“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin, surprizat dhe nga opozita e re

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin, surprizat dhe nga opozita e re
1614428436420.png
Tirana është qarku ku nga zgjedhjet e ardhshme do të dalin 36 deputetë. Aty do të përqendrohet edhe beteja më e madhe mes dy kampeve socialistëve dhe demokratëve për të marrë sa më shumë deputetë, kjo për faktin se në metropolin shqiptar ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë ka shumë votues që i përkasin zonës gri, pra të pavendosur.
Për të pasur sa më shumë sukses listat e partive duhet të jetë tejet e fortë, duke përfshirë emra që cilësohen si “big”. Ministra, ish-ministra, zyrtarë dhe deputetë që duan të rizgjidhen po synojnë që të futen në vendet e sigurta të listës së Tiranës. Nga 36 mandatet e metropolit shqiptar, si nga PS, ashtu dhe nga PD vendi i 14-të në listë mund të cilësohet si i sigurt. Vendosja poshtë këtij numri jep sinjalin e rrezikimit të fitimit të mandatit.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, Partia Socialiste në Tiranë mori 18 deputetë. Socialistët pretendojnë të mbajnë këtë rezultat, madje dhe ta shtojnë nisur nga fakti se në këto zgjedhje Tirana do të ketë një deputet më shumë për shkak ndryshimit që iu bë ndarjes së mandateve në shkallë vendi.
Për metropolin shqiptar, Rama mendohet se do të shpërblejë në vende të sigurta besnikët, si: Vasilika Hysi, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi, Pandeli Majko, Eljo Hysko dhe ministren Ogerta Manastirliu.

Mes emrave të rinj që do të jenë në listën e Tiranës janë drejtori i ujësjellësit, Alqi Bllako në njësinë 1 dhe drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici në zonën e Kamzës.
Listës së Tiranës ia janë shtuar ministret që do futen për herë të parë në garat zgjedhore si Belinda Balluku dhe Etilda Gjonaj, të cilat prej kohësh po punojnë në zonën e ish-Kombinatit dhe të ish-Fushës së Aviacionit.

Gjithashtu kësaj liste i shtohet emri i Elisa Spiropalit, e cila është kryetarja e PS-së për kryeqytetin dhe po punon në zonën e Vorës dhe të Kamzës. Natyrisht Spiropali dhe Bushati si dy drejtues lokalë të PS-së do të kenë një vend të sigurt në listat për deputetë.

Në metropolin shqiptar do të jetë një emër i ri si ai i Fidel Yllit që ikën nga qarku i Durrësit, ndërsa sërish ministri Arben Ahmetaj do të jetë sërish në këtë qark, duke mos pasur më në ngarkim Kavajën. Ky qytet i është lënë zv.ministrit Etjen Xhafaj, një emër i ri në listat e PS-së.

Listës së socialistëve i shtohet edhe Mimi Kodheli, e cila në zgjedhjet e shkuara kandidoi në qarkun e Kukësit.

Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm pritet të përfshihet sërish në listë, ashtu si dhe Blerina Gjylameti, Ulsi Manja, Sadri Abazi dhe Xhemal Qefalia.

Por surpriza në këto lista janë afrimi i deputetëve të opozitës parlamentare. Sipas burimeve mësohet se në listën e kryeqytetit pritet të jetë Reme Lala, që dikur u zgjodh si deputete e Dibrës nën siglën e PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

Gjithashtu edhe deputeti Ylli Shehi që dikur ishte me LSI-në mendohet të jetë pjesë e listave të socialistëve. Që të dy mendohet se do të jenë përfshirë në vendet e listës ku e kanë të sigurt mandatin e deputetit. Tashmë e gjithë vëmendja e kandidatëve që po punojnë për Tiranën është përqendruar më tepër te vendimi që do të marrë Rama dhe kryesia e PS-së për miratimin e listës përfundimtare të kandidatëve ku duan një vend të sigurt në zgjedhjet e 25 e prillit.

Emrat për listat e PS që pritet të kandidojnë në Tiranë

Elisa Spiropali

Ervin Bushati

Alqi Bllako

Dallëndyshe Bici

Pandeli Majko

Arben Ahmetaj

Belina Balluku

Etilda Gjonaj

Fatmir Xhafaj

Ulsi Manja

Blerina Gjylameti

Xhemal Qefalia

Ogerta Manastirliu

Vasilika Hysi

Klotilda Bushka

Mimi Kodheli

Arben Pëllumbi

Eljo Hysko

Etjen Xhafaj

Fidel Ylli

Sadri Abazi

Besnik Bare

Reme Lala

Ylli Shehu

©Copyright Gazeta Shqip
 
Top