• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Letraret e rinj!

Status
E mbyllur për postime të tjera.
M

Morfina

Dicka qe se kam postuar kurre. :) mos ulerasni ?


Te duket e pa mundur apo jo?! Te zgjohesh. Te hapesh syte drejt te paditures. Te rrezosh idealet e tua thejsht per ti dalur kundra botes. Gezo shpirti im, digju, zemerohu, sfilitu trego te pa thenat e tua. Mos u fsheh me, ler tingujt e lire. Thyej zinxhiret e heshtjes, kerko me ze te lart ulerit. Fjale te bukura, germa te acaruara, shikime qe te ngjallin mall. Dhe aty ne ato momente kur ti i kerkon me ngulm cdo gje bie posht. Njollosur, zhgarravitur, grisur ne persorsmerin qe din vetem ti.
 

NGU

Wild child full of grace 💫
E kuptoj se cdo te thote te keshe mungese dickaje. Te duket gjithmone e me e mire dhe terheqese kur e sheh te pranishme te te tjeret. Mundohesh, e arrin qellimin, e zevendeson me dicka edhe me te bukur, edhe me te mire apo edhe me te shtrenjte. Ndoshta me dicka qe nuk e ka askush. Pa prit nje here! Mund te zevendesosh njerezit? Po ti blesh ata apo ti huazosh ashtu sic mund te besh me gjerat e zakonshme? Dhe kur eshte fjala per prinderit, qe ndryshe nga dashnoret ata nuk mund te zevendesohen asnjehere, mund te kesh ndonje pergjigje? Ti ndjehesh keq nese nuk e ke nje dicka si dikush, por e mendon ndonjehere sesi ndjehet dikush qe nuk e ka nje prind qe ti e ke...!
 

Monique

Staf në FV.AL
1001 jete me ty!


Te shoh dhe as veten me se njoh!
Koken pas e kthej dhe befas ndjej si shpirti im ,shkeputet nga une dhe drejt teje vrapon. Kohe e shkuar me kthehet , e ndjej ato emocione te frikshme ,duart me dridheshin vetem teksa silueten tende nga larg shihja, zemra vendit gati dilte per te arritur nje cast e me pare tek ti, e te shkrihej ne nje perqafim.
Ti ma ke pritur gjithmonë krahehapur zemren, ne duart e tua ka rene gjithnje e bute, ajo lozonjare ndjesish qe mi ben gjithe qelizat te dridhen. Ajo dreq zemer qe eshte peng i mbetur tek ti.
Frika ne cdo cast me ndiqte ,sepse e dija se asgje nuk do zgjaste dhe nuk doja te harroja endrrat e mia, sesi jeta me drejtonte ne cdo moment drejt teje.
Ndjeja se kudo te isha , kudo te shkoja , ti do ishe kulmi I jetes , e kurdo qe kthehem perballe teje shpirti grimcash behet.
E kupton valle sa me demton?! Nga bota me vecon , nje tjeter dimension me jep ..ate te ndjesive , te emocioneve, te shkendijave, te cmendurive , te paharrueshmes , me ty veten harroj!
Ne cdo moment me ty harroja, harroja botes ku perkisja , ende harroj ne cdo ritakim tonin sepse historia jone perseritet, dhe riperseritet si rrotullimi yne rreth diellit.
E di valle c’fuqi poseidon? Ate me te cilen mua mberthyer brenda vetes me mban perhere e me shume,sa une ne pranine tende zgjedh te hesht ,nuk mundem te vrapoj sepse cdo ndjesi eshte e frikshme , filli i cdo mendimi keputet, frymarrja me ndalet, e zemra humb bioritmet e saj….
E kupton valle se je hidherimi im me i embel?! Forca e 1001 buzeqeshjeve te mia…..e 1001 hijeve te ndryshueshmerise sime , e 1001 cmendurive te mia….
Qendro ky qe je dhe me ler te te dua ,sepse je i gjithi nje copez dashuri!
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1698269


Ti ishe gjithcka per te!

Ajo te deshi pa kushte, dhe luftoi per ty me cdo force te brendshme te sajen. Kish sy vetem per ty dhe u perpoq te japi gjithcka kish per ty.

U perpoq te arrinte pritshmerite e tua dhe te ish ajo qe ti deshe te ishte.
Ajo e dinte se nuk ishte perfekte por u mundua forcerisht te ish sadopak perfekte per ty. Donte te degjonte nga ti se ish kaq e bukur ne joperfeksionin e saj.

Por ajo cka donte me shume ishte , te ish me ty!

Ishe ti ai qe i mbushi syte e saj plot shkelqim e deshire. Ai qe trupin e saj e bente te dridhej nen cdo prekje. Ai qe zemren ia mbyti ne nje rrahje e brenda saj rreh vetem per ty.

Ajo donte sadopak te te bente te ndiheshe mire. Donte kaq shume te ishte arsyeja e buzeqeshjen tende ne momentet tuaja.
Ajo vuri cdo prioritet menjane keshtu mund te ishe ti i pari prioritet..
Ajo donte me te miren tende!
Ajo arriti pakuptuar te donte cdo copez tende , te mire e te keqe. Dha shpirtin, mendjen, dhe zemren e saj kundrejt asgjeje ne kembim.

Dhe ti cfare bere?

E more te mireqene. Asnjehere ndjenjat s'ia ktheve mbrapsht. Ia more ate copez zemre , i'a theve dhe e le te mbledhi cdo copez te mbetur vete..

Ajo te pranoi sic ti erdhe, me gabimet e tua, rremujen tende, pasigurite , frikerat dhe pendesat e tua. Kurre s' u perpoq te te ndryshonte, sepse per te ishe perfekt ashtu sic ishe!

Ndoshta ti meritoje urrejtjen e saj ,por ajo s'mund te te urrente ty...thjesht s'mundte..

Sa here e genjeje? Sa here e bere te ndihej e tepert? Sa here e lendove? Valle veten e ke pyetur?

Jo sepse ti s'u shqetesove kurre ta pyesje si ajo ndihej sepse gjithcka rrotullohej rreth teje dhe per sa kohe qe ajo ish kur ti doje....per ty mjaftonte! Ajo duhet te te urrente pikerisht per egoizmin tend te pafre..

Ti ishe egoist sepse e kishe ne jeten tende dhe e kishe sipas rregullave te tua dhe kaq serisht te mjaftonte.

Ajo donte te qendronte por ti e cove pertej cdo limiti te saj.

U mundua shume qe ti bente gjerat te funksionon mes jush. Shpresoi se ndjenjat e saj do te benin ty ,te ndryshoje menyren si silleshe me te.

Ajo mendonte se ndjenjat e saj do ngrohnin e preknin sadopak ate zemren tende diabolike. Por kjo nuk ndodhi dhe e gjitha mbeti thjesht nje enderr e larget.

