Punëve të Jashtme e më pas atë të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, akuzohet për kryerjen e veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
3. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, nisur nga funksionet politike dhe kushtetuese të sipërcituara të së pandehurit Ilir Meta, vëren se, jemi përpara një çështje penale për të cilën gjejnë zbatim dispozitat e pikës 1 të nenit 141 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe të pikës 2 të nenit 75/b të Kodit të Procedurës Penale. Sipas këtyre dispozitave, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar për gjykimin e akuzave (veprave) penale të ngritura, mes të tjerave, edhe kundër deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave kur ata janë në këto funksione në kohën e gjykimit, sikurse është edhe i pandehuri Ilir Meta.
4. Duke patur parasysh se, mbështetur në dispozitat e pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës dhe të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, për procedimin dhe ndjekjen penale të deputetit dhe anëtarit të Këshillit të Ministrave nevojitet që paraprakisht të kërkohet nga prokurori dhe të miratohet autorizimi për procedim nga ana e Kuvendit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë verifikoi aktet dhe konstatoi se këto kërkesa të ligjës ishin plotësuar gjatë fazës së hetimit paraprak. Bazuar në kërkesën e paraqitur me nr.260/18 prot. të datës 11.02.2011 nga ana e Prokurores së Përgjithshme në kuadër të procedimit penal objekt i këtij gjykimi, Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr.84 të datës 16.02.2011, ka dhënë autorizim për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Ilir Meta.
5. Kërkesa për gjykimin e çështjes e dërguar në Gjykatën e Lartë nga Prokuroria e Përgjithshme, krahas gjeneraliteteve të së pandehurit Ilir Meta, përmban parashtrimin e faktit dhe dispozitat përkatëse të ligjit penal material e procedural ku mbështetet, si dhe burimet e provës e faktet që ato u referohen.
Sipas kësaj kërkese për gjykim, në thelb, parashtrohet se në datën 12.01.2011, kryesisht, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar procedimi penal nr.136, bazuar në një transmetim të datës 11.01.2011 të orës 20.10 të programit “Fiks fare” që shfaqet në televizionin kombëtar “Top Channel”. Në këtë program ishte shfaqur një regjistrim audioviziv, i bërë me një kamera të fshehtë, ku përmbaheshin biseda të kryera mes dy funksionarëve të lartë shtetërore, Dritan Priftit dhe Ilir Metës, deputetë dhe ish ministra, lidhur me emërime të paligjshme personash në institucione të ndryshme publike, si dhe për favorizime subjektesh në procedura ankandi e koncesioni, kundrejt përfitimeve materiale.
Pas kryerjes së veprimeve të para verifikuese, përfshirë edhe deklarimet e dhëna me kërkesën e vullnetin e tij nga shtetasi Dritan Prifti, ku ai sqaronte se ky regjistrim audioviziv ishte realizuar prej tij në datën 01.03.2010, në zyrën e tij të punës, për shkak të ndërhyrjeve, presioneve e kërkesave për favorizime të së tretëve nga shtetasi Ilir Meta, përfshirë edhe ato të fiksuara në regjistrim për favorizim të një subjekti për fitimin e garës koncesionare përkundrejt ofrimit të përfitimeve në shumën 700 mijë euro e 7% të aksione, si dhe përfitimin e 1 milion eurove për dhënien e një ankandi të shitjes së naftës bruto një subjekti tjetër, mbi dërgimin e akteve për kompetencë lëndore nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Prokuroria e Përgjithshme në datën 24.01.2011 ka regjistruar procedimin penal nr.1 të vitit 2011 për veprat penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë, korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë dhe të shpërdorimit të detyrës, të parashikuara nga nenet 245, 260 dhe 248 të Kodit Penal.
Gjatë hetimit paraprak, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Dritan Prifti ka konfirmuar e detajuar dekarimet e dhëna më parë me vullnetin e tij, duke vënë në dispozicion si prova materiale mjetet me të cilat ishte realizuar regjistrimi audioviziv.
Këto prova i janë nënshtruar ekspertimit teknik nga një ekspert i profilizuar i fushës së informatikës ligjore pranë një kompanie amerikane me objekt vërtetësinë dhe autenticitetin e regjistrimit audioviziv. Sipas këtij ekspertimi, krahas shpjegimit mbi mjetet dhe mënyrën e regjistrimit dhe të shkarkimit në objekte të tjera, si dhe të faktit që ky regjistrim nuk gjendet më në orën kamera përgjuese (u gjet dhe u rekuperua një bisedë tjetër e fshirë), eksperti vjen në përfundimin se regjistrimi audioviziv është i pandryshuar në përmbajtjen audio e video, pra në zërin dhe figurën e bashkëbiseduesve, duke përgatitur edhe një kopje të filtruar të audios së kësaj bisede.
Mbi këtë bazë, në datën 09.02.2011, emri i shtetasit Ilir Meta është regjistruar në regjistrin e njoftimeve të veprave penale të Prokurorisë së Përgjithshme për procedimin penal nr.1 të vitit 2011. Rrjedhimisht, në datën 11.02.2011 i është kërkuar Kuvendit autorizimi për procedimin penal të deputetit Ilir Meta, kërkesë e cila është miratuar nga Kuvendi.
Bazuar në përmbajtjen video dhe në atë audio (bisedimeve) të regjistrimit të ekspertuar dhe të transkriptuar disa herë nga ana e prokurorisë, pasi ka pyetur një numër të madh dëshmitarësh, si dhe ka kryer veprime të tjera hetimore duke marrë prova të ndryshme, përfshirë praktikat dokumentare të garës koncesionare për H/C Egnatia-Shushicë dhe të ankandit për shitjen e 50 mijë ton naftë bruto të Shoqërisë publike “Albpetrol” sh.a., organi i Prokurorisë së Përgjithshme ka ardhur në përfundimin se rezulton e provuar që i pandehuri Ilir Meta i ka kërkuar shtetasit Dritan Prifti, në kuadër të detyrës së tij të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, që të favorizojë për shpalljen fitues të garës koncesionare për H/C Egnatia-Shushicë bashkimin e përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k. dhe për shpalljen fitues të ankandit për shitjen e naftës Shoqërisë “Halilaj Holding Group” sh.a. Në rastin e parë kundrejt ofrimit të një përfitimi të paligjshëm për shtetasin Ditan Prifti në shumën 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve, ndërsa në rastin e dytë kundrejt një përfitimi të paligjshëm të barazndarë mes tyre në shumën 1 milion euro.
Pasi vlerëson të provuar akuzën për kryerjen e krimit të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendore të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, kërkesa për gjykim e organit të prokurorisë përmban e përshkruan burimet e provës për faktet e referuara prej saj.
6. Në seancën e parë gjyqësore, të zhvilluar në datën 20.06.2011, menjëherë pas kontrollit mbi paraqitjen dhe legjitimimin e palëve, mbështetur në nenin 354 të Kodit të Procedurës Penale, nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u paraqitën disa kërkesa paraprake.
Së pari, nga ana e mbrojtjes u paraqit heqja dorë nga kërkesa ankimore ndaj veprimeve të prokurorisë gjatë fazës së hetimit paraprak, e depozituar në Gjykatën e Lartë në datën 16.03.2011 dhe, për të cilën, Kolegji tjetër Penal me vendimin e datës 23.05.2011 kishte vendosur gjykimin e kësaj kërkese në gjykimin e themelit. Heqja dorë lidhej me shpjegimin se kjo kërkesë ankimore përmban një numër të kufizuar veprimesh të akuzës, pasi në mënyrë të plotë dhe të përmbledhur do të paraqitej në vijim një kërkesë tjetër e shtrirë për të gjithë veprimtarinë hetimore.
Së dyti, nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta, pas heqjes dorë nga kërkesa e sipërcituar, u paraqit menjëherë kërkesë tjetër më e plotë me objekt konstatimin e një numri shkeljesh ligjore të kryera gjatë gjithë fazës së hetimeve paraprake. Pas parashtrimit të argumentave, në thelb, përfundimisht, kërkohej deklarimi i pavlefshëm dhe për pasojë të papërdorshme të së gjitha provave materiale dhe thënieve të deklaruesit Dritan Prifti dhe pushimin e gjykimit të këtij procedimi penal për shkak se ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
7. Në seancën gjyqësore të datës 27.06.2011, nga ana e prokurorëve u paraqitën me shkrim qëndrimi i tyre në lidhje me kërkesat paraprake të parashtruara nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta në seancën e mëparshme.
Sipas prokurorëve, pretendimet e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta duhet të rrëzoheshin si të pabazuara në ligj, pra nuk është vendi që çështja të pushohet për shkaqe procedurale. Ndërmjet të tjerave, në qëndrimin e tyre prokurorët parashtrojnë se, ndryshe nga sa pretendohet nga mbrojtësit e të pandehurit, neni 323 i Kodit të Procedurës Penale e ka të përcaktuar qartë fillimin e afatit të procedimit penal, i cili është nga dita në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale shënohet në regjistrin e njoftimeve të veprave penale. Sipas prokurorëve, ekspertimet e kryera gjatë hetimit ishin në përputhje me ligjin, sepse neni 179/2 i këtij Kodi përcakton se vendimi për caktimin e ekspertit duhet t’i njoftohet të pandehurit dhe personit nën hetim, cilësi të cilën sipas ligjit i pandehuri Ilir Meta nuk e kishte marrë në kohën e kryerjes së ekspertimeve. Ekspertimi është kryer duke respektuar edhe kërkesat e tjera të parashikuara nga neni 178 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe duke qenë se caktimi i ekspertëve të huaj nuk është bërë mes atyre që i përkasin autoriteteve publike, nuk ishte e nevojshme ndjekja e procedurave sipas nenit 509 të këtij Kodi.
8. Kolegji Penal, pasi dëgjoi edhe qëndrimin e prokurorëve lidhur me kërkesat paraprake të mbrojtjes, me vendimin e ndërmjetëm të arsyetuar, të cilën e shpalli në seancën tjetër gjyqësore të datës 11.07.2011, vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës paraprake për pushimin e gjykimit të procedimit penal nr.1 të vitit 2011 të Prokurorisë së Përgjithshme për shkak se ndjekja penale nuk duhet të fillonte, me arsyetimin se nuk rezultonte që, nga momenti i regjistrimit të këtij procedimi nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, pra nga data 24.01.2011, të jenë kryer veprime që nuk lejohen sipas dispozitave procedurale penale në ngarkim të personit me imunitet, pra personit ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim.
