Lisistrata kunder dhunes mashkullore

kitrra 123

plak gjufurrak
Të dashur miq,

Sot jam lodhur për të përkthyer e përshtatur në shqip këtë shkrim. Ju lutem, më falni kënaqësinë ta lexoni! Ia vlen!
Dita ndërkombëtare e kurvës që i hante bytha vet...

Do ju them disa nga shprehjet dhe fjalët që përdorin burrat sa herë kalon para tyre një grua e bukur e tërheqëse: Rrugaçe, Rrugaçe, prostitutë, ça pidhi, do të ta shqyej bythën, bobo ça sume/pjeshke je ti, etj.
Me këto fjalë pra, burrat shprehin admirimin ndaj gjinisë së bukur. Me këto fjalë përlyhet çdo grua, që pamja e saj tërheq vëmendjen.
Në rrugë, ditë, natë, një luftë seksiste e pamëshirshme.
Ndërkohë që gay-t dalin në parada të lavdishme, mësuesja bionde duhet të ketë turp pse është grua, ndërsa të dhunuarat duhet ta gëlltisin dhunën në shtëpi e t'u vijë turp që janë viktima.
Ndërkohë që fjalë përvëluese godasin racizmin, seksizmi, forma e racizmit më e përhapur botërisht, rri nën hi nga pjesa më e madhe e shoqërisë vrastare.
E si mund të ndodhte ndryshe?! Shumica e grekëve(lexo shqiptarëve, vlen njësoj) janë seksistë në kulm. Ata vijnë nga shoqëri të pajës, të zakonit të çarçafit të gjakosur në ditën e parë të dasmës, të dënimeve të rënda ndaj gruas tradhëtare, të mblesërisë që shfuqizon zgjedhjen e lirë, të një feje që e konsideron Evën si burimi i mëkatit dhe që vuri në zbatim kontrollin e marrëdhënieve seksuale ndërmjet virgjërisë paramartesore.
Dyndjet e popullatave nga kultura misogjine nuk e kanë ndihmuar e as kanë për ta ndihmuar kuptimin/konceptin e barazisë gjinore.
Seksizmi dhe çdo formë tjetër dhune kundrejt grave ka rrjedhë të vazhdueshme në shoqërinë greke(lexo shqiptare): në punë, në shtëpi, në rrugë, gruaja është viktimë e një lufte në rastin më të mirë psikologjike, e cila fshihet pas një Omerta-je sadiste e perverse.
Vulgarizmi i feminitetit gjendet kudo, por pothuajse askund mbrojtja vullnetare e seksualitetit apo personalitetit të gruas, me përjashtim të disa OJF-ve dhe institucioneve shtetërore që ekzistojnë vetëm në dukje. Akoma e kujtoj me neveri atë qelbësin që tha përpara ekranit se përdhunimin e shkakton provokimi i viktimës.
Të gjithë i dimë, të gjithë i bëjmë, shumë pak flasin. Kështu organizata kriminale e seksitëve mbetet jo vetëm e pandëshkuar, por edhe provokuese si gjithmonë e më shumë se kurrë.
Kriza ekonomike gjithashtu e ka rritur abuzimin në majë. 47% rritje ka pësuar abuzimi i grave në këtë shtet të zhvillimit.
Burri, siç kuptoni, burri i denjë, nuk ka më para për tu shkërdhyer me të tjera kundrejt dhuratave luksoze, por as për në burdello.
Kështu që shfryhet mbi të shoqen e tij, për t'i treguar asaj se sa burrë është, thua se dora e ngritur është vazhdimi i penisit të tij të vyshkur.
Dita ndërkombëtare kundër dhunës sot. Një arsye më shumë për të ngrënë gratë më shumë dru e më shumë përdhunim, që të mos u futen ide në kokë.
Nuk jeni të vetmet, por jeni vetëm!
Të vetmen gjë që mund të bëni, është të bëheni Lisistrate* të reja.
I lini pra me testikujt e fryrë!
I lini shterpë, po aq shterpë sa është dhe shpirti i tyre!
Mos e mashtroni veten: nuk është dashuri që nuk di si të shprehet kjo që bëjnë. ثshtë urrejtje. E thellë, skëterrë dhuna e tyre.
Mos u jepni të drejtë me pritshmërinë tuaj! Nuk do ndryshojnë kurrë!
Përkundrazi, do bëjnë dhe fëmijët tuaj si surrati i tyre.
I veçoni! I refuzoni! I braktisni!
Po, do jeni të vetme, kundrejt familjeve të tyre, kundrejt shoqeve tuaja që gjithmonë do kenë diçka të shëmtuar për t'ju thënë për luftën tuaj, kundrejt komshinjve tuaj filozof që do ju thonë Rrugaçe. Punë e madhe! Edhe më parë Rrugaçe ju quanin.
Sado që të luftojnë disa burra për të ndryshuar diçka, asgjë nuk do ndryshojë nëse gratë, burimi i jetës, nuk e marrin jetën e tyre në duar.
Në këtë ditë pra, uroj vetëm kurajo e fat të mbarë për të gjitha ato gra që të paktën u munduan.
Ndërsa për bashkëatdhetarët e mi seksistë, që janë shumë, po sensibilizohem me problemin e tyre që kanë me femrat me muskuj më të dobët dhe t'u them se, sado që të rrahin, impotentë do të mbeten. E nëse jo fizikisht, patjetër mendërisht.

(Vjedhur nga The Worst/ perkthyer nga V.A.S.)
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Lisistrata kunder dhunes mashkullore

Ju lutem ndani bashkangjitjet :)
Wow.
E lexova me nje fryme ne fakt lexova fjaline e pare e thashe aman dhe ky kitra do marre b
prap ndeshkim...
E keshtj lexova dhe me erdhi nje neveri dhe mua per gjithe ata meshkuj te dobet.
Dhe ajo deshira qe te vjen nga thellesia e shpirtit te ndihmosh nje qenie te njom e quajtur ndryshe femer :)
Me pelqeu titulli jashte zakonisht sh,nje shuplake fytyres ndaj realitetit.

Kiter je urgjentisht i lutur /detyruar te sjellesh tema te reja.

Dhe deri diku ishte dhe prekese : (
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Lisistrata kunder dhunes mashkullore

Artikulli sjell vjelljen origjinale te kesaj damke qe haset ne shume cepa,pune,situata dhe perditshmeri.


Citim:Ndërsa për bashkëatdhetarët e mi seksistë, që janë shumë, po sensibilizohem me problemin e tyre që kanë me femrat me muskuj më të dobët dhe t'u them se, sado që të rrahin, impotentë do të mbeten. E nëse jo fizikisht, patjetër mendërisht.


Eh nje shoqeri impotente psikollogjikishte eshte e lindur nga nje paraardhese impotente dhe do te lind klyshet po impotent.
Mendoj qe ka ardhur koha qe femra te mos jete me impotente e vetes dhe gjinis perball,duhet te eksitohet te mbars potencen ne cdo qeliz te saj,dhe te pjelle me ne fund respektin,dhe sovranitetin e saj real dhe te pacenueshem.
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Lisistrata kunder dhunes mashkullore

Ky qe paska shkrujt ket artikullin me duket se paska bo llafe dhe me Dorjanen!
 
Top