Ajo gaboi vetem ne nje pike....te te donte ty pertej limitit te percaktuar qe me heret! Por a komandohet nje zemer?!
Ti e more te mireqene. Besove se cdo gje thoje e beje ,ajo kurre sdo kish forcen te largohej....sepse ti e dije me ndergjegje sesa brenda saj tanime ishe!

Ti e dije se pavaresisht hereve qe e genjeje, ajo gjithnje do te jepte nje shanc tjeter dhe ti kishe te drejte!

Luajte me naivitetin e saj sepse nje njeri i dashuruar eehte thjesht naiv! Besonte ...donte te besonte sepse te donte ne jeten e saj.
Ashtu pakuptuar ti kishe pjeseza te saja ,te cilat ajo nuk do ti kete me kurre!

Por harrove dicka....edhe durimi i saj e kish nje limit! Kuptoi me ne fund se ti nuk ndjeje asgje per te ,sepse s'kish si shpjegohej ndryshe. Dikush qe ndjen ,nuk ka forcen t'a shkaterroj tjetrin. Sepse shpresat e deshirat sic ia ndeze ne nje vertik ia shuajte...e ti se kuptove kurre kete....ishe shume i zene per t'a kuptuar ne fund te fundit.

Kupto dicka , ajo nuk iku sepse ishte egoiste e as e dobet....ajo iku sepse nuk mundej me ,me menyren si ti e trajtoje.

Nuk mund te ishte me opsioni i dyte, ajo qe mbushte vakumet qe linin te "tjerat". Iku sepse rezistoi gjate si asnjehere me pare.
Iku sepse ti nuk i dhe asnje arsye per te qendruar me!
 
Redaktimi i fundit:

Ledia1

Antarë i Respektuar
nje personi te vecante
Per ty!!

Kete leter shkruaj per ty"Ylli im",
Me fjalet qe rrjedhin nga Zemra dhe shpirti im!
Ku ti gjej fjalet me te mirat per ty??,,
Ska fjale te pershkruaj ate qe ndiej per ty,
por dot mundohem ti gjej thell ne zemren time.!!!!

Prej momentit te pare qe te njoha e ndjeja nje lloj simpatie ndaj teje,
por kurre s'kisha menduar se do te ishim diq me teper se shoke,
Fillove ngadal te hyje ne zemren time,ne endrrat e mia,ne boten time,
u bere pjese e jetes sime,
Ne fillim nuk deshta qe ti te hysh ne zemren time ,
por e kuptova se kam nevoj per nje njeri si ty...
Tek ti gjeta veten dhe kuptova Misterin e quajtur "Dashuri",
se at qe ndjej per ty,se kisha ndjer kurr me par!
Ne pranin tende ndihesha e persosur dhe asgje sme mungonte...
Qastet qe i kam kaluar me ty,
dot mbeten thesari me i bukur i kujtimeve te mia....
Ti je kujtesa e veqante e jetes time..
Jeta din te jete e vrazhde dhe e poshter,
por ta takosh nje person si ty ....Bota eshte nje Mrekulli,
Krenohem qe mu ka jep munesia te njohtoj nje person si ty,
Lidhja jon ishte e perkohshme por besoj, Dashuri e perjetshme....

Pa ty do te jetoj ne nje pjese te Botes se erret,
ku drita dhe rrezet e diellit nuk me ngrohin do te ndjej mungesen tende,
do me mungoj zeri yt i embel qe me pesperiste deri ne oret e vona.....
Sa me mall do e kujtoj lumturin dhe vuajtjen qe e ndanim se bashku,
Ne oret e vona ne vetmi,do te rri dhe do pys veten,a thu ku je ti??,
a mendon per mua,.at djeg malli per mua,si mu per ty!!??
Aka faj zemra qe aq fort te don,athu kush eshte fajtor qe nuk jemi bashk..??
"Mallkuar qofsh moj Jete"
Me vret qe kurr sdo te kem pran,e te tregoj se sa te dua...
ndoshta sdo te me jepet as rasti as te takoj..se keshtu deshe ti shpirt
Por kjo jet duhet vazhduar...



Nga thellsia e Zemres te uroj Yll,Jeta jote te shkon atshu sic ke deshir ti.....
Te realizohet qdo Enderr,te arrish qdo qellim qe ke para syve.!
Shpresoj qe edhe vitet e tua me radh qe dot vijn,te jen edhe
ma te gezushme dhe me plot lumturi ashtu qysh e meriton ti ,
Dashuria gjithmone le ta ngroh shpirtin tende,
Por nje mos harroo une jam me ty,ne qdo moment,
mos harroo Diku ne Bot eshte nje person qe kurr ste harron,
Qe gjithnje per ty mendon(Kur nuk je vetun,mu me ke gjith ne Zemer).!
Gjithmone dot mbetesh thelle ne Zemren time,
Je nje person i veqant thuja se i persosur per mua.!? ❤ta du shpirtin ❤
 
Redaktimi i fundit:

Ledia1

Antarë i Respektuar
Perse zemra ime rreh fort kur degjoj zerin tend?
perse trupi im dhe shpirti im ndjejne emocion te forte kur
kujtojne fjalet e tua "te kam jete, "te kam zemer,
perse kur shoh fotot e tua emocionet e mia rriten per te krijuar kete ndjenje kaq te bukur sic eshte dashuria?
edhe pse tani sje ketu ne krahet e mi te ndjej aq prane zemres time dhe shpirtit tim, ashtu sic kam ndjere per askend tjeter.
mbremjeve kur mbyll syte mendja me eshte drejtuar tek ty.
mendoj per diten kur do ndjej puthjet e tua, e dora jote do ledhatoje lehte trupin tim.
endrra ime i eshte drejtuar nates sepse ateher mund te rri me ty, te fle me ty, te enderroj ne krahet e tu, te ndjehem e mbrojtur dhe e dashuruar nga ty pergjithmone dhe te degjoj duke me thene: Ta du shpirtin
 

Ledia1

Antarë i Respektuar
Kush dashuron, është gjithmonë i prirur t'i kthejë shpinën së keqes duke u përqendruar te bukuria, mirësia, gëzimi. Megjithëse është i ndërgjegjshëm edhe për faqen e errët të jetës, përpiqet t'i shmanget tërheqjes në këtë drejtim. Mendimi shqetësues për çdo gjë, që është e dënueshme në botën tonë, na pengon të shohim gjithçka, të bindemi ç'është e bukur dhe e drejtë. Nga ana tjetër, zgjidhjet bëhen më të dukshme në dritën e mundësive. Bukuria dhe mirësia janë forca të mëdha kundër shëmtimit dhe të keqes. Njerëzit e këqinj kërkojnë (dhe e quajne të pashmangshme) miratimin e sjelljes së tyre të keqe njëlloj si edhe njerëzit e mirë kërkojnë dhe gjejnë dritën e jetës.Gjithnjë gjendemi përpara këtij realiteti që na shoqëron. Megjithatë, ndryshimi është thelbësor për një vendim dhe i thjeshtë për të na hapur syte.
 

