Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

Love

βeℓℓe â๓e
Arabia Saudite pranoi të dërgojë në lojërat olimpike të Londrës disa sportiste femra me kushtin e vetëm që atyre t’u lejohej garimi në kategoritë përkatëse me ferexhe.

xhudistja-saudite.jpg


Sipas këtij kushti, në xhudo merr pjesë Wodjan Sharhkhani e cila ka kërkuar që në sfidën e saj debutuese, ditën e premte, të zbresë në tatam me ferexhenë veshur.
Por kjo kërkesë e saj bie në kundërshtim me rregullat e vendosura nga komiteti olimpik, që në këtë sport nuk lejon ferexhenë.

Komiteti olimpik saudit dhe ai ndërkombëtar janë përfshirë në bisedime për gjetjen e një rruge të mesme, ndërkohë që i ati i konkurentes që garon në peshën 78 kilogram, deklaroi për mediat arabe se nuk do të lejojë që vajza e tij të heqë ferexhenë.

“Nëse vajzës time nuk do t’i lejohet konkurimi me ferexhe, atëherë ne do të tërhiqemi nga gara dhe do të kthehemi në shtëpi”, citohet babai i xhudistes 18-vjeçare, Abdulrahim Shahrkhani.

Tre është numri i atleteve femra të arabisë saudite që marrin pjesë në këtë olimpiadë. Por ndërsa në atletikë lejohet mbajtja e ferexhesë, në xhudo ajo është e ndaluar.
Burimi: Kohasport

 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

Po te konkurojne si te duan aman...Edhe nudo po deshen...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

[h=1]Xhudistja mund të mbaj shami[/h]
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka lejuar xhudistes nga Arabia Saudite që të garoj me shami në kokë. Arabia Saudite i ka dërguar dy sportiste në Lojëra Olimpike në Londër me kusht që t’iu përmbahen rregullave konservative islame që parashohin edhe bartjen e shamisë.
Zyrtarët e KON-it kanë vlerësuar se shamia mund të jetë e rrezikshme në sportin që nënkupton edhe ngulfatjen dhe teknikat agresive të kapjes së kundërshtarit, raporton ORAinfo.
Zëdhënësi i KON-it, Mark Adams ka thënë se zgjidhja është gjetur dhe se Vodzhan Ali Serazh Abulrrahim Shahrkani mund të garoj të premten në kategorinë e rëndë me shami./Kohasport/

Londra-20121.jpg
 

Djalka

Antar Aktiv
Pe: Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

AMAN SA PER TE SHKAKTUAR DEBATE I DERGOJNE KTO ME FEREXHE SHERRE DUAN KTA ARABET :p
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

Ku eshte ai postimi im ???
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

Ishalla marrin ndonje medalje
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

Burimi: Kohasport

Le t'merr info si duhet ky burim, ngase nuk di te beje dallimin ne shekullin 21, ndermjet hixhabit dhe ferexhese. Goca ne foto ka Hixhab, e jo ferexhe/nikab. TURP !!!
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

Pasi qe mu zhvesh lakuriq po lejohet at'here per mu vesh pse nuk lejohet !
Apo edhe te tjeret qe nuk deshirojn lakuriqsin duhet te protestojn qe ti veshin pak ato vajza lakuriq ne X sportin edhe te jen pak me te gjana teshat e jo vizatim i trupit.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

Epo shyqyr qe e lejuan...
 

Kitty

Anëtar i Respektuar
Titulli: Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

Po dhe kto, sa kot fare.... çuditem me kto qe duan te mbajne kte ferexhen si mund sillen lirshem e te "lozin" tamam...PO hajt mir u be qe u pranu, se gjynaf, gjith mundi shkonte kot..:p :p
 
Top