Liturgji Hyjnore Sinodike me rastin e festes se pavaresise

ilia spiro

Anëtar i ri
Sipas traditës të Kishës Orthodhokse, për të përkujtuar ngjarjen e bekuar të çlirimit nga okupacioni 500-vjeçar dhe 100-vjetorin e Shpalljes të Pavarësisë, sot, më 28 Nëntor, u krye në Katedralen e Tiranës “Ngjallja e Krishtit” Liturgjia Hyjnore Arkihieratike festive. Në të bashkëmeshuan Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë.
Duke iu drejtuar besimtarëve Kryepiskopi Anastas uroi për këtë ngjarje të bekuar historike të popullit shqiptar. Ai përkujtoi edhe se gjatë shekullit të kaluar për Kishën pati një periudhë të egër persekutimi, ndërsa duke iu referuar sfidave të së ardhmes për popullin tonë përdori përmbledhjen e Apostullit të ditës. Se do të na duhen më shumë besim, shpresë dhe dashuri. Ai nxiti besimtarët orthodhoksë, që duke u dalluar në këto tri virtyte, të vazhdojnë të japin kontributin e tyre të qenësishëm dhe të pandarë në shoqërinë shqiptare.
Në fund u bë Dhoksologjia e Flamurit. Më pas, në qendrën kulturore të Katedrales pati një koncert festiv me rastin e 100-vjetorit me grupe të qendrave arsimore dhe shpirtërore të Kishës sonë.

https://lh3.googleusercontent.com/-EaKNxiiDN1I/ULcsFRi-GEI/AAAAAAAABTo/t33FXcNiDY0/s600/DSC_0030.JPG
 
Redaktimi i fundit:
Top