- Rrëzimin e kërkesës paraprake për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të veprimeve hetimore të kryera, si dhe të provave të marra pas datës 12.04.2011 deri në datën 09.05.2011, si të kryera jashtë afateve procedurale, me arsyetimin se, afati i zhvillimit të hetimeve paraprake ndaj të pandehurit Ilir Meta ka filluar në datën 09.02.2011 kur emri i tij është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprës penale në cilësinë e personit që i atribuohet vepra penale, sikurse parashikon pika 1 e nenit 323 të Kodit të Procedurës Penale, ndërkohë që, edhe çështja në Gjykatën e Lartë është dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme në datën 09.05.2011, pra brenda afatit tremujor të parashikuar nga dispozita e sipërcituar, krahas ditëve që afati i hetimit paraprak është i pezulluar për shkak të kërkesës për autorizim për procedim sipas pikës 2 të nenit 323 të këtij Kodi.
- Pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, me arsyetimin se ishin kryer në shkelje të neneve 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale. Në rastet kur eksperti është shtetas i huaj, përveç referimit në dispozitat e këtij Kodi, duhet vepruar në përputhje edhe me “Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale”.
Caktimi i ekspertit në një procedim penal rregullohet nga dispozitat e seksionit të VI të K.Pr.Penale me titull “ekspertimet”. Në rastet kur eksperti është shtetas i huaj, përveç referimit në dispozitat e të Kodit të Procedurës Penale, duhet vepruar në përputhje edhe me “Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale”, ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.8498, datë 10.06.1999. Detyrimi për t’iu referuar Konventave Europiane është vetëm për ata ekspertë që janë shtetas të atyre vendeve që janë palë në këtë Konventa. Konventa në titullin VII të saj rregullon, ndër të tjera, edhe thirrjen e ekspertëve të huaj nga dhe në shtete palë të kësaj konvente.
Nga ana e prokurorëve nuk janë respektuar dispozitat e seksionit II “Letërporositë për jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 509 e vijues si dhe dispozitat ligjore të parashikuara në kreun II Seksioni VI (Ekspertimi), nenet 179-183/1 të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me caktimin e ekspertit amerikan dhe atij anglez, ndërsa për këtë të fundit nuk janë respektuar as detyrimet qe rrjedhin nga dispozitat ligjore të Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, ratifikuar me ligjin nr.8489, datë 10.06.1999, si dhe të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhënien Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në اështjet Penale”.
Duke pranuar si ekspertë persona privatë të huaj, si dhe duke u ngarkuar detyra e marrë mendimin e tyre në rrugë jo zyrtare, jashtë detyrimeve ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, organi i akuzës i ka përjashtuar ekspertët realisht nga çdo përgjegjësi, aq më tepër nga përgjegjësia penale që mund të mbajnë sipas ligjeve përkatëse në rastin e veprës penale të ekspertimit të rremë.
Nëse organi i akuzës do të kishte ndjekur rrugën ligjore të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale, në Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, si dhe në ligjin nr.10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në اështje Penale”, ekspertët e huaj duhej të bënin betimin dhe të merrnin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimet do të ishte i saktë.
Sipas nenit 509/1 të Kodit të Procedurës Penale, i cili nuk vjen ndesh me asnjë dispozitë të Konventave të mësipërme apo me aktet e tjera ndërkombëtare, kërkesat e gjykatave dhe prokurorive për letërporosi jashtë shtetit, të drejtuara autoriteteve të huaja, për njoftimet dhe marrjen e provave, i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë, e cila marr masa për t’i nisur ato. Vetëm në rastet e ngutshme, sipas pikës 5 të këtij neni, autoriteti procedues mund të vendosë nisjen direkt të akteve duke informuar Ministrinë e Drejtësisë. Pra edhe në rastet përjashtimore, në rastet e ngutshme, organi procedues ka detyrimin ligjor që patjetër të informojë Ministrinë e Drejtësisë. Siç rezulton nga dosja, këto dokumente, këto veprime nuk kanë kaluar nëpërmjet këtij institucioni të ngarkuar me ligj, gjë që konfirmohet në përgjigjen e Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.821/1, datë 31.01.2011.
- Rrëzimin e kërkesës paraprake për papërdorshmërinë e videoregjistrimit të realizuar nga shtetasi Dritan Prifti sepse është bërë në shkelje të nenit 221 e vijues të Kodit të Procedurës Penale mbi “Përgjimet”, me arsyetimin se videoregjistrimet e realizuara jo nga organet e procedimit por nga subjektet private nuk përfshihen në rastet dhe kriteret që përmbahen në Titullin IV, Kreu III, Seksioni IV “Përgjimet” (nenet 221 e vijues) të Kodit të Procedurës Penale.
- Lidhur me kërkesën paraprake për papërdorshmërinë e provave materiale, duke filluar nga ora audio e video regjistruese me të cilën pretendohet se është bërë regjistrimi, si dhe të mjeteve të tjera teknike të transferimit e riprodhimit të regjistrimit, duke vijuar me disqet elektronike ku përmbahen të dhënat e regjistrimit, për shkak se sipas mbrojtjes mungon prova origjinale e bisedës në vetë orën regjistruese, Kolegji Penal vlerësoi se, në kuptim e zbatim të dispozitave procedurale, në atë moment të procedimit, nuk mund të kishte qëndrimin e tij dhe as të dispononte për pranimin apo rrëzimin e kërkesës, pra për papërdorshmërinë ose jo të këtyre provave.
Kërkese paraprake mbështetet në konkluzionet shkencore të arritura me aktet e ekspertimit teknik të realizuara nga ana e organit të prokurorisë në fazën e hetimit paraprak, sipas të cilave, videoregjistrimi nuk gjendej në orën audio e video regjistruese. Por, ky Kolegj Penal, në përgjigje edhe të vetë kërkesës paraprake të paraqitur nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta, u shpreh e disponoi më lart për pranimin e asaj kërkese lidhur me pavlefshmërinë e akteve proceduriale të caktimit të ekspertit dhe për papërdorshmërinë e akteve të ekspertimit të realizuara prej tyre.
Në rrethana të tilla, Kolegji Penal, nuk gjente më në fashikullin e gjykimit asnjë akt ekspertimi me konkluzione shkencore lidhur me natyrën, autenticitetin, mënyrën e përdorimit dhe të dhënat që përmbajnë apo mund të përmbajnë provat materiale që nga mbrojtja pretendohej e kërkohej se ishin të papërdorshme, sepse sipas tyre mungon prova “origjinale”.
- Së fundi, Kolegji Penal vendosi të rrëzojë kërkesën paraprake të mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta përsa i përket papërdorshmërisë së deklarimeve të shtetasit Dritan Prifti me pretendimin se është person i akuzuar në një procedim të lidhur, me arsyetimin se nga të dhënat që përmbahen në fashikullin e gjykimit nuk jemi përpara rasteve të parashikuara nga neni 156, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale.
9. Në sekretarinë e Gjykatës së Lartë, në datën 04.07.2011 është depozituar një shkresë e quajtur Memo/Kërkesë e të pandehurit Ilir Meta, nënshkruar nga avokatët e tij, me të cilën, në thelb, parashtrohet heqja dorë nga njëra prej kërkesave paraprake të paraqitura në seancën gjyqësore të datës 20.06.2011, ajo për pavlefshmërinë e hetimeve gjatë fazës së hetimit paraprak si jashtë afateve procedurale dhe pa respektuar veshjen imunitare të subjektit që procedohet. Sipas shkresës, është vullneti i të pandehurit Ilir Meta për të patur një proces gjyqësor të plotë për nxjerrjen e së vërtetës dhe pa e zgjidhur çështjen vetëm proceduralisht.
Kolegji Penal nuk e ka marrë në shqyrtim këtë memorie/kërkesë të së pandehurit Ilir Meta.
Vërtet ajo memorie/kërkesë bazohet në nenin 110 të Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës memoria dhe kërkesa me shkrim mund të paraqiten nga palët në çdo gjendje e shkallë të procedimit. Por, sipas nenit 354 të Kodit të Procedurës Penale, për kërkesat paraprake gjykata disponon me vendim, i cili bazuar në nenin 112 merret në dhomën e këshillimit, pa praninë e sekretarit dhe të palëve.
Edhe në rastin konkret, pasi dëgjoi kërkesat paraprake të mbrotjësve të së pandehurit Ilir Meta në seancën e datës 20.06.2011, si dhe qëndrimin e prokurorëve lidhur me to në seancën e datës 27.06.2011, Kolegji Penal vendosi të tërhiqet në dhomën e këshillimit dhe vendimin lidhur me ato kërkesa ta shpallte në datën 11.07.2011.
Pasi gjykata tërhiqet për vendim, ajo nuk ka dhe as mund të ketë më asnjë lloj komunikimi me sekretarinë dhe me palët, për të paraqitur eventualisht argumente shtesë në mbështetje të kërkesave të paraqitura, kërkesa të tjera shtesë apo heqje dorë prej atyre të paraqitura. Sipas ligjit procedural, është imperative që gjykata vetëm shqyrton çështjet dhe kërkesat për të cilat është tërhequr për vendim. Edhe në çështjen objekti gjykimi, Kolegji Penal, në seancën e datës 11.07.2011 u shpreh me vendim vetëm lidhur me pranimin ose jo të kërkesave të parashtruara nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta në seancën e datës 20.06.2011.
10. Kolegji Penal, pas dhënies së vendimit të ndërmjetëm lidhur kërkesat paraprake, bazuar në nenin 355 të Kodit të Procedurës Penale, ka deklaruar të hapur shqyrtimin gjyqësor.
Pasi dëgjoi parashtrimin hyrës me paraqitjen e përmbledhur të fakteve dhe provave që kërkonin të shqyrtoheshin nga ana e prokurorëve dhe më pas nga ana e mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta, Kolegji Penal mori vendimin për të lejuar marrjen e provave të kërkuara, sipas rradhës, duke filluar prej atyre të kërkuara nga ana e prokurorisë dhe më pas atyre të kërkuara nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta. Meqënëse procesi i marrjes së provave, sipas qëndrimit përfundimtar të prokurorëve do të vijonte me thirrjen e dëshmitarëve të akuzës dhe nevojitej të bëhej njoftimi i rregullt i tyre.
11. Në fillim të seancës gjyqësore të datës 22.07.2011, përpara se të vijohej me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur nga gjykata, duke iu referuar edhe një kërkese të depozituar prej tyre më parë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datën 15.07.2011, nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u paraqitën disa kërkesa lidhur me njohjen me disa prova audiovizive, si vënia në dispozicion e bisedës së plotë mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri e thirrjen dëshmitar të këtij të fundit, si edhe kërkesa që në seancën e ardhshme gjyqësore të realizohet caktimi dhe thirrja e ekspertëve për të kryer veprimin hetimor të ekspertimit.
