Llojet e rralla të dhimbjes së kokës/ Arsyet shëndetësore pse ndodhin

Hera

Banned
Llojet e rralla të dhimbjes së kokës/ Arsyet shëndetësore pse ndodhin





koka.jpg



Ekspertët më në zë të mjekësisë, të cilëve u referohet AgroWeb.org kanë identifikuar shumë lloje të dhimbjeve të kokës dhe për t’i dalluar ato nga njëra tjetra, ata shqyrtojnë në detaje simptomat, kohëzgjatjen dhe frekuencën e tyre. Sipas ekspertëve, çdo lloj dhimbje koke ka një historik të veçantë. Më poshtë do të mësoni për disa lloje të veçanta të dhimbjeve të kokës të cilat gjithësesi mund të prekin këdo

1. Dhimbje Koke Si Pasojë E Sforcimit Fizik

Këto dhimbje koke ndodhin pak pas një aktiviteti të caktuar fizik ose një sforcimi që mund të ndodhë edhe nga e qeshura. Sforcimi fizik, pavarësisht intensitetit, rrit presionin e lëngjeve të shtyllës kurizore drejt kokës për një kohë të shkurtër. Presioni shkakton dhimbje e cila mund të zgjasë maksimumi një orë.

2. Dhimbjet E Kokës Si Pasojë E Tensionit

Kjo dhimbje është e gjitha e lidhur me tensionin e gjakut, veçanërisht atë të lartë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur tensioni është shumë i lartë, truri vuan nga mungesa e gjakut. Kjo dhimbje është më e keqe në mëngjes dhe pakësohet gjatë ditës. Kjo dhimbje shfaqet kryesisht mbrapa koke.

3. Dhimbje Koke Si Pasojë E Inflamacionit

Dhimbjet e kokës si pasojë e inflamacionit vërehen kryesisht tek grupmoshat mbi 60 vjeç. Ata kanë dhimbje rreth veshëve sidomos kur përtypen. Rreth një e treta e personave që preken nga këto dhimbje kanë edhe probleme me shikimin si pasojë e inflamacionit.

4.Dhimbjet Shokuese Të Nofullës

Me kalimin e moshës, dhimbjet e kokës përqendrohen në zonën e nofullës dhe në pjesët anësore të kokës. Dhimbja është shumë e fortë dhe krahasohet me një shok elektrik. Kjo dhimbje mund të nxitet edhe nga dhëmbët por edhe larja e fortë e dhëmbëve dhe ndodh si pasojë e shtypjes së një ene gjaku të caktuar ose nervi. /AgroWeb.org


Top Channel
 
Top