Monique

Staf në FV.AL
Nje dite e dashur, do kthesh koken e pas e do rremosh ne te shkuaren tende , cdo detaj jete te jetuar.
Diku do qeshesh , diku do ndjesh mall, diku do vrenjtesh, diku dhimbjen do kujtosh , diku dashurine do ndjesh si kujtimin me te bukur te diteve te tua.
Thone se kjo eshte jeta , ku grimcat e lumturise jane kaq te vogla , por kane peshen e nje jete te tere....

Diku do shohesh veten pjese e nje drame njerezore, diku do e shohesh pjese e nje perralle nga ato qe vetem neper libra diten ti shkruajne...
Por mos harro .....jeta me shume eshte nje Fabul ,sesa nje Perralle. Ndryshimi midis te dyjave?
Nje Perralle ka nje fund te embel....nje Fabul jane deshtimet e tua nga ku mesove kaq shume .....Dhe mos harro, deshtimet jane njerezore dhe ti je njerezore.
Sepse e tere jeta eshte nje fabul mizore....ku une e ti u perballem keqazi!
 

Monique

Staf në FV.AL
Ti asnjehere sdo dish cfare ndodh ne kete jete, sepse gjithcka duket here si maje e here si humnere.
Mund te zgjedhesh ku te shkosh , por mos harro je vetem nje grimez rere ne kete hapsire.
Edhe kur e sheh veten si nje person i rendesishem, apo dukesh si e forte...
Ti nuk mund ti mbash dot lotet, kur toka shembet nen kembet e tua.
Jeta? - nje hapsire surprizash edhe kur ti beson se ska mbetur me asnje sekret i pazbuluar tashme.
Gjithcka ti sheh perpara teje eshte vetem nje genjeshter e madhe.
Mos lejo friken e dhimbjes se pamohueshme te te mbys!!!
 

Monique

Staf në FV.AL
Ty te kam humbur aq shume here, saqe rrezikoj te humb edhe veten, e di?
Prandaj mendoj se nuk jemi shume serioz, ne te dy, sepse lamtumirat duhet te jene pergjithmone, por siç i themi ne, ne fakt nuk i thote askush, sepse themi qe nuk do i flasim me kurre njeri tjetrit, por sa kthejme shpatullat, ndjekim hapat e njeri- tjetrit.
Kaloj dite duke te kerkuar, kalon dite duke me kerkuar, pastaj fillojme te flasim, çdo here si hera e pare, dhe çdo here dashurohemi dhe me pas zhdukemi.
Zhdukemi vetem qe te ritakohemi, dhe per tu rihumbur perseri, te humbas, me humbet, dhe nuk e di me se ke humbas dhe kerkoj, ty apo veten, sepse une te kerkoj, tani qe nuk te kerkoj me fare...........