11.1 Nga ana e tyre, edhe përfaqësuesit e prokurorisë, parashtruan disa kërkesa lidhur me heqjen dorë nga disa prej provave të kërkuara prej tyre në seancën e mëparshme, sikurse ishte edhe ajo e mosmarrjes si provë të aktit të transkriptimit të një pjese të bisedës mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri sepse buronte nga akti i ekspertimit që nga kjo gjykatë u shpall i pavlefshëm. Po kështu, prokurorët mbajtën qëndrimin se kërkesa e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta për vijimin e hetimit gjyqësor me realizmin e ekspertimit të mos pranohej duke vijuar marrja e provave sipas rradhës së kërkuar prej tyre, pra me pyetjen e dëshmitarëve të akuzës.
11.2 Lidhur me këto kërkesa e qëndrime të parashtruara nga palët, Kolegji Penal me vendim të ndërmjetëm vendosi :
- Të pranojë kërkesën e prokurorit për mosmarrjen si provë në seancë gjyqësore të aktit të transkriptimit të një pjese të bisedës mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri, meqënëse buron nga një akt ekspertimi që kjo gjykatë ka vendosur se është i pavlefshëm dhe i papërdorshëm.
- Në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për vënien në dispozicion të materialit të plotë audioviziv të një bisede mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri, si dhe thirrjen si dëshmitar të shtetasit Leonard Beqiri, Kolegji Penal vlerësoi se, meqënëse burimi i saj ishte një akt ekspertimi i ekspertit amerikan Glenn Bard, i cili u deklarua i pavlefshëm dhe për rrjedhojë i papërdorshëm, ky Kolegj vendosi të mos e pranojë këtë kërkesë të mbrojtjes.
- Lidhur me kërkesën e palëve për kryerjen e ekspertimit, Kolegji Penal vendosi të revokojë pjesërisht vendimin e ndërmjetëm për rradhën e marrjes së provave, duke urdhëruar vijimin e shqyrtimit gjyqësor me caktimin dhe realizimin e ekspertimit sikurse ishte kërkuar në fillim të shqyrtimit gjyqësor nga përfaqësuesi i prokurorisë dhe mbrojtja e të pandehurit Ilir Meta.
Pas këtyre disponimeve Kolegji Penal vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për të kryer veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe caktimin e ekspertëve të fushës informatike dhe elektronike.
12. Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2011 Kolegji Penal vlerëson se kryerja e veprimeve lidhur me autenticitetin e një materiali audioviziv, mbi alterimin ose jo të pamjeve e zërit në regjistrime të tilla, të realizuara, depozituara e transferuara me programe e pajisje teknologjike dixhitale e kompjuterike, janë veprime që kërkojnë njohuri të posaçme teknike e shkencore të fushës informatike e të teknologjisë audiovizive, njohuri të cilat nuk i përkasin sferës juridike dhe njohurive të zakonshme e ekskluzive të një gjyqtari. Përveç kësaj, kryerja e këtyre veprimeve lidhet edhe me disponimin dhe përdorimin e programeve informatike dhe pajisjeve teknologjike audiovizive, dixhitale e kompjuterike të posaçme.
Po kështu Kolegji vlerëson se, në kushtet kur nuk ekzistojnë persona me cilësitë e kërkuara në listat gjyqësore të ekspertëve, sikurse kërkon neni 179 i Kodit të Procedurës Penale, veprime të tilla mund e duhet të realizohen nga persona që kanë njohuri të posaçme në degën e informatikës dhe teknologjisë audiovizive e që, njëkohësisht, disponojnë programet dhe pajisjet e duhura për natyrën e qëllimet e këtij ekspertimi.
Prandaj Kolegji vendosi që për realizimin e këtij ekspertimi të caktohej një grup ekspertësh sipas profileve përkatëse, i përbërë nga: a) Ardian Pollo, shef i departamentit të Elektronikës në Universitetin Kristal, pedagog i lëndës Siguria e Sistemeve Informatike, Protokollet e Transmetimit; b) Artur Rrahmani, ekspert kriminalist në Qendrën shkencore “The Experts”, Tiranë; c) Ermal Beqiri, Drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe pedagog informatikës në Universitetin Kristal, duke mos pranuar kërkesën e prokurorit për caktimin e ekspertëve të huaj, për shkak se, nga ana e tij, përfaqësuesi i akuzës nuk paraqiti ndonjë shkak të ligjshëm apo të arsyeshëm për caktimin e ekspertëve të huaj.
13. Në seancën gjyqësore të datës 23.09.2011, në zbatim të nenit 183 të Kodit të Procedurës Penale, pas përmbushjes së procedurave lidhur me verifikimin e paraqitjes, të shkaqeve eventuale të përjashtimit, me paralajmërimin për detyrimet e përgjegjësitë që burojnë për ekspertin nga ligji penal; pasi dëgjoi edhe mendimin e prokurorëve, të cilët parashtruan argumentat e tyre për mungesë të përvojës dhe të kompetencës profesionale të ekspertëve të zgjedhur nga gjykata, nevojën për caktimin e ekspertëve të huaj, si dhe dhanë mendimin e tyre mbi për pyetjet objekt ekspertimi; pasi dëgjoi mendimin e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta, të cilët ishin dakord me grupin e ekspertëve të caktuar nga gjykata duke dhënë edhe mendimin e tyre lidhur me pyetjet objekt ekspertimi; Kolegji Penal përfundimisht disponoi me vendim të ndërmjetëm me caktimin e kërkesave dhe të detyrave të ekspertimit, si edhe me betimin e ekspertëve.
Duke marrë parasysh mendimin e ekspertëve për kohën e nevojshme për realizimin e ekspertimit, në vlerësim të kompleksitetit të fakteve dhe veprimeve teknike që duhet të kryheshin për përmbushjen e detyrave të ekspertimit, bazuar në pikën 2 të nenit 185 të Kodit të Procedurës Penale, Kolegji Penal vendosi t’’ japë një kohë të arsyeshme grupit të ekspertëve për përgatitjen e aktit të ekspertimit.
Njëkohësisht gjykata udhëzoi ekspertët dhe palët për mënyrën se si do të procedohej me veprimet e ekspertimit, duke pasur parasysh se provat materiale që ekspertoheshin përbënin njëkohësisht prova materiale për procedime të tjera penale në vijim për të cilat ishin në zbatim rregullat mbi ruajtjen e sekretit hetimor.
14. Kolegji Penal vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të datës 24.10.2011, nisur nga vështirësitë e parashtruara nga ana e ekspertëve për të siguruar pajisje të domosdoshme për kryerjen e ekspertimit dhe pamundësisë së tyre për të përfunduar dhe paraqitur në atë seancë aktin e ekspertimit.
15. Në seancën gjyqësore të datës 31.10.2011, pas parashtrimit të mendimit me shkrim si dhe me anë të demonstrimit elektronik të ekspertëve, si nga ana e prokurorëve, ashtu edhe nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta, u paraqit si kërkesë nga ana e tyre shtyrja e seancës gjyqësore për t’i dhënë kohën e nevojshme për t’u njohur mirë me aktin dhe përfundimet e tij, motivuar me numrin e madh, natyrën komplekse e shumë teknike të aktit të ekspertimit, kërkesë që u pranua nga gjykata.
16. Në seancën e ardhshme gjyqësore, duke qënë se u paraqitën një numër i madh pyetjesh të natyrës sqaruese si nga prokurorit ashtu edhe nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta, nga ana e ekspertëve u kërkua kohë për të përgatitur sqarimet përkatëse me shkrim.
17. Në seancën gjyqësore në vijim, nga ana e grupit të ekspertëve u paraqit një shtesë e aktit të ekspertimit, e cila, sikurse edhe akti i ekspertimit i paraqitur më parë, iu nënshtrua debatit gjyqësor. Në përfundim të këtij debati, nga ana e prokurorëve dhe e mbrojtësve u parashtruan qëndrimet përkatëse lidhur me pranueshmërinë e aktit të ekspertimit dhe përfundimet e arritura prej tyre.
17.1 Sipas prokurorëve ekspertimi nuk ia kishte arritur qëllimit dhe ekspertët nuk e kishin realizuar detyrën e ngarkuar nga ana e gjykatës. Akti i ekspertimit nuk i plotëson kushtet dhe kriteret shkencore për të arritur në konkluzione të qarta e të sakta.
Ekspertët nuk argumentuan dhe nuk i dhanë përgjigje thelbit të objektit të ekspertimit, nëse ka apo jo ndërhyrje në videon provë materiale dhe nëse po, ku konsistojnë këto ndërhyrje.
Ekspertët nuk dispononin pajisjet dhe nuk kanë përdorur programe e njohura shkencore të kësaj fushe të ekspertimit, por programe kompjuterike nga burime të hapura e të paliçencuara.
Të pasakta në rastin konkret dhe të paargumentuara shkencërisht janë edhe mendimet e ekspertëve mbi dyshimin se materiali audioviziv nuk provohet të jetë origjinal.
Përveçse flitet për probabilitet ndërhyrje por pa treguar konkretisht se si, asnjë përfundim kategorik nuk ka grupi i ekspertëve se në materialin audioviziv të ekspertuar ka patur ndërhyrje e ndryshime në video dhe në zërin e bashkëbiseduesve.
Përfundimisht, prokurorët i kërkuan gjykatës kryerjen e një ekspertimi të ri, mundësisht me ekspertë të huaj specialistë të fushës pranë policive shkencore apo kompanive private të huaja.
17.2 Sipas mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta, kryerja e ekspertimit ia ka arritur qëllimit për të cilën u urdhërua nga ana e gjykatës. Madje konkluzionet grupit të ekspertëve shqiptarë nuk bien ndesh nga ana shkencore edhe me përfundimet e arritura nga eksperti amerikan.
Sipas mbrojtjes ekspertiza e kryer provoi se në orën objekt ekspertimi nuk u gjetën gjurmë të bisedës Meta-Prifti, por një material tjetër dhe disa imazhe që mbushnin memorien.
Në laptop janë vërejtur ndërhyrje të ndryshme në periudha kohore të ndryshme, nga data e instalimit të Window-sit deri në datën 01.02.2011.
Në pjesën më të madhe të bisedës Meta-Prifti ajo është nën parametrat e domosdoshëm të dëgjueshmërisë dhe kuptueshmërisë.
17.3 Kolegji Penal, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorit për kryerjen e nje ekspertimi të ri me ekspertë të huaj dhe të pranojë e administrojë si provë aktin e ekspertimit të hartuar nga grupi i ekspertëve të caktuar nga kjo gjykatë. Njëkohësisht Kolegji Penal vendosi që shqyrtimi gjyqësor i çështjes të vijojë sipas rradhës së marrjes së provave, fillimisht me pyetjen e dëshmitarëve të kërkuara nga ana e akuzës.
18. Në seancat gjyqësore të datave 21.11.2011, 02.12.2011, 05.12.2011 dhe 12.12.2011 Kolegji Penal ka marrë si provë dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga prokurorët dhe tre dëshmitarët e thirrur nga të dy palët si vijon: Dritan Prifti, Bekim Halilaj, Pajtim Sulaj, Artur Mahmutaj, Agim Rrapaj, Erdit Rrapaj, Rezart Taçi, Fatmir Merkaj, Estela اela, Majlinda Meduli, Pranvera Bodinaku, Zamir Stefani, Durim Kraja, Ervin Duraj, Etleva Kondi, Andi Dedja, Ymet Tola, Skënder Tola, Emin Toçi dhe Arqile Papuçiu, tre prej të cilëve ishin dëshmitarë të thirrur njëkohësisht si nga prokurorët, ashtu edhe nga mbrojtja e të pandehurit Ilir Meta.
