• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lasgush Poradeci, gjeniu me pilulë cianuri në xhep

kadare-me-lasgushin.jpg


Shekullin e shkuar ne shqiptarët kemi pasur një poet që nuk e kemi kuptuar si duhet, sidomos vlerën e artit të tij.

Ishte Lasgush Poradeci, i cili shkroi vargje që depërtuan aq thellë në shpitin e shqiptarëve saqë ata vendosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin, që një qytet të tërë ta quajnë: “Pogradeci i Lasgushit”.

Lasgush Poradeci e pati kulmin e krijimtarisë në mesin e viteve ‘30, të shekullit të shkuar, duke firmosur poezi nga ato që shkruhen vetëm njëherë.

Poezitë e tij “Vdekja e Nositit”, “Poradeci” apo “Trashëgimi” e ndonjë tjetër, për nga vlerat e mesazhi, i kapërcejnë lehtësisht kufijtë e Shqipërisë duke u renditur në nivele dinjitoze të letërsisë më të mirë Europiane apo qoftë Botërore.

Por Lasgush Poradeci shkroi poezi deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe më tej u tërhoq. Ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri kishte sjellë një klimë krejtësisht të papërshtatshme për poetin e madh.

Lasgush Poradeci, edhe pse shumëkush, nisur nga gjimnazistët që studjonin poezinë e tij, e dinin të vdekur, jetoi deri në vitin 1987, duke u përballur me jetën e vështirë dhe sidomos me çuditë e letërsisë së realizimit socialist, të cilat nuk linte asnjë rast pa i qesëndisur.

Por në jetën e tij kishte edhe një tjetër anë të medaljes.

Lasgush Poradeci, thellë në qënien e vet jetonte me një frikë e ankth i pazakontë.

Duke e lëvizur veten në drejtim të kundërt të rrymës, duke fshikulluar lart e poshtë çuditë e regjimit komunist, duke parë se si të njohur e miq përfundonin burgjeve nën akuzën e agjitacion – propagandës, duket edhe atë kishte nisur ta mundonte frika, një situatë së cilës ai i ishte përgjigjur me një zgjidhje eventuale dramatike.

Vaso Samsuri, një nga miqtë e tij të ngushtë rrëfen sesi poeti i madh mbante me vete një pilulë cianuri që ta përdorte për çdo rast për të helmuar veten, nëse policia politike e kohës do e arrestonte…

Pikërisht një numër detajesh edhe interesante, edhe të pabesueshme, nga jetën e poetit të madh të liqenit gjatë periudhës së komunismit, sjell dokumentari më i ri i ciklit ABC STORY, qëu shfaq premierë sot në mbrëmje, në orën 22:15 në televizionin ABC NEWS./abcnews.al
 
Top