• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Libri i fundit

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
se harrova

Krahet e thyer nga Khalil Gibran.
e lexova online. dje e sot. te kjo faqja Logosit dmth 😅
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Nuk ishin normal keta te Logos A, çdo jave ka 10 libra, 10 here ne jave buke sjam tu hanger qy!
po pse te 10te do lexohen e? lexo ate qe ske lexu. 😂 Une do i lexoj 10 faqet e para secilit. Quhet e kryme si pune. 😂
 

Vvetoni

Larguar
po pse te 10te do lexohen e? lexo ate qe ske lexu. 😂 Une do i lexoj 10 faqet e para secilit. Quhet e kryme si pune. 😂
Khuu 10 faqe per çdo liber i bie 100 faqe. Pe paramendoj trunin tem tvogel tu shperthy prej leximit :p.

P.s faleminderit per sugjerimin, e bona bookmark.
 

titan

Requiem for a dream
Une lexoj fv lol
 

Lauri

Anunnak
Gustave Le Bon.
Psikologjia e turmave.
IMG20200423144607.jpg

Besoj titulli la mjaft për të kuptuar ;)
Kush ecen me turmën, nuk shkon me tej se turma.

(Rileximi është nëna e kujtesës )
 

Didi

C'est la vie.
Gustave Le Bon.
Psikologjia e turmave.
Shiko fotografinë 1735292
Besoj titulli la mjaft për të kuptuar ;)
Kush ecen me turmën, nuk shkon me tej se turma.

(Rileximi është nëna e kujtesës )
Si t’u dukë Laur?

Ke ndonjë libër tjetër që lidhet me Psikologjinë sociale?
 

Monique

Staf në FV.AL
Gustave Le Bon.
Psikologjia e turmave.
Shiko fotografinë 1735292
Besoj titulli la mjaft për të kuptuar ;)
Kush ecen me turmën, nuk shkon me tej se turma.

(Rileximi është nëna e kujtesës )
Une e di Riperseritja eshte nena e Dijes :)
Por brenda kontestit jane
pres te na hapesh nje teme mbi kete , do kemi shume per te thene!


Dhe Le Bon , ne liber ne mos gaboj kete reklamonte , te fitonte besimin e turmes, sepse pa turmen te merr lumi.
ishte kundra shoqerise demokratike dhe glorifikonte liderin suprem....
gjithnje nese kujtoj mire se me behet lemsh
 
Redaktimi i fundit:

N0

Ding Ding!
Mbreme, i hodha nje sy “Tregalle” vellimi 3 para se ta coj per shtypje.
Shtova nja dy kapituj mbi ndodhite e luftes Nacional çlirimtare kunder uzurpatoreve fashiste!
 

Barnaba

Antarë i Respektuar
Trimerite e Merkur Buas.

Merkuri ishte kapedan arberesh i shek. 15-16. Kishte prejardhje nga familja feudale e Gjin Bue Shpates, fisnik i Camerise (ndoshta edhe Akarnanise dhe Aetolise). Merkuri ishte nje komandant brilant i nje kontigjenti mercenar te kaloresve te lehte me origjine arberore, njohur si stradiote. Ne fushebetejat europiane ku merrte pjese kaloresia stradiote, fitoren e arrinte zakonisht ushtria qe kishte nen sherbim kete njesi mbreselenese.
 

Lauri

Anunnak
Si t’u dukë Laur?

Ke ndonjë libër tjetër që lidhet me Psikologjinë sociale?
Librat e Le Bon ishin librat më të preferuar të Hitlerit, dhe Musolinit. Ky i fundit, qënë i fiksuar pas le Bon.
Historinë jua dimë të dyve, dhe hypën në pozitë me votat e qytetarve, turmave.
Le Bon të mëson se si të manipulohen masat e gjera, dhe t'i bësh për vete. Nga momenti që, nje figurë karizmatike si këta sipër bëhet lider i tyre, mund t'i japësh drejtim turmës shume lehtë...!
Fol dhe premto për gjera që njerëzit kanë deshirë të dëgjojnë, qofshin ato edhe të pa ralizueshme.
Këhtu bën Salvini ;)

Ps. psikologji të masave nuk më kujtohen që të kemë. Shkence sociale të rakomandoj Piero Angela. Jam i sigurtë që e njeh.
IMG_20200423_164722.jpg
 

Lauri

Anunnak
Trimerite e Merkur Buas.

Merkuri ishte kapedan arberesh i shek. 15-16. Kishte prejardhje nga familja feudale e Gjin Bue Shpates, fisnik i Camerise (ndoshta edhe Akarnanise dhe Aetolise). Merkuri ishte nje komandant brilant i nje kontigjenti mercenar te kaloresve te lehte me origjine arberore, njohur si stradiote. Ne fushebetejat europiane ku merrte pjese kaloresia stradiote, fitoren e arrinte zakonisht ushtria qe kishte nen sherbim kete njesi mbreselenese.
Bua është i varrosur në nje kishë në Treviso, ka edhe një bust mermeri diku në qytet.. Gëzon edhe sot të gjitha nderimet e nje heroj të madh.
 

N0

Ding Ding!
Kam resetuar gjithçka!
Kam fillu Abetaren.
Sot perserita 124849382272 here germen

A
 

Marla

VIP
Une sot nisa librin e 19 te periudhes se karantines pjesa me e madhe e tyre libra filozofike qe deri para covid skam pas nervin me i cuar deri tek faqja 50. Eshte nje forme njohje e vetvehtes nepermjet tyre. Kuptova qe te mendosh ndryshe nga turma te ben te ben "te cmendur" por cmenduria eshte shkalla me superiore e mendimit qe con ne urtesi mencuri.

Gjithesesi ajo qe me beri pershtypje nga cdo gje, eshte qe tek librat e Nietzsche nuk ka vendos kurre parathenie dhe e dini pse, pasi eshte mrekullisht shqeto, njesoj si une tani.

Besoj deri nga nentori sdo kem me kohe per libra, do me mungojne!
 
Top