• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lodrat, a ndikojnë më te profesioni i ardhshëm i fëmijëve?

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Disa ekspertë kanë ngritur shqetësimin se ndarja gjinore e lodrave të fëmijëve përcakton në një farë mase edhe karrierën e tyre të ardhshme. Kërkohet që vajzave t’u jepen më shumë lodra matematikore dhe më pak kukulla barbi

Vanessa Barford, BBC



Një ministër në qeverinë e Britanisë thotë se lodrat me ndarje gjinore dëmtojnë mundësitë për karrierë mes vajzave kur ato të rriten. Por sa shumë ndikojnë lodrat e fëmijëve në formimin e karakterit të tyre dhe profesionit që do të zgjedhin kur të rriten?

اdokush ka kujtime të lodrave që dashuronin dhe me të cilat luanin më shumë kur qenë fëmijë. Mund të jenë tulla ndërtimi apo trena, një shtëpi kukulle apo një set çaji.

Kjo nuk do të thotë se çdokush që u rrit me këto lodra u bë më vonë një punëtor ndërtimi, makinist treni apo shtëpiake a zonjë çaji.

Gjithsesi, ministrja e Arsimit në Britaninë e madhe, Elizabeth Truss, së fundmi paralajmëroi se lodrat që prindërit u japin fëmijëve mund të ndikojnë në karrierën e tyre. Ajo tha se lodrat e dizajnuara sipas gjinisë po i largojnë vajzat nga shkenca dhe matematika dhe i nxiti prindërit të blejnë për vajzat e tyre lojërat komplekse Lego dhe t’u shtojnë interesimin për inxhinierinë.

Gratë kanë bërë arritje të mëdha në forcën e punës së këtij vendi përgjatë dekadave të fundit, por sërish ka një hendek të madh gjinor në disa profesione.

Mbi 80 për qind e profesionistëve të “shkencës, kërkimit, inxhinierisë dhe teknologjisë” janë meshkuj, sipas studimeve.

Kjo është në kontrast të madh me faktin se 82 për qind e punëtorëve në fushat “e përkujdesjes, kohës së lirë dhe shërbimeve të tjera”, si dhe 78 për qind e punëve administrative dhe të sekretarisë, kryhen nga gratë.

Kritikët thonë se prodhuesit e lodrave shfrytëzojnë stereotipat gjinore, duke kanalizuar kukulla, sete gatimi apo princesha rozë te vajzat, ndërsa figurinat e aksionit, pajisjet e ndërtimit apo makinat blu të garave për te djemtë.

Grupi aktivist feminist “Lëri lodrat të jenë lodra” (Let Toys Be Toys), u ka kërkuar shitësve në të gjithë Britaninë e Madhe për t’i organizuar lodrat sipas llojit dhe jo gjinisë, duke thënë se stereotipat seksiste kufizojnë interesin e fëmijëve. Për rrjedhojë, disa dyqane po i heqin etiketat djem dhe vajza nëpër raftet e tyre.

Por jo të gjithë janë dakord. Një studim që analizoi lodrat e fëmijëve sugjeron se këta të fundit mund të jenë të predispozuar të kenë disa lloje lodrash si më të parapëlqyera se të tjerat.

Por a mundet me të vërtetë që lodrat e fëmijëve të kenë ndikim në zgjedhjen e karrierës që do të bëjnë më vonë në jetë?

Beki Francis, (Becky Francis), profesoreshë e arsimit, beson se kjo është e vërtetë.

“Llojet e ndryshme të lodrave u japin mesazhe të ndryshme mbi atë që është e përshtatshme që të bëjnë djemtë apo vajzat dhe kanë përmbajtje të ndryshme edukuese – që të dyja elementet janë të rëndësishme dhe mund të vijojnë të kenë ndikim në arsimim dhe në zgjedhjet për karrierë më vonë në jetë”, thotë ajo.

Një studim i vogël që ajo kreu, zbuloi se djemtë kishin tendencën që të merrnin lodra që përfshijnë aksion, ndërtim dhe makineri, ndërsa vajzat shtyheshin drejt kukullave apo interesave të perceptuara si të përshtatshme për vajzat, si rregullimi i flokëve.

Mesazhi dukej se ishte që djemtë duhet të bëjnë gjëra dhe të zgjidhin probleme, ndërsa vajzat duhet të përqendrohen te përkujdesja dhe të ushqyerit, thotë ajo.

Gjithashtu, stereotipi i “lojërave të djemve” ka tendencën që të jetë edhe më edukues, argumenton ajo. “Lodrat e djemve priren të kenë përmbajtje më të madhe didaktike, me instruksione teknike të tilla si të përshtatësh gjërat së bashku në lojërat Lego apo Meçano, ndërsa lojërat e vajzave kanë tendencën të përqendrohen te lojërat imagjinare dhe krijuese, të cilat zhvillojnë aftësi të ndryshme”, thotë ajo.