Nga ana e prokurorëve dhe mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta, në funksion të besueshmërisë së thënieve të dëshmitarëve apo për t’u përdorur në lidhje me provat e tjera, mbështetur në nenin 362 të Kodit të Procedurës Penale, janë paraqitur disa kërkesa për të kundërshtuar tërësisht apo pjesërisht përmbajtjen e dëshmive të dhëna para gjykatës. Kolegji Penal, me vendim të ndërmjetëm, ka pranuar kërkësën e prokurorit dhe administrmin e thënieve të bëra në deklarimet gjatë fazës së hetimeve paraprake për dëshmitarët Pajtim Sulaj, Estela اela, Pranvera Bodinaku, Fatmir Merkaj dhe Andi Dedja. Po kështu, Kolegji ka pranuar kërkesën për kundërshtimin e pjesshëm të thënieve të dëshmitarit Dritan Prifti dhe administrimin e thënieve të bëra prej tij në fazën e hetimeve paraprake.
19. Në vijim të seancës gjyqësore të datës 12.12.2011 dhe asaj të datës 16.12.2011, Kolegji Penal realizoi veprimin procedural të paraqitjes dhe debatimit gjyqësor, fillimisht nga ana e prokurorëve dhe më pas nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta mbi provat materiale, shkresore, provat dokumentare, etj., dhe për respektimin e ligjit procedural mbi mënyrën dhe mjetet për marrjen e provës.
19.1 Nga ana e prokurorëve u paraqitën si prova për t’u administruar në lidhje me këtë procedim penal:
a) një orë kamera përgjuese, një lap top, një USB flash memory (memorie elektronike) dhe një fishë lidhëse USB. Këto prova i ishin nënshtruar hetimit gjyqësor dhe për më tepër i ishin nënshtruar edhe ekspertimit të realizuar nga vetë gjykata. Në orën kamera përgjuese biseda ishte e fshirë, por ajo mbetej provë materiale se kishte shërbyer për kryerjen e videopërgjimit. Lap Top-i dhe USB flash memory, për shkak se jo vetëm janë mjete të realizimit, por edhe sepse përmbajnë materialin audioviziv të bisedës Meta-Prifti. Të gjitha këto sende i ishin nënshtruar ekspertimit. Për këto motive ato ishin sekuestruar nga prokurori gjatë fazës së hetimit paraprak.
Njëkohësisht, prokurorët kërkuan të administrohet si provë shkresore dokumentare materiali audioviziv që përmban bisedën mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta dhe që gjendej në lap top, në “file”-in vijues: “C:Users/Dritan Prifti/ PITC 0008 AVI”, duke qënë se është një “file” i pacënuar dhe i pahapur asnjëherë që nga momenti i shkarkimit të tij nga ora kamera përgjuese në lap top, pra nga data 01.03.2010. Po kështu, prokurorët kërkuan të administrohen edhe tabelat fotografike të provave materiale të sipërcituara.
Meqënëse aktet e ekspertimit të realizuar me ekspertë të huaj në fazën e hetimit paraprak u shpallën të pavlefshme nga gjykata dhe, për rrjedhojë, ishin të papërdorshme edhe përshkrimi i vendit si dhe transkriptet e bisedës Meta-Prifti të kryera mbi materialet e dërguara pas filtrimit nga ekspertët e huaj, nga ana e prokurorëve iu kërkua gjykatës që të realizojë dëgjimin dhe shikimin e regjistrimit audioviziv dhe transkriptimin e bisedës mes tyre sipas vetë përmbajtjes së materialit audioviziv të ekspertuar nga grupi i ekspertëve shqiptarë, si dhe materialit audio të filtruar po prej tyre.
Kërkesën e tyre prokurorët e mbështetën në dispozitat e neneve 187 dhe 191 të Kodit të Procedurës Penale sepse këto prova materiale e dokumentare janë mjete të realizimit bisedës, si dhe aty gjenden gjurmët e përmbajtja e bisedës mes të pandehurit Ilir Meta dhe dëshmitarit Dritan Prifti.
Këto kërkesa të prokurorëve u kundërshtuan pjesërisht nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta. Sipas tyre, ora kamera përgjuese nuk është provë materiale në kuptim të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale, sepse nuk përmban ndonjë gjurmë të bisedës së pretenduar nga akuza dhe nga ekspertiza nuk rezulton e provuar që të jetë përdorur për regjistrim të ndonjë bisede mes dëshmitarit Prifti dhe të pandehurit Meta. Gjithashtu, provat materiale të kërkuara për t’u administruar nga akuza i janë nënshtruar ekspertimit nga grupi i ekspertëve të caktuar nga gjykata. Ekspertët e kanë dëgjuar dhe e kanë parë materialin dhe janë shprehur se ato nuk janë origjinale, kanë ndërhyrje dhe fjalët nuk janë të kuptueshme për veshin e njeriut. Po kështu, avokatët pretenduan se materiali audioviziv nuk është dokument në kuptim të nenit 191 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 246 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.
b) Një DVD, si provë dokumentare, ku përmbahet programi televiziv “Top Story” i datës 13.01.2011 shfaqur në televizionin “Top Channel”, i sekuestruar në datën 29.01.2011 nga ana e prokurorisë, si dhe procesverbali i transkriptimit mbi këtë program i realizuar në datën 04.2.2011. Kjo provë dokumentare përmban thënie të shfaqura në atë program përfshirë ato të dëshmitarit Dritan Prifti e të pjesëmarrësve të tjerë, të cilat kanë lidhje me rrethanat e këtij procedimi penal.
Paraqitja e kësaj prove u kundërshtua nga mbrotjësit e të pandehurit Ilir Meta me motivin se nuk ka lidhje me objektin e të provuarit në këtë procedim dhe se është e panevojshme meqë dëshmitari Dritan Prifti ka ardhur vetë e ka dëshmuar para gjykatës. Nuk është dokument në kuptim të nenit 191 të Kodit të Procedurës Penale.
c) Një DVD si provë dokumentare ku përmbahet programi televiziv “Fiks Fare” i datës 11.01.2011 në televizionin “Top Channel”, i sekuestruar në datën 12.01.2011 nga ana e prokurorisë, me përmbajtjen audiovizive dhe transkriptimin e titruar nga televizioni të bisedës mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta. Ky material ka shërbyer si bazë për regjistrimin, kryesisht, nga ana e prokurorisë të këtij procedimi penal.
Paraqitja e kësaj prove u kundërshtua nga ana e mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta me arsyetimin se ky material është lehtësisht i manipulueshëm ndërkohë që është shqyrtuar prova, pra regjistrimi që sipas vetë akuzës quhet si origjinale.
ç) Procesverbalet për kqyrjen dhe marrjen e materialeve të publikuara në datën 12.01.2011 në disa faqe të mediave elektronike e të shkruara dhe që kanë shërbyer, mes të tjerave, si bazë për regjistrimin e këtij procedimi.
Paraqitja e kësaj prove u kundërshtua nga ana e mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta me arsyetimin se ky material nuk ka asnjë rëndësi dhe vlerë për procedimin, thjesht i referohen emisionit “Fiks Fare” dhe kanë pasaktësi në përmbajtje.
d) Raportet (relacionet) mbi analizimin e tabulateve me të dhënat elektronike të telekomunikimeve (hyrëse dhe dalëse) mes të pandehurit Meta dhe disa prej dëshmitarëve, si dhe Cd-të përkatëse të dërguara nga operatorët telefonikë celularë. Krahas listës së printuar të trafikut të telekomunikimeve mes personave të lartpërmendur, raportet e analizës së frekuencës dhe kohës së telekomunikimeve janë përpiluar nga oficerët e policisë gjyqësore.
Paraqitja e këtyre akteve dhe provave u kundërshtua nga ana e mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta me arsyetimin se ato nuk janë përgatitur nga një ekspert i fushës së telekomunikacionit.
dh) Procesverbali i datës 02.05.2011 për kqyrjen dhe marrjen e dokumentave nga sistemi TIMS për të pandehurin Ilir Meta dhe që vërteton largimin e tij jashtë shtetit në datën e zhvillimit të bisedës me dëshmitarin Prifti, në datën 01.03.2010
e) Procesverbalet e datave 25.01.2011 dhe 08.02.2011 për kqyrjen e sms-ve në aparatin celular të shtetasit Dritan Prifti.
ë) Tërësia e praktikave dokumentare të Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës që lidhen me procedurën e koncesionit për H/C në lumin Shushicë ku ka marrë pjesë bashkimi i përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k., si dhe tërësia e praktikave dokumentare që lidhen me procedurën e ankandit për shitjen e naftës bruto, ku ka marrë pjesë edhe Shoqëria “Haliaj Holding Group” sh.a.
19.1.1 Kolegji Penal vendosi të pranojë dhe administrojë provat e paraqitura nga ana e prokurorëve duke përjashtuar vetëm kërkesat mbi provat vijuese:
a) Dëgjimin dhe shikimin e regjistrimit audio-viziv, si dhe transkriptimin e bisedës Meta-Prifti sipas vetë videos së ekspertuar nga gjykata, me arsyetimin se, bazuar në shpjegimet dhe përfundimet e paraqitura nga grupi i ekspertëve, nuk vërtetohet që ky material audio-viziv të jetë origjinal, ndërkohë që në përmbajtjen e tij ka patur anomali që tregojnë për mundësi me probabilitet të lartë për ndërhyrje. Nga ana tjetër, bazuar në shpjegimet e ekspertëve, cilësia e sinjalit audio është shumë e dobët, poshtë nivelit -10 db, që shkencërisht pranohet si niveli minimal për kuptueshmërinë e përmbajtjes audio. Përmirësimi i sinjalit për ta bërë të kuptueshëm nuk u bë i mundshëm edhe pas përpjekjes nga ana e tyre me programe dhe pajisje të posaçme për këtë qëllim.
b) Një DVD ku përmbahet programi televiziv “Top Story” i datës 13.01.2011 shfaqur në televizionin “Top Channel”, si dhe procesverbali i transkriptimit mbi kërë program i realizuar në datën 04.2.2011, me arsyetimin se nuk përmban të dhëna të reja mbi fakte e rrethana të cilat janë të nevojshme për gjykimin e çështjes, ndërkohë që dëshmitari Dritan Prifti ka dhënë shpjegimet e tij të hollësishme në seancë gjyqësore.
c) procesverbalet për kqyrjen dhe marrjen e materialeve të publikuara në datën 12.01.2011 në disa faqe të mediave elektronike e të shkruara dhe që kanë shërbyer, mes të tjerave, si bazë për regjistrimin e këtij procedimi, me arsyetimin se nuk përmbajnë të dhëna të reja mbi fakte e rrethana të cilat janë të nevojshme për gjykimin e çështjes.
19.2 Nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u paraqitën si prova për t’u administruar në lidhje me këtë procedim penal:
a) Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjithë dokumentacioni përkatës për heqjen e imunitetit të shtetasit Dritan Prifti në vitin 2002, ku midis të tjerave, kërkohet të procedohet për vepra penale të lidhura me detyrën dhe ku ai vetë pohon se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, veç të tjerash i ka humbur dëgjueshmëria në njërin vesh.
