Licensimi i klubeve të futbollit/ Në mars prova e vështirë përballë UEFA

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mbledhur të gjithë presidentët e klubeve të kategorisë Superiore, për një diskutim të gjerë rreth plotësimit të procesit të licensimit.





Një proces në fakt ky që vuri kushte mjaft rigoroze edhe për fillimin e këtij sezoni të kategorisë Superiore, por që shumë shpejt, në muajin mars, ka një tjetër test shumë më të vështirë për t’u kaluar, atë të UEFA-s.

Duke ditur vështirësinë dhe mungesën e theksuar të strukturave të klubeve shqiptare, FSHF, ka ofruar ekspertizën e saj dhe të specialistëve që do të përzgjidhen, ndaj klubeve për ta parë këtë proces me më seriozitet.

Presidenti i FSHF-s i ka kujtuar edhe një herë të gjithë presidentëve, dhe investuesve në futbollin e kategorisë superiore dhe jo vetëm, se ky kampionat është një produkt që duhet parë si biznes dhe si i tillë duhet kthyer në rentabël.



Top Channel
 
Top