Kërkimet nga një grup shitjesh me pakicë sugjerojnë se mbi 60 për qind e të rriturve që punojnë në vende pune të lidhura me dizajnet, si arkitektët apo inxhinierët, kërkonin të luanin me blloqet e ndërtimit kur qenë fëmijë. Akoma më shumë se kaq, 66 për qind, të cilët punojnë në role të lidhura me matematikën, të tilla si llogaritarë dhe bankierë, parapëlqenin mozaikët (puzzle).

Një person duket se konfirmon të gjitha llojet e stereotipave. Ai është ish–komandoja dhe babai i tre fëmijëve Neil Sinkleir (Sinclair). Ai thotë se lodra e tij e parapëlqyer ishte kukulla e Aksionit.

“Vëllai im, i cili gjithashtu shkoi në ushtri, dhe unë kaluam orë e orë të tëra duke luajtur me kukullat e luftës. Ne i vendosnim ato në kopsht, duke përdorur kamuflazh e strategji dhe vendosnim se kush mund të fitonte në varësi të taktikave”, thotë ai.

Por ish-ushtaraku 43-vjeçar thotë se nuk është në gjendje të mbajë mend se ka kërkuar ndonjëherë ndonjë gjë tjetër veç të qenët ushtar, duke e menduar punën e tij që nga mosha katër vjeç.

“Por fakti është se lojërat me luftë i kisha shumë përpara se prindërit të më blinin lodra lufte, kështu që besoj se është si puna e pyetjes cila e ka bërë: veza pulën apo pula vezën”, thotë ai.

Gjithsesi, Sinkleir nuk është komandoja tipik. Kur ai la ushtrinë, u arsimua si mësues para se të vendoste të ndryshonte karrierë dhe të bëhej kujdestar për fëmijët me kohë të plotë. Ai thotë se po luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe të mësuarin e fëmijëve të vet dhe kjo punë është shumë shpërblyese dhe gjëja më e rëndësishme kur vjen fjala te lodrat është që fëmijët t’i zgjedhin vetë.

“Unë do të merrja një kontejner përplot me lodra – nga mjetet e ndërtimit tek instrumentet muzikore, çdo gjë – dhe do t’i lija ata të vendosnin me çfarë duan të luajnë. اdo fëmijë është i ndryshëm dhe mund të jetë i ndryshëm në ditë të ndryshme”, thotë ai.

Kjo është një filozofi e ndarë edhe nga shkencëtarja e hapësirës Megi Aderin-Pokok (Maggie Aderin-Pocock). Ajo thotë se babai i saj nuk i segregonte lodrat dhe ajo dashuronte lodrat Lego dhe trenat.

“Disa fëmijë janë të prirur në këtë mënyrë – nuk është mirë të ndahen gjërat për djemtë dhe për vajzat”, thotë ajo. Por shkencëtarja e ardhshme nuk kishte kaq shumë liri në shkollë. Kur ajo i tha mësueses se dëshironte të bëhej astronaute, mësuesja i sugjeroi të bëhej infermiere.

Megjithëse ajo acarohet nga ideja se “lodrat për më shumë gallatë” kanë etiketën “për djem”, dhe për faktin se produktet specifike sipas gjinisë, si setet e gatimit, kanë tendencën të reklamohen me djem që kanë në kokë kapelen e kuzhinierit apo me vajza që kanë përparësen e shtëpisë, nëna e një fëmije beson se problemet shkojnë shumë përtej lodrave.

“ثshtë këndvështrimi i të gjithë shoqërisë, është një problem që haset gjithkund. ثshtë e rëndësishme që ka role dhe modele – ne duhet të shohim shkencëtare femra në televizor”, thotë ajo.

Psikologia e fëmijës dhe familjes Margaret Mekalister (McAllister) është dakord se ka ndikime edhe më të mëdha se sa lodrat në zgjedhjen e karrierës nga ana e fëmijëve.

“ثshtë një përqasje përgjithësisht e cekët dhe tepër e lehtë për t’u thënë se duhet të nxiten vajzat të luajnë me makina e kamionë dhe kaq do të mjaftojë që t’i bëjë ato të synojnë inxhinierinë. Nuk ka prova reale se diçka e tillë ndodh në të vërtetë.

“ثshtë gjithashtu e tepruar të kufizosh apo të kanalizosh eksperiencën e fëmijës në këtë mënyrë – perspektiva për profesion dhe punë është shumë larg kohës kur fëmijët luajnë”, thotë ajo.

Mekalister beson se nxitja e fëmijëve për të eksploruar, ngritur pyetje apo ndërvepruar me të tjerët apo për të punuar së bashku ka më shumë ndikim.