Paraqitja e kësaj prove u kundërshtua nga ana e prokurorëve me arsyetimin se këto akte dhe rrethana nuk kanë lidhje me çështjen, sepse i pandehur në këtë gjykim është Ilir Meta dhe jo Dritan Prifti, ndërkohë që besueshmëria e tij si dëshmitar u vërtetua këtu para gjykatës gjatë dhënies së dëshmisë së tij e nuk ka nevojë për akte që i referohen një kohe para 10 vjetëve.
b) shkresë e nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani dhe që konfirmon se ai institucion nuk ka asnjë bashkëpunim me institucione homologe për kryerjen e ndonjë ekspertimi të mundshëm të lidhur me këtë procedim penal.
c) Memo e Bashkimit të Përkohshëm “Vëllezerit Tola” drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në datë 05.01.2010, protokolluar në datën 03.02.2010, e shoqëruar edhe me vendimin e gjykatës së apelit.
ç) Shkresat e datave 01.03.2010 dhe 10.03.2010 të përfaqësueses së “Halilaj Holding Group” sh.a., që bëjnë fjalë për kërkesat mbi arsyet e anullimit të ankandeve për shitjen e naftës bruto në këto data dhe që provojnë se ky subjekt ka qenë i pranishëm dhe i interesuar për zhvillimin e jo për anullimin e ankandit.
d) Një aktmarrëveshje e datës 10.02.2010 ndërmjet “Armo” sh.a., “Albpetrol” sh.a. dhe “Tea Construction Petrol” sh.a. për shitje të naftës bruto nga “Albpetrol” sh.a. tek “Armo” sh.a. ku detyrimet financiare i likuidonte “Tea Construction Petrol” sh.a.
dh) Njoftimi nga ana e “Albpetrol” sh.a. të Shoqërisë “Tea Construction Petrol” sh.a., si njëri prej bashkëfituesve (bashkë me “Ballkan Petrol” sh.a.) të garës për shitjen e një sasie të naftës bruto në muajin gusht 2010.
e) Ekstrakte të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të “Tea Construction Petrol” sh.a. me ortak të vetëm Adrian Xhillari.
ë) Ekstrakti historik i regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Rrgjistrimit të Shoqërisë “Fortis 2” sh.p.k., ku ndërmjet ortakëve të saj rezulton të jenë edhe Adrian Xhillari, si dhe bashkëshortja dhe daja i dëshmitarit Dritan Prifti.
19.2.1 Kolegji Penal vendosi të pranojë dhe administrojë të gjithë provat e paraqitura nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta.
20. Në seancën gjyqësore të datës 06.01.2011, në zbatim të nenit 378 të Kodit të Procedurës Penale, nga ana e prokurorëve dhe mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u parashtruan diskutimet përfundimtare me konkluzionet përkatëse.
20.1 Në diskutimin përfundimtar, në thelb, nga ana e prokurorëve u parashtrua se në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, rezultoi e provuar që në datën 1 mars të vitit 2010, rreth orës 13.00, në zyrën e Dritan Priftit ka shkuar i pandehuri Ilir Meta, i cili në atë kohë mbante funksionet e Zëvendëskryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe gjatë bisedës së zhvilluar, ky i fundit i ka propozuar të favorizojë në garën koncesionare që zhvillohej për ndërtimin e hidrocentraleve Egnatia-Shushicë, Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Vëllezërit Tola” sh.p.k., për një investim me një vlerë rreth 65 milion euro, duke i premtuar si shpërblim të kundërligjshëm shumën prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve, si dhe ndërhyrjen për të favorizuar Shoqërinë “Halilaj Holding Group” sh.a. në ankandin për “Shitje të një sasie prej 30 mijë ton naftë bruto” të prodhuar nga Shoqëria “Albpetrol” sh.a. Për këtë të fundit, sipas dëshmitarit, nga i pandehuri Ilir Meta i është ofruar një përfitim i paligjshëm deri në 1.000.000 (një milion) dollarë që do të ndaheshin mes tyre.
Në datën 13.01.2011, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është paraqitur me vullnetin e tij shtetasi Dritan Prifti, i cili me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllime të hetimit, ka sqaruar se regjistrimi audioviziv i materialit të transmetuar në emisionin “FIKS FARE” të Televizionit “TOP CHANNEL” ishte realizuar prej tij dhe ka shpjeguar faktet dhe rrethanat që e çuan në realizimin e këtij regjistrimi.
Deklarimet e detajuara të tij në ketë procesverbal, përputhen plotësisht edhe me dëshminë e dhënë nga ky shtetas në seancë gjyqësore. Konkretisht, në dëshminë e tij, shtetasi Dritan Prifti, është shprehur se: “Për sa i përket koncesionit dhe ky është një koncesion për të cilin zoti Meta më kishte porositur që duhet ta fitonte Bashkimi i Kompanive që drejtohej nga vëllezërit Tola. Më tha dhe për këtë që merre vendimin shpejt, jepja shpejt, në fakt unë e dija që kjo çështje ishte në gjyq, e dija që ishte duke u gjykuar në gjykatën e apelit. Këtë gjë ja kam thënë dhe zotit Meta gjatë kësaj bisede. ثshtë fituar në shkallën e parë nga pala tjetër, por është çështja në apel. Zoti Meta më informon gjatë këtij takimi që në apel çështja ka përfunduar, pra është fituar nga ky Bashkim, pra është fituar, prandaj mbaroje këtë punë menjëherë sot. Gjatë bisedës i telefonon një personi që quhet Agim Rrapaj dhe ma jep dhe mua që t’i flas për të më sqaruar dhe ai në lidhje me procesin gjyqësor. E merr nga telefoni i vet zotin Agim Rrapaj. Ai është paraqitur si një konsulent për këtë koncesion, por me sa mbaj mend unë, djali i tij ka qenë administrator i kësaj kompanie “Vëllezerit Tola”. Me sa mbaj mend fola me atë dhe ai në telefon më tha të njëjtën gjë, që ka mbaruar procesi gjyqësor. I kërkova të dërgonin në Ministri me shkrim vendimin e gjykatës, pas të cilit unë, ashtu siç ma kërkonte detyra dhe ligji, do të rimblidhja Komisionin e Vlerësimit të Ofertave për të vlerësuar atë koncesion. Në një moment, zoti Meta më thotë që unë nuk e di sesi e ke në plan ti të hysh në këtë koncesion, por ky Gimi më thotë mua afërsisht për ty ka 7% dhe në një moment tjetër përmend që janë dhe 700 mijë euro që jepen për këtë gjë. Kjo është ajo që mbaj mend nga biseda”.
Ndërsa, për episodin e ankandit, për shitjen e naftës bruto nga Shoqëria “Albpetrol” sh.a., gjatë gjykimit dëshmitari Dritan Prifti shpjegoi se: “Zoti Meta, gjatë takimit në zyrën time, më kujtoi që të zbatoja ato që kishim biseduar në lidhje me ankandin e naftës, në lidhje me fitimin e këtij ankandi nga miku i tij Bekim Halilaj. Unë, me sa mbaj mend, sepse ai kërkonte anullimin e ankandit në atë periudhë, sepse mendohej që zoti Halilaj nuk ishte i sigurtë për fitoren e këtij ankandi dhe kërkonte shtyrjen e ankandit dhe unë për të mos qenë kundërshtues dhe për mos lënë hapësira që ai ta kuptonte që ishte duke u regjistruar, thashë, po do ta bëj, ai nguli këmbë, tha: Mbaroje pse nuk e mbaron? Anulloje, pse nuk e anullon? Për ankandin e naftës, gjatë bisedës në zyrën time, nuk kam pasur ndonjë ofertë prej zotit Meta, por dua të sqaroj që kjo bisedë mund të jetë bërë me dhjetëra herë dhe ofertën prej zotit Meta e kam pasur një herë në zyrën e tij në Ministrinë e Jashtme dhe një herë gjatë një dreke në Hotel Rogner. ثshtë ofruar 1 milion dollarë për t’u ndarë në fakt mes meje dhe zotit Meta, jo drejtpërdrejt për mua nga kjo punë”.
Sipas prokurorëve, në dëshminë e tij të dhënë para gjykatës, shtetasi Dritan Prifti sqaroi gjithashtu edhe arsyet që e shtynë të bënte regjistrimin e bisedës me Ilir Metën, duke shpjeguar se: “…që nga shkurti i vitit 2010 deri në fund të detyrës time si Ministër, nuk mbaj mend ndonjë takim që kam bërë me Ilir Metën gjatë të cilit nuk është bërë një kërkesë për një favor, për një tender, për një ankand, për një koncesion, për një privatizim, pra u kthye në një marrëdhënie vetëm kërkesash dhe u bë një marrëdhënie shumë shumë stresante dhe e bezdisshme, sepse unë nuk kisha mundësi që kërkesat e jashtëligjshme të tij t’i zbatoja dhe t’i realizoja. …Në këto kushte, unë vendosa që të kisha një provë të kësaj marrëdhënie dhe prandaj kam bërë regjistrimin, të cilin e kanë parë të gjithë shqiptarët të shfaqur mediatikisht në zyrën time. Pas një telefonate që Ilir Meta më bën për t’u ankuar për një shkëmbim sms-je me një person të caktuar, ai më thotë: Po vij tek zyra jote për të biseduar diçka, sepse jam për të ikur në aeroport për një rrugë jashtë shtetit… Unë vendosa që këtë bisedë që do të bëhej në zyrën time ta regjistroja, për ta pasur si provë të marrëdhënieve të mia me zotin Meta”.
Krahas dëshmisë së shtetasit Dritan Prifti, si provë që vërteton faktin e zhvillimit të bisedës, prokurorët kanë referuar analizën e tabulateve telefonikë, sipas të cilave, në datën 01.03.2010 në orën 10.59 dhe 13.16, i pandehuri Ilir Meta i ka telefonuar dëshmitarit Dritan Prifti. Po kështu edhe të dhënat e sistemit TIMS që konfirmojnë faktin e largimit të së pandehurit jashtë shtetit në të njëjtën ditë në orën 13.57.
Nga ana tjetër prokurorët konkludojnë se është provuar që regjistrimi audio viziv është kryer nga shtetasi Dritan Prifti me anë të një pajisje të kamufluar joprofesionale si një orë tavoline, duke e shkarkuar menjëherë në lap-topin e tij personal, sapo ka ndërprerë regjistrimin, pasi i pandehuri Ilir Meta është larguar nga zyra e tij.
Sipas prokurorëve, origjinali i këtij regjistrimi audio video ndodhet në lap top dhe USB, të pranuara nga gjykata si provë materiale, në një “file” të emërtuar “C:User Dritan Prifti/PICT 0008.avi”. Ky regjistrim është vlerësuar nga gjykata si provë e vlefshme proceduralisht, me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.07.2011, me të cilin ajo ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për papërdorshmëri të video regjistrimit. Për më tepër, kjo video ka qenë edhe objekti kryesor i ekspertimit teknik të caktuar nga gjykata me vendimin e saj të datës 22.07.2011. Madje, grupi i ekspertëve ka përgatitur edhe kopje të pastruar audio të këtij materiali audio-viziv që përmbante bisedën Meta-Prifti. Akti i ekspertimit dhe kopja e filtruar e bisedës janë pranuar dhe administruar si provë nga gjykata me vendimin e ndërmjetëm të datës 14.11.2011. Për këto arsye regjistrimi audio-viziv Meta-Prifti rezulton të jetë pranuar dhe marrë si provë në rrugë ligjore nga gjykata, pavarësisht se me vendimin e datës 16.12.2011 gjykata nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për ta parë, dëgjuar dhe transkriptuar videon. Ndonëse është gjykata që çmon nëse do ta dëgjojë në sallë publikisht, në dhomën e këshillimit apo të mos e dëgjojë fare përmbajtjen e regjistrimit, ajo mbetet një provë në mbështetje të konkluzioneve tona. Për më tepër që një kopje e aktit të ekspertimit së bashku me CD-në, e cila përmban regjistrimin e bisedës, i janë vënë në dispozicion palëve nga ekspertët, sipas urdhërimeve të vetë gjykatës.