A.M
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Staf në FV.AL
Zilja e alarmit fillon te bjere ne ate melodine e saj cjerrse dhe acaruese. Zgjas doren dhe e fik, edhe pak, edhe 5 minuta. Ai 5 minuti eshte me I embli moment, me I dashuri teksa perhumbesh ne endrra te bukura, e me mendje aspak koshiente lundron ne boshllek, por 5 minuta kalojne kaq shpejt dhe befas ridegjon serisht zilen acaruese…
Pas nje ore veshur dhe para pasqyres mundohesh ti vjedhesh fytyres se lodhur tashme nga e djeshme, nje buzeqeshje. Cdo dite ka buzeqeshjen e saj magjike!
Shtrengon gjithe muskujt e fytyres dhe ajo qe sheh eshte vetem nje zgerdhirje, buzeqeshja keto kohe ka fluturuar larg. Nje ehh del nga buzet gjysem te hapura dhe sheh keqardhjen ne syte qe as make up nuk e fsheh dot trishtimin.
Del dhe ulesh tek kafja perballe shtepise, kamarieri as te pyet cfare do porositesh pasi per cdo dite ti porosit te njejten gje, ulesh ne te njejtin vend (komoditet I mengjesit te zgjedhesh), dhe teksa pret kafene degjon brenda vetes ate zerin qe kaq shume e ke shtypur se fundmi. Te acaron sepse e verteta keto kohe te vret…jetove kaq gjate ne genjeshter sa tashme e ke te pamundur te pranosh perballjen me te! Se fundmi ke bere kaq shume dialogje sa ndihesh e ezauruar, ndoshta sepse vetem ajo te ka mbetur? Jo jo ti e di qe jo, por ndoshta eshte e vetmja qe di cdo te vertete, edhe ato qe ti si pranon….Vetdija jote!
Vetdija -Mbreme konsumove serisht pak alkol, a thua se shpetimi varet nga dehja, apo harresa.
Une- Oh te lutem mos rifillo, moralin ma kurse.
Vetdija – Ka ca kohe s’te njoh me dhe nuk mendoja asesi qe dikush do arrinte ndonjehere te te erresonte arsyen dhe llogjiken.
Une- Pse duhet te ndodhte e gjitha kjo? Perse duhet te perfshihesha ne nje histori te tille? Pa koke e pa krye, e sigurisht pa fund! Duhet ta dinte qe gjithe kjo do ishte e pakendeshme per mua
Vetdija – Si the??? E qe kur meshkujt kane nisur te dine se cfare I zhyt femrat ne trishtim?
Une- Ti kete nuk arrin ta kuptosh. Ajo cka po me ndodh me te, eshte dicka mistike. Ne zhvillimin tend ti je ndaluar te racionalizmi. Dhe racionalizmi di per mistiken vetem qe ajo eshte joracionale, shih, kontrollo diku aty, brenda vetes: mos bej gabim? A eshte e vertet qe “raport” do te thote “pjese e se teres”? Une jam thuajse e sigurt qe kam te drejte,.Tanime e kam kaluar anash kete thenie te hershme. Racionalizmi (e ke provuar kete?) eshte I manget, jo I plote, eshte I ftohte dhe aspak komod. Si kasolle akulli e braktisur eskimezesh. Ai qe e kalon te gjithe jeten ne te, nuk mund ta kuptoj sesi ne nentor, kur jashte dritares bie shi, njeriu e ndien veten aq mire ulur ne nje qilim te bute prane vatres. E prane TIJ ndodh shpesh te ndihesh si prane vatres se nentorit. Ne nje cast te caktuar te duket vetja aq mire, sa harron qe harrohesh. Vec kesaj, ndihem aq ngrohte nga ky zjarr, sa me kenaqesi do ta urdheroja trupin te zhvishej. Nga kjo ka shume mundesi te biesh ne varesi te plote. E kam vrare mendjen kaq here, pse keshtu. Dhe ……… e di, cfare? Prane tij gjithcka ndricon, shkelqen. Ndjenje te tille prej kohesh nuk kam provuar me njeri tjeter.
Vetdija - S’ka gje me te keqe se vatra ne shtepine e boshatisur, te nesermen. Aty mbetet hiri, I cili do hedhur. Dhe shume shpesh ndodh te mos ndodhet njeri, qe ta beje kete per ty. Po ti, e ke menduar ndonjehere kete? Ne kasollen e eskimezeve eshte gjithmone njesoj. Merzi? Ftohte? Ndoshta…Ama nuk ka hi. Sepse hiri do te thote ….zjarr!
Une- S’kam menduar. Sepse une nuk mendoj. Une ndjej. Je ti qe mendon, vetem mendon, a s’u lodhe valle?
Vetdija - te mos te genjeje mendja. Kujton se, po te me quash misherim te racionalizmit, kjo te thote se ti je vete maja, stadi me I larte I zhvillimit, kurse une vetem nje vrime e humbur provincial? Gabohesh, zemer, gabohesh. Ne te dy jemi vende ku ndodhin reaksione kimike. Po, Zemer, po , keshtu eshte. Ne te dy jemi vetem Kimi. Vetem se reaksioni yt ndryshon pak nga imi. Une jam neuoren, brendi nen suke, truri I mesem, truri I vogel. Ti je kryesisht neurotransmetues, dopamine, adrenaline. Por emertimet nuk kane rendesi. Nje dite mund te na rregjistrojne ne ndonje banke te te dhenave te reaksioneve kimike. Ja, ke per te pare! Reaksioni yt perfundon shume me shpejt se imi. Reaksioni im zgjat deri ne fund. Reaksioni yt harxhon shume me teper nxehtesi. Ti kerkon me tepri dhe merr me tepri. E dicka te tille s’e sheh as furra e shkrirjes. Ti digjesh. Vec kesaj, ti hedh qymyr vetem ne nje furre. Une di c’te duhet ty. Ti ke nevoje per dashuri. Vetem mos harro: nga gjithcka e perjetshme afatin me te shkurter e ka dashuria. Prandaj mos u mprih per perjetesi.
Une - Flet keshtu, sepse e urren dashurine, kete e di mire une , madje te kuptoj. Sepse, kur vjen ajo, ty te stakojne, te dy te stakojne. Te cojne ne bodrum, si skite, pasi mbaron dimri. Dhe do presesh atje deri ne dimrin tjeter. Tani per tani nuk ta kane nevojen. Ti I pengon. Kuptoje kete, ti je Truri, duhet ta kuptosh pa shume veshtiresi. C’u duhesh ti? Ata s’kane kohe te merren me ty. Ata mendojne vetem per njeri tjetrin. Jane te dhene pas njeri-tjetrit. Mandje edhe me mangesite. Truri per ta eshte frika nga mospranimi, pyetjet torturuese, pse pikerisht ai ose ajo. E ata s’i duan pyetje te tilla, prandaj te stakojne. Kurse ty te mbetet te pajtohesh me kete.
Vetdija -Nuk mundem. Ti e ndien zemer qe nuk mundem. Mundohem ti therres jo rralle, por ata nuk degjojne. Ata jane te shurdher per gjithcka tjeter. Pastaj nga I di ti te gjitha keto, zemer? Hemm, me preke me ate krahasimin e bodrumit.
Une- Do te me ndihmosh? Kjo ka shume rendesi per mua. Dije, se kurre nuk do te ta harroj. Do me ndihmosh? A mund te fikesh per njefare kohe Ndergjegjen? Ajo me mundon shume.
Vetdija - Degjo zemer, mos bej kurre here tjeter keshtu. Kurre mos u rrek te merresh vesh me mua. Tregohu e painters. Fakti qe po bisedojme ty te beri pak racionale e mua paksa te ndjeshem, por kjo ste jep te drejten te me besh propozime te dyshimta. Qendro sic je ….e ndershme. Vec kesaj, Ndergjegja nuk lejon ta stakojne. Une nuk e bej dot kete. Sepse kam provuar disa here ta stakoj, se ajo dhe mua me bezdis nganjehere. Dola huq. Ajo mund te, shurdhohet per njefare kohe, por gjithsesi eshte me mire te jetojme ne mirekuptim me te.Sepse me Ndergjegjen nuk mund te flitet. Edhe me e veshtire eshte te takohesh. Ajo qendron diku ne Nenvetedije. Dhe del qe andej me shpesh naten. Ne kete kohe une fle dhe rigjenerohem, kurse ti zemer, ne kete kohe ke ritem te shkelqyer reklasi.
Une- As qe kam ndermend te merrem vesh me ty per dicka te tille. Ti mund ta beje kete thjesht nga miresia e perzemert. Por ke te drejte, Tru. Te besh pazare me ndergjegjen, eshte pune e kote.
Vetdija - Degjo ketu, Zemer, meqe po flasim sy me sy, me thuaj hapur dhe ndershmerisht – cfare kerkon ti? Perse e nis gjithe kete? Une I shoh te gjitha. Sapo njohe ate ,menjehere nisi : here ia merr vrapit si kale I hazdisur, here stepesh, vuan si e marre, me mbulon me dopamine , te merren kembet, mbyllesh ne vetvete,. Here me zgjon ne mes te nates, here nuk le fare te fle. Ja si sot...Pse e ben kete? Per emocione dhe kujtime?
Ke frike se do te vije nje dite kur ta shohesh veten para tortes se ditelindjes, te mbushur tragjikisht me qirinj, te te vije keq qe koha jote kaloi dhe ti nuk arritur te perjetosh sa ke dashur? Asnje aritmi per te qene, asnje takikardi romatike afatgjate ose se paku, vezullime parazemres? Dhe mjaft qave zemer, sepse kur te shoh keshtu e humbas Arsyen.

Une- Me kupton? AI ndodhet larg dhe ka fare pak shanse te rivalizoje me ndonje qe ndodhet prane , qe mund te me bej te rrah fort, megjithate une vetem me te nis te rrah me shpesh. Ne fillim me shqetesonte kjo. Aq me teper qe Ndergjegja vazhdimisht me friksonte, me demek kjo eshte me shume rrezik, mund te behet shkak per infarkt dhe heret a vone do te dale ne EKG. Ne fillim isha ne nje mendje me te. Mendoja se kjo do te kalonte, se ti Tru, bashke me Arsyen, do te me ndihmonit tia dilja ne krye, se keto qene vetem shkelje e perkohshme qe behen si reagim ndaj ftohtesise, zbrazetires ose moskokecarjes se pergjithshme. Mirepo tani dua qe keto “shkelje” te vazhdojne …..Dua pafund
Por ti, nuk mund ta kuptosh kete!!!!

T’u ftoh kafeja – ai ze sikur me rizgjoi….ahhh mos serisht edhe nje mengjes I nisur si mos me keq!


