Lista e pazarit...per bukurine tende!

Lista e pazarit...per bukurine tende!

Cfare ju duhet per te qene perfekte.

Per lekure te shndriteshme

Ullinj te zinj: permbajne antioksidant te cilet dyfishojne Vitaminen C dhe E.

Vaj ulliri: i pasur me vitamina E, i cili fuqizon efektin e kolagjenit, dhe eshte zberthyesi me i mire i perimeve.

Domate: jane te pasura me vitamina C, te rendesishme per prodhimin e kolagjenit dhe te likopenit, nje antioksidues qe mbron lekuren nga efektet e diellit.

FileContent.jpg

Per floke te shkelqyeshem

Veze: Jane te pasura me proteina dhe ekspertet e keshillojne se konsumi i saj ne mengjes eshte nje nga menyrat me te mira per te pasur floke te gjate, te fort dhe te shkelqyeshem.

Peshk: Eshte i pasur me acide dhe yndyre esenciale qe ushqejne rrenjet e flokeve, duke i favorizuar per shkelqim natyral.

Avocado: Permban vitamina B5, qe sipas disa studimeve shkencore, mund te vonoje daljen e thinjave dhe te rrise floket.


Sy te shkelqyeshem

Spinaq: Eshte nje antioksidant qe ndihmone ne eleminimin e semundjeve te syve dhe mbron retinen nga rrezet ultraviolet.

Karrota: Jane te pasura me beta-karroten, qe ne organizem transformohet ne vitaminen A, e rendesishme per te ruajtur nje shikim te mire, gjithashtu eshte shume e efektshme per kembet e pules dhe rrudha te tjera te ekspresivitetit.

Dhembe te bardhe

Qumesht: Pemban kalcium dhe fosfor te mjaftueshem per te pasur dhembe te fort. Pervec kesaj qumeshti redukton aciditetin e gojes, duke ndihmuar keshtu dhembet nga bakteriet. Duhet te pini te pakten gjysem litri qumesht ne dite.

Djathi: Stimulon sekretimin e peshtymes, e cila kontribuon ne larjen e acideve dhe ne parandalimin e karieve.

Caji: Eshte i pasur me fluor dhe eshte treguar qe konsumatoret e tij kane dhembe me te shendetshem

ikubinfo​
 
Redaktimi i fundit:

Зngjεll

___________
Për fytyrë të shndritshme dhe të lëmuar ka dhe shumë të tjera nuk janë vetëm këto psh: kemi sallatorin një nga perimet më të përdorura nëpër sallonet e estetikës në përbërjet e maskave të tyre

Sa për vajin e udhirit varet nga tipi i fytyrës që kemi sepse ka tipe fytyrash dhe lëkure që janë të yndyrshme dhe ku vaji apo dhe kremrat janë të pakëshillueshme sepse ndikojnë negativisht në lëkurën e yndyrë, bllokojnë më keq poret e fytyrës sepse e thithin papastërtinë më shpejt sesa një lëkurë normale apo mikste :)
 
Ke te drejte engjell, ndoshta do duhej te qendronte qe vaji i ullirit eshte me teper i preferuar psh. per fytytre me te thate.

Por ndoshta pse ka vitaminen E mund te jete i preferuar per me teper tipe te lekures, nuk e di :)
 
Top