Libri i preferuar!

M

Morfina

Ajo eshte qe ka dhene pershtypjen per librin mi hahahaahahahahah i ka ra pikes po jo asaj G :p
 

TiKu1

Antarë i Respektuar
The Girl in the Spider's Web
Ishte intrigues.
 

Empire

Antarë i Respektuar
Apologjia e vërtetë e Sokratit
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Odin Mondvalsen
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Edhe kte kur te mbaroj ate tjetrin ??



Shiko fotografinë 967


vajza-ne-rrjeten-e-merimanges.jpg


E kam lexuar kete!

vazhdim i trilologjise se vajza me tatuazhe
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Aktualisht kam tre libra nder duar e po i bej kujt i bie dhjeta se spo di ke te ze e ke te le.

suite-franceze.jpg

Shkruar në zjarrin e historisë, romani Suitë franceze përshkruan pothuaj drejtpërdrejt Eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irène Némirovsky ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit të një popullsie të shpartalluar.


64618664_1327655420725540_2574296108939345920_n.jpg

Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua...
Ndoshta ky ka qenë gjithmonë problemi: Maria donte që të ishim shoqe, por unë e zhgënjeva. Ajo ngjarje më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime si e rritur. Sado që jam përpjekur ta harroja, pavetëdija ime e ka ruajtur në një skutë të thellë.
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua...
...por ajo ka më shumë se njëzet e pesë vjet që ka vdekur.
64662134_1327676014056814_1589918127573958656_n.jpg


Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën. Dhe ku ishte Tedi, ndërkohë? Ku kishte qenë ai gjatë rritjes së fëmijëve dhe adoleshencës së tyre?
Në romanin e dytë, Një shtëpi tepër e qetë, autorja rrëfen fatin e personazheve të njohura tashmë dhe të të tjerëve, që do të përfshihen në jetët e tyre.
Për Betin takimi me Albin, kirurg me një karrierë në rritje, do të thotë të fillojë jetën nga e para dhe t’i kthejë shpinën së kaluarës. Tani Beti duket se ka gjithçka që dëshiron: një burrë të ri, një të ardhme të ndritshme përpara...
Albi, i shoqi, duket se po kalon edhe ai një kohë të mbarë: mentori i tij, Tedi, i cili me autoritetin dhe sjelljen e përkryer mban frerët e spitalit, i ka lënë të kuptojë se ka ndërmend ta emërojë si “trashëgimtarin” e tij: kryekirurg, shkencëtar me një projekt ambicioz, dhe para, para pa fund.
Por ai nuk e di ose ambicia e tij e pakontrolluar e pengon të dallojë diçka që tashmë ka zënë të kriset në jetën e tij të përsosur.
Dhe nga larg mund të shihen rrufetë që paralajmërojnë ardhjen e një stuhie me përmasa katastrofike ...
A ekziston vërtet një martesë e përsosur?

------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nderkohe po mendoj po sikur te porosis edhe kte ???

65533514_1332734230217659_99406129007689728_n.jpg


Xhada e di mirë që është një vajzë me karakter mjaft të vështirë, prandaj nuk habitet aspak kur e gjen veten në një fazë të jetës kur nuk shkon mirë me askënd... Me të dashurin e saj historik, gjendja varet në fije të perit, kurse për marrëdhëniet me prindërit… më mirë të mos flasim.

Por Xhada ka një objektiv shumë të qartë: të diplomohet me notat më të larta dhe sa më parë të jetë e mundur. Problemet e tjera mund të kalojnë në plan të dytë.

Kështu besonte, të paktën deri sa praktika në një firmë konsulence në Milano e vuri përballë atij që, për të, kishte qenë gjithmonë prototipi i djemve që duhen shmangur po aq sa edhe murtaja: Ariberto Kastelit, përfaqësues krenar i asaj pjese të shoqërisë që i bën këmishët me porosi dhe mban pulovra firmato.
Dhe, mes tyre, kishte një precedent tepër trazues që mund të sjellë një ngatërresë nga ato që asaj nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend…
 
Top