A.M
 
Redaktimi i fundit:

Ledia1

Antarë i Respektuar
Shtrati eshte vendbanimi yne,ai i cili na con drejte enderes,dhe vetem atje jemi te lire e te fluturojm dhe ndoshta ne nje caste te buzqeshemi.

Sa e cuditshme eshte kjo Bote !!!
Sa e sa Nete rri keshtu,nis nje leter dhe nuk di si dhe ku ta dergoj.

Dua te flas me dikende,kam nevoj per kete gje,ndoshta do me largohet kjo kokdhimbje e tmershme qe kam.

Kam nevoj qe te kem perballe vetes dikend qe totalishte ti besoje dhe t'ia nxjere zemren mbi tavolin dhe trurin,ndoshta i pastroj pak,i sheroj dhe pastaj kur ti vendoj ne vendin e tyre...ndoshta...ndoshta do te jete me mire...nuk e di.

Sa e sa Nete kshtu nen Driten e Henes,por tani bene edhe ftohte...dhe yjet nuk jan ...qe ti veshtroj dhe t'u flas e te me fshine keta lote.

Sa e rende me duket ndonjeher kjo Jete,sa bare e rende vec kjo fjale "jete" e dini..apo jo,ju nuk e dini,e si nga ta dini?!
Ju,nuk e patet problem se ku do mare para neser ti jap vellait per ne shkoll,ose per t'ia blejtur librat,ose ose....c'ka do te shtroj ne sofer neser....ose,ose...nuk e keni thene asnjeher.se nuk e dua kete ushqime,ateehr kur e eplqen dhe te hahet,por e sheh se ata e pelqejn dhe nuk ka mjaftueshem.

Gjithsesi,mua s'me eplqen tek disa nejez kur me thuan,behu e forte...po perse a nuk dukem a? A s'me shifni se akoma mare fryme,pas gjithckaje.
Ndonjeher i them vetes,po sikur te ishin nen lekuren time per nej caste,ne castin tjeter a do me thonin te tilla fjale,si shembull,jeta eshte e bukur- e di,e di,s'ka nevoj askush te ma thote.

Keshtu eshte pra: Shtrati yne eshte sikur nje qilim qe na dergon ne qiell,atje larte mes reve dhe yjeve,drejt enderes tone...atje ...tek nje Jete me te bukur-ne nje Perall...
???
 

Monique

Staf në FV.AL
Mban mend?!
Shiko fotografinë 1691675


Mban mend?!

E mban mend kur syte tane u ndeshen per here te pare? Por kur doren time nder doren tende more, e mban mend?
A i ndjeve e ti djerset e ftohta dhe pse fytyra ime perpiqej te fshihte cdo ndjesi , cdo emocion, cdo paqartesi?
Gjithcka ndodh per nje arsye - thone, por ende sot , ende sot pyes veten kush ishte arsyeja qe ti ktheve syte nga une?
E sot pyes , kush ishte arsyeja te kthesh edhe shpatullat?

Ti e di qe asnjehere une s'do jem ajo qe do kthehet, sepse ti e di .....Une jam ajo qe per pak krenari humbas edhe ate qe shpirti fort ma kerkon.
Por , edhe pse sot jam ende nen vrukun e asaj qe ndodhi....neser te premtoj se do te kujtoj si nje episod te bukur.
Ke parasysh ato filmat qe shfaqen e qe ti bie me ta ne dashuri sa here i rishikon....sepse gjithnje gjen ne to dicka qe me pare se kishe verejtur...e kshu je e ti per mua, nje film qe edhe pse me metrazh te shkurter , une e shijova ne cdo detaj....dhe cdo detaj ia desha aq fort!

Ke lene kaq shume kujtime ne mua , sa me mjaftojne per te riprodhuar secilin per cdo dite....cdo fjale, cdo germe eshte thelle brenda meje, ashtu sic edhe ti gjete rrugen te ishe!
Nuk kerkova asgje, nuk pretendova asgje, thjesht ti me dhe gjithcka ne nje grusht te vetem....
Faleminderit qe ishe pjese e udhetimit tim , edhe pse per kaq pak ne kohe, edhe pse per kaq gjate ne memorien time, ku tashme ke bere fole!

Te dua i dashur.....


A.M
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Staf në FV.AL



Nuk ekziston nje vend tjeter ,ku do doja te rikthehesha hera –heres , nese nuk eshte ajo hapesira qe vetem ti e di dhe qe eshte vetem jotja.
Ajo hapesira midis qafes dhe shpatulles ku ne cdo here prane njeri tjetrit ti perkulesh, dhe koha ndalon nga frymemarrja e crregullt e te dyve.
Nuk ka krahe te tjere ku ndihem aq e vogel, e mbrojtur, ngrohte, e perqafuar fort dhe ai perqafim “bertet” kaq vrullshem dhe heshtjen e thyen - (Me ke munguar shume), ne cdo takim tonin...
Nuk ka sy si te tute qe shohin cdo shprehi, cdo mimike , cdo gjest dhe brendesine ma zhveshin dhe nuk mjafton kurre , deri sa portat e shpirtit hapen per te ngritur strehen tende.
Nuk ka ndjesi kur lekura jote prek timen, e me jep aq dashuri, pasion, vertetesi e mbrojtje ne te njejten kohe….

Diku kam lexuar “ Lumturia nuk ekziston , por jane momentet e shkurter qe na bejne te lumtur” dhe po….prane teje cdo moment eshte i tille…..lumturi qe quhet NE!


A.M
 
Redaktimi i fundit:
  • Dashuri
Reactions: Ivy

Monique

Staf në FV.AL



Eja sot!


Eja sot , nese do te vish, vetem ti mungon e portreti yne do marr pamjen serisht.
Eja sot , nese do te vish, ne nje kohe tjeter nuk te pres.
Eja sot, te ndjesh serisht ate perqafim , e te kuptosh se te kam falur edhe pse nuk kam harruar sesi ditet mi veshe gri, e naivja e genjeshtrave te tua me nuk ekziston.

Ketu jam serisht , deshirat si dikur ndezur per ty kam, ne te njejtin vend ulem serisht, me zemren plot te mbushur per ty.
Ende dua te te shoh si dikur me adhurim, sepse ti e di, une s’di te dua ashtu kot…kur dua , dua me shpirtin plot.
Mungesen tende sot s’dua ta ndjej, tkurrur jam nga mosprania jote e veten plot here hidheruar kam mjaftueshem …
E nese sot do te vish, do te dhuroj nje perqafim te forte , e te kuptosh se ajo cka ndjej per ty eshte me e forte se nje perqafim.