Sipas prokurorëve, nga tërësia e rrethanave të çështjes, të vërtetuara në rrugë gjyqësore, por dhe nga përmbajtja e aktit të ekspertimit teknik, rezultoi se regjistrimi audio-viziv i bisedës Meta-Prifti ishte origjinal dhe i pa tjetërsuar. Ekspertët duke mos gjetur, në rrugë shkencore, asnjë detaj të fshirjes apo montimit të videos, u shprehen vetëm se: “deformimet anormale të kurbës së sinjalit në pikat e mësipërme i çojnë në përfundimin se probabiliteti i ndërhyrjeve të mundshme rezulton të jetë shumë i madhë”. Në këtë përfundim, jo kategorik por edhe as shkencor, këta ekspertë arritën vetëm për shkak se, sipas tyre, “në minutën 11.25 konstatohet në spektër gjurmë e ngjashme me një tik-tak (tepër) jo në harmoni me tik-tak–ët e tjerë”, në një kohë që siç deklaruan vetë para gjykatës në përgjigje të pyetjeve tona, “tik-taku i tepërt” mund të ishte edhe ndonjë zhurmë nga jashtë regjistruesit apo edhe ndonjë defekt i mekanizmit të orës që kamuflonte regjistruesin, duke pranuar kështu pasaktësinë e përfundimit të arritur prej tyre.
Që kjo video është origjinale dhe e patjetërsuar u vërtetua gjatë shqyrtimit gjyqësor. Rezultoi e provuar, me deklarimet e dëshmitarit Dritan Prifti, se ai e ka hedhur (shkarkuar) videon nga ora/kamera në lap-top menjëherë sapo ka përfunduar regjistrimin. Gjithashtu, kohëmatësi i videos dhe ora e biosit në lap-top përputhen dhe tregojnë datën 01.03.2010 dhe orën 13.33. Po kështu, ky “file”, siç del dhe nga akti i ekspertimit, ka vetëm një datë modifikimi, atë 01.03.2010, ora 01.33.p.m. Pra, rezulton saktësisht e vërtetuar që të mos jetë hapur as për t’u parë më pas e jo më të jetë ndërhyrë në të. Ekspertët vetë, duke ju përgjigjur pyetjes sonë, u shprehën se duhet një kohë e caktuar për të ndërhyrë në video, nëpërmjet kompjuterëve dhe programeve, kohë e cila, siç vërtetohet, mungon në këtë rast. Këto fakte, provojnë jo vetëm origjinalitetin e videos, por konfirmojnë gjithashtu edhe vërtetësinë e thënieve të dëshmitarit Dritan Prifti, për këtë moment të dëshmisë së tij.
Përmbajtja e kësaj videoje mbështet plotësisht deklarimet e dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, problematikën e saj, interesimin e të pandehurit për ankandin e shitjes së 30 mijë ton naftë bruto, si dhe për garën koncesionare të ndërtimit të H/C Egnatia-Shushicë. Ashtu siç shpjegon edhe dëshmitari, kjo video vërteton komunikimin në telefon me përfaqësuesin e Shoqërive Bashkimi i përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k., shtetasin Agim Rrapaj dhe kalimin e telefonatës dëshmitarit Dritan Prifti nga vetë i pandehuri Ilir Meta.
Kjo rrethanë fakti, mbështetet plotësisht nga analiza e tabulateve telefonike të shtetasit Agim Rrapaj, që është administruar si provë, e cila paraqet komunikimin me telefon ndërmjet tij dhe Ilir Metës më datën 01.03.2010 në orën 13.28, gjatë kohës që ai ishte në takim në zyrën e dëshmitarit Dritan Prifti. Kjo është një provë tjetër e pa kundërshtueshme që mbështet vërtetësinë e dëshmisë së Dritan Priftit dhe tregon gjithashtu për interesimin e të pandehurit për këtë koncesion dhe ndërhyrjen e tij në favor të kompanisë që përfaqësohej nga Agim Rrapaj. Edhe kohëzgjatja e kësaj bisede telefonike, sipas tabulateve të numrit celular të përdorur nga shtetasi Agim Rrapaj përputhet plotësisht, me sekonda, me kohëzgjatjen e bisedës sipas kohëmatësit të video regjistrimit, duke konfirmuar kështu edhe një herë faktin se kjo video është autentike, pra, e patjetërsuar.
Gjithashtu, në këtë bisedë, edhe marrja përsipër prej të pandehurit për t’u interesuar deri në Gjykatën e Lartë për zgjidhjen e konfliktit gjyqësor të Shoqërisë “Vëllezërit Tola” me Agjencinë e Prokurimit Publik, sipas dëshmisë së Dritan Priftit dhe që konfirmohet edhe nga video, është tregues i qartë për natyrën jo të ligjshme të ndërhyrjes së tij për të favorizuar, në kundërshtim me ligjin, këtë shoqëri në garën koncesionare. Kjo ndërhyrje tregon, gjithashtu, shkakun për të cilin dëshmitarit po i ofrohej ky përfitim i paligjshëm.
Sipas prokurorëve, fakti i pjesëmarrjes së Shoqërisë “Bashkimi i Përkohshëm Vëllezërit Tola” sh.p.k., në garën koncesionare të ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Shushicë, u provua plotësisht gjatë shqyrtimit gjyqësor, nga thëniet e dëshmitarëve dhe dokumentet shkresore të administruara si prova në dosjen gjyqësore. Këto dëshmi provojnë se përjashtimi i kësaj shoqërie nga gara u bë për mungese të kritereve teknike, juridike dhe treguesve ekonomikë të ofertës së tyre.
Edhe dëshmia e dhënë nga shtetasi Dritan Prifti në lidhje me ankandin për shitjen e një sasie prej 30 mijë ton naftë bruto nga Shoqëria “Albpetrol” sh.a. u vërtetua gjatë shqyrtimit gjyqësor. Krahas dokumenteve shkresore, thëniet e dëshmitarëve vërtetojnë pjesëmarrjen e Shoqërisë “Halilaj Holding Group” sh.a. në këtë ankand dhe përpjekjet e saj për ta fituar atë.
Në dëshminë e tij, shtetasi Dritan Prifti theksoi faktin e ndërhyrjes së të pandehurit Ilir Meta për të anulluar këtë ankand: “ …deri sa Bekimi të kishte mundësi të rregullonte letrat me ARMO-n, ose vetë. Për ta lehtësuar fitimin e ankandit Ilir Meta kërkonte që unë të bindja ARMO-n t’i jepte kompanisë së Bekimit ekskluzivitet për përpunimin e naftës së tij në rafineri ose t’i jepte Bekimit me qira rafinerinë. Unë Metës i thashë që do përpiqesha të bisedoja me ARMO-n, por vendimi nuk do ishte i imi”.
Fakti që shtetasi Bekim Halilaj ka bërë përpjekje për ta zgjidhur këtë problem me “ARMO” sh.a. u konfirmua në gjykim edhe nga dëshmia e shtetasit Rezart Taçi, Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë. Interesimi i vazhdueshëm i të pandehurit Ilir Meta për fitimin e ankandit nga kompania e Bekim Halilaj vërtetohet jo vetëm nga dëshmia e Dritan Priftit në gjyq, por vërtetohet edhe me analizën e tabulateve telefonike të bisedave që ka zhvilluar shtetasi Bekim Halili me të pandehurin Ilir Meta.
Ndonëse në dëshminë e tij, të dhënë para gjykatës më datën 21.11.2011, shtetasi Bekim Halili tha se ai ka biseduar me Ilir Metën për problemin e ankandit vetëm në muajin qershor 2010, pra nuk pranon interesimin e tij të vazhdueshëm për të fituar ankandin, dëshmia e tij është e pabesueshme. Ai u shpreh se nuk kishte pasur komunikime telefonike të shpeshta me Ilir Metën, duke pretenduar se mik kishte vetë Dritan Priftin. Analiza e tabulateve telefonike të numrit celular të përdorur nga ky shtetas tregon të kundërtën. Me Dritan Priftin ai ka biseduar për periudhën nga data 01.02.2010 deri më 01.02.2011 gjithsej 13 herë, ndërsa me të pandehurin Ilir Meta ai ka pasur gjatë po kësaj periudhe 192 telekomunikime. Vetëm në ditët që është shtyrë dhe do të zhvillohej ankandi ai ka biseduar 3 herë më datën 26.2.2010 dhe 12 herë më datën 10.3.2010, madje edhe pas mesnate. Pra, dëshmitari Bekim Halilaj pretendon se dëshmitarin Dritan Prifti e ka mik dhe për një vit ka biseduar vetëm 13 herë, ndërsa të pandehurin Ilir Meta e ka takuar rastësisht kur ndërkohë ka biseduar plot 192 herë. Kjo dinamikë e telekomunikimeve flet qartë dhe mbështet me fakte të pakundërshtueshme dëshminë e Dritan Priftit për interesimin e vazhdueshëm të pandehurit Ilir Meta që ankandi të fitohej nga shoqëria në pronësi të shtetasit Bekim Halili.
Vërtetësinë e dëshmisë së Dritan Priftit, në lidhje me këtë moment të akuzës, e konfirmon edhe SMS-ja e dërguar me “forward” nga Bekim Halili atij vetë. Procesverbali i këqyrjes dhe marrjes si provë të kësaj SMS-je u administrua si e tillë nga gjykata. Jo vetëm përmbajtja e mesazhit, por edhe mohimi që i bëri këtij fakti Bekim Halili, tregon edhe një herë se sa pak e besueshme është dëshmia e tij.
Për më tepër, pabesueshmëria e këtij dëshmitari, sipas prokurorëve rezulton qartë nga tabulatet telefonike të numrave celularë të përdorur nga shtetasi Pajtim Sulaj, sipas të cilave rezulton se shtetasi Bekim Halilaj me shtetasin Pajtim Sulaj kanë pasur 139 telekomunikime për periudhën nga data 1.01.2010 deri me datë 04.03.2011, nga të cilat vetëm në muajin mars 2010, periudha e ankandit, kanë biseduar me njeri-tjetrin 49 herë. Ndërkohë, që në dëshminë e tij, të dhënë para gjykatës, shtetasi Bekim Halili ka deklaruar se “shtetasin Pajtim Sulaj e kam njohur si paraqitje në gjyqin e parë kur u thirrëm dhe nuk arritëm të dëshmonim…. komunikime në telefon kemi pasur një herë apo dy herë për t’u interesuar për ankandin si kryetar i komisionit”. Ky pra është personi që përpiqet të kundërshtojë dëshminë e Dritan Priftit për premtimin e bërë për përfitime të paligjshme.
Prokurorët u shprehen se gjykimi i kësaj çështje vërtetoi se dëshmitari Dritan Prifti është plotësisht i besueshëm dhe thëniet e tij të sakta e të vërteta. Kjo rezulton nga analiza e plotë që ata parashtruan mbi vetë provat që u administruan në seancë gjyqësore, por edhe indicet e shumta, të cilat, ashtu siç përcakton neni 152/2 i K.Pr.Penale, janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra tjetrën.
I pandehuri Ilir Meta e ka kryer veprën penale për te cilën është akuzuar, atë të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Në kuptim e zbatim të ligjit material penal, rezultojnë të provuar të katër elementët e veprës penale, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal e që përbën akuzën e ngritur nga ana e prokurorisë dhe për të është sjellë në Gjykatën e Lartë kërkesa për gjykim ndaj të pandehurit Ilir Meta.
Nga analiza e plotë e provave që u administruan në seancë gjyqësore, por edhe të indiceve të shumta të cilat, ashtu siç përcakton neni 152/2 i K.Pr.Penale, janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra tjetrën, prokurorët arrijnë në përfundimin se i pandehuri Ilir Meta e ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, atë të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.
Prandaj, si përfundim, prokurorët kërkuan nga gjykata të deklarojë fajtor të pandehurin Ilir Meta për veprën penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal,dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim dhe 1 milion lekë gjobë.
//Balkanweb.com
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

