Letrat e Gjon Palit, zbulohet miqësia me një grua

NeVertiti

~Kohe & Stine~
[video=youtube;K4-18UnaIO8]https://www.youtube.com/watch?time_continue=25&v=K4-18UnaIO8[/video]

Letrat e Gjon Palit, zbulohet miqësia me një grua


"E dashura ime Tereza. I kam marrë të treja letrat e tua. Ti flet për një ndarje të pavullnetshme, por unë nuk mund të gjej përgjigje për këto fjalë”. Kështu i drejtohej në vitin 1976 Karol Vojtila, atëherë kardinal, filozofes polako-amerikane Anna-Teresa Tymieniecka, me të cilën pati një lidhje të afërt për rreth 30 vite.

Qindra letra dhe fotografi që tregojnë historinë e Vojtilës me gruan e martuar janë siguruar nga media britanike BBC. Korrespondenca që ishte mbajtur larg vëmendjes së publikut në Librarinë Kombëtare të Polonisë zbulon një anë të rrallë të Papës që u nda nga jeta në vitin 2005. Miqësia mes të dyve nisi në 1973-shin, kur Tymieniecka kontaktoi kardinalin Karol Vojtila, atëherë arqipeshkv i Krakovit, lidhur me një libër për filozofinë të shkruar prej tij. Gruaja udhëtoi nga SHBA në Poloni për të diskutuar lidhur me çështjen.

Menjëherë më pas ata nisën të shkëmbenin korrespondencë. Fillimisht, letrat e kardinalit ishin formale, por me forcimin e miqësisë ato u bënë më intime. Dyshja vendosi të punonte për një version më të zgjeruar të librit të Vojtilës. Takimet mes tyre ishin të shpeshta, ashtu si edhe korrespondenca e shkëmbyer. Në vitin 1974 Vojtila shkruante se kishte rilexuar 4 prej letrave të Tymieniecka pasi, siç thoshte, ishin mjaft kuptimplota dhe thellësisht personale.

Zbulohen gjithashtu edhe disa fotografi të papapara ndonjëherë, që shfaqin Karol Vojtilën në versionin më të relaksuar. Dyshja shfaqet duke shëtitur, në kamping, madje edhe duke bërë ski në një vend malor. Një prej fotove dëshmon edhe takimin e tyre në Vatikan, shumë vite më vonë. Nga letrat bëhet e qartë se Tymieniecka kishte ndjenja të forta për Papën e ardhshëm, ndërsa Vojtila shfaqet si një njeri që po lufton me veten, për t’i dhënë një kuptim miqësisë së tyre në termat e krishterë.

Në një prej letrave ai e cilëson atë si një dhuratë nga Zoti dhe siç zbulohet i kishte dhuruar asaj një objekt me shumë vlerë për të, një lloj varëseje që mbahej rreth shpatullave.

/ Top Channel
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Letrat e Gjon Palit, zbulohet miqësia me një grua

Asgje te keq nuk shof... pamvarsisht rregullave se i bejn vete njerzit ne ket jete..cdo njerit i lejohet te dashuroj dhe kjo eshte dhurat me vler nga i madhi zot.....
 
Top