LAJMI I FUNDIT: Një rast i ri me COVID-19 konfirmohet te Milan

Milan zyrtarisht ka njoftuar se mbrojtësi Matteo Gabbia ka dalë pozitiv në COVID-19, ndërsa ishte i angazhuar te Kombëtarja U21 e Italisë.​

pjj.jpg
lg.php

Qendërmbrojtësi 20 vjeçar po përgatitej të luante ndeshjen e tij të katërt me Italinë në Islandë këtë javë, por Milani konfirmoi se ai ka dalë pozitiv, përcjell lajmi.net.

“AC Milan është informuar se Matteo Gabbia, aktualisht i angazhuar me Kombëtaren U21 të Italisë në Islandë, ka dalë pozitiv në COVID-19”, thuhet në deklaratën e klubit.

Si te Milan, ashtu edhe tek Inter, janë lajmëruar disa raste me COVID-19, që rreziojnë shtyrjen e derbit ‘Madonnina’, i parashikuar të luhet pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Te Milan, me COVID-19 janë prekur Zlatan Ibrahimovic dhe Leo Duarte./Lajmi.net/
 
Prandaj barazuan 2 me 2 me kampionen e Portugalise keta, me ate skuadren e papermbajtshme, he mo si e ka ajo, ..........eshte shume skuader e njohur ne gjithe boten......puuuuu, s'me vjen tani......ah po superskuadra e Rio Aves??
 
Top