“Lamtumirë pasuri! Për 48 orë vjen formulari”/ Rama tregon si do të verifikohen kriminelët nga SPAK

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
assas.jpg


“Nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre”, kështu do fillojë hetimi për pasurinë nga krimi sipas asaj çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama.






“Dhe pastaj formulari do të shkojë te SPAK-u dhe nga SPAK- u në gjykatë dhe ata do të duhet të vijnë para gjykatësit dhe të tregojnë sa fort kanë punuar tokën dhe sa shumë ullinj dhe portokalle kanë mbledhur, sa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, sa shumë janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, sa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda apo jashtë vendit, nëse duan ti mbajnë ato pasuri, për ndryshe gjithcka që kanë sot, nesër do të jetë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e policisë së shtetit.
Kjo nuk do të vijojë si ato proceset ku në fund persona me burgim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet, por kjo ka afate. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK, deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona e juaj, jo e imja, por e të gjithëve që e gëzojnë ata” deklaroi ai.
Paketa Anti-KÇK tha kryeministri Edi Rama :parashikon bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit. Parashikon bllokimin e lëvizjes jashtë njësisë administrative. Jo të nisen me autokolona me makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në planin e Himarës në mes të sezonit. Paketa parashikon mos pjesëmarrjen me ligj të tyre dhe familjarëve të tyre në tendera.
E fundit, për prokurorët dhe gjykatësit që godasin shtetin jo me plumba por më keq se plumbi me çekiçin e drejtësisë. Jo përballë por mbas shpine.
Paketa kërkon brenda tre ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe nisjen e hetimit. Ata janë bashkë edhe tani që po na shohin dhe unë ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin.”


Top Channel
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Per here te pare ne keto vite qe je kryeminister po ta pelqej nji ligj qe ti po nxjerr
ama
Ne fillim Duhet te nisesh nga vetja
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Grim ende beson se do te behet kjo gje ???

hahahaahhahaahahaha
 

Grim

Antar Aktiv
Vinjol, 2-3 arrestime do bëhen për show, të rikujtoj dhe mbylljen e bizneseve si Tajvani, të gjitha show mediatik.
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
dhe ato 2 a 3 arrestime qe do behen do rezultojne arrestime pa fakte
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Nuk kuptoj nje gje
Perse del e prononcohet Rama per SPAK
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Thuaj kte tjetren pse bie dakort per zgjedhje te parakohshme
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Gjo mo e shemtut se kjo..si bunker lol
ndersa une e shof si supervile
e mbaje mend PO su be e tille
thjesht dekoret jane lene per me vone
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
ndersa une e shof si supervile
e mbaje mend PO su be e tille
thjesht dekoret jane lene per me vone
Ti ke sy artisti si Rama te keqen ..se po qe supervile ajo
Vila ime dhe e marles i bie me qene super duper vile lol
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
@Moonlight mos qesh se e kam seriozisht. Pasi nese do te zbatohej siç duhet jam ok, por nese do te jete per gjueti demokratesh, uroj qe mos ta kete seriozisht.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
@Moonlight mos qesh se e kam seriozisht. Pasi nese do te zbatohej siç duhet jam ok, por nese do te jete per gjueti demokratesh, uroj qe mos ta kete seriozisht.
Kurse mua sma ndjen hic c'lloj gjuetie do jete
Se si ashtu ,si keshtu une rehat jam
Asigjo skam lol
 
Serioze tani. Ndjese per chit chatin

Mua me duket kot flluske sapuni njesoj si vetingu njesoj dhe si institucionet qe ngriten kohet e fundit.

Le ta filloje me gjykatesit dhe prokuroret qe nuk kaluan vetingun me pas qeveritaret parlamentaret politikanet dhe biznesi. Cdo gje ketu eshte e kap me korrupsionin krimin drogen.

Pra keta dine si behet por nuk duan.
 
Top