• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Leter prinderve

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Leter prinderve nga drejtori i nje shkolle ne Singapor!

Drejtori i një shkolle në Singapor, një ndër shtetet me nivelin më të lartë të arsimit në botë, u ka dërguar këtë letër fantastike prindërve të nxënësve të shkollës së tij.



Të dashur prindër,

Provimet e fëmijëve tuaj do të fillojnë së shpejti. E di që të gjithë jeni në ankth, sepse doni që fëmija juaj të dalë sa më mirë.

Por ju lutem, mos harroni, mes nxënësve që do të ulen për provime, ndodhet një artist, i cili nuk ka nevojë të dijë shumë për matematikën.

Ndodhet një sipërmarrës, i cili nuk do t’ia dijë për Historinë, apo Letërsinë angleze.

Ndodhet një muzikant, notat e të cilit në Kimi nuk kanë rëndësi fare.

Ndodhet një sportist, për të cilin gjendja fizike është më e rëndësishme se Fizika.

Nëse fëmija juaj merr notat më të larta, atëherë shumë mirë! Por nëse jo, ju lutem mos ua hiqni vetëbesimin dhe dinjitetin.

Thuajuni që nuk ka problem, është thjeshtë një provim! Ata janë të prerë për gjëra shumë më të mëdha në jetë.

Thuajuni se, sido që të dalin, ju i doni dhe nuk do i gjykoni.

Ju lutem bëjeni këtë, dhe kur ta bëni, shihni që fëmijët tuaj do të pushtojnë botën. Një provim apo notë e ulët, nuk do ua heqë atyre ëndrrat dhe talentin.

Dhe ju lutem, mos mendoni se doktorët dhe inxhinierët janë njerëzit më të lumtur në botë.

Me përshëndetje të ngrohta,

Drejtori
//bota.al

Mora shkas nga ky shkrim per ta patur kete teme si leter per prinderit!
C'keshilla duhet ti japim vetes qe ti ndihmojme femije tane?!
Mund te jene fjale tuajat por dhe te personaliteteve, apo lajme. :)
 
Last edited:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Leter prinderve

Une kam nje mesazh per Prinderit Politikane!

Boll i uruat femite ne kete dite shkollore!
Boll i keshilluat te behen njerez te ndershem, te ditur, te virtytshem.
Mjafton tu thoni vetem: MOS U BENI SI NE!
 
Top