""Love story" apo "Fake Story" ?!

Vejsiu, teksa prezantonit emisionin tuaj të përjavshëm " Love story", bëtë një pohim- Ky është një emision që synon të emancipojë shoqërinë shqiptare dhe ndaj duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo mesazhi që japim. Vejsiu, a e dini çfarë do të thotë fjala " emancipim"?!

Emancipimi në thelb përmban dinjitetin e njeriut dhe të drejtat e këtij të fundit. Emancipimi është raport i drejtë me të vërtetën. Në cilësinë e një gruaje që si çdo grua ka pasur përvojat e saj në jetë Vejsiu, kisha një pyetje të drejtpërdrejtë për ju- Sa besoni në atë çka thoni, apo në punën që bëni?! Ju përpiqeni të na servirni si " Love story" diçka që në të vërtetë është një " Fake story".

Në jetën reale jashtë ekranit televiziv, Nuk ndodh kurrë që 18 vajza të pëlqejnë njëkohësisht të njëjtin djalë dhe të pranojnë faktin që emri i tyre të vendoset në grafik nga ky djalë dhe të presin radhën se kur do t'i përzgjedhë ky i fundit për të dalë.

Në jetën reale jashtë ekranit televiziv, Vejsiu Nuk ndodh kurrë, që 18 vajza të shohin takimet e xhiruara të njëra- tjetrës me të njëjtin djalë dhe të fillojnë t'i komentojnë këto të fundit. Dashuria nuk xhirohet Vejsiu, por përjetohet.
Një dashuri e xhiruar, nuk është dashuri, është " porno me dashurinë".

Në jetën reale jashtë ekranit televiziv, Vejsiu, Një vajzë ka dinjitetin e saj, ka jetën e saj, ka punën e saj dhe nuk e lë veten të përzgjidhet mes 18 vajzave të tjera, për arsyen e thjeshtë se gjatë kësaj pritjeje, gjatë kësaj përzgjedhjeje, nuk respektohet dinjiteti i saj si njeri e mandej dinjiteti i saj si vajzë.

Për të gjitha ato vajza që vihen në radhë dhe presin të përzgjidhen nga " Princi i kaltër" në të vërtetë ndiej dhimbje. Ndiej dhimbje pasi kanë rënë në grackën e famës televizive dhe e shohin këtë të fundit si pohim të identitetit përkatës, ndërkohë që identiteti duhet të jetë dinjitet dhe jo mungesë e këtij të fundit. Dhe ju Vejsiu, më mirë se kushdo tjetër, e dini fort mirë se sa e vështirë është rruga e ekranit. E dini fort mirë se të gjitha ato vajza pas përfundimit të " Fake story" do të rikthehen në të përditshmen e tyre të zakonshme, pasi ato nuk janë gjë tjetër veçse " Kurbani" i radhës i një formati televiziv fitimprurës për producentët dhe denigrues për dinjitetin e njeriut dhe njëkohësisht për shoqërinë shqiptare. " Fake story" nuk jep një mesazh edukues për shoqërinë shqiptare. Përkundrazi e redukton vajzën shqiptare në një qënie të zhveshur nga dinjiteti dhe emocioni i mirëfilltë njerëzor.

Dhe së fundmi dy pyetje për ju Vejsiu, në cilësinë e gruas dhe të nënës - A do të merrnit ju vetë pjesë në një emision të tillë?! - A do ta dërgonit ju vajzën tuaj në një emision të tillë?! Të dyja si bashkëmoshatare e dimë fort mirë që përgjigjja është "jo". Kini mirësinë të mos ta përligjni këtë proces me faktin se një format i tillë shfaqet edhe në vende evropiane, pasi Evropa është pikë referimi për shumë gjëra, por në pak gjëra mund të jetë edhe pikë çorientimi.

Post Scriptum- Të përvetësojmë fillimisht pikat e referimit evropian, Vejsiu. Pasi të kemi mbaruar punë me pikat e referimit le të hidhen në diskutim gjërat e tjera. E keni filluar numërimin nga fundi dhe kjo nuk është as e hijshme dhe as e dobishme.