“Njerëzit e rregullt me aftësi të mira të lehta kanë performancë më të lartë. Për më tepër, fëmijët kanë akses në lodra edhe në mjedise të tjera përveç shtëpisë, si çerdhe apo kopsht, kështu që realisht nuk është e mundur të monitorohet përgjatë të gjithë kohës se me çfarë po luan fëmija juaj”, thotë ajo.

Sindi është kukulla e gjithëshitur dhe e përmbajtur e modës krijuar nga britanikët si alternativë ndaj kukullës më magjepsëse amerikane Barbi.

Psikologia e lojërave dhe zhvillimit të fëmijës, dr. Amanda Gummer, thotë se çelësi është që të sigurohesh që fëmijët të kenë akses te një “dietë e shëndetshme lojërash”.

“Roli i lojërave është që të prezantojnë një seri të gjerë eksperiencash, sa më shumë aq më mirë. Problemi është se prindërit shpesh shkojnë tek opsioni i lehtë, për shkak të kufizimeve kohore, por ata duhet të shikojnë për gjërat që një lodër mund të zhvillojë, të tilla si aftësi të mira motorike, të cilat ndihmojnë në kontrollin e të shkruarit me dorë.

Ka rëndësi gjithashtu të thyhen stigmat – shumë prindër nuk do të lejojnë kurrë që një djalë të luajë me një kukull.

“Edhe dyqanet duhet të mendohen dhe të shikojnë përtej hundës së tyre. Ata nuk kanë nevojë të heqin të gjitha gjërat rozë apo blu, thjesht duhet të shtojnë më shumë opsione në mes”, thotë ajo.

Kur vjen puna te karrierat, Gummer beson se lodrat mund të kenë një rol në rritjen e vetëbesimit.

“Askush që luan me Lego nuk mëson me të vërtetë si të ndërtojë një shtëpi, por ato mund të mësojnë si të mbivendosin tullat, në mënyrë që të krijojnë një strukturë më të qëndrueshme. ثshtë më shumë mbi besimin dhe familjarizimin se sa me një seri aftësish të caktuara”, thotë ajo.

Ky është një këndvështrim që mbështetet edhe nga një kërkim i dy universiteteve në SHBA, të cilat sugjerojnë se lodrat e veshura me stereotipat e zakonshme për vajza – të tilla si barbi – apo me uniforma stereotipa për meshkujt – si zjarrfikës apo astronaut – mund të kenë një ndikim mbi mënyrën se si vajzat e shohin veten dhe sa të afta ndihen ato që të punojnë në këto lloj industrish.

Sinkler mendon se gjëja më e rëndësishme për prindërit është që të qëndrojnë mendjehapur.

“Një djalë që unë ndoqa nga afër si kujdestare fëmijësh parapëlqente të vishej si balerin. Ai ishte shumë i mirë në sport, kishte aftësi shumë të mira në futboll. Ai pëlqente gjithashtu setet e lojërave Lego. Ai mund të bëhej një mësues, një balerin apo një inxhinier – kush e di?”, thotë ajo.



Komenti i prodhuesit

Si mund të bëhen lojëra neutrale sa i përket gjinisë


“Ne e dimë se lodrat kanë një ndikim te fëmijët dhe te e gjithë shoqëria në një farë mase, kështu që ne na lind edhe një përgjegjësi”, thotë Bjorn Xhefri (Jeffery), drejtor i kompanisë së prodhimit të aplikacioneve “Toca Boca”.

I lindur në Suedi, Xhefri ka qenë nën ndikimin e sjelljes së vendit të tij sa u përket çështjeve gjinore.

“Ne kemi marrë një vendim me vetëdije të plotë për të qenë neutralë sa i përket emërtimit të aplikacioneve tona, si dhe për të pasur balancë gjinore te personazhet tona. U përket prindërve dhe fëmijëve të vendosin se si t’i përdorin ato.

Ne nuk jemi të kufizuar nga të njëjtat rregulla që qeverisin lodrat në një dyqan lodrash. Një dyqan aplikacionesh mund të shmangë stereotipat e zakonshme gjinore, për shkak se ka një hapësirë të pafundme në rafte (hapësirë kompjuterike) dhe ne nuk kemi nevojë të bindim blerësit.”

G.shqip
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Lodrat, a ndikojnë më te profesioni i ardhshëm i fëmijëve?

Luan me makina...merr patenten
Kjo po qe eshte llogjike.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Lodrat, a ndikojnë më te profesioni i ardhshëm i fëmijëve?

Cdo dite femijet me pak po luajne me lodra. Nje thes lodra ka cuni, shkon ulet ne Pc kerkon teletabisin etj etj
 
Top