Mos lejo te mbetesh nje mesazh i copetuar ne telefon, as nje thirrje e deshtuar, genjeshtrat leri menjane e kujto sa me ke dashur vertet.
E le ti kthejme ato qe ditet tona mbushen , kur gjerat ishin me te thjeshta , te zhveshura nga kotesite e panevojshme e bukurine e ndjenjes kishim catine tone.
Dhe nese do te vish, eja sot ….neser eshte vone!


A.M
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1694503


Zemren beje te fluturoj!

Pjesen me te dashur te besova, ate qe nuk di as vete t’a mbaj e keshtu sigurohem se do jete ne duart me te sigurta ..ne te tuat.
Pjesen me te dobet te vetes te dhurova , ate qe mes deshirash griset e serish gjen forcat te rikthehet ne gjendjen e meparshme e veten bind se asnje pale duar te tjera s’mund te kete si ti t'a miklojne.
Zemren i dashur , zemren qe ti e ben te fluturoj…
Ruaje ate copez qe pulpon brenda kesaj keshtjelle te ftohte , te akullt e te erresuar nga gjykimi kur perballe teje qendron.
Ruaje e kur tkurret , torturohet , fiket , shuhet e brenda saj si budallaqe fillon e fantazon dhe bie nen dominimin e pasigurive, frikerave, deshtimeve…
Po po atehere ruaje me fort , e mos u merzit nga jo perfeksioni i saj ,sepse ne joperfekten te ka perqafuar , e ne deshtimet e saja vetem saje teje ka rifilluar te pulsoj, eshte motivuar e ka triumfuar.
Zemra saj nuk ka limite per te dhuruar driten e saj , shkelqimin e saj, qiellin ku fluturon dhe me grimcat qe i ke dhuruar te dashurohet e me shume , e me tepri…
Andaj i dashur , zemren ma ruaj, sepse me te qiejt prek e te prek e ty!


A.M
 
Redaktimi i fundit:

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Nuse
( E gjat per ta lexuar , por 1-realitet ) fatëkeqesisht ende ne disa familje ndodh kjo !

Çka domethënë me qenë nuse?! (Një qasje jetës patriarkale shqiptare, 60% dialekt gegë)

Me qenë nuse, domethënë me qenë anëtare e rendit të dytë në shtëpi. Me qenë nuse, domethanë mos me pas të drejtë me dhanë mendim për çështjet e shpisë, edhe pse ti mundesh me qenë ma e mençur se krejt të tjerët bashkë. Me qenë nuse, domethanë me i ba 100 punë të mira, për me t’u llogarit nji. E për nji gabim me t’u harru 100 të mira. Me qenë nuse, domethanë me ba çka të thuhet, përndryshe nuk je e mirë. Nusja e mirë vesh çka t’i thuhet, shkon ku t’i thuhet, jeton qysh t’i thuhet. Nusja e mirë është e buzëqeshur gjithë kohën, edhe kur e ka shpirtin e vrarë. Sepse, me qenë nuse domethanë m’i varros në heshtje krejt fjalët që të vërshojnë prej brenda. Me vujt pa e ditë kërkush. Me u gëzu në heshtje. Me qajt në heshtje.

Me qenë nuse domethanë mos me guxu me u ul shlirë në dhomën e ditës. Mos me guxu me marrë libër në dorë, se kur të shohin me libër, menjiherë lind nevoja për me fshi najsend. Se ty ma t’ka kalu koha e msimit. “Eeeh, ke lexu kur ke lexu. S’ka ma.”
Me qenë nuse domethanë me dal me i prit mysafirët, qoftë edhe duke u zvarrit, se nuk ka rëndësi nëse ti je e smurë. Këtë të drejtë munden me e pas anëtarët e tjerë të shpisë, ama ti jo. Ti saherë duhesh me qenë e gatshme me prit mysafirë. Edhe, mos me guxu me hangër bukë para se me hangër mysafirët. Edhe kur je në muajin e dytë shtatzënë. Edhe kur të mirren mendët prej urisë. Domethanë mos me u korit.

Me qenë nuse domethanë me u ba kijameti nëse një gotë e ke servu me një pikë pa fshi mirë n’ta. Ose nëse gjellës i ke hedh pak ma shumë krip. Kjo nuk është punë e madhe nëse e ban dikush tjetër, ama nëse e ban ti, është fundi i botës. Nëse ti e then një gotë, mozomakeq, u fik shpija! Tjerët kur ta thejnë, ti i ke fajet se e ke lan në vend të keq.
Me qenë nuse domethanë krejt fajet e botës me qenë tuat. Kur të rrëzohet fëmija, kur të harrohet frigoriferi çelë, kur dikush i gjun çorapet nëpër sallon, kur ka naj fije pe në tokë, kur ka naj grimcë buke mbi tavolinë. Për krejt këto fajtore je ti. Mos u çudit, nëse kur të bahet kijameti të thonë se fajin e ke ti.
Me qenë nuse, domethanë krejt shpia me e marrë vesh kur ti shkon diku. Edhe me u desht me ju tregu edhe sa hapa ke me i ba deri atje, edhe me GPS dhe jua tregu pikën e sakt ku ke me shku, edhe me orë atomike me jua kallxu kohën e saktë kur ke me u kthy.

Me qenë nuse domethanë spjegimet e tua mos me i dëgju kërkush. Me të vet për diçka, edhe me u përgjigj vet çashtu qysh kanë qejf me mendu se ka ndodh, a ti pse fol tu u sqaru, nuk të ngon kërkush.
Me qenë nuse domethanë ti me ik në dhomë me qajt, ata me thanë se veç në dhomën tande po rri. Domethanë ti me e rregullu krejt shpinë edhe me u shtri në dhomën tënde me pushu se në dhomën e ditës nuk guxon me u shtri, ata me thanë se menjiherë në dhomë po ik. Me qenë nuse domethanë kur të merr malli me lexu, me u mbyll në dhomën tënde, se me të pa me libër ta nxjerrin për hunde.

Me qenë nuse, domethanë ata me shpif për ty para mysafirëve, e ti me hesht. Domethanë me ardh në dhomë me ta marrë fëmijën prej dore. Me qenë nuse e mirë, ti nuk reagon as ndaj kësaj.
Me qenë nuse domethanë me të thanë që nuk ke vlerë nëse nuk lyhesh e ngjyhesh për çdo ditë, e në atë gjendje me la, me pastru, me fshi, me drejtu. Domethanë me të nënçmu nëse ti nuk di me u shminku. Me qesh me ty pse nuk di me u shminku, me të pa si të paaftë, si inferiore. Domethanë me i përbuzë sendet që ti i do. Me t’thanë hiqmi këto libra, e keni mbush dhomën krejt libra, sikur me pas fut në shpi naj virus vdekjeprurës. Domethanë me të nënçmu para mysafirëve pse ti nuk po gatun ëmbëlsira për çdo ditë, pse në ndejen me 40 gra, ku secila është ma e pispillosun se tjetra, ftyra jote nuk mundet me e mbajt 3.5 kg pudër, pse ti nuk organizon zijafete me kifle me i dëshmu aftësitë para Komisionit të Haxhuzeve. E kjo domethanë se diçka nuk është në rregull me ty. Ti nuk je qysh duhet.

