Levante ndal Barcelonën

cent

...Lontano
Levante frenon Barcelonën. Valencianët barazojnë 1-1 në shtëpi me blaugranat që regjistrojnë frenimin e dytë në transfertë në këtë vit 2014, që nuk ka nisur ashtu sic duhet për ta. Nëse në Kupë lideri i formacionit të Martinos kishte qënë Messi, këtë herë argjentinasi u përplas sistematikisht në murin e mbrojtjes vendase duke mos zgjidhur dot ndeshjen për të tijtë.
ao4zr.jpg

Ciudat de Valencia nuk ka qënë një fushë e lehtë për të gjithë të mëdhatë e Primeras dhe e tillë rezultoi dhe për Barcelonën, që nuk i bëri një start të mirë takimit pasi u ndëshkua që në minutën e 10-të nga një gol i Vyntra. Megjithatë avantazhi për miqtë nuk zgjati shumë pasi në të 19-tën, katalanasit rikthyen barazpeshën me Pique që shfrytëzoi një goditje këndi. Goli u mendua se do të zhbllokonte Barcën, por Levante ngriti një mur përpara mbrojtjes duke mos lejuar kundërshtarët të arrinin te porta e tyre.

Skuadra e Martinos, si gjithmonë kontrolloi lojën por nuk rrezikoi shumë portën e Keylor Navas. Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi me Barcelonën që ishte më e rrezikshme, por portieri vendasve realizoi një mrekulli në të 61-tën duke pritur goditjen e Mesit ndërsa në vazhdimin e aksionit, ishte Juanfran që u hodh mbi top duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Me fatin kundër gjithcka u bë më e vështirë për katalanasit. Në minutën e 70-të, Fabregas pas zëvendësimit dhe pse nuk kishte bërë asgjë në fushë duket se nuk e mirëpriti vendimin e Martinos duke goditur stolin e skuadrës së tij. Gjithsesi Barca nuk hoqi dorë nga goli, pasi në të 85-tën, Tello ju afrua shumë atij por Keylor largoi dhe njëherë në këndore. Për Barcelonën minutat e mbetura nuk do të ishin mjaftueshëm për të marrë tre pikët pavarsisht se sulmoi deri në fund, pasi Levante do të ndalte në barazim 1-1 duke u hakmarrë për atë 7-0 të fazës së parë. Më poshtë janë rezultatet e kësaj jave në La Liga:

Malaga 0 - 0 Valencia

Real Betis 0 - 5 Real Madrid

Elche 2 - 0 Rayo Vallecano

Granada 0 - 0 Osasuna

Espanyol 1 - 0 Celta Vigo

Getafe 2 - 2 Real Sociedad

Villarreal 2 - 0 Almeria

Levante 1 - 1 Barcelona

Atletico Madrid 1 - 1 Sevilla
/S.Sport
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Levante ndal Barcelonën


Levante 1 - 1 Barcelona

Atletico Madrid 1 - 1 Sevilla
/S.Sport

Na lan grop lol
 
Top