• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lotaria Amerikane, ja si të kontrolloni që jeni apo jo fitues

legjenda

Tetova
Si të kontrolloni nëse jeni fitues. اfarë duhet të bëjnë ata që kanë humbur kodin dhe ç’duhet të dinë fituesit.

Ambasada Amerikane në Tiranë, thekson se lista e fituesve shqiptarë do të shpallet në faqen Lotarisë Amerikane dhe jo me postë elektronike apo me letër.

Kontrolli për fituesit do të nisë nesër datë 2 maj në orën 18:00 të datës 3 maj deri në shtator të këtij viti. Por, nëse keni humbur numrin e konfirmimit, lotaria ju jep një zgjidhje duke rifutur të dhënat tuaja në faqen zyrtare të internetit. Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur procedurat që ndiqen më pas nëse jeni përzgjedhur si një nga fituesit e lotarisë.

Shumë e rëndësishme, thekson zyra konsullore e Ambasadës Amerikane, është përgatitja për intervistën.

Sipas zyrës konsullore, të përzgjedhurit e lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Edhe nëse nuk e kanë marrë akoma garancinë financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i dërgoni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës.

Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata.

Në vitin 2015 thuhet se kanë aplikuar mbi 200 mijë shtetas shqiptarë, nga të cilët mund të fitojnë 3 mijë. Zyra konsullore në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane sqaron se aplikantët duhet të kenë kujdes nga mashtrimet. Një nga mashtrimet janë mesazhet elektronike që njoftojnë se jeni fitues, por duhet të dërgoni një shumë të hollash. Ky është mashtrim, fituesi shpallet vetëm me një mënyrë. Dhe pas përzgjedhjes, duhen plotësuar kriteret që kanë të bëjnë me arsimin dhe punësimin.

“Programi i Lotarisë DV-2017. Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 është në dispozicionin tuaj nga data 3 Maj, 2016, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Vini re:

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet n? Seksionin Konsullor mbi dy jav? përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancin? Financiare dhe taksat nga sponsori n? SHBA, ju mund t’i sillni ato s? bashku me vizitën mjekësore n? ditën e intervistës. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës n? ditën e caktuar dhe vonesa të gjata”, thuhet më tej.
http://www.botasot.info
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Une po e kontrolloja para ca ditesh, po s'kishin dal rezultatet akoma...dalkan me 3 Maj.
 

legjenda

Tetova
Shqiptarët e trishtuar që nuk janë përzgjedhur si fitues nga Lotaria amerikane 2018 kanë ende shpresë.

Ambasada amerikane njoftoi dje se statusi duhet kontrolluar një herë në muaj pasi ka pasur raund të dytë fituesisht siç ndodhi në shtator të vitit 2017.

Zyrtarja e ambasadës amerikane në Fb shkruan: "Sugjerimi im do të ishte një herë në muaj. Ka ndodhur që ka patur edhe raund të dytë përzgjedhjesh, siç u bë vjet në shtator me DV-2017.

Ja mesazhet e saj në Fb dje me qytetarët:
 
Top