Londër 2012, Spanja eliminohet në futboll

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mata-Spanja-deshperim.jpg

Dëshpërimi i Juan Manuel Mata
Kombëtarja olimpike e futbollit të Spanjës është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Londër 2012” pas humbjes së ndeshjes së dytë në grup ndaj Hondurasit me rezultatin 1-0.

Iberikët, një nga pretendentët kryesorë për fitimin e medaljes së artë, kanë qenë të pafat duke goditur tre herë shtyllën e duke pretenduar edhe dy 11-metërsha që gjyqtari i takimit nuk i pa të arsyeshme t’i akordonte.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bengtson në minutën e shtatë të ndeshjes.

Kombëtarja olimpike e Spanjës, edhe pse pa yjet e përfaqësueses si Xavi, Iniesta apo David Silva, kishte në organikë lojtarë të skuadrës së parë si Jordi Alba, Javi Martinez dhe Juan Manuel Mata e për këtë arsye pritej që të paktën zona e medaljeve për ta të ishte e siguruar.

Në ndeshjet e tjera, Brazili ka mundur Bjellorusinë me rezultatin 3-1. Pato, Neymar dhe Oscar shënuan nga një gol për të kualifikuar Brazilin në çerekfinale kur duhet edhe një ndeshje për tu luajtur në grupin D.

Edhe Britania e Madhe ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Giggs, Sinclair dhe Sturridge ishin autorët e golave për vendasit. Në klasifikimin e grupit A, Britania e Madhe kryeson me 4 pikë së bashku me Senegalin. Uruguaji ndjek me 3 pikë, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë arritur të grumbullojnë pikë në dy ndeshjet e para./TCH
 

MasteR

I'm offline
Pe: Londër 2012, Spanja eliminohet në futboll

Sa mire qe paskan ik
 
Top