Mos t’harroj. Si nuse, ti duhesh patjetër me qenë e bukur. Nëse nuk je, ke me e pas shumë të vështirë në dasma e ndeja të grave, ku secila e merr nusen e vet për reklamë. Nëse nuk je e bukur, vjehrra ka me të pa me përçmim, se nuk ka me çka me u mburrë para grave tjera.
Me qenë nuse, domethanë ti mos me ditë me u kujdesë për fëmijën tënd. Për çdo virus që ai e kap, ti ia ke pru me tepsi virusin te hunda. Ti e ke lanë me u ftoh natën. Ti nuk ke ditë me ushqy. Domethanë me t’i thy rregullat që ti ia vendos fëmijës tënd. Me i dhanë ushqime që ti nuk do, me e leju me lujt me telefon edhe pse ti ia ke ndalu. Me shumë gjasa, me qenë nuse domethanë me pas rrezik me tu ndal qumështi i gjirit prej presionit se nuk ke qumësht, se tu ka prish qumështi, se fëmija nuk po bahet rehat.
Mbi të gjitha, me qenë nuse domethanë me qenë e kalume, dhe fatkeqësisht edhe e tashme. Kurrë mos qoftë e ardhme!

Autore: Autorja është një nuse që i ka përjetu krejt këto.
 

Monique

Staf në FV.AL


Nuk di nese me urren ti mua apo une ty? Por urrej menyren si me bere te ndihem , si u shua brenda teje njerezorja dhe dole ti , i verteti ne siperfaqe.
Per menyrat qe perdore per te mberritur tek une , deshirat qe me bere te ushqehem, per mendimet qe kalova neper mend.
Per ato hapa qe frike kisha ti hidhja, menyra si doren me shtrengoje per te me treguar se nuk isha vetem , per ato endrra qe mi bere aq te thjeshta , si lule mbi duar mbi dhurove, per fjalet qe une ndonjehere nguroj edhe vetes tia pohoj , ti i vodhe nje nga nje….
Si me bere te harroj ditet e merzitshme e plot trishtim, perden hapur per te pare diellin plot shkelqim.
Kenget qe u kthyen ne te shtrenjtat kolona zanore ,puthjet e vjedhura e mbremjet ku fshehurazi ne endrra te prisja…
Ndoshta do te urrej sepse me bere te mendoj se duhet te kem besim tek njerezit, kur nderkohe duhet te me lije te pandreqshme, helm sic ti me konsideroje….
Ndoshta do te urrej sepse shemba gjithe muret e ngritura me aq mund , e ku sot fajesoj veten e jo ty…
Te te urrej per pasigurite qe perftova ne rrugen e pakthim qe po shkon, per cdo ore apo minute te cuar dem ne emer te ndjenjes, per diellin qe more e erresiren e le ketu ne harrim.

Per cfare erdhe tek une?

Per te shperbere edhe ate pak pafajsi qe brenda meje flinte? Te sillje puhize perpara stuhise qe le? Te me jepje grimca te zemres e me pas te merrje te ploten time ne largim?
Nese sdi te mbash diellin brenda vetes , mos sill tek une rrebeshin !
Nese sdi te qeshesh me shpirt, prane meje mos u ul!
Te shoh tashme duke shkuar me egoizmin tend si kurore mbi krye , e une e tera ne zhgenjim….

Te lutem sot , mos u kthe sepse perralla jote mbaroi , po aq edhe emocionet … tashme vendin e ka trishtimi !
Per ate emocion qe dikur dhe…mos u kthe me!
Sepse nga sot , ti nuk jeton me!

A.M
 
Redaktimi i fundit:

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Do vije dita kur qielli do erresohet.Dita ku nuk do mundesh te degjosh, te shohesh,dhe te ndjesh.Do vije dhe dita ku sdo mundesh te shohesh bukurin qe e ke len pas, kur nuk do e degjosh zerin e te dashurve ,dhe kur nuk do e prekesh as nuk do e ndjesh at qe ka pasur vlere dhe at qe e ke dashuruar. Po! Dhe ajo dite do te vie.. cdo gje do jete erresire ,shurdhe dhe memece...Ateher cdo gje do jete e fshire, e kaluara ,sikur asnjeher nuk ke egzistuar. Per ate j'i i lumtur qe je gjalle! Kendo ,luaj, duaj,dashuro... Vetem te gjallet e kane ate kenaqesi .Per at jeto dhe je i lumtur.
 

Jetmira

..........
-Naten e mire!
-C'fare naten e mire??
Kthehu ktu!
Kam deshire te te perqafoj,nuk dua te me kthesh shpinen.
Boll me puthe se dua te fle,jam shume e lodhur.
Po fli ne krahet e mi,dua te te shtrengoj prane vetes.
E mbeshteta koken ne kraharorin e tij,zemra po i rrihte forte me shum se zakonisht.
Ndjehem shum e lumtur,edhe nese vdes nuk ka problem.
Sa e lumtur jam.
Sikur te ndalja kohen ne kete cast.
"Te dua shume,:-i pershperita ne vesh"
Mbylla syte.
Eshte nata e vetme qe une ndjej kaq po kaq shum lumturi.
Lumturi:D
 

land

Carpe noctum
Poll is closed, megjithate nja dy rrjeshta te bazuar ne nje true story, kot sa per zbavitje.

Shtepia e endrrave


E ndertuam shpejt
me shume ndjenje
por brenda
harruam çimento.
shembet poshte kembeve tona
pllaka qe çahen
trare qe bien,
ne çdo levizje tonen
shkaterrohet me dhune,
se fundmi digjen
perdet e tejdukshme,
dhe do te linde,ngrihet
shtepia e pendimit
tone!
 
Redaktimi i fundit:

land

Carpe noctum
Another one

besoja
qe do ikje
nga mendja ime
ashtu si hyre,
ne majat e gishtave,
e zhveshe nudo
dashurine time,
zhveshe deshirat e mia,
dhe vodhe shpirtin tim
ne te njejtin çast
kur
ajo presje hene
gervishti zemren time
si nje shpate vrasese.
 

Monique

Staf në FV.AL


Te dua ..mos me harro!

Kur askend mos kesh per te perqafuar , kujto nje nga ditet kur ndjeve lumturine, kujto nje cast, kujto nje detaj , nje emocion dhe mendo se dikush ne ate moment eshte aty me ty , tek ty!
Brenda trazirave te shpirtit , brenda cdo zhurme te brendshme , brenda cdo deshire a ndjenje malli, aty do e gjesh parqafuar me ty , tek ty!
Ne diten me bosh , shpirtin do vij te te mbush e me bindje do thuash: Je e tera brenda meje, je e tera ketu!


