Lolo

B59A4629-AAB0-4B77-ABF5-7CB41E39F555.jpeg

Lolo

Sa bukur nis dita kur perpara pasqyres, syte mezi hapen dhe do te duhet "te vizatosh me buzkuq" ne mendje tende buzen, vesh me vesh. Keshtu qe do te duket vetja me i bukur, sikur po i buzeqesh jetes, sikur dita nis me e lumtur. Pa harruar naten akoma. Nje nate qe mezi mbyll syte sepse te duken mendimet si ato kucedrat qe duan te te shqyejn leckat. Sapo i mbyll, pa kuptuar si nje labirint plot skuta te erreta, humbet pa nje, pa dy, pa kaluar sekondi. Humbet tek ato mendime qe gjate dites, ashtu fort te jane ngulitur ne mendje. Te sorrollaten ne mendje ato deshira te perbrendshme te cilat di ti fshehesh mjaft mire. Ato deshira qe ulerasin brenda teje por qe me nje force te pazakonte i merr frymen me zinxhirat e turpit dhe frikes per mos te lenduar dike. Te vijne ne mendje zerat qe te tingullojne si gjinkalla duke te pritur mbi koke. Duke pritur qe te lodhesh dhe te gabosh duke i'u falur "mekatit" te rradhes. Pikerisht aty do te shikosh, ne nje dimesion me te paster qe njerzit do te qeshin, madje do te qeshin me shpirt. Pranoje, eshte dicka shume rralle te shikosh dike te buzqeshe me shpirt dhe kjo do te jete vetem atehere kur ti do te rrezohesh. Madje, madje hipokrizia e ketyre shkon deri aty sa te zgjasin dhe doren per te te dhene goditjen e fundit. Sado qe ne ditet e perditshme jam munduar ti bej njerzit te buzqeshin, eshte e kote, eshte siperfaqesore. Eshte si dicka boshe dhe qe mundohesh ta mbushesh me tingujt e "haha"-se. Sepse fundja sado qe mundohem, njerzit duan te buzqeshin vetem atehere kur akepat e peshores anojn tek genjeshtra. Nuk mjafton e verteta per te qetesuar nje shpirt te vrare, kurre. Mos gabo dhe mos genje as mos e mashtro veten, as per te vetmin cast qe ti mundesh te thyhesh zinxhiret e jetes sepse do te marrin per lolon e rradhes. Zera qe kumbojne, gufojne vrrullshem ne mendje, aq sa te merret fryma dhe nxitimthi ngrihesh pupthi nga krevati duke bere gjasme qe te shkohet ne tualet per ti hedhur nje grusht uje syve. Per tu larguar nga keto mendime dhe duke u lutur qe te marre gjumi. Sepse c'eshte me e bukura, keto nete, jane bere te udhes, si nje fare programi qe do te duhet ta mundesh por per momentin duket qe dicka te mungon. Mbase deshira per tu perhumbur ne keto mendime, mbase mungesa e nje njeriu te forte ne krahe, qe te qetesoj urrejtjen ne shpirt.

Keshtu nis dita, dhe me duhet te pergatis kollaren e zeze te cilen e kam me merak te madh. Te mundohem qe mos ta mbaj shtrenguar fort sepse me mjaftojn fytyrat qe do te me duhet te takoj gjate dites.

Fytyra, qe ne pamje te pare duken te qeshura por mjafton ti gervishtesh pakez dhe do te shikosh djaj varavingo per interesin e rradhes. Te them te drejten mbase dhe un i dukem i njejt. Mbase, jo. Ndoshta i dukem vetem nje Lolo.
 
Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
Shiko fotografinë 1766537

Mos e vrit menjen bohu me partizonin 👍
P.S
E kom lexu edhe super lexu 🤗
 
Top