Elona Caslli

FB_IMG_1608458465248.jpg
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
30 e kusur djale ky dhe do dali me kto bibat 21 vjeçare. Te pakten te kishin perzgjedhur goca me moshe me te pershtatshme.
 

Desa

Felix - Culpa
“Sëmundje” e gjeneratës së këtij shekulki, do thoja. Sa ka të bjë me emancipimin e femrës, besoj se na duhet një filozof i ri të ridefinojë termin në fjalë. Nuk përputhet me evolimin e stilit të jetës.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Bachelor. :p titullohet ktej ky virusi i rradhes ne Tv.
Sapo mbaroj sezioni i ti.
emisione idiote ne thelb.
Keto jane dhe parametrat qe masin ,se me cfare shkalle po idiotizohemi ne thelb ne shi shoqeri.
Se si po sakatepset rrenja e familjes dhe e identitetit qe dy njerez njihen ne forme natyrale,pa antigonizem,pa skenare,pa pa....e nese perpuqen ata dashurohen ose martohen e krijojne familje.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Sdi pse kam idene qe ne keto emisionet dhe po u lidhen sa te maroje emisioni do ndahen prap .
kjo eshte e sigurte.
Problemi eshte,kur shikon qerrat nga 12 vjec e deri tek mosha 18-20 qe verbojne syte duke i ndjekur krejt `adhurim; keto skandalizime moderne.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
30 e kusur djale ky dhe do dali me kto bibat 21 vjeçare. Te pakten te kishin perzgjedhur goca me moshe me te pershtatshme.
Une kam pare disa fragmente, dhe ky nuk me duket as per 25 vjec.
As i artikuluar, as i zgjuar, as i lexuar!

E bejne qe e bejne kete emision, te zgjedhin e marte e mira nje njeri me bagazh e te pakten te thoje1 fjali te mencme ne tere ate amision.
 

sofia

Antarë i Respektuar
E bejne qe e bejne kete emision, te zgjedhin e marte e mira nje njeri me bagazh e te pakten te thoje1 fjali te mencme ne tere ate amision.
Bagazh ka i shkreti, po ia kane zene parate vendin e edukates, miresjelljes dhe respektit.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Bagazh ka i shkreti, po ia kane zene parate vendin e edukates, miresjelljes dhe respektit.
po ca bagazhi aman...

si nuk i degjova te flasin per 1 liber, per kohen e lire, per 1 kenge te preferuar, per 1 vecori te thelle.. Boh.. s'e di. ndoshta kerkoj shume :p
 

Ragnar

Anëtar i ri
Staf në FV.AL
Dinjiteti i njeriut pertoke.... pastaj do paragjykojne shkesite, kur nje djale shikonte 10 vajza , cila eshte e pershtashme..si lopet ne pazar.
Ps: shyqyr qe si merr kush seriozisht ne Shqiperi thuaj kto emisjone ?
Qysh jeni duke me largu me dashuri ketu, veq kur te ma pash suratin tek perputhem :D
Me e keqja do tregoj storien time se si me refuzuan ne forum dhe mbeta i vetmuar :D
Do ja tregoj tatut ne trupin tim te gjithe nicknamet e femrave te forumit, cdo takim do e largoj nga nje :D
 
Agushi/sajmiri eshte idiot qe kur pranon qe imazhi i tij te shitet nga alketa dhe vera ne 1 emision fake televiziv. Mgjate ndonjehere eshte mire tju besh skip dhe ti lesh ne habitatin e vet idiotesk disa njerezve dhe situatave te ndryshme.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Po mendoj seriozisht te futem tek ky programi.

Pse do thoni ju, per dy arsye te shaj live ket sajmirin dhe te pershendes gjithe anetaret e fv :D
Aman se po na bjen mren e po e hupim nji antare kot ?
 
Top