Pranoja vetes se ende e do, se e ke dashur e do ta duash ne cdo kohe, ne cdo stine, ne cdo kujtim tuajin.
Zhvishe veten nga krenaria , kembe zbathur ndje si prekja e shpirtit njehesohet me lekuren kur token prek.
E ndoshta nje dite do ndihesh vetem, askend prane , askend per te dashur, kujto sesi frymon shpirti yt kur ate kujton. Ate qe dikur te ndizte cdo qelize, cdo mendim qe digjte, yjet ne qiell ti ofronte mbi nje pjate te stolisur.



Edhe vetem kur mos jesh , buzeqeshjen e saj mos e harro, ishe magneti i saj , kujtimi me i bukur ne ditet e errta .
Ishe gjithcka ajo kish dashur, por nuk mundi te te kish e copezat e saja ne hapsira boshe u shperndane ,si poleni i luleve ne dite pranverash stolisur.
Kujto qe te deshi shume dhe buzeqesh....Buzeqesh edhe per te ,sepse ajo eshte me ty , tek ty!


A.M
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Staf në FV.AL







Vertet ika , por kurrsesi se nuk te dua , kurrsesi se je shuar , por brenda boshllikut te nje zemre monedha hekuri s’mund te hedhesh , sepse pervec zhurmes asgje tjeter nuk degjohet e sa te mbyllesh veshet nga zhurma…preferoj te iki sepse te dua ende shume fort!
Larg nuk jam , prane teje por zemren e kam fikur pasi tradhetite e saj me lodhen dhe hoqa dore se qenuri ajo maratonomakia qe vrapon pas cdo vibrimi te saj…
Harruam qellimin e gjithckaje , harruam historine qe na bashkoi, harruam cfare rrugen na diktoi tek njeri tjetri…
U theva I dashur , si gota qe nga nervat e perplasim mbi tavoline dhe xhamat shperndahen kudo ne mijra copash, ashtu u theva si nje premtim…
Do na vij keq per ne, per gjithcka qe beme e pa bere lame ne mes, per ngjyrat qe I zbehem , per gjithcka me vete more ne nxitim e siper, per gjithcka ne perpekje e siper mblodha si te ishin rreckat e nje fustani plot shkelqim.
Vetem vuajtjen ma ler ….ate mos e merr , eshte imja!

Vertet ika , ndaj te me kerkosh eshte e kote….sepse ika ….


A.M
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Staf në FV.AL





Sonte eshte nje nate ndryshe!


Sipari i rende u ngrit e shfaqja filloi.
Te dy protagonistet ishin ne terror...si do shkoj valle? Sa do zgjas e gjitha kjo?
E nisur si nje shfaqje perferike ku audienca ishin ata te dy dhe heshtja e skenes bosh ne rrugicat e errta...
Asnjehere nuk besuan se shfaqja e tyre nuk ish vetem e tyrja....
Sy kurioz i shihnin fsheftas pas perdeve te renda simotra te atij sipari qe sonte u ngrit , e shfaqja e fundit u shfaq!
Asnje duartrokitje e mirefillte s'ju dha, vec fjaleve nen buze degjuan.
Befas ishin kryefjala e shpirtrave te pangopur e te etur nga mllefi i kotesise.
Ata ndezen zjarrin brenda tyre pavaresisht syve dinak, veshtrimeve cinik e mosbesues....
Ngrohen ate pak shpirt qe kish mbetur i pacenuar nga perbindeshat qe endeshin ne koken e tyre....ate pak shpirt qe vetem zjarr kerkonte si per te kuptuar se ende ishin gjalle..
E teksa trupat e tyre prekin me ndroje cdo centimeter te zhveshur , ciniket plane thurrnin si zjarrin te shuanin....
E nga ajo shfaqje imorale e neteve te vona syte e "virgjer" e te kobshem , u versulen mbi ta me kova uji per ti shuar.
Turravrap ata u enden neper shtigje te panjohur, te trembur e friksuar, te lodhur e te uritur, te zhveshur e te drobitur ....ama duart si leshuan e shpirtin zjarr te ndezur kishin perftuar.
E pas kaq mundesh e lodhjesh , luftrash me kohen , sonte ata botes i treguan se nje shpirt i ndezur zor se mund te shuhet.
Ne shfaqjen e fundit ,teksa sipari ulej...ata njeri tjetrit i premtuan se ne cdo jete do ritakoheshin e nje shfaqje per ciniket do dhuronin....



A.M
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
@land

Me ne fund 1 stil poezie qe me beri per vete.
Shkruaj me shpesh :)
Shtepia e endrrave-my favorite!
 

Monique

Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1698249



Sot befas serisht ndeshemi pa fjale , syte flasin ne gjuhen e tyre. E me shikim te tregoj se ende ne mua je...
Ne asnje cast duart nga ti si heq, e prekja mbeti duar zgjatur.
Ende me prek ne deje edhe ashtu pa levizur e rikthen aty ku ishim...ne nje rruge pa krye e pa kthim pas, ne nje bote ku vetem ne zhurmonim e me zhurmen tone veten nder duar te lashe.

Cfare isha per ty...nje rruge....nje mberritje...nje rrefim apo nje perhumbje nga rutina?

Sot serisht ndeshemi por jo si me pare, heshtja sot flet me gjuhen e syve. Perballe jemi dhe kerkojme te gjejme dicka qe mund te kete mbetur nga kohe e shkuar...
Ende te ti lexoj se jetoj, nje copez nga vetja diku brenda teje kam lene, nuk doja pas ta merrja....
Kohen lashe si per te treguar se ajo eshte indikatori yne....ne duar shpirtin te besova dhe ate qe me shume i druhesha ...zemren!

Te tera keto i ndjej ne shikimin tend te zbehur tashme.
Ne heshtje me ke veshur mallin e kohes, me heshtjen tende serisht me the se une prevaloj mbi cdo gje....por ne sfide me ke jam dua te di?!
Me thuaj po lodhesh shume duke bere shumecka qe nga vetja te me largosh? Te mos jem me zhurma jote? Te mos jem me kryefjala e dites tende? Apo valle asnjehere nuk isha thelle thelle?
Por une e di se nuk mundesh nga vetja te me zhdukesh, me heshtje me ke thene se jam perqafimi yt i munguar, puthja qe buzet te djegin, prekja e mohuar...

Dhe mbremjeve une serisht do vij, ne heshtje e do te flas embel, me heshtjen vargje do thur....e me heshtjen serisht do shkoj sapo agimi te vij....

Por me thuaj....perse ky vetmohim valle?

Kujt i trembesh mua me shume apo vetes?!

Por cilado qofte arsyeja dije se une me heshtjen tende jam perqafuar dhe perhumbur ne te jam.....e ti , ti thjesht smundesh me te me gjesh....jo me!
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top