I vë gjobë pronares së lokalit, arrestohet 17-vjeçari



TIRANE- Aventura e një 17-vjeçari, i cili kishte vendosur t’i vinte gjobë një pronare lokali, ka përfunduar me arrestimin e tij në momentin kur ky i fundit ishte duke marrë çantën që kishte lënë ajo. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se në pranga ka rënë 17-vjeçari me iniciale F.H., banues në Tiranë. Referuar të njëjtave burime mësohet se 17-vjeçari, pak ditë parë i kishte dërguar një letër 45-vjeçares me inicialet L.S. ku i kërkonte kësaj të fundit 400 mijë lekë dhe në rast se nuk paguante e kërcënonte me jetë. Të njëjtin kërcënim kishte bërë dhe në rast se ajo njoftonte forcat e policisë. Në letër, i riu shkruante se shuma e parave duhet të dorëzohej ditën e djeshme në afërsi të Xhamisë që ndodhet në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.

Menjëherë pas marrjes së letrës kërcënuese, 45-vjeçarja i është drejtuar Policisë, e cila ka nisur punën për organizimin e aksionit për arrestimin e personit që kishte vendosur gjobën. Ashtu siç kishte kërkuar 17-vjeçari, L.S. mori një valixhe të cilën e mbushi me letra dhe paraditen e djeshme e ka lënë atë në afërsi të vendit të caktuar. Ndërkaq, forcat e policisë kishin zënë pozicionet e tyre për të arrestuar të riun në momentin e marrjes së valixhes. Vetëm pak minuta më pas, një adoleshent është afruar pranë valixhes dhe e ka marrë atë, por në të njëjtën kohë, forca të shumta policie e kanë rrethuar duke bërë të mundur në këtë mënyrë arrestimin e tij. Menjëherë pas prangosjes, 17-vjeçari është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku është marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkaq, materialet hetimore në ngarkim të të riut, i kaluan Prokurorisë për veprën penalë të gjobëvënies.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Emergjencat, 2 gra shtatzëna dhe një 35 vjecar apel për ndihmë



VEND- Situata nga dëbora vijon të jetë e rënduar, ndërkohë që në mjaft zona kanë vazhduar reshjet e dëborës edhe gjatë natës. Në Pukë janë të bllokuara akset Fushë Arrëz-Kukës, Fush Arrëz-Fierz, ndërsa kalohen me vështirësi edhe me zinxhirë akset Shkodër-Pukë, Pukë-Fushë Arrëz dhe Hadroj-Shpal. Po punohet për hapjen e segmentit Pukë-Qelëz. Pa energji prej 16 ditësh fshatrat Flet, Zath, Kulumri dhe Lajthizë. I kalueshëm pa zinxhirë në njërin krah aksi Morinë-Kalimash.

Ndërkaq kalohen me vështirësi me zinxhirë Kukës-Krumë, Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Kukës-Peshkopi. Të bllokuara gjithe akset e tjera. Në total 18 komuna të bllokuara në gjithë qarkun e Kukësit. Ndërsa në qarkun Dibër janë 27 komuna të bllokuara. Reshje të dendura dhe stuhi dëbore në fshatin Vermosh dhe zonën e Dukagjinit, të cilat janë të bllokuara prej javësh. Kjo situatë vështirëson ndërhyrjen e helikopterëve për ndihma apo emergjencat shëndetësore. Ndërkaq dëbora ka krijuar pengesa në qarkullim edhe brenda qytetit të Shkodrës. Probleme qarkullimi në Qafë Krrabë dhe Qafë Thanë, në qarkun e Elbasanit, ndërsa në Gramsh, mbeten të bllokuara komunat Kukur, Lenijë dhe Poroçan.

Në Librazhd janë të izoluara prej ditësh komunat Lunik, Steblevë, si dhe disa fshatra të komunave Orenjë dhe Stravaj. Reshje dëbore në gjithë qarkun e Korcës, ku janë të kalueshme me zinxhirë të gjitha akset nacionale, ndërsa aksi Korcë-Dardhë i bllokuar prej një jave me dëborën që arrin në trashësinë 4 metra. Disa fshatra në komunat Clirim, Novoselë, Dardhas, Gorë, Proger, Miras dhe Velcan të bllokuar. Te izoluar edhe të gjitha fshatrat në komunën Lekas.

Pukë, e reja në prag lindjeje apel për ndihmë
Një grua shtatzënë në fshatin Blerim të Pukës bën apel për ndihmë.në NEWS24, kreu i Komunës Ndoc Prendi bën me dije se e reja është në prag lindjeje, ndërkohë që kërkon ndërhyrje nga ajri për shkak se bora ka bllokuar prej 16 ditësh fshatin dhe nuk është e mundur asnjë komunikim me fshtatrat e tjerë.

Dibër, një grua shtatzënë dhe një 35 vjecar apel për ndihmë
Kryetari i Komunës së Ostrenit në Dibër njofton për dy raste emergjencash shëndetësore. Sipas tij, një grua shtatzënë dhe një 35-vjecar apelojnë për ndihmë.
Kreu i komunës ka deklaruar se duhet ndërhyrë me helikopter për transportimin e tyre drejt qendrave më të afërta shëndetësore, pasi gjendja e tyre është e rëndë. Pak minuta më parë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili deklaroi se mund të rinisin përsëri operacionet e shpëtimit nga ajri.

Margegaj, humben kontaktet me 2 persona
Kreu i Komunës së Margegaj Rexh Biberaj bën me dije me NEWS24 se kanë humbur kontaktet me dy persona nga fshati Kollak i Komunës Margegaj, për shkak se ndodhen të bllokuar në banesën e tyre në këtë fshat. Kreu i Komunës raporton se shtëpia ndodhet në pyll dhe është e bllokuar dhe nuk ka asnjë kontakt për shkak se erngjia elektrike mungon prej ditësh në këtë zonë. Biberaj bën me dije se ka njoftuar shtabin e emergjences, por ndërhyrja është e vështirë në këtë zonë, ndaj bën thirrje për ndërhyrje nga ajri.

Tre fëmijë të sëmurë në Ostren, babai kërkon ndihmë
Mitat Muca, një banor nga Ostreni në Dibër ka telefonuar mëngjesin e sotëm në News 24 për të kërkuar ndihmë për 3 fëmijët e tij të cilët janë të sëmurë në shtëpi, me temperturë të lartë, ndërsa nuk mund të lëvizin nga shtëpia, për shkak të dëborës.

“Fëmijët kanë temperaturë të lartë, nuk mund të shkojmë deri në qendrën shëndetësore, trashësia e dëborës është e madhe, shkon mbi 1,5 metra”, shprehet Muca.

Dëbora, zhduken 9 persona në Lekbibaj të Tropojës
Mijëra banorë nga zona të ndryshme të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuar nga dëbora. Situata është më problematike në Veri të vendit, ku trashësia e dëborës ka arritur mbi 3 metra. Mësohet se 9 persona kanë humbur që prej 10 ditësh kontaktet me të afërmit dhe familjarët e tyre, në zonën e thellë të Lekbibajt në Tropojë. Njoftimi është dhënë nga kryetari i Komunës së Nikaj-Mërtur, Gëzim Meshaj, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare. Ai ka kërkuar ndihmën e instancave shtetërore, për të dërguar një helikopter dhe për të parë nga afër situatën në këtë zonë të thellë. Sipas kreut të komunës, në fshatin Curraj të Epërme banojnë vetëm 9 personat e humbur. Ndërkohë, Gjelosh Prebibaj, vëllai i njërit prej personave të humbur ka kërkuar dje ndihmën e shtetit, për të mësuar mbi fatin e tyre. Reshjet e mëdha të dëborës në zonat e thella malore, përveçse problemeve në qarkullim, kanë dëmtuar disa shtëpi banimi në Kukës, Tropojë dhe Bulqizë. Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe komunat e thella malore në Qarkun e Korçës, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Tiranë, 18-vjecari plagoset më armë zjarri nga shoku i shkollës



TIRANث- Një gjimnazist 18-vjecar ka mbetur i plagosur, pasi ëështë qëlluar me armë zjarri nga një shok shkolle mesditen e sotme në kryqytet

Burime të plocisë së kryeqytetit bëjnë me dije se adoloshenti me inicialet R.Qoshja është qëlluar, në një lokal pranë shkollës së tij ‘Ismail Qemali’.

I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës, ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas policisë gjimnazisti ka marrë një plumb në dorë, ndërkohë që ka marrë edhe një gërvishtje plumbi në kokë.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që mësohet se autori i plagosjes është një gjimnazist i ‘Ismail Qemalit’ në vitin e dytë.
(el.me/BalkanWeb)
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Ish-të përndjekurit, grushta deputetit të PD-së, Ilir Rusmali



TIRANE- Deputeti i PD-së Ilir Rusmali është goditur dje me grushte pak metra larg selisë së parlamentit nga një ish i përndjekur politik. Gazeta Shqiptare shkruan sot se, shkak për grushtat është bërë një rast i rrallë ku kufoma e ish të përndjekurit Grigor Zaharia prej afro një muaji qëndronte në morgun e Tiranës dhe nuk varrosej pasi i ndjeri nuk kishte të afërm dhe miqtë e tij nuk gjenin para për ta varrosur.

Pikërisht dje teksa ish të përndjekurit kërkonin ndihma përpara Kuvendit, për ta varrosur Zaharinë, ka dalë për një kafe nga salla e parlamentit deputeti i PD-së Ilir Rusmali i cili ka kaluar indiferent dhe mospërfillës ndaj arkivolit dhe homazheve të ish të përndjekurve që po bëhej anës rrugës duke mos shprehur asnjë interes se çfarë po ndodhte aty.

Pikërisht ky indiferentizëm i Rusmalit ka sjellë dhe reagimin e ashpër të njërit prej ish të përndjekurve, 47-vjeçarit Lirak Bejko i cili e ka goditur disa herë me grushta në fytyrë.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

4 vjet Pavarësi, Kosova në festë, Tirana me rrugën 'Ibrahim Rugova'


TIRANE- Në vitin e madh kur gjithë kombi shqiptar feston 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova shtet i njohur deri sot nga 88 vende anëtare të OKB-së, sot mbush katër vjet nga shpallja e pavarësisë së saj në 17 shkurtin historik 2008. Njohja më e fundit e Pavarësisë së u bë sot nga Uganda, shteti i 88-të që e njeh atë.

Kosova është në festë, ndërkohë që gëzimit të saj i bashkangjitet e gjithë Shqipëria. Në katër vjetorin Pavarësisë së Kosovës ,Tirana i dha një rruge në kryeqytet, pranë zones së Shallvareve emrin "Ibrahim Rugova". Bashkia e Tiranës me këtë rast priti sot kreun e Komunës së Prishtinës Isa Mustafa. Në ceremoninë e emërimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha.

Ndërkohë po sot në Tiranë pritet inagurimi i objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, godina e së cilës ndodhet pranë asaj serbe dhe ruse.

BERISHA: 17 SHKURTI DITA Mث E NDRITUR PثR SHQIPTARثT Nث SHEKUJ
Kryeministri Berisha i pranishëm në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, e cilësoi datën 17 shkurt të vitit 2008, si ditën më të ndritur për shqiptarët ndër shekuj, ndërsa vlerësoi figurën e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, si njeriu që i dha udhë Pavarësisë

“Ibrahim Rugova është arkitekti i Kosovës së pavarur. Përulem me nderim të madh para veprës së këtij burri mendjendritur, misionar i pashoq në gjithë historinë tonë kombëtare. Sot nderojmë kujtimin e Presidentit Rugova me këtë rrugë, sot ditën më të ndritshme në tërë historinë e shqiptarëve, ditën e Pavarësisë së Kosovës, e cila u ndërtua mbi gjakun, flijimin jetë të sakrifikuara të mijëra shqiptarëve, e cila u arrit me forcën e triumfit të Ibrahim Rugovës”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se, shqiptarët shkojnë në 100-vjetorin e Pavarësisë më krenar dhe më të sigurt për të ardhmen.
“Ibrahim Rugova me veprën e tij, me përkushtimin e tij të plotë, me guximin e jashtëzakonshëm bëri të mundur që shqiptarët të vinë në këtë 100 vjetor krenar, të lirë, të siguritë në të ardhmen që meritojnë”, tha kryeministri.

MUSTAFA: KOSOVA E PRIVILIGJUAR PثR NDERIN
Kreu i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa u shpreh i priviligjuar që Shqipëria në 4 vjetorin e Pavarësisë inaguron në kryeqytetin e saj një rrugë në ndër të presidentit historik të Kosovës “Ibrahim “Rugova”

“Ndihem i priviligjuar që ndodhem këtu mes jush për të inaguruar rrugën që do mbajë emrin e presidentit historik të Kosovës. Një rrugë me emrin e Ibrahim Rugovës në Tiranën tonë të bukur është më tepër se historik, pasi përurimi i saj ndodh në përvjetorin e pavarësisë dhe vitin jubilar të Pavarësisë së Shqipërisë. Në emër të Kosovës falenderoj për këtë akt të nderimit të personaliteti të Ibrahim Rugovës, por edhe të nderit ë ayre që luftuar pë lirinë e Kosovës”, - u shpreh Mustafa.

