Lewandowski fiton sfidën e “vrasësve”

lewa-halaand-1100x620.jpgRobert Lewandowski fitoi sfidën ndaj Erling Haaland, në “Klasiken” gjermane Bayern Munchen-Borussia Dortmund. Polaku dhe norvegjezi dhuruan spektakël, duke shënuar 3 dhe 2 gola respektivisht, me bavarezët që fituan ndeshjen me rezultatin 4-2.

Ishte Haaland ai që shokoi fillimisht kampionët në fuqi të Evropës dhe Botës, me dy gola në 7 minutat e para të ndeshjes. Por, Lewandowski u përgjigj që në pjesën e parë me dy gola, njëri prej të cilëve me 11-metërsh.

Haaland u zëvendësua në minutën e 60 për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që Bayern nisi të zhvendoste lojën në gjysmëfushën e verdhezinjve. Golat e fitores erdhën vetëm në minutat e fundit të përballjes. Goretzka (88’) dhe sërish Lewandowski (90’) i dhanë 3 pikë të tjera bavarezëve, që vijojnë kryesimin e Bundesligës.

A2news.com
 
Un them se sbo me shku tek reali ai . Nese nuk ndez direkt ai reali do e mbaje n stol e kshu i bje vlera direkt sic ka ndodh me shum lojtar

Eshte vone per te Reali, po edhe ndryshe edhe po te shkonte, Reali nganjehere ua shkaterron karrieren lojtareve. Psh Hazard, eshte dashur te vije ne Real sa ishte cr7 aty, tani po e sheh, 2 sezona 3 gola a sa i ka lool
 
Eshte vone per te Reali, po edhe ndryshe edhe po te shkonte, Reali nganjehere ua shkaterron karrieren lojtareve. Psh Hazard, eshte dashur te vije ne Real sa ishte cr7 aty, tani po e sheh, 2 sezona 3 gola a sa i ka lool
E shef qe sbo per realin ai . Sa e sa ka djeg reali eehhh aq tmira t gjetshin ?
 
Top