Kreu i Komunës së Kosovës, tha se Rugova u bë emblema e përpjekje të Kosovës për liri dhe pavarësi, ndërkohë cështjen e Kosovës e ktheu në cështje ndërkombëtare.
“Ibrahim Rugova hyri në politk në periudhë të vështirë, ai u bo emblema e përpjekjeve për liri dhe Pavarësinë e Kosovës, dhe cështjen e Kosovës e ktheu në cëhtje ndërkombëtare. Ky vizion u bë platformë nacionale e gjithë Kosova tani e Republikës së Kosovës",- u shpreh Mustafa.

BASHA: KRENAR Qث NDEROJMث BIJTث E KOSOVثS
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë ceremonisë së emërimit të rrugës ‘Ibrahim Rugova’ në kryeqytet, në zonën pranë Shallvareve u shpreh i lumtur që në 4 vjetorin e Pavarësisë kombi shqiptar i bashkangjitet festimeve të Kosovës.
“Besoj se flas në emrin e të gjithëve, kur them se jam i lumtur që ju presim. Në 4 vjetorin e Pavarësisë në nderojmë presidnetin Ibrahim Rugova. Sot një ditë e vecantë për kombin shqiptar dhe krenari për kombin. Dita e Pavarësissë së Kosovës. Nderojmë bijat e bijtë pa të cilat Kosova nuk do ishte e pavarur. Sot dita për të kujtuar dy figuarat emblematike, presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin legjendar Adem Jashari”,- u shpreh Basha.

Basha u shpreh se Rugova ishte i vetmi që artikuoi idenë për pavarësi dhe liri, nën dhunën dhe terrorin serb.
“Ne përulemi para emrit dhe veprës së Ibrahim Rugovës. Ai është simbol i përpjekjeve të Kosovës për Pavarësi, kur të paktët e artikulonin idenë nën dhunën dhe terrorin serb. Qytetarët e Tiranës dhe unë ndjehemi të nderuar se një prej rrugëve të kryeqytetit tonë do mbajë emrin Ibrahim Rugova”,- u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

4 VJET PAVARثSI, KOSOVA Nث FESTث
Në vitin e madh kur gjithë kombi shqiptar feston 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova shtet i njohur deri sot nga 88 vende anëtare të OKB-së, sot mbush katër vjet nga shpallja e pavarësisë së saj në 17 shkurtin historik 2008. Të mbledhur në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, ligjvënësit kosovarë nënshkruan deklaratën e pavarësisë. Asaj i parapriu një rrugëtim i gjatë në vite, por që nisi të marrë formë në vitet e para të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Filloi me grevën e minatorëve të Trepçës, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, për të vazhduar më pas me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, protestën e Lëvizjes Studentore, sulmet e forcave serbe në Prekaz e deri te ngjarja që vuri themelet e historisë së re – bombardimet e Aleancës Veriatlantike në caqet serbe. Fushata e NATO-s, që nisi më 24 qershor të vitit 1999 dhe që zgjati për plot 78 ditë, u karakterizua me dëbimin masiv që u bënë forcat serbe shqiptarëve të Kosovës, ndërsa rezultoi me kapitullimin e autorit të luftës – Sllobodan Milloshevic. U deshën më shumë se tetë vjet që të miratohet shpallja e koordinuar e pavarësisë ndërmjet Washingtonit, Brukselit dhe Prishtinës, sipas planit të ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisari. Kosova sot, katër vjet pas krijimit të shtetësisë? Ajo ka siguruar njohje prej 87 shtetesh ndërkombëtare.

Në ditët e para të lindjes, shtetësia e Kosovës është pranuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, Austria. Kosova është njohur edhe nga të gjitha shtetet përbërëse të ish-Jugosllavisë, përjashtuar këtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë.Por, pengesa të konsiderueshme për shkak të mosnjohjes vlerësohet se paraqesin pesë vendet e Bashkimit Evropian - Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania - që, sot e kësaj dite, nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë. Mosunifikimi i bllokut 27-anëtarësh mbetet sfidë për Kosovën sa i përket integrimit, por jo vetëm. Në marsin e vitit të kaluar, Prishtina zyrtare ka hyrë në një proces që nga aktorët ndërkombëtarë është mirëpritur, por jo edhe nga të gjithë kosovarët – dialogu me Beogradin për, siç është thënë, çështjet e pazgjidhura teknike. Procesi nuk mund të konsiderohet më pak sfidant për Kosovën, pasi shteti serb vazhdon të mos zbatojë si duhet marrëveshjet që kanë arritur palët, si dhe të shfaqë pengesa për arritjen e kompromiseve të reja. Përfaqësimi i Prishtinës në nisma rajonale është shkaku i ngecjes disamuajshe të negociatave, me gjithë thirrjet e Brukselit, si ndërmjetësues në proces, që palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve. Beogradi do që Kosova të përfaqësohet nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, por një gjë e tillë kundërshtohet fuqishëm nga vetë Kosova, e cila do që të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran. Kjo është vetëm njëra nga këmbënguljet e autoriteteve kosovare, të cilat i pret edhe realizimi i premtimeve të tjera: qytetarët kosovarë duan liri të lëvizjes – Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Gramsh, Shefi i Kirurgjisë: Spitali prej vitesh pa reanimator

GRAMSH- Mungesa e një reanimatori ka vështirësuar punën për mjekët e spitalit të Gramshit, të cilët shpesh në raste emergjencash shëndetësore detyrohen të nisin pacientët drejt Elbasanit apo Tiranës.

Sipas shefit të Kirurgjisë Qemal Zani, prania e reanimatorit është mëse e nevojshme, pasi kjo shmang rrezikun për pacientët në gjendje të rëndë, për të cilët distanca kohore prej 1 ore, drejt qytetit më të afërt është rrezik për jetën.

“Mungesa e reanimatorit shkakton shumë vështirësi. Kemi vite që reanimacionin e mbulojmë më shumë me shoqëri që nga Elbasani. Problem është kur ka raste urgjente, ne detyrohemi t’i nisim drejt Elbasanit e Tiranës”, tha Zani.

Por një tjetër problem që shkakton mungesa e reanimatorit është radha e pacientëve që presin për ndërhyrje kirurgjikale, derisa në spital të paraqitet mjeku i ardhur nga Elbasani.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Elbasan, shfrytëzonin 26-vejcare, në pranga 2 persona


ELBASAN- Arrestohet dy persona në Elbasan me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Policia ka zbuluar rrjetin, i cili prej disa muajsh vepronte në këtë qytet. Në pranga janë vënë mëngjesin e sotëm 26-vjecarja S.Bullari si dhe 27-vjecari Edmond Seferi.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se prej 5 muajsh Seferi siguronte klientë të ndryshëm, të cilët kundrejt një pagese prej 5 mijë lekësh të reja kryenin marrëdhenie seksuale me 26-vjecaren nga komuna Pajove. Po hetohet peë përfshirjen e mundshme edhe të personave të tjerë në këtë rrjet prostitucioni.
(el.me/news24/BalkanWeb)



21 janari, Apeli rivlerëson masën e sigurisë për Ndrea Prendin


TIRANث-Gjykata e Apelit pritet të zhvillojë sot në orën 10:30 seancën gjyqësore me dyer të mbyllura për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i cili akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtajt më 21 janar. Apeli shqyrton rivlerësimin e masës pas provave të reja të paraqitura nga Prokuroria.

Në seancën e sotme pritet që Apeli të vendosë për të dytën herë për fatin e ish Komandantit të Gardës së Republikës së Shqipërisë, nëse ai do të vijojë të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ apo dot ndryshojë masën në ‘arrest me burg’.

ثshtë Prokuroria që iu drejtuar Gjykatës së Tiranës për të ndyshuar vendimin, por kjo e fundit vendosi që cështjen të shqrojë Gjykata e Apelit.

Prokuroria kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga 'arrest shtëpie' në 'burg' me pretendimin se ekzistojnë dyshime te arsyeshme për implikimin e Ndre Prendit në ngjarjet e 21 janarit. Për Prokurorine, ish- komandanti i Gardes, Ndrea Prendi ka qëlluar me armë në drejtim të turmës ne 21 janar 2011 gjate demonstrates para selisë së Kryeministrisë. Ndërkohë që njëri nga plumbat e dalë nga pistoleta e Prendit, pretendohet se ka vrarë shtetasin Faik Myrtaj.Trupi gjykues i kryesuar nga Hysni Demiraj, do të vendosë për faktet e reja që paraqet sot Prokuroria. Gazetarja e NEWS24 Klodjana Lala bën me dije se provat e reja të Prokurorisë kanë të bëjnë me disa mandate tërheqjeje që vërtetojnë se pistoleta e përdorur në 21 janar, i përket Ndrea Prendit.

Gjykata e Apelit në Tiranë më 8 shkurt rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë se ‘arrestit në burg’, ndaj ish- komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit, duke lënë në fuqi masën e arrestit në shtëpi ndaj te pandehurit Prendit.
(el.me/BalkanWeb)
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Vrasja e laborantes, pranga burrit të Eleni Bashos


TIRANE-Pa kaluar as një muaj nga dita kur Eleni Basho u ekzekutua me tre plumba në derën e shtëpisë, policia i ka shtrënguar prangat në duar bashkëshortit të saj, Ilia Basho.

Lajmi u botua sot ne Gazeta Shqiptare pasi u konfirmua nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, e cila pretendon se ka prova të forta që vërtetojnë implikimin e Bashos në vrasjen e të shoqes.

Drejtori i Policisë së Tiranës Berndard Caushaj bëri të ditur sot paradite zyrtarisht se bashkëshorti i laborantes është arrestuar nën dyshimin se është bashkëpunëtor në vrasjen e Eleni Bashos.

GSH shkruan sot se ne fakt, Ilia Basho është dyshuar që në krye të herës për ekzekutimin e nënës së dy fëmijëve vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në Shkozë të Tiranës, por ai kishte dhënë në polici një alibi të fortë sikur ndodhej në një farmaci shumë larg shtëpisë në momentin kur është vrarë gruaja e tij. Por, policia ka mundur të sigurojë provat për ta dërguar prapa hekurave. Motivi i vrasjes së 2 shkurtit dyshohet të ketë ardhur për shkak të zënkave dhe konflikteve të forta në çift, që kishin lindur si pasojë e një lidhje jashtëmartesore që kishte pasur Ilia Basho për afro një vit. Mesa duket Eleni nuk e ka pranuar një fakt të tillë, e për këtë shkak përplasjet mes tyre ishin bërë të vazhdueshme, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e jetesës së përbashkët.

Vrasja e Eleni Bashos ndodhi mbremjen e 2 shkurtit ne Shkoze ku laborantaj ka biznesin dhe banesen. Vetem 1 ore me pas po ne Tirane nga plumbat qe iu shkrehen disa personave ne nje automjet tek Komunat e Parisit u vra aksidentalisht nje tjeter femer, Megi Hysa.
(Lajmi i plote sot ne GazetaShqiptare).

(d.b/BalkanWeb)
 

Indola

Adiafori otan prepei
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Do ju lutesha keto lajme mos i permblidhnit keshtu sepse nuk ndihmojne fare per ti bere postim ne FB.
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Do ju lutesha keto lajme mos i permblidhnit keshtu sepse nuk ndihmojne fare per ti bere postim ne FB.

Do ta diskutojm dhe nje her kte Kamia flm per